E premte, 16 Maj 2025
15:28
Erion Braçe përlotet në “Shqipëria Live”, përmend babanë: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përlotur gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në këto zgjedhje rezultoi i dyti më i votuar në listën e hapur në Tiranë.

15:24
A do të numërohen votat e Greqisë? KQZ merr vendimin për zarfet e mbërritura nga ky shtet

KQZ ka vendosur që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

15:23
“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”/ Rama fton liderët europianë pas Samitit: Dreka nuk është falas asnjëherë, por…

Teksa citoi kanunin “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, kryeministri Edi Rama ftoi liderët europianë për drekë pas sesionit të parë Komunitetit Politik Europian.

14:42
Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Zbardhen detaje nga sherri mes adoleshentëve në Korçë.

14:39
Zelensky në Tiranë, Putin në Moskë, Ukraina dhe Rusia mbajnë bisedime për paqe për herë të parë që nga viti 2022

Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan të premten në Stamboll për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për herë të parë që nga bisedimet e dështuara të fillimit të shkurtit 2022, kur Rusia e kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës.

14:35
Sherr mes adoleshentësh në Maliq, 14-vjeçari godet me thikë 15-vjeçarin

Një sherr mes dy adoleshentëve në Maliq ka agravuar në përdorimin e thikës.

14:31
“Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për paqe”/ Von der Leyen mbështet Zelenskyn: Po punojmë për sanksione të reja ndaj Rusisë

“Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për paqe”, u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë.

14:16
Kancelari gjerman Merz në Samitin e Tiranës: Të vazhdojmë t’i japim mbështetje të fortë ushtarake Ukrainës

Kancelari gjerman Friedrich Merz mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë këtë të premte.

14:12
“Na duhet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”/ Starmer në Samitin e Komunitetit Politik: Është koha të punojmë së bashku!

Fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri britanik Keir Starmer e qendërzoi te nevoja për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në kontinent dhe jo vetëm.

14:01
Video virale e mbylljes së fushatës të PS, Braçe sqaron gjestin: U bezdisa nga kamera, jo nga fjalimi i Xhaçkës

Gjatë intervistës në “Shqipëria Live”, deputeti socialist Erion Braçe, sqaroi gjestin e bërë gjatë fjalimit përmbyllës së fushatës së PS-së.

14:01
“Jemi në moment kritik, armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë”/ Erdogan flet edhe për situatën në Lindjen e Mesme: Të hiqen sanksionet ndaj Sirisë dhe të ndihmohen banorët

Duhet të diskutojmë një vizion të ri që do të ripërtërijë kontinentin tonë, u shpreh presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, u kërkoi liderëve “të veprojmë të bashkuar dhe të orientuar nga fryma e veprimtarisë të përbashkët”.

13:56
“Dua të uroj Edi për rizgjedhjen e tij të papritur”, Meloni: Evropa do të mund të mbështet sërish tek këmbëngulja e tij

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni uroi sërish kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

13:55
“A ju ka uruar Rama për fitoren?”/ Braçe: Nuk kemi shkëmbyer mesazhe me kryeministrin! Është i zënë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku foli për zgjedhjet e 11 majit.

13:51
“Maqedonia është shteti i vetëm që është viktimë e çështjeve dypalëshe”, kryeministri maqedonas pas takimit me Presidentin e KE, Antonio Costa

“Pritjet janë që Europa të respektojë parimet e saja, që janë vlerat europiane. Çështjet bilaterale të jenë jashtë procesit të anëtarësimit”.

13:43
“Isha i gatshëm për takim me Putinin, por ai kishte frikë”, Zelensky: S’jemi ne që po minojmë negociatat, por rusët që dërgojnë kokëboshë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë.

13:40
“Të rrisim bashkëpunimin duke hequr barrierat tregtare”/ Macron për sigurinë ekonomike: Duhet t’i dalim për zot situatës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nga seanca plenare e Samitit të Komunitetit Politik Europian kërkoi rritjen e bashkëpunimit duke hequr barrierat tregtare në kontinentin europian.

13:37
“Urime për rezultatin e zgjedhjeve dhe për rrugëtimin europian”/ Mesazhi i Macron nga Tirana: E gjithë bota i ka sytë nga ne, na duhet paqe dhe diplomaci

Presidenti francez Emanuel Macron e nisi fjalën në Samitin e komunitetit politik në Tiranë duke uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

13:35
“Doktori im, ti je legjenda e PD, por Rama ty të ka “armën” që e mban në pushtet”, demokrati i famshëm thirrje të dëshpëruar Berishës: Po më ikin fëmijët, do vij sot në protestë, por…

Pak ditë pas humbjes së thellë në 11 Maj, demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Sali Berisha të largohet dhe t’i hapu rrugën gjakut të ri në parti.

13:27
“Duhet të jemi të bashkuar”, thirrja e Presidentit të këshillit Evropian nga Tirana: Të realizojmë paqen, të investojmë në mbrojtje

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pjesë e Samitit të Komunitetit Politik u bëri thirrje liderëve të kontinentit që të jenë të bashkuar.

13:24
Samiti i Komunitetit Politik/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

‘Një aleancë përtej armatimit’, ishte propozimi i kryeministrit Edi Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku kërkoi që unioni të mos fokusohet vetëm te mbrojtja, por të jetë edhe burim dijeje, kërkimi e inovacioni, ku vendet që nuk janë anëtare të BE-së bëhen kufij të rinj.

13:19
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona, BE na mësoi që edhe armiqtë mund të bëhen bashkë

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama e vuri theksin te rëndësia që BE-ja të jetë e bashkuar.

13:15
Beteja e votave në gjykatë! Kolegji Zgjedhor vendos, do të mbahet procesi në mungesë të PD

Kolegji Zgjedhor do të zhvillojë procesin në mungesë të kërkuesit, PD për numërimin e votave të ardhur nga Greqia.

13:00
Presidentja Osmani kritika të ashpra BE-së: Po i hap derën atyre që shkojnë te Putin në Moskë dhe jo ne që jemi 100% me politikat e Brukselit

Presidentja Vjosa Osmani, kritikoi ashpër Bashkimin Europian nga Tirana ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politikan Europian.

12:59
Shisnin doza kokaine në lagjet e Korçës, vihen në pranga dy vëllezër

Janë arrestuar dy vëllezër në Korçë, pasi janë kapur duke shitur doza kanabisi.

12:51
Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Fotoja familjare e liderëve, Rama krah Macron dhe Costa

Kryeministri Edi Rama është pozicionuar krah Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentit francez, Emanuel Macron në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

12:50
Liderët europianë me AI urojnë mirëseardhjen në Shqipëri, videoja që shkaktoi të qeshura te udhëheqësit

Para se në ulen në tryezën e Samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama i ftoi liderët europianë drejt sallën së Teatrit Kombëtare të Operas dhe Baletit.

12:36
Komuniteti Politik Europian/ Si mori formë ideja e Macron për një organizëm ndëreuropian?

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte ai që parashtroi fillimisht idenë e Komunitetit Politik Europian, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian në Strasburg më 9 maj 2022, me qëllim nxitjen e dialogut politik dhe bashkëpunimit që synon zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët, si dhe forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit evropian.

12:31
Katër momentet pikante të Ramës me udhëheqësit e BE/ Kryeministri komenton live raportimin e gazetarit të Top Channel

Edi Rama, mikpritësi i Samitit të Gjashtë të Komunitetit Politik Europian qëndroi për më shumë se 1 orë duke pritur pjesëmarrësit.

12:26
I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari në Librazhd

Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi i vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, për motive të dobëta,

12:23
“Zgjedhjet ishin farsë”, Berisha nga samiti i IDU në Bruksel: Qeveria përdori fondet publike për të blerë vota

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga IDU Summit në Bruksel, ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku u shpreh se ‘qeveria përdori fondet publike për të blerë vota’.

12:09
Macron mbërrin i fundit në Samitin e Tiranës, pritet me përqafime nga Rama

Presidenti francez, Emanuel Macron mbërriti i fundit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

12:08
Akuzoi kandidatët e tjerë të PD se i kanë vjedhur votat, Aulon Kalaja kërkesë KQZ-së: Më jepni videot e procesit të numërimit

Kandidati i koalicionit opozitar në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

12:01
“Paketë sanksionesh për Rusinë”/ Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Ka progres të shkëlqyer

Kryediplomatja e bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, teksa mbërriti në ambientet ku do të mbahet Samiti Politik Europian.

12:00
FOTOT/ Shi, buzëqeshje dhe përqafime! Momentet pikante gjatë pritjes së liderëve nga Rama në Tiranë

Tirana sot është kthyer në ‘kryeqytetin Europian’.

11:55
Spiropali pret Presidenten e Parlamentit Europian: Zgjedhjet rikonfirmuan mbështetjen e gjerë popullore për anëtarësimin në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot paradite në Kryesinë e Kuvendit Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

11:50
Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, angazhohen 800 gazetarë të akredituar për të ndjekur aktivitetin

Plot 800 gazetarë të akredituar janë angazhuar për Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë.

11:50
Mbërrin në Samit Presidenti ukrainas Zelensky, buzëqeshje mes tij dhe Ramës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Tiranë.

11:41
Përfundon numërimi i 74% votave të diasporës në 11 qarqe, Celibashi vendos në orën 15 për zarfet e ardhura nga Greqia

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi do të marrë vendimin në orën 15:00 për zarfet e ardhur nga Greqia.

11:38
Presidenti Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga kryeministri Rama: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

11:26
“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë është shoqëruar edhe nga momente gazmore këtë të premte.

11:14
Liderët europianë njëzëri në Tiranë, paralajmërojnë sanksione për Rusinë! Starmer: Duhet të kemi armëpushim

Liderët europianë që kanë ‘zbarkuar’ sot në kryeqytetin shqiptar, paralajmëruan sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse nuk pranon armëpushim dhe nëse nuk merr seriozisht bisedimet me Ukrainën për fundin e luftës.

11:11
Sanksione gazit rus! Von der Leyen nga Tirana: Putin nuk e ndoqi armëpushimin, do ushtrojmë trysni ndaj tij!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se sanksione të reja ndaj gazsjellësit rus Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 do të vendosen si përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit nga presidenti Vladimir Putin.

11:09
Vuçiç mbërrin në Samitin në Tiranë, pritet nga Rama

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Tiranë, aty ku po mbahet Samiti Samiti i Komunitetit Politik Europian.

10:42
“Humbëm, por zgjedhjet nuk i njohim”, Xhelal Mziu: Nuk ndalem derisa ta shembim sistemin e kalbur

Demokrati Xhelal Mziu ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

10:35
Rikthehet bora në maj, zbardhen zonat malore në qarkun e Shkodrës

Edhe pse ndodhemi në mesin e muajit maj dhe në prag të stinës së verës, reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të premte në qarkun e Shkodrës.

10:35
“Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë”/ Kryeministrja e Letonisë në Tiranë paralajmëron sanksione të reja për presidentin rus: Vetëm kjo e ndal!

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa, paralajmëroi sanksione të reja për Rusinë nëse Rusia nuk e merr seriozisht çështjen e armëpushimit.

10:30
Numërimi i votave preferenciale në Tiranë, Tabaku kryeson, Meta ngjitet i treti. Ja si renditen 37 kandidatët

Në Tiranë janë numëruar 1272 kuti nga 1282 në total, ndërkohë që vijon numërimi i mbi 42 mijë zarfeve të Diasporës.

10:30
Analiza e The Guardian/ Starmer e fut veten në telashe në Tiranë, ndërsa konservatorët shpërthejnë për një flamur

John Grace i ka kushtuar një analizë vizitës të një dite më parë të kryeministrit britanik, Keir Starmer.

10:22
“Putin bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët”/ Nga Tirana, Mark Rutte komenton takimin Ukrainë-Rusi në Stamboll: Topi është në fushën e presidentit rus, por…

Nga Tirana ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli për takimit që do të mbahet në Stamboll për armëpushimin Ukrainë-Rusi.

10:11
Përndiqte një shtetase, nën hetim 66-vjeçari

Një 66-vjeçar është vënë nën hetim pasi dyshohet se përndiqte një grua.

10:10
Përplasja me grushte në KZAZ-në e Kasharit, shpallet në kërkim një 40-vjeçar, dyshohet se është përfshirë në konflikt

Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në konfliktin në qendrën e numërimit të votave në Kashar.

10:05
FOTOLAJM/ Samiti në Tiranë, Rama me atletet me yllin e BE pret udhëheqësit e Europës

Tirana mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

09:58
Bisedimet në Stamboll/ Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Ukraina takohen me homologët britanikë, amerikanë, gjermanë e francezë

Zyrtarët turq kanë konfirmuar se takimi Rusi-Ukrainë do të zhvillohet këtë të premte ne Stamboll.

09:56
Sekretari amerikan i Shtetit: Tani jemi në një moment kritik për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thotë se tani është një “moment kritik” për marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke pasur parasysh nivelet e pasurimit të uraniumit në vend.

09:46
Shpresa të zhgënjyera për reforma/ DW për zgjedhjet presidenciale në Poloni: Qeveria e Donald Tuskut po humbet mbështetje!

Qeveria e Donald Tuskut po humbet mbështetje, sepse Presidenti Duda bllokon projektet e saj.

09:42
Analiza/ Eduard Zaloshnja: Vetëm për 1 mandat kanë ndikuar 145 mijë vota të diasporës. A do të ndikojnë 50 mijë të tjerat?

Nga Eduard Zaloshnja

09:30
“Takim i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe”/ Përqafime dhe të qeshura, kryeministri Rama mirëpret homologun e tij spanjoll

Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga lideri shqiptar Edi Rama.

09:18
Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna

Administrata Trump po planifikon të heqë rekomandimet rutinë për vaksinimin kundër Covid-19 për gratë shtatzëna, fëmijët dhe adoleshentët, raporton Wall Street Journal.

09:07
Sfidat e sigurisë në rajon/ Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte këtë të premte.

09:04
“Takimi me Ramën nuk shkoi siç Starmer e kishte pritur”/ Analiza e “The Times”: Prapaskenat e bisedës në Tiranë

Starmer, 1.73 m i gjatë, hodhi një vështrim lart nga Rama. Rama, 2.01 m i gjatë, hodhi një vështrim poshtë nga Starmer.

08:56
38-vjeçarja i jep fund jetës tek Liqeni i Thatë, vetëvritet me pistoletë brenda në makinë

Një 38-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë brenda një automjeti.

08:48
Ish-drejtori i FBI merret nën hetim nga Shërbimi Sekret, bëri thirrje për vrasjen e Presidentit Trump

Një ish-drejtor i FBI-së po hetohet nga Shërbimi Sekret pasi dyshohet se ka bërë thirrje për vrasjen e presidentit Trump, sipas Kristi Noem, sekretarja amerikane për sigurinë kombëtare.

08:34
Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot në Tiranë, situatë e cila ka sjellë bllokimin e disa akseve në Tiranë.

08:17
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, Rama publikon pamjet nga ambientet ku do të zhvillohen takimet

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot në Tiranë nën moton “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

07:59
Merrni çadrat me vete, java mbyllet me reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë të premte

Kjo javë do të mbyllet me reshje shiut, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme.

07:51
Biznesmeni zviceran, bashkëpronar te Chelsea, paditet nga ish-vartësja e tij: Më kërkoi marrëdhënie seksuale me…

Një miliarder zviceran dhe bashkëpronar i klubit Chelsea FC, i njohur për mbështetjen e kauzave të krahut të majtë, është akuzuar për ngacmim seksual ndaj një punonjëseje në kantinën e tij të verës në Kaliforni.

07:43
Pasi u refuzua nga Shqipëria, Starmer kërkon partnerë në Ballkan për kampet e refugjatëve, “The Times”: Ja tre vendet e mundshme

Britania është gati të hyjë në bisedime zyrtare me nëntë vende për planet për të dëbuar azilkërkuesit e refuzuar, pasi u refuzua publikisht nga Shqipëria.

07:36
FOTO/ Zbulohet autori i zjarrvënies në banesën e Kryeministrit britanik, 21-vjeçari ukrainas nën akuzë

Autoritetet britanike kanë bërë publik identitetin e personit të arrestuar në lidhje me sulmet me zjarrvënies që kanë pasur si shënjestër shtëpinë private të kryeministrit britanik, Keir Starmer.

07:16
Vizita e Starmer në Tiranë, Sky News: Pse Shqipëria tha “JO” për kampet e refugjatëve, incidenti me David Cameron në 2024

Keir Starmer e përdori vizitën e tij të parë në Shqipëri për të shpallur se Mbretëria e Bashkuar është e interesuar të krijojë “qendra kthimi” për të dëbuar emigrantët.

07:05
Bundestagu gjerman aprovon shpenzimet për mbrojtje, 5% e buxhetit do të shkojë për ushtrinë

Gjermania pajtohet “në parim” me propozimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të buxhetit, siç deklaroi Ministri i Jashtëm gjerman në Samitin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia të Turqisë.

E enjte, 15 Maj 2025
23:29
Një supergol dhe një asist, adoleshenti Yamal shpall kampion të Spanjës Barcelonën pas fitores në derbi

Barcelona është zyrtarisht kampione e La Ligas për sezonin 2024/25 pas një fitoreje të ngushtë, por të artë në derbin katalanas ndaj Espanyolit.

22:47
Video/ Makina përplaset me tifozët pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona, 13 të plagosur

Një incident tronditës ndodhi pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona në Spanjë (e cila filloi me vonesë), kur një makinë u përplas me tifozët e Espanyol pranë stadiumit.

22:29
12.9 milionë ndjekës në pak orë, debutimi i parë i Papa Leo XIV në Instagram thyen rekordin

“Paqja qoftë me të gjithë ju!” – me këtë përshëndetje të thjeshtë, por plot domethënie, Papa Leo XIV bëri debutimin e tij në platformën sociale Instagram, duke shënuar një tjetër moment historik në rrugëtimin dixhital të Selisë së Shenjtë.

22:04
“Farsa elektorale”, Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës për rikthimin e votës së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte sot në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, nga ku deklaroi se shkoi për të denoncuar “farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të mbrojtur votën e shqiptarëve”.

22:02
Begaj pret në takim Presidentin e KiE-së: Shqipëria do të vijojë të luajë rolin si urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës

Presidenti i Republikës takoi këtë pasdite Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, që mbërriti në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Shqipëri.

21:52
“A keni këllqe t’i thoni Berishës largohu”/ Gazetari përplaset me opozitën në ‘Top Story’, Lela: Pse ishte më mirë Basha?

Gazetari Anri Bala është ‘përplasur’ me zëdhënësin e PD Alfred Lela dhe kandidatin Aulon Kalaja në ‘Top Story’.

21:45
Lista preferenciale e Fierit, numërimi drejt fundit! Shtatë kandidatët më të votuar të PS-së, emrat që mbeten jashtë

Në qarkun e Fierit janë numëruar 586 nga 587 kuti, sa i përket vota preferenciale.

21:45
Numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur, Gjirokastra fut në Kuvend Tërmet Peçin, lë jashtë Arben Ristanin

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Gjirokastrës, qark i cili i dha 3 mandate Partisë Socialiste dhe 1 asaj Demokrate.

21:40
Video/ Rekord i ri botëror, ‘Kubi i Purdubik’ sfidon njerëzimin me një zgjidhje të pabesueshme

Një rekord botëror i pabesueshëm Guinness u vendos nga një robot që arriti të zgjidhte një Kub të Rubikut në vetëm 0.103 sekonda – më shpejt sesa i duhet një syri të mbyllë e të hapë qepallat.

21:40
PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! 4 deputetë mbeten jashtë

Në Elbasan Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.

21:37
Humbja e thellë ndaj Ramës në 11 maj, Lorenc Vangjeli: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë mbrëmje në Top Story me Grida Dumën, tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.

21:36
“Fitore e patronazhuar”/ Rakipllari debat me Lelën në “Top Story”: Analizo shifrat, koalicioni i PD mori 220 mijë vota më pak se në 2021

Në studion e ‘Top Story’, drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela u shpreh se zgjedhjet e 11 majit favorizuan Partinë Socialiste dhe fitoren e quajti të ‘patronazhuar’.

21:35
Vota preferenciale e Durrësit, emrat e deputetëve të PS dhe PD në Kuvend. Ja cilët mbeten jashtë

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 487 nga 493 kuti votimi sa i përket votave preferenciale ku PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.

21:30
Vota preferenciale në Berat/ PS nxjerr 3 deputetë nga lista e hapur, PD vetëm dy të listës së mbyllur (EMRAT)

Vota preferenciale në Berat ka konfirmuar mandatin për, Hysen Buzalin, Fadil Nasufin nga Partia Socialiste si dhe Hatixhe Konomin, e cila përfiton nga kuotat gjinore.

21:28
Al Pacino i bashkohet kastit të filmit “Maserati: The Brothers”

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit biografik të ardhshëm “Maserati: The Brothers”, së bashku me Anthony Hopkins, Andy Garcia, Jessica Alba, Michele Morrone dhe Salvatore Esposito.

21:27
Akuza e fortë e kandidatit të PD: Më janë vjedhur votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

Kandidati i listës së hapur të PD në qarkun Durrës, Aulon Kalaja, ka bërë një denoncim të fortë këtë mbrëmje në Top Story në Top Channel.

21:16
Partneriteti mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së, presidenti arab: Do investojmë 1.4 trilionë dollarë në Amerikë në 10 vitet e ardhshme

Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se do të investojnë 1.4 trilionë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadës së ardhshme.

21:13
Putin shkarkon shefin e Forcave Tokësore ruse dhe e emëron në një pozicion të ri

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Tokësore, gjenerali Oleg Saliukov, është emëruar Zëvendës Sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

21:04
Tensione në Eurovision! Ndërpritet prova e Izraelit mes protestash pro-Palestinës në arenën e Bazelit

Tension në arenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, ku gjatë provave për gjysmëfinalen e dytë u ndërpre performanca e përfaqësuesit të Izraelit, Yuval Raphael, pas ndërhyrjes së protestuesve pro-palestinezë.

20:54
E trishtë! Ndahet nga jeta mjeku pediatër i QSUT, ishte në krye të detyrës prej 20 vitesh

Një lajm i trishtë vjen këtë të enjte nga Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

20:35
Antonio Costa i bën thirrje Shkupit të ndryshoje Kushtetutën për të nisur negociatat me BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i tha sot Shkupit se është e nevojshme të ndryshojë Kushtetutën e tij (në mënyrë që të përfshijë pakicën bullgare që jeton në vend) nëse dëshiron të fillojë negociatat e pranimit me BE-në.

20:33
Pas njoftimit se partia e tij “Aleanca për Shqiptarët” do largohet nga koalicioni qeveritar, Arben Taravari jep dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dorëzoi dorëheqjen në qeveri, ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë.

20:23
Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll Rripin e Gazës, duke thënë në një tryezë në Katar se SHBA-ja do ta “bënte atë një zonë të lirisë”.

20:00
EMRAT/ Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona

Operacion antidrogë në Korçë, me rezultat dy persona të arrestuar.

19:56
Trump bëhet gjysh për të 11-tën herë, vajza e tij Tiffany sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Presidenti amerikan, Donald Trump është bërë gjysh për herë të 11-të, pasi vajza e tij, Tiffany, lindi një djalë.

19:35
Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, mediat ruse: Bisedimet do të nisin nesër

Negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll do të fillojnë nesër, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.

19:18
E ngritën për ta nderuar, e hoqën në heshtje, zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

Një vepër prej bronzi që shfaqte Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, u vodh në qytetin e saj të lindjes, Slloveni.

19:15
Ndahet nga jeta aktori hollivudian i njohur për rolet e karaktereve të forta, mori pjesë në 3 filma të James Bond

John Don Baker luajti dy role të ndryshme në tre filma të ndryshëm të superspiunit britanik, duke luajtur si rolin e një personazhi të mirë ashtu edhe atë të të keqit.

19:10
Zbulohet misteri, pse macet portokalli janë pothuajse gjithmonë meshkuj?

Pas dekadash mister, shkencëtarët nga Japonia dhe SHBA kanë zbuluar pse disa mace kanë gëzofin portokalli dhe pse shumica prej tyre janë meshkuj.

18:56
“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë seancë publike ditën e nesërme, në ora 09:30 me këtë rend dite.