Mbi një muaj tubim në bulevard, Rama: Shqetësimin real të qytetarëve e quaj “uji i pastër” i protestës, kurse në koren e zezë janë mbledhur të gjithë dështakët 03/07 10:18
Grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak Tiranë ka depozituar një kërkesë zyrtare për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Në relacionin e paraqitur, theksohet se prej 10 shkurtit 2025, kryeqyteti ndodhet pa drejtues të zgjedhur për shkak të proceseve penale ndaj Veliajt, duke e bërë të domosdoshme nisjen e procedurave për zëvendësimin e tij.
Sipas projektvendimit të përgatitur nga Këshilli Bashkiak, kërkesa mbështetet në Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e kryetarëve të bashkive në rast mosparaqitjeje në detyrë për periudhë 3-mujore.

Top Channel