Izraeli ka liruar 110 të burgosur palestinezë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.
Përdorimi në masë i aplikacionit TikTok është një diskutim që ka përfshirë shumë shtete. Shqipëria është një prej tyre, që ka marrë edhe vendimin për mbylljen e këtij aplikacioni për një vit.
Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka konfirmuar vrasjen e Mohammed Deif, kreut të krahut të tij ushtarak.
Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po rehabilitohet në të gjithë gjatësinë e saj prej afro 43 kilometrash.
Situata e përmbytjeve në Durrës vazhdon të mbetet ende kritike.
Në këshillin Bashkiak të Vlorës ka dështuar tentativa e tretë që dy firma private të përfitonin tokë shtetërore nëpërmjet bashkisë.
Pas arrestimit në Kolumbi disa ditë më parë të Almir Gjidiaj, i vëllai i tij i kërkuar nga SPAK për dosjen e trafikut të armëve drejt Anglisë është prangosur në Londër.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu hodhi akuza për linjën hekurudhore, që sipas tij është premtuar që para 10 vitesh.
Një takim kokë më kokë ka pasur mes Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës, pas varrimit të kryepeshkopit Anastas që siç komentohet nga qarqet diplomatike është bërë nën frymën e idesë së idesë së ekumenizmit të mbrojtur aq shumë nga i ndjeri kryepeshkop i Shqipërisë.
Një fluturim i American Airlines me 64 persona në bord u përplas me një helikopter të ushtrisë, Black Hawk, ndërsa ulej në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit në orët e para të së enjtes.
Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Dhomat e Specializuara në Hagë kryesisht është i përqendruar në financimin e punonjësve të emëruar nga autoritetet shtetërore. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës, Angela Griep, kur u pyet nëse financimi i këtij institucioni do të preket pas pezullimit të përkohshëm të financimit nga SHBA-ja.
Hamasi i ka dorëzuar 8 pengje Kryqit të Kuq ditën e sotme ndër të cilët, 3 janë izraelitë dhe 5 janë turistë tajlandez.
Mbi 300 banesa u përmbytën në Durrës pas një rrebeshi shiu, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe pusetave. Banorët ankohen se situata është e përsëritur, ndërsa bashkia u premton atyre dëmshpërblim.
Në nisje të kësaj seance plenare në Kuvend, të gjithë deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Mario Mitaj ishte në formë fantastike te ekipi arab i Al Ittihad derisa u la jashtë fushe për shkak të rregullave në ligën arabe të futbollit.
Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva paralajmëroi administratën amerikane të Donald Trump se nëse vendos tarifa ndaj vendit të tij, do të hakmerret.
Kanë dalë sot para Gjykatës në Greqi, dy të dyshuarit për atentatin e 15 dhjetorit në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Irakli Davella dhe të plagosur 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa si dhe një shqiptar tjetër.
Ka kaluar vetëm pak më shumë se një javë nga marrja e detyrës, dhe Donald Trump e “shkundi” vendin me urdhrat e tij ekzekutivë.
Izraeli ka rifilluar procesin e lirimit të të burgosurve palestinezë, thotë Reuters.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh nga foltorja e Kuvendit se çdo shqiptari emigrant duhet t’i sigurohen kushtet që të votojë në zgjedhjet e 11 majit.
Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e përfundimit të mandatit të anëtarëve të saj, në funksion të parimit të ripërtëritjes.
Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtësinë e sulmeve ndaj anijeve civile dhe infrastrukturës kritike civile, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin e katërt të prerjes së kabllove në Detin Baltik në muajt e fundit.
Eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces, thanë burimet e Radios Evropa e Lirë në Parlamentin Evropian.
Nga foltorja e Kuvendit kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi se nëse nuk votohet ligji që u njeh emigrantëve dokumentet biometrike, do të ketë demonstrata të fuqishme.
Përmbytet në Durrës dhe kati i parë i burgut të këtij qyteti, pas reshjeve të shiut prej ditës së djeshme.
Sulmet hibride paraqesin rrezik për stabilitetin kombëtar të Kosovës dhe në rrethanat aktuale gjeopolitike, qëndrueshmëria është më shumë se nevojë u theksua në konferencën e Ministrisë së Mbrojtjes për Qëndrueshmërinë Kombëtare të Kosovës.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e parë të vitit 2025, ku u morën disa vendime të rëndësishme.
Platforma TikTok nuk është e rrezikshme për vendin, aq sa është aplikacioni Encrochat, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend.
Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka sjellë 42 sezone spektakolare, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.
I shoqëruar nga disa deputete të Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti ndër të parët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë ku iu dha lamtumira e fundit Anastas Janullatos.
Shqipëria ka hyrë në një fazë ku infeksionet respiratore po qarkullojnë me intensitet shumë të lartë.
Pasi shkarkoi Nuri Sahin, Dortmund duket se ka gjetur zgjidhje sa i përket stolit.
Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së vdekjes së Anastas Janullatos, kryeministri Edi Rama ka kujtuar ardhjen e tij në Shqipëri.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që sipas strategjisë kundër krimeve elektorale konsiderohet si “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale.
Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë tronditur vendin pas shembjes së çatisë në një stacion treni, që sipas tyre ishte rezultat i korrupsionit të thellë.
SPAK ka reaguar pas urdhrit ekzekutiv për pezullimin e fondeve të ndihmës së huaj, ku përfshihen edhe fondet për drejtësinë shqiptare midis tyre edhe Prokuroria e Posaçme.
Edhe pse u hodh poshtë menjëherë dhe u dënua gjerësisht, propozimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t’i zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës në vendet fqinje, po vazhdon të diskutohet, çka tregon se ideja me gjasë, nuk është varrosur plotësisht.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve, Endri Ngresi, Ardjan Kumanaku, dhe Afërdita Vidhi.
Një automjet ka dalë nga rruga,në periferi të qytetit të Këlcyrës duke shkaktuar plagosjen e shoferit.
Kryepeshkopi i ndjerë i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u përcoll sot në banesën e fundit, pas një ceremonie madhështore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, aty ku do të prehet trupi i Tij.
“Nuk besojmë se ka të mbijetuar nga ky aksident”, kjo është deklarata e kreut të kërkim-shpëtimit, pas aksidentit të rëndë ajror në SHBA.
Një e moshuar e paralizuar në Elbasan ka ndërruar jetë tragjikisht.
Real Madrid thuhet se është gati të ofrojë një yll të skuadrës, i cili kushton 86 milionë paund për të marrë në këmbim zëvendëskapitenin e Chelseat, Enzo Fernandez.
Një ngjarje e rëndë ka goditur SHBA-në, ku një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar pas një përplasjeje në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk me tre ushtarë.
Patriarkana Ekumenike e dërgoi Anastas Janullatosi në Shqipëri në vitin 1991, pas rënies së regjimit komunist, për të qenë pranë popullit të vuajtur ortodoks, u shpreh Patriarku Bartolomeu gjatë ceremonisë mortore të Kryepeshkopit.
Duke përmendur Kryepeshkopët shqiptarë që drejtuan Kishën Ortodokse, kryeministri Edi Rama theksoi se Anastas Janullatos rivendosi në altar gjakun e stërmundimeve të tyre.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku pacienti ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në ambientet e shërbimit të dializës.
Një situatë e rëndë me përmbytjet ka mbuluar Shkozetin.
Pas thirrjes nga Komisioni Parlamentar i Medias, Këshilli Drejtues i RTSH-së ka pezulluar deri të hënën vendimin për të skualifikuar nga gara tetë nga 10 kandidatët për drejtues të televizionit publik.
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Krerët më të lartë të politikës po marrin pjesë në ceremoninë mortore në kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Meshën e Përshpirtjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, vlerësoi kontributin e Tij për Kishën Ortodokse Autoqefale në Shqipëri.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, mbajti fjalën e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos, të cilit sot do t’i jepet lamtumira e fundit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktoi masën disiplinore “vërejtje publike” ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, ndaj të cilit filloi procedimi disiplinor me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, lidhur me zvarritje të hetimeve në një çështje dhe moszbatim të detyrave të lëna nga gjykata.
Roksana Janullatos, mbesa e Kryepeshkopit Anastas, mbajti një fjalim emocionues gjatë Meshës së Përshpirtjes për Kryepeshkopin e ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.
Ndonjëherë, fati luan me detaje të vogla, me vendime të marra në minutën e fundit, me rastësi që thuajse duken të shkruara nga fati.
Shtetasi që nxiti protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, sipas raportimeve të mediave lokale.
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka lëshuar një deklaratë të rrallë duke kritikuar drejtpërdrejt pasardhësin e saj si lider i CDU/CSU, Friedrich Merz, për miratimin e propozimeve me ndikim të gjerë për migracionin dhe azilin me mbështetjen e së djathtës ekstreme.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar përmes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, kurorën me lule për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, është vënë në pranga.
Një romancë e re ka dalë në horizont për ish-portierin e Real Madrid, Iker Casillas, i cili i dha fund martesës së tij 5-vjeçare me prezantuesen Sara Carbonero në 2021.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pritur me duartrokitje nga besimtarët dhe qytetarët e shumtë që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Safet Gjicit për të vijuar dënimin e mbetur në shtëpi, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim shtetasin Emiljan Burba, i akuzuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës.
Kryeministri Edi Rama ishte sot për inspektim në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku pritet të hapë dyert së shpejti krahu modern i kompleksit, ndërkohë që do të nisë edhe rindërtimi i pjesës së vjetër.
Lady Gaga foli së fundmi për kritikat ndaj filmit “Joker 2” në një intervistë të re me Elle. “Njerëzve nganjëherë nuk u pëlqejnë disa gjëra.
Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, është takuar me ambasadorin nga Presheva, Shaip Kamberi.
Dy specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u dërguan për gjykim për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ lidhur me zjarrin që ra në këtë institucion në shkurt 2024.
Jhon Duran ishte padyshim një nga sulmuesit më të spikatur të këtij sezoni në Premier League, duke lënë gjurmë me Aston Villa.
Edhe pse reshjet kanë pushuar e dielli ka dalë, shumë banesa dhe objekte në qytetin e Durrësit kanë prani të lartë uji.
Një ortek në Alpet Franceze i ka marrë jetën katër skiatorë norvegjezë, të cilët u rrëmbyen nga dëbora dhe akulli jashtë pistes në rajonin juglindor Savoie.
Djegia e një makine dyshohej se ishte aksidentale, por provat vërtetuan të kundërtën.
Një avion i American Airlines i drejtuar nga PSA u përplas me një helikopter ushtarak teksa po i afrohej aeroportit kombëtar të Uashingtonit Reagan, duke tronditur Shtetet e Bashkuara në orët e para të së enjtes.
Dy persona janë vënë në pranga në Vlorë pasi shisnin lëndë narkotike, që arrijnë një vlerë prej 810 mijë eurosh.
Moti i keq në vendin tonë ka sjellë probleme në disa qytete, ku një ndër më të prekurit është Durrësi.
Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në të është përplasur me një helikopter ushtarak dhe për pasojë ka rënë në një lumë në Uashington.
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në lidhje me aksidentin ajror në Uashington, mes një avioni pasagjerësh dhe helikopterit të ushtrisë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë kryer investime të reja.
Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Një avion pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak janë përplasur në SHBA, pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u zotua të dëbojë studentët e universiteteve që nuk janë shtetas amerikan dhe të tjerë që morën pjesë në protestat pro-palestineze.
Një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane u rrëzuan në lumin Potomak pas një përplasjeje në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan” të mërkurën në mbrëmje, njoftuan zyrtarët.
Një 27-vjeçar kinez dyshohet se ka u ka dhënë dhjetëra vajzave alkool dhe drogë përpara se t’i përdhunonte dhe t’i filmonte ato, duke ruajtur videot si “suvenire”.
Formati i ri i UEFA Champions League mbylli fazën e saj të ligës, me shumë surpriza që u rezervuan deri në momentin e fundit të kësaj faze.
Champions League ka mbyllur fazën e ligës së këtij edicioni me 18 transferta njëkohësisht.
Zgjedhja e Presidentit Donald Trump për rolin e Sekretarit Amerikan të Shëndetësisë, Robert F Kennedy Jr, u vu përballë pyetjeve nga senatorët në seancën e tij të parë të dëgjimore përballë senatit.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku foli për virozat dhe vaksinimin.
Administrata e Presidentit Trump tërhoqi të enjten vendimin për ngrirjen e fondeve federale, më pak se dy ditë, pasi nxiti paqartësi të gjerë dhe sfida ligjore, në të gjithë vendin.
Zyrtarisht Covid nuk është më një pandemi, edhe pse tashmë qarkullon ashtu si virozat e tjera stinore. Piku i virozëve janë muajt janar-shkurt, dhe ditët e fundit situata e rënduar gripale ka përfshirë gjithë vendin.
Presidenti Donald Trump deklaroi sot se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që qeveria federale të përgatisë bazën detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, Kubë, për të strehuar dhjetëra mijëra emigrantë.
Ish-senatori demokrat i Nju Xhersit, Bob Menendez, u dënua të mërkurën me 11 vjet burg, pas akuzave për ryshfet dhe akuza për korrupsion, pasi mori para, një Mercedes Benz dhe shufra ari si ryshfet në këmbim të ndihmës së tre biznesmenëve dhe qeverisë egjiptiane.
Referuar projektit të 100 fshatrave ndërhyrja në Karpen do të ishte shumë-dimensionale.
Programi 100 fshatrat ofroi lehtësi fiskale si taksa e fjetjes 6%, mbulim të financimit në masën deri në 70% për bujtinat.
Sapo kalon malin e Dajtit, në një luginë të begatë shtrihet Shëngjergji, një fshat me histori të pasur.
Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u emërua president i përkohshëm i vendit të mërkurën.
Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare Kristi Noem shkurtoi kohëzgjatjen e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara për 600 mijë shtetas të Venezuelës që pritet të dëbohen ndërkohë që administrate e re e Presidentit Donald Trump po kërkon mënyra për të përshpejtuar largimin e tyre nga vendi, njoftoi ajo të mërkurën.
Si u shpenzuan paratë e 100 fshatrave?
Programi ‘100 Fshatrat’ përfaqëson një instrument politikash dhe planifikimi strategjik të integruar, që synonte mbështetjen me mjete financiarë e fiskalë për popullsinë rurale.
“Gjurmë Fishtiane” parashikonte të lidhte në një itinerar shtëpinë e lindjes së Fishtës dhe atë ku jetoi, do kalonte buzë liqenit në livadhet fishtiane.