E martë, 04 Mars 2025
18:51
‘Përplasja’ SHBA-BE për Ukrainën, Mitsotakis telefonon Zelenskyn: Vazhdojmë të mbështesim Kievin

Në një moment të veçantë të zhvillimeve diplomatike me SHBA dhe BE sa i përket Ukrainës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

18:38
Zgjatja e afatit për regjistrimin e diasporës, Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën

Me kërkesë të dy anëtarëve të zgjedhur nga opozita, Komisioni Rregullator u mblodh në mënyrë urgjente për të shqyrtuar propozimin e demokratëve që shtynte me 5 ditë afatin e e regjistrimit të diasporës.

18:31
Moska gati të ndërmjetësojë bisedimet SHBA-Iran, zëdhënësi i Rusisë: Jemi gati të bëjmë gjithçka për të rregulluar këtë marrëdhënie

Rusia ka rënë dakord të ndihmojë administratën Trump të bisedojë me Iranin për një sërë çështjesh, duke përfshirë programin bërthamor të Teheranit dhe mbështetjen e tij për aleatët rajonalë anti-amerikanë.

18:15
“Kundërshtarët duan të na shohin në luftë”, kryeministri kanadez mesazh të qartë Trumpit: Nëse nuk ndalon me tarifat…

Në një fjalim drejtuar kanadezëve, kryeministri Justin Trudeau i është drejtuar drejtpërdrejt Donald Trumpit, duke thënë se vendimi i tij për të vendosur tarifa ndaj njërit nga partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara është një gjë shumë e çmendur për ta bërë.

18:15
Koalicioni i opozitës, Berisha kërkon të zgjatet afati i regjistrimit të votuesve nga diaspora

Mallkimi i orës së fundit vijon të përndjekë demokratët të cilët dorëzuan në limitet e skadimit të afatit ligjor koalicionin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet parlamentare te 11 majit.

18:14
E rëndë në Vlorë/ Kalimtarët gjejnë një person pa shenja jete në rrugë, policia rrethon zonën

Një person rreth 40 vjeç është gjetur pa jetë në rrugë afër shkollës Industriale në Vlorë.

17:28
A e kalon dot oqeanin? Rama përgjigjet për marrëdhëniet me Trump: E kaloj sa herë të dua, një surprizë edhe për kënetën

Teksa iu përgjigj komenteve të qytetarëve në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhëniet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

17:25
Lajme të mira për Kombëtaren shqiptare, titullari i padiskutueshëm i Sylvinhos lë pas dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje

Lajme të mira vijnë nga Arabia Saudite për Kombëtaren shqiptare, aty ku mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj, i është rikthyer stërvitjes me Al-Ittihad.

17:07
Zelensky nuk heq dorë nga SHBA: Jam gati të punoj nën “drejtimin e fuqishëm” të Trump-it

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të punojë nën “drejtimin e fuqishëm” të presidentit Donald Trump.

16:59
Akuzat për antisemitizëm, SHBA rishqyrtim kontratave me Universitetin e Kolumbias

Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi të hënën se do të rishikojë kontratat federale dhe projektet me Universitetin e Kolumbias, për shkak të akuzave se ky institucion arsimor nuk ka vepruar për t’iu kundërvënë antisemitizmit.

16:57
Papa Françesku nuk do të japë dorëheqjen, Vatikani zbulon se kush do e zëvendësojë atë në ditën e tradicionale të Romës

Papa Françesku nuk do të japë dorëheqjen nga papati i tij mes spekulimeve se ai mund të largohet nga Vatikani pasi pësoi dy episode të dështimit të frymëmarrjes në spital.

16:51
Meksika gati t’i hakmerret SHBA-së me tarifa, presidentja: Deklarata e Shtëpisë së Bardhë për qeverinë tonë, fyese dhe shpifëse

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se do të shpallte tarifa hakmarrëse për importet amerikane në Meksikë, si dhe masat të tjera.

16:32
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve! PD shkon në zgjedhje me PL dhe 24 parti të tjera

Pas mbarimit të afatit ligjor, KQZ procesoi me regjistrimin e subjekteve.

16:25
Afati për regjistrimin e emigrantëve/ Kreu i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj bën thirrje për sa më shumë votime nga jashtë

Teksa zyrtarisht procesi i regjistrimit të Diasporës përfundon këtë të martë, më 4 mars, në Tiranë po kërkohet zgjatja e afatit me 2-3 ditë për ata të cilët kanë pasur parregullsi në regjistrime dhe duhet të riaplikojnë.

16:02
AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.

15:44
Kaosi në Parlamentin serb, Prokuroria Themelore në Beograd urdhëron nisjen e hetimeve

Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym.

15:31
“Ke lindur me defekt në zemër, për ca topa lekë ke vrarë njerëz”/ Petrit Qoli përplasje me Dumanin në seancën e GJKKO për “Plumbin e Artë”

Në seancën e GJKKO për “Plumbin e Artë”, i penduari i drejtësisë është përballur edhe me Petrit Qolin

15:25
Ulen humbjet e energjisë, gjatë vitit 2024 u prodhua 7.8 mln MWH energji elektrike

Mungesa e reshjeve në 2024 bëri që Shqipëria të prodhojë më pak energji elektrike.

15:20
2025 nis me suficit/ Importet rritën të ardhurat për qeverinë, investimet publike mbetën mbrapa

Performanca pozitive e rritjes ekonomike është përkthyer edhe në buxhetin e shtetit këtë fillimvit.

15:04
EKSKLUZIVE/ Mafia sllave në Vlorë! SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe më pas dhunë sapo i angazhonin në punë.

15:01
“Mos më fol mua ashtu o legen”/ Nuredin Dumani përballet me Agron Qolin në seancën e ‘Plumbit të Artë’: Ky i lutej zotit të vriste ndonjë dhe të fitonte lekë

Në seancën e radhës në GJKKO, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani zbërtheu vrasjen e bujshme të Fatmira Dedës në vitin 2013, nënës së bosit të drogës, Ervis Deda.

14:50
Situata në Lindjen e Mesme, ekzekutohet kreu i Hamasit në Jenin

Ekzekutohet kreu i Hamasit në qytetin Jenin të bregut Perëndimor nga anëtarë të Policisë izraelite.

14:35
Vendosja e aeroplanmbajtëses amerikane në Korenë e Jugut/ Motra e Kim Jong Un kërcënon administratën Trump: Do të ketë veprime hakmarrëse!

Motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un ka kërcënuar administratën Trump me veprime hakmarrëse për shtimin e “provokimeve” me vendosjen e një aeroplanmbajtëse amerikane në Korenë e Jugut.

14:33
Tërheqja e SHBA, a e mbulon dot BE luftën e Ukrainës? BBC: S’janë vetëm armët…

Në kohën kur nga ana tjetër e Atlantikut mbërriti lajmi i tërheqjes së mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, kryetarja e Komisionit Europian njoftoi se BE-ja po planifikon riarmatosjen dhe vendet anëtare të saj do të mund të sigurojnë së bashku armatime në vlerën e 800 miliardë eurove.

14:31
SPAK ka vënë në përgjim gjyqtarin? Reagon Kushtetuesja: Ka përpjekje për të ndërhyrë në pavarësinë tonë

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aludimet se SPAK ka vënë nën përgjim njërin prej gjyqtarëve.

14:20
“Kur hyra, pashë Talon që po e godiste, zgjati shumë pak”, Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedës: Ajo tentoi të hynte brenda garazhit, por…

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani akuzon Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës në vitin 2013.

14:20
Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump.

14:02
Kthyen lokalin e VIP-ave në shtëpi publike/ Arrestohet vajza e “Mbretëreshës së telemarketingut” dhe ish-partneri i saj, zbardhen përgjimet: S’mund të fle, do të vijnë!

Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut” dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, një lokal për VIP-at në Milano, janë arrestuar nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Guardia di Finanza.

14:01
EMRI/ Elvis Dervishi në kërkim pas operacionit të SPAK, emërohet Shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufitarit në Sarandë

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri.

13:47
Trump ndërpreu ndihmën ushtarake, kryeministri i Ukrainës: Të vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit me SHBA!

Kryeministri i Ukrainës thotë se vendi i tij është absolutisht i vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Shtetet e Bashkuara, edhe pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake.

13:38
Rindërtimi i Gazës pas luftës, Egjipti shpalos planin, do të kushtojë 53 miliardë dollarë

Plani i Egjiptit për të rindërtuar Gazën do të kushtojë 53 miliardë dollarë.

13:10
Kaosi në Parlamentin serb, plagosen 3 deputete, njëra 8 muajshe shtatzënë. Vuçiç shkon t’i vizitojë në spital

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabić konfirmoi sot se tre deputete janë plagosur dhe njëra prej tyre ndodhet në rrezik për jetën në spital, pas kaosit që shpërtheu në Kuvend.

12:58
Berisha konfirmon 8 vende në listat e sigurta të PD për aleatët: Ata kanë 1/3 e elektoratit shqiptar

Kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi sot tetë vendet në listat e sigurta të PD për aleatët.

12:51
Akuzohen për shpërdorim detyre, SPAK dërgon për gjykim kryetarin dhe zv/kryetarin e Bashkisë së Tropojës

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, dhe zëvendëskryetarin e kësaj bashkie, Abedin Kërrnaja, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, më shumë se një herë.

12:46
Bashkimi rreth koalicionit opozitar, Rama ironizon Berishen: Fronti i Noc Rrokut!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

12:40
Shefi i NATO-s dhe ambasadorët e aleancës ushtarake priten të vizitojnë Kosovën, zbulohet data

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post.

12:40
”I mësuam të gjitha lëvizjet e saj, në orën 7 shkonte tek varrezat”, Nuredin Dumani zbulon planin e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme që po mbahet për dosjen “Plumbi i Artë”.

12:30
Pas shkarkimit Këshillit Drejtues të RTSH-së nga Parlamenti, zbardhet lista e kandidatëve për anëtarë

Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së është zbardhur këtë të martë.

12:29
Emigrimi i mjekëve… në dekadën e fundit nga vendi janë larguar 2500 mjekë: Humbje e kapitalit human në vend

Emigrimi i mjekëve tanë ka hyrë në një spirale të pandalshme dhe të rrezikshme.

12:25
Pas SPAK, Prokuroria e Elbasanit nis hetim ndaj inceneratorit

Pas SPAK, tashmë Prokuroria e Elbasanit nis hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit.

12:19
Blegtorinë e dëmton importi! Qumështi serb vjen me çmim shumë më të lirë se sa prodhimi i fermave shqiptare

Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira, kjo shihet nga rënia drastike që po pëson numri i të imtave dhe gjedhëve në rang kombëtarë. 

12:10
“Çfarë provash do prish unë, edhe telefonat e mi i ka Olsi”, Veliaj reagon nga burgu: Boll u bëtë qesharakë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish ndërsa ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

12:08
VIDEO/ Vezë, shishe dhe tymuese! Plas sherri në Kuvendin e Serbisë, përplasje dhe grushte mes deputetëve

Tensionet kanë përfshirë Kuvendin e Serbisë këtë të martë.

12:05
Plani Macron-Starmer për të çuar trupa në Ukrainë, SHBA tallet me dy vendet: Kanë 30-40 vjet që nuk luftojnë

JD Vance, zv/presidenti i SHBA-së, ka bërë një tjetër ndërhyrje në debatin mbi Ukrainën që ka të ngjarë ta bëjë edhe më të papëlqyer në Britani.

11:52
“Sot në mbrëmje do të jetë e madhe, do t’a them ashtu siç është”, çfarë paralajmëron Donald Trump se do të ndodhë në fjalimin e tij në Kongres

Fjala e Presidentit Donald Trump para një seance të Kongresit sot në mbrëmje do të shërbejë si një vazhdim – dhe shpjegim – i ndryshimeve të shpejta që ai ka sjellë në vetëm 44 ditët e mandatit të tij të ri.

11:39
“Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme”/ Rama ndan pamjet: Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini

Kryeministri Edi Rama ndan pamjet nga panairi i turizmit në Berlin, Gjermani, ku Shqipëria mbante”vendin e nderit”.

11:29
Nga Meta, Mediu, Idrizi e Dule tek Selami Jenisheri e Kujtim Gjuzi, cilët janë 25 aleatët e Berishës për koalicionin e “Shqipërisë Madhështore”

Partia Demokratike nuk do të ketë koalicionin më të madh që ka realizuar ndonjëherë para zgjedhjeve, megjithatë ka arritur që të fusë në një listë jo pak por gjysmën e partive që do të marrin pjesë në 11 Maj. 

11:26
Atletja shqiptare humb jetën tragjikisht, përplaset nga makina ndërsa vraponte/ 48-vjeçarja lë pas dy fëmijë (Foto+Emri)

Atletja shqiptare, Anila Muçaj humbi jetën tragjikisht në moshën 48-vjeçare dy ditë më parë pasi u përplas nga një makinë.

11:23
Zbulohet plani 800 miliardë euro për riarmatimin e Europës, vendet anëtare do kenë të drejtë të përdorin fondet e Brukselit për artilerinë

Komisioni Evropian propozoi të martën një borxh të ri të përbashkët të BE-së prej 150 miliardë eurosh për t’ua huazuar qeverive të BE-së për mbrojtjen, si pjesë e një përpjekjeje të përgjithshme financiare prej 800 miliardë eurosh për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Evropës.

11:18
EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për shitje kokaine dhe vjedhje, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Gjermani.

11:13
“Do jua ha hallvën të gjithëve”, zbardhen debatet në Gjykatën e Posaçme mes Nuredin Dumanit dhe Enver Divës

Nuredin Dumani është përfshirë në debat me të pandehurit e tjerë gjatë seancës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”.

11:09
Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës, Prokuroria Speciale njoftim zyrtar: Do të veprojmë sipas legjislacionit në fuqi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës që të dëshmonte këtë të martë.

10:53
EMRI/ Nuk ndaloi automjetin dhe rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, arrestohet 30-vjeçari që shiste kokainë, e pëson dhe babai i tij

Ervis Sula ra në prangat e policisë, pasi rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në Elbasan.

10:48
Pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, reagon Kremlini: Do të jetë kontributi më i mirë për paqen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

10:42
“Është ABC-ja e marketingut”/ Bien shitjet e Teslës në Europë, ekspertët: Hyrja në politikë, Musk po e shkatërron markën!

“Është ABC-ja e marketingut: Mos u përfshi në politikë”, sipas konsulentit nga Nju Jorku, Robert Passikoff.

10:39
Kurti nuk i bindet urdhrit të Gjykatës, nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale/ Reagon nga Gjilani: I pres në zyrën time

Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale në orën 10:00 pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë e tij, në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore.

10:38
Nis “lufta tregtare”! Hyjnë në fuqi tarifat e Trump mbi Meksikën, Kanadanë dhe Kinën

Sot hynë në fuqi tarifat prej 25% të Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë, një veprim i jashtëzakonshëm që synon të vendosë në rresht partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës.

10:19
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, e pëson dhe pasagjeri

Arrestohet një 20-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.

10:16
EMRI/ Ministrja e Shëndetësisë shkarkon drejtoreshën e spitalit të Librazhdit

Drejtoresha e Spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja është shkarkuar nga detyra.

10:11
Situata e tensionuar botërore, ekspertët: Të investohen 400 miliardë euro për mbrojtjen në Gjermani

Në sfondin e situatës së tensionuar botërore shtrohet çështja për forcimin e mbrojtjes dhe si rrjedhojë rritjen e shpenzimeve.

10:01
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit.

09:52
Policia aksion ‘blic’ në Sarandë, tre të arrestuar për prodhim dhe shitje droge

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion “blic” në Sarandë.

09:50
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama komenton nga Berlini: Lista e kënetës, me speciet më të ulëta të faunës politike

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish opozitën gjatë live-t në rubrikën Sy m’Sy.

09:31
“Energjinë më të madhe e gjej tek hakmarrja, dua të marr hak”, Rama: Na kanë poshtëruar të huajt dhe tanët me dhjetëra e dhjetëra vite

Live nga Berlini, kryeministri Edi Rama tha se të huajt dhe një pjesë e shqiptarëve e kanë poshtëruar Shqipërinë për dhjetëra e dhjetëra vite.

09:30
Pastronte paratë e Çopjave/ Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, Klajdi Merkaj lihet në burg

Klajdi Merkaj, anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

09:20
Përplasje për 1 votë në Kosovë, fletëvotimi nga diaspora e shtypur gabim bëhet “mollë sherri”

Një fletëvotim i një votuesi nga diaspora i shtypur gabim ka përplasur vëzhguesit e partive politike në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

09:19
“Çfarë flet broçkulla?”/ Rama i përgjigjet komentuesit nga Berlini: Je zgjuar që të hedhësh helm këtu

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjete sociale, teksa ndodhet në Berlin për Panairin e Turizmit.

09:12
“Më parë nuk na pranonin as tek dera”, Rama në “Sy m’Sy”: Sot jemi në qendër të Panairit të Turizmit në Berlin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, aty ku po mbahet Panairi i Turizmit, me pjesëmarrës edhe Shqipërinë.

09:08
“Ka qenë dallëndyshja e parë dhe pranverë s’ka parë me sy”, Rama batuta me sipërmarrësen: Kemi ardhur si hallexhinj, sot jemi megalluks

Live në rubrikën Sy m’Sy kësaj radhe kreu i qeverisë Edi Rama nuk e bëri nga zyra në Kryeministri, por nga Panairi i Berlinit.

09:04
“Paraqitje fantastike e Shqipërisë”, Rama live nga Berlini: Ishim tamam sahat zviceran

Live në rubrikën Sy m’Sy kësaj radhe kreu i qeverisë Edi Rama nuk e bëri nga zyra në Kryeministri, por nga Panairi i Berlinit.

08:51
“Dera është e hapur për rinisjen e bisedimeve të paqes”, Vance pas vendimit për Ukrainën: Problemi me evropianët…

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi Trump ka një marrëdhënie të shkëlqyer me shumë aleatë evropianë, por sipas tij ata thonë gjëra të ndryshme në publik dhe privat për luftën Rusi-Ukrainë.

08:45
Banorët e Tragjasit protestojnë për ujin e burimit të fshatit/ Përplasje fizike me policinë, kundërshtojnë prishjen e stacionit të pompave

Forca të shumta policie ndodhen sot në fshatin Tragjas.

08:24
Ukraina tashmë pa ndihma amerikane/ Rubio: Trump vendosi, duam tryezë bisedimesh! Vance: Zelensky kishte mungesë respekti

Zyrtarët e lartë të SHBA-së kanë reaguar në lidhje me vendimin e Donald Trump për të ndërprerë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

08:13
SHBA ndërpret ndihmën për Ukrainën, reagojnë demokratët amerikanë: Braktisje e turpshme!

Tammy Duckworth, një demokrate që është pjesë e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, ka reaguar për vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

08:03
Duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Kosovës, a do t’i bindet urdhrit Albin Kurti?

Këtë të martë, në orën 10:00, kur kryeministri i Kosovës, është urdhëruar që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ai pritet të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit.

07:47
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, parashikimi për ditën e sotme

Kjo e martë do të vijojë me kthjellime në vendin tonë, ku dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës.

07:36
SHBA vë me shpatulla pas murit Zelenskyn, ndërpret ndihmën ushtarake për Ukrainën! Zyrtari: Partnerët…

Shtëpia e Bardhë njofton se SHBA do të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, kjo pas takimit që nuk shkoi siç duhej në Zyrën ovale mes Trump dhe Zelenskyt.

07:28
Frikë për Papa Françeskun/ Dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes, mjekët: Situatë e komplikuar

Papa Françesku ka përjetuar dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes, për shkak të akumulimit mukozal.

07:09
Kanadaja bën gati paketën “hakmarrëse” ndaj Trump, ministrja e Jashtme kanadeze: Do taksojmë 107 miliardë dollarë importe amerikane

Mélanie Joly, ministrja e jashtme kanadeze, tha se vendi i saj kishte përgatitur një paketë gjithëpërfshirëse kundër-tarifash në përgjigje të kërcënimit të Trump për një taksë prej 25% mbi importet kanadeze.

01:44
Pas përplasjes me Zelenskyn, Trump pezullon ndihmat ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara po pezullojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, disa ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Zyrën Ovale, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Reuters të hënën.

E hënë, 03 Mars 2025
23:45
PD koalicion me 25 parti, i jep aleatëve tetë vende të sigurta në 11 Maj. Nënshkruan edhe Shpëtim Idrizi

Partia Demokratike do të lërë plot tetë vende të lira në zona të sigurta për partitë aleate.

22:47
“Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra”, Curri debat me Kalajën në Top Story: Sa kam kaluar si ti…

Votimi për primaret e Partisë Demokratike ishte pjesë e diskutimit në ‘Top Story’.

22:39
Tensionet Angli-Francë/ Britania kërkon që me asetet ruse të blihen armë amerikane, refuzon Macron

Tensionet diplomatike janë përshkallëzuar midis Britanisë së Madhe dhe Francës, pas një propozimi të debatueshëm për të sekuestruar 350 miliardë dollarë asete të ngrira ruse dhe për t’i përdorur ato për të blerë pajisje mbrojtëse amerikane.

22:35
Trump dyfishon tarifat për Kinën, nënshkruan urdhër ekzekutiv për të rritur taksën e importeve kineze nga 10 në 20%

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të rritur tarifat për mallrat nga Kina në 20% që do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

22:24
“Ai mendon se lufta do zgjasë për shumë kohë”, Trump sulmon Zelenskyn: Personi që nuk do marrëveshje, nuk e ka të gjatë  

Presidenti Donald Trump tha se ai ka folur me homologët evropianë gjatë fundjavës për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë dhe shtoi se nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk do e ketë të gjatë nëse nuk nënshkruan një marrëveshje.

22:15
Zgjedhjet e 11 majit, tri parti të tjera kërkojnë të regjistrohen si koalicion në KQZ

Kërkesa e dytë i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në zgjedhjet e 11 majit si koalicion.

22:12
“Berisha e di që nuk do fitojë me atë listë, por i duhen besnikët”, Curri për primaret: Skandali me votat në Tiranë, u mbajtën të bllokuara

Analisti Arjan Curri është shprehur se votimi për primaret ishte i dështuar pasi sipas tij kishte parimin ‘mbush kutitë ose largohu’.

22:07
Trump nuk tërhiqet, SHBA do të vazhdojë me tarifat e larta për Kanadanë dhe Meksikën: S’ka marrëveshje

SHBA do të vazhdojë me tarifa të larta ndaj Kanadasë dhe Meksikës nga e marta, ka thënë Donald Trump, duke vendosur terrenin për një luftë tregtare me dy partnerët më të mëdhenj ekonomikë të vendit të tij.

21:47
Arti italian në zi/ Nga filmat erotik te ato komedi, ndahet nga jeta diva e kinemasë

Eleonora Giorgi ka vdekur. Protagonistja e disa prej komedive të paharrueshme ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare nga kanceri i pankreasit.

21:47
Parlamentaret e 11 majit, LZHK dhe “Djathtas 1912” zyrtarizojnë koalicion “DZh”, shkojnë bashkë në zgjedhje

Partitë Djathtas 1912, me kryetar Rezart Kthupin, pjesë e të cilës është dhe Enkelejd Alibeaj, dhe LZHK, me kryetar Dashamir Shehin njoftuan sot zyrtarisht se do të shkojnë si koalicion për zgjedhjet e 11 Majit.

21:41
Radhë të gjata në Kapshticë/ “E hëna e pastër”, vonesa nga pala greke që punon me 3 sportele

Radhë kilometrike automjetesh është krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës pasditen e së hënës.

21:18
Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Manëz-Kullë në Durrës.

21:18
Armatimi i Europës! Von der Leyen zbulon planin për të përballuar Rusinë: Duhet të forcohemi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi këtë të hënë një plan, që ajo e quajti “Riarmatimi i Evropës” dhe që do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Evropian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë.

21:14
I preferuari i Cardinales dhe Ibrahimovic, Igli Tare një hap larg Milanit, do të ketë në dorë dhe të ardhmen e trajnerit

Igli Tare është gjithnjë e më afër marrjes së rolit të drejtorit të ri sportiv të Milanit.

20:55
Analiza e The Times/ A e meritonte “Anora” fitoren, çfarë mendimi kanë kritikët për triumfuesin e Oscars 2025

Një natë Oscars e kushtuar për të shmangur polemikat e “përmbushi” detyrën e saj duke promovuar një nga filmat më të “papërfolur” të të gjithë sezonit kinematografik.

20:39
Dëmtimi i Mitajt shqetëson Sylvinhon, alternativa për krahun e majtë të mbrojtjes vjen nga Superiorja

Teksa vetëm dy javë na ndajnë nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare për dy sfidat e para të Kualifikueseve të Botërorit 2026, Sylvinho ka nisur nga puna për përzgjedhjen e lojtarëve që do të jenë në dispozicion për takimet me Anglinë dhe Andorrën.

20:25
Ekskluzive/ Vrasja e Ardian Nikulajt, Interpol Tirana gati për të ekstraduar nga MB 4 britanikët dhe shqiptarin Edmond Haxhia

Një shqiptari me pasaportë britanike dhe katër shtetasve britanikë, të akuzuar nën dyshim se u përfshinë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i është refuzuar kërkesa për të apeluar vendimin e lejimit të ekstradimit në vendin tonë

20:18
Pas incidentit në Zyrën Ovale, Presidenti Trump kërkon takim urgjent me zyrtarët e lartë për Ukrainën

Në vazhdën e incidentit të paprecedentë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë të premten midis Donald Trump, zëvendës presidentit të tij J.D. Vance dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i SHBA do të takohet sot me këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.

20:11
Çmimi i ri i energjisë elektrike, Balluku: Procedura transparente, matja do të bëhet brenda 30 ditëve

Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për kilovat për abonentët që konsumojnë deri në 700 kilovatorë dhe 9.5 lekë për të gjithë ata që e kalojnë këtë shifër.

19:53
Nis pezullimi i punësimeve, nga sot ndalohen rekrutimet në çdo ministri, drejtori dhe institucionet e vartësisë

Shtesa e miratuar që bashkëshoqëron neni 91 të Kodit Zgjedhor, zgjeron kohëzgjatjen dhe kategoritë e institucioneve që nuk u lejohen të shtojnë punonjësit.