Sulme të reja në Liban, të paktën 11 të vrarë në bastisjet izraelite në jug të vendit dhe pranë Bejrutit Pas Brexit, britanikët do duhet të kenë një autorizim për të udhëtuar nëpër vendet e Bashkimit Evropian, pak a shumë, siç aplikohet në Shtetet e Bashkuara apo në Kanada, pa të cilin edhe nëse ke vizë, nuk mund të udhëtosh pa këtë autorizim zyrtar.
Duke filluar nga viti i ardhshëm britanikët do duhet të paguaj nga 6 stërlina, tashmë 17 stërlina ose 180% më shumë për të marrë këtë leje udhëtimi që ka vlefshmëri për tre vjet, raporton korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj.
Duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm, 2026, procesi i quajtur ETIAS, ose Sistemi i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet Evropiane, do aplikohet për britanikët.
Nuk është vizë e mirëfilltë në fakt, sesa një verifikim sigurie përpara se të nisësh udhëtimin. Fillimisht çmimi i këtij verifikimi ishte caktuar 6 stërlina, por Komisioni Evropian e ka shtuar së fundmi në 17 stërlina, duke e argumentuar me rritjen e inflacionit si dhe kostot e teknologjisë së re.
Me marrjen e konfirmimit për këtë leje, ajo do jetë e vlefshme për tre vjet ose derisa të skadojë pasaporta në vartësi se cila skadon më herët. Kjo i lejon udhëtarëve britanikë të udhëtojnë në vendet e BE-se sa herë të duan deri në 90 ditë qëndrimi brenda 180 ditëve.
Personat që janë poshtë moshës 18-vjeçare apo ata që janë mbi 70 vjeç në kohën e aplikimit përjashtohen nga kjo tarifë udhëtimi.
Në vartësi të këndvështrimit, kjo tarifë është një lloj karme për votën pro-Brexit, e cila krijon kufizime për britanikët edhe pse marrëdhëniet mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian pas ardhjes së Laburistëve në pushtet po përafrohen, por jo deri aty sa të kthehet liria e udhëtimit ashtu siç ishte përpara referendumit për daljen nga BE-ja.
Top Channel