Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra, priten edhe gjashtë vëllime të tjera Një udhëtim në kohë që rikthen në vëmendje një nga hapësirat më të veçanta që ka pasur ndonjëherë qyteti i Shkodrës: pazarin e famshëm, zemrën e dikurshme të tregtisë dhe jetës urbane.
Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese”, çeli dyert në ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Ekspozita rrëfen historinë vizuale të pazarit me te madh ne Ballkan ne shekullin e 19-të.
Në zemër ishte Bexhisteni, një treg i mbuluar i madh me 40 dyqane dykatëshe që tregtonin ar dhe bizhuteri. Shkodra përmes këtij pazari që arriti kulmin në shekullin e 19-të u bë një qendër e madhe në një botë më të gjerë nga Selaniku deri në Edrene e deri në Venedik.
Por koha ndryshoi. Rrugë të reja tregtare u hapën. Erdhën përmbytjet. Pastaj, në shekullin e 20-të, filloi shkatërrimi sistematik i pazarit ku kishte ndikim regjimi komunist. Dhe ngadalë, pazari u zhduk nga harta.
Por jo, nuk u zhduk nga kujtesa. Ndër emrat e lidhur me këtë botë të humbur është Palok Laca, i njohur për tregtinë me veshje tradicionale, arkëza dasmash të pikturuara me dorë dhe argjendari.
I lidhur me elitën katolike të qytetit. Veprimtaria tregtare e Palokut la gjurmë transnacionale pasi objekte nga tregtia e tij përfunduan kudo në Europë dhe tani ruhen në Hungari
Stërnipi i Palok Lacës, sot një stilist i njohur tregon se edhe vetë familja nuk ishte në dijeni se në punimet e paraardhësit të tij ruhen në muzetë europian.
Ekspozita erdhi m mbështetjen e ambasadave të Hungarisë, Holandës, Instituti i Antropologjisë, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe nga Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Top Channel