E martë, 12 Gusht 2025
15:03
Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie

Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen me shpejtësi të flakëve.

15:00
Aulon Kalaja kallëzoi KAS-in për shpërdorim detyre, SPAK vendos mosfillimin e hetimit për çështjen

SPAK vendosi të mos fillojë hetimet mbi kallëzimin e kandidatit për deputet, Aulon Kalaja që pretendoi se numëruesit dhe subjekte të tjera në garën e 11 majit kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal duke i vjedhur votat.

14:52
Rëndohet situata! Helikopterët e emergjencave në stadiumin e Gramshit, në gatishmëri për të transportuar të plagosur

Helikopterët e emergjencave janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit në pritje për të transportuar të plagosur drejt Tiranës.

14:31
Një viktimë, tetë të plagosur! Evakuohen shtatë fshatra, pamje apokaliptike nga Gramshi

Disa fshatra të Gramshit janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra.

14:29
“T’i japim një mundësi paqes”, Orban nuk nënshkruan deklaratën e BE-së për Ukrainën: Nuk mund të japim udhëzime nga banka

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili nuk e nënshkroi deklaratën e sotme të udhëheqësve evropianë mbi Ukrainën, tha se refuzon të “japë udhëzime nga banka” përpara samitit “historik” të presidentit amerikan, Donald Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

14:15
BE ushtron presion në prag të takimit Trump-Putin në Alaska: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë të martën se “Ukraina ka të drejtën e natyrshme të zgjedhë vetë fatin e saj”.

14:10
80-vjeçari humb jetën mes flakëve në Gramsh! Dyshohet se i moshuari ndezi zjarr në kopshtin e banesës në Kullollas, situata i doli nga kontrolli

Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit.

14:03
Kriza në Kosovë/ Diplomatët kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, u kanë kërkuar subjekteve politike parlamentare që ta zbatojnë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili dha disa qartësi se si të dilet nga ngërçi juridik dhe politik për konstituimin e Kuvendit.

13:58
Plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në Muriqan, fotoja e autorit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të marteje në aksin rrugor Muriqan-Shkodër.

13:58
Analiza e The Times/ Rusia po lufton për ta zhdukur Ukrainën, shkëmbimi i territoreve nuk do t’i japë fund luftës

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, ka pasur dy fraza që kanë qenë shtyllat kryesore të fjalimeve të përditshme të presidentit Zelensky drejtuar kombit: “fitore” dhe “një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.

13:43
Gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve

Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.

13:41
Izraeli e quajti gazetarin e vrarë si pjesë të Hamasit, reagon Al Jazeera: Gënjeshtër, duan të heshtin një prej zërave të fundit brenda Gazës

Lajmi i fundit nga lufta që nuk përfundon tregonte për një bombardim, dhe ishte një raketë që vrau Anas al Sharif nga Al Jazeera së bashku me pesë kolegë, katër prej tyre të së njëjtës media.

13:37
Nga hero kombëtar në tradhtar: Përballja e papritur e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Nga Enver Robelli

13:29
Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre.

13:21
Zjarrfikësit bllokohen në fshtatrat e Gramshit! Banesat digjen, banorët në lot, refuzojnë të largohen

Del jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.

13:19
Zjarri ‘nuk kursen’ as Parkun Natyror të Munellës në Kukës, flakët përfshijnë një territor me rëndësi të veçantë ekologjike!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë orëve të fundit pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës në Kukës, konkretisht në zonën administrative të Malziut, në vendin e quajtur Maja e Zezë.

13:11
Vllahoviç refuzon largimin dhe i bllokon merkaton, reagon Juventus: Nëse qëndron, të pret stoli

Marrëdhënia Vllahoviç-Juventusi vijon të jetë në ditët e saja më të këqija, këtë fillim sezoni asnjë foto, asnjë postim me numrin 9 si mbishkrim, asgjë fare.

13:11
Shpëtoi tre të aksidentuarit, policit Klajdi Mustaj i dorëzohet Certifikata për Shërbim: Shembull frymëzimi për çdo efektive të Dalluara

Punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj u vlerësua sot me certifikatën e akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për aktin e tij të guximshëm në shpëtimin e tre personave të evakuuar.

13:05
Rëndohet situata në Gramsh, digjet teqeja e Shemberdhenjes! Një person i bllokuar brenda

Rëndohet situata në Gramsh.

12:32
Kërkohet ndihmë urgjente në fshatrat e Gramshit, dyshohet për viktima

Në fshatin Kullollas dhe Bletës të Gramshit zjarri po djeg shtëpitë.

12:25
Zjarret jashtë kontrollit! Banorët e tre fshatrave në Gramsh urdhërohen të lënë shtëpitë

Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

12:16
“Brigitte është burrë”, Macron ngre padi për shpifje ndaj influencueses amerikane: Bën pjesë në një rrjet ekstremist, është e rrezikshme

Njëherë e mirë: Brigitte Macron nuk është burrë dhe kush e pohon me ngulm, në këtë rast influencerja amerikane Candace Owens, mund të ketë interesa politike dhe destabilizuese, veçanërisht lidhje me të djathtën ekstreme dhe Rusinë.

12:13
500 turistë u evakuuan/ Beteja me flakët, vihet nën kontroll zjarri te Syri i Kaltër

Zjarri që përfshiu dje zonën turistike të Syrit të Kaltër, ku u evakuuan rreth 500 turistë, është arritur të vihet plotësisht nën kontroll.

12:06
Humbi gjurmët teksa notonte me nënën në det, gjendet pa shenja jete 6-vjeçari në Itali

Trupi i një 6-vjeçari, i cili u zhdukur pasditen e së hënës në plazhin e Ca’ Pasquali, në Cavallino-Treporti, afër Venecias, u gjet pa shenja jeta.

12:06
Zbulohen prapaskenat në prag të takimit Trump- Putin. Meloni i telefonon presidentit të SHBA, BE kërkon një vend në negociata

Italia është plotësisht e përafruar me qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili kërkon një vend zyrtar në tryezën e negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

11:54
SHBA/ Tre të vrarë, përfshirë një fëmijë, pas të shtënave me armë në Teksas

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, humbën jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në parkingun e një dyqani Target në Austin të Teksasit, SHBA, përpara se të vidhte dy makina dhe të neutralizohej nga policia me një elektroshok, njoftuan autoritetet lokale.

11:51
“Divorc” i hidhur mes Moratës dhe Galatasarayt, bomberi spanjoll kritikon klubin turk: Kontrata nuk u respektua

Alvaro Morata më në fund është larguar nga Galatasaray, duke i dhënë fund kontratës me gjigantët turk dhe është gati të nënshkruajë për Comon.

11:48
Tjetër vatër zjarri në Gramsh! Situata kritike në fshatrat Sojnik, Mukaj dhe Kukur

Një tjetër vatër zjarri ne bashkinë e Gramshit.

11:44
Hetimet për makinën e djegur në Korçë/ Procedohet dy persona, dhanë deklarime të rreme për ngjarjen

Djegia e një makine një ditë më parë në qytetin e Korçës, dyshohet se ishte e qëllimshme.

11:36
Opozita izraelite thërret për protestë në mbështetje të pengjeve në Gaza, lideri opozitar: E kërkuan familjarët

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Gair Lapid, bëri thirrje për një grevë në solidaritet me pengjet izraelite në Gaza të dielën e ardhshme, duke i bërë jehonë një thirrjeje të bërë më parë nga familjet e pengjeve.

11:25
“Pse ia merr lekët?!”/ Braçe përplaset me qytetarin që u merr para banorëve kur parkojnë në rrugë: Ky abuzim po bezdis pafund njerëzit!

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një rast, ku ambienti pranë shkollës “At Zef Pllumi” përdoret si parkim privat.

11:17
U gjet pa ndjenja nga organizatorët në mes të eventit sportiv, ndërron jetë pas 4 ditësh në spital sportisti italian

Sportisti italian, Mattia Debertolis ka ndërruar jetë pasi u rrëzua gjatë Lojërave Botërore në Kinë javën e kaluar.

11:15
Raporti i BBC: Mijëra punëtorë nga Koreja e Veriut dërgohen në Rusi dhe punojnë në kushte çnjerëzore

Mijëra qytetarë të Koresë së Veriut dërgohen për të punuar në kushte skllavërie në Rusi.

10:46
Shqetësime për Bianca Censorin pas fotove të reja, ndjekësit interpretojnë mesazhin: Izolim simbolik

Bianca Censori, bashkëshortja e artistit të njohur Kanye West, ka ngritur shqetësime tek fansat e saj pas publikimit të një fotografie provokuese në rrjetet sociale.

10:43
Shqipëria “nën flakë”! 50 vatra zjarri gjatë 24 orëve, ministria e Mbrojtjes: Rrezik i lartë nëpër pyje

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive.

10:38
Vrasja dhe groposja e një personi në Lipjan, arrestohet autori i dyshuar

Një person është vënë në pranga nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e një shtetasi në fshatin Baicë të Lipjanit, disa ditë më parë.

10:29
Gara me qen që shkaktoi një viktimë! Zbardhet ngjarja e rëndë në Prizren

Një garë me qen dhe një mosmarrëveshje mes pronarëve dyshohet se u bë shkak i vrasjes që ndodhi në Prizren në 10 gusht.

10:27
Shfaqja e rrallë e Sharon Stone me tre djemtë e saj, aktorja pozon në tapetin e kuq të ‘Nobody 2’

Sharon Stone bëri një paraqitje të rrallë me tre djemtë e saj të adoptuar në premierën në Los Angeles të filmit të saj të ri “Nobody 2”.

10:15
Fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Kakavijës! 112.000 udhëtarë në 10 ditët e para të gushtit, 20% më shumë se vitin e kaluar

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare Kakavijë janë përpunuar rreth 12.400 shtetas dhe mbi 4.100 mjete.

10:01
Dhjetëra vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, situata më kritike në Fushë-Arrëz! 50 banesa të evakuuara

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e qarkut Shkodër janë regjistruar dhjetëra vatra zjarri, shumica e të cilave janë izoluar nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, policisë, shërbimit pyjor dhe ushtrisë.

09:59
Kina ndalon përdorimin e çipave H20 të Nvidia nga kompanitë shtetërore dhe ato të lidhura me qeverinë

Autoritetet kineze u kanë kërkuar kompanive vendase të shmangin përdorimin e procesorëve H20 të prodhuar nga Nvidia, veçanërisht për projekte që lidhen me qeverinë, raportoi sot Bloomberg News, duke cituar disa burime.

09:39
Sekuestrohet drogë me vlerë 300 mijë euro në Prizren, arrestohet një person

Një person është arrestuar, pasi i është gjetur drogë që kap vlerën e rreth 300 mijë eurove, njoftoi Policia e Kosovës.

09:38
Çështja Epstein, gjykata refuzon kërkesën për publikimin e dokumenteve mbi Maxwellin

Një gjyqtar federal amerikan hodhi poshtë të hënën një kërkesë të Departamentit të Drejtësisë për të publikuar dokumente nga çështja penale kundër Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja prej vitesh e financierit të ndjerë dhe trafikantit të seksit, Jeffrey Epstein.

09:10
Shpërthim tragjik në një fabrikë në SHBA, dy të vdekur dhe dhjetë të plagosur

Të paktën dy punëtorë humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë koksi – një lloj qymyri i ngurtë që përdoret në industri – sipas të dhënave të fundit të publikuara nga policia.

09:06
“PO” përjetë! Cristiano Ronaldo i propozon Georginës, fotoja e unazës po bën xhiron e rrjetit

Cristiano Ronaldo do të martohet! Ylli portugez i futbollit ka marrë një tjetër “po” historike, këtë herë jashtë fushës.

08:35
“Nuk presim asgjë”/ Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të takohen këtë javë në Alaskë për të negociuar dhënien fund të luftës në Ukrainë, të shumtë janë ata që presin pakt. Ukrainasit nuk janë në mesin e tyre.

08:30
Ndjekje dramatike në Nju Jork, oficerja e policisë zhytet në ujë për të kapur hajdutin

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, e cila përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një zhytje në ujë.

08:10
Krisja totale e PSG-së me Donnarumman, skuadra franceze e përjashton nga lista e lojtarëve të grumbulluar për finalen e Superkupës së Europës

Gigio Donnarumma është ftuar me mirësjellje nga Paris Saint-Germain të gjejë një sistemim të ri, madje sa më shpejt, për të mos rrezikuar të mbetet një vit të tërë pa luajtur – një vit që çon (shpresohet) drejt Botërorit me Italinë.

08:06
Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura.

07:46
Chiesa nuk luan pothuajse kurrë, por i duhet Liverpool-it. Ja çfarë mund të ndodhë tani

Liverpool-i i ka bërë të ditur ish-lojtarit të Juventusit se dëshiron ta mbajë, por nëse do të mbërrinte Isak (Newcastle ka refuzuar një ofertë prej 125 milionë eurosh), mes bilancit financiar dhe numrave në skuadër situata mund të ndryshojë.

07:35
Pse është problem ari zviceran? Trump vendos tarifat më të larta ndaj Zvicrës, pritet kundërpërgjigje ndaj SHBA

Trumpi ka vendosur tarifa prej 39 përqind ndaj Zvicrës – më të lartat ndaj ndonjë vendi të zhvilluar në Evropë. Qeveria zvicerane është vënë nën presion.

07:23
“Vëllai u vra, djali im mban emrin e tij”, rrëfimi i ish-futbollistit të Milanit, Kaladze: Në Itali më dhanë forcë, familja ime do shkatërrohej nëse…

Ish-lojtari kuqezi sot është kryetar bashkie i Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë së tij: “Më jep të njëjtën gëzim si kur fitoja Champions-in me Milanin”. Dhe për djalin Levan: “Më ngjan shumë, mund të bëhet më i fortë se unë”.

07:10
Temperatura deri në 41 gradë C! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

E hënë, 11 Gusht 2025
23:03
Tjetër vrasje në Kosovë! Ekzekutohet me armë një person, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Vritet një person në Kosovë.

23:03
Tensionet brenda familjes Kardashian, Kourtney kërcënon të largohet nga shfaqja dhe përplaset me Kim?

ourtney Kardashian, e njohur si anëtarja më e qetë e dinastisë Kardashian-Jenner, po përjeton tensione të forta brenda familjes, veçanërisht me motrën e saj Kim Kardashian.

22:46
Pas disa raundesh negociata në Suedi, Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për pezullimin e tarifave ndaj mallrave kineze për 90 ditë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjat pezullimin e rivendosjes së tarifave amerikane mbi mallrat kineze për 90 ditë të tjera, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNBC.

22:37
Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Pezullohen 4 policë, dyshohet se bashkëpunuan me autorët

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka filluar një hetim paraprak për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës është përfshirë në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

22:23
Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh në Peru, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në Perunë jugore, thanë autoritetet.

22:00
Shpërthim në fabrikën e çelikut në Pensilvani/ Një i vdekur, dhjetëra të plagosur dhe një i zhdukur

Një shpërthim u raportua në uzinën US Steel Clairton jashtë Pittsburgh, Pensilvani, të hënën, duke shkaktuar lëndime të shumta dhe duke bllokuar disa persona, thonë zyrtarët.

21:59
Po transportonin një ton e gjysmë kokainë, autoritetet në Guatemala arrestojnë 5 meksikanë dhe 1 shtetas nga Salvadori

Autoritetet thanë sot se marina e Guatemalës ka arrestuar pesë meksikanë dhe një salvadorian që transportonin një ton e gjysmë kokainë.

21:58
Samiti në Alaska, Trump: Do të përpiqem t’i kthej Ukrainës një pjesë të territorit të pushtuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se gjatë takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin të premten, do të përpiqet që një pjesë e territorit të pushtuar nga Rusia t’i kthehet Ukrainës.

21:47
Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike kryeqytetin e Irakut, rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Një “blackout” goditi rrjetin elektrik të Irakut sot, i shkaktuar nga temperaturat rekord të larta dhe një rritje e kërkesës që shkatërroi dy linja transmetimi, tha Ministria e Energjetikës.

21:39
Zjarr në Selitë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve

Një vatër zjarri është konstatuar në zonën e Selitës në Tiranë.

21:24
Tragjike në Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën 3 muajshe dhe vetëvritet! Futet me makinë në korsinë e kundërt

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij gjatë një grindjeje.

21:12
U pa duke ecur i zhveshur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

Një pilot i easyJet është pezulluar në pritje të një hetimi nga autoritetet pas akuzave se është parë duke ecur i zhveshur në një hotel luksoz afrikan.

21:00
Katy Perry tregon plagët e saj nga turneu! Momente dramatike që ndjekësit nuk do t’i harrojnë

Këngëtarja amerikane Katy Perry ka ndarë me fansat në Instagram disa foto që tregojnë lëndimet që ka pësuar gjatë turneut të saj botëror “Lifetime”.

20:43
Pesë gazetarë të Al Jazeera të vrarë në Gaza, OKB dënon sulmin: Shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dënoi ashpër një sulm ajror izraelit në Gaza, që vrau pesë gazetarë të rrjetit Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

20:33
Shkaktarë të ndezjes së zjarreve, arrestohet një person! Nis hetimi për dy të tjerë

Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të zjarreve në zona të ndryshme të vendit.

20:31
Një virus i zakonshëm mund të nxisë zhvillimin e një lloji të rrezikshëm kanceri?!

Studimi i ri tregon se beta-HPV mund të integrohet në ADN dhe të nxisë zhvillimin e kancerit, veçanërisht tek personat me imunitet të dobësuar.

20:22
Aksident i trefishtë në Klos, dërgohen në spital të lënduarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Klos brenda tunelit në fshatin Fshat.

20:20
“BE mbështet hapat e SHBA-së drejt paqes”, Kallas: Mbështetje për Ukrainën dhe presion mbi Rusinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas tha se mbështetja për Ukrainën dhe presioni për Rusinë.

20:14
30 vatra aktive në vend/ Përkeqësohet situata në Poliçan, Fushë Arrëz dhe “Syrin e Kaltër”, evakuohen banorët, digjet një banesë

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive, ndërsa janë evakuuar banorë në disa zona.

19:50
Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan- Mifol, në vendin e quajtur Ferras.

19:45
“Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, Balluku inspekton punimet: Sezoni i ardhshëm veror iu gjen me rrugë të re

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet në aksin Berat-Ballaban.

19:16
“Kokteji molotov” po përhap zjarret, shkencëtarët ngrenë alarmin: Evropa Jugore mes të nxehtit vdekjeprurës

E gjithë Evropa Jugore po përballet me një valë ekstreme të nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 44 gradë celsius, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë për një kombinim vdekjeprurës kushtesh klimatike, të cilin e kanë cilësuar si një “koktej Molotov”, që po nxit përhapjen e zjarreve të mëdha në rajonin e Mesdheut.

19:08
Aksidenti i rëndë në “Qafën e Koshovicës”, ndërron jetë pas tre ditësh 15-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 15-vjeçari që u përfshi disa ditë më parë në aksidentin rrugor të ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

18:56
“Do e di në dy minutat e para nëse do arrijmë një marrëveshje”, Trump: Jam i bindur që do t’i vendos Putinin dhe Zelenskyn në një dhomë

Presidenti amerikan, Donald Trump në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, pasi e përshkroi takimin e tij me Putinin si “paraprak”, tha se do ta dinte menjëherë nëse do të arrinte një marrëveshje me rusin dhe deklaroi se ishte i bindur se do ta vendoste atë “në një dhomë me Zelenskyn” për të “zgjidhur” çështjen e Ukrainës.

18:46
Tragjedi në Itali! Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në makinën e familjes së tij, e parkuar nën diellin përvëlues.

18:40
“U përleshëm rëndë, më provokoi”, boksieri shqiptar tregon për TCH sherrin me djalin e kriminelit serb, kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic.

18:24
Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon liderin suprem të Iranit: Kur të dalësh nga bunkeri, ngriji sytë drejt qiellit dhe dëgjo me kujdes zhurmat

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka rikthyer deklaratat e tij agresive kundër Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

18:00
Zjarr në zonën e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore në Leskovik, flakën nisën në tokën greke

Një vatër zjarri është shënuar edhe në zonën e njohur si Piramida 12, në Leskovik, në kufi me shtetin grek.

17:55
Situatë emergjente në pyjet e Gramshit, terreni i thepisur vështirëson vënien nën kontroll të flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik.

17:49
Zjarri u afrohet banesave në Tërbaç të Vlorës, banorët apel për ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne në fshatin Tërbaç, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota.

17:29
Vdekja e gazetarit të Al Jazeera-s në Gaza, qytetarët i japin lamtumirën 28-vjeçarit, dërgohet drejt banesës së fundit

Qindra palestinezë në qytetin e Gazës u kanë dhënë lamtumirën gazetarëve të Al Jazeera-s të vrarë në një sulm ajror izraelit jashtë spitalit al-Shifa.

17:21
Tragjedi në Angli! Një person humb jetën pas një përleshje me disa adoleshentë, arrestohen një vajzë 16-vjeçare dhe dy djem 15-vjeçarë

Tre adoleshentë janë arrestuar me dyshimin për vrasje, pasi një burrë në të 40-at ka ndërruar jetë pas një “sulmi” në Isle of Sheppey pranë Kent në Britaninë e Madhe.

17:18
Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

Situata në Parkun e Syrit të Kaltër është përkeqësuar pas përhapjes së flakëve.

17:09
Europa në lëvizje në prag të takimit Trump-Putin, Bloomberg: Liderët europianë dhe Zelensky do të flasin në telefon me presidentin amerikan të mërkurën

Udhëheqësit europianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të flasin në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump të mërkurën, përpara takimit të tij të ardhshëm me homologun e tij rus, Vladimir Putin të premten në Alaska, tha qeveria gjermane.

17:08
“Uashingtoni është pushtuar nga bandat, maniakë të droguar dhe të pastrehë”,Trump: Departamenti i Policisë nën kontroll të drejtpërdrejtë federal

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon sot një konferencë për mediat për të përshkruar planet për t’i dhënë fund “krimit, vrasjeve dhe vdekjes” në Uashington DC.

16:54
Takimi Trump-Putin, ndihmësi i ngushtë i presidentit rus: Ky samit do sjellë paqe në Ukrainë

Ndihmësi i ngushtë i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), Kirill Dimitriev, shprehu besimin se takimi kokë më kokë i Vladimir Putinit me Donald Trumpin në Alaska më 15 gusht do të “sjellë paqe” në Ukrainë.

16:43
Në Angli hidhet hipoteza e bujshme, Manchester City gati të transferojë yllin brazilian të Realit

Manchester City po konsideron transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo, sipas raporteve të fundit.

16:34
Arrestohet grupi në Spanjë, fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen substanca të jashtëligjshme

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion ligjshmëria nga shteti në shtet, 117 bimë kaktusësh San Pedro dhe disa shishe helm për bretkosa, pasi bastisi dy prona rurale që përdoreshin për të pritur tërheqje shpirtërore fitimprurëse që premtonin “udhëtime astrale”.

16:31
Shënoi gol në ndeshjen e parë të kampionatit, “i harruari” nga Sylvinho bëhet pjesë e formacionit më të mirë të javës në Angli

Anis Mehmeti e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Championship me skuadrën e Bristol City.

16:30
Vrasja e trefishtë në Gjilan, Prokuroria Speciale për TCH: Ja arsyet e lirimit të Mefail Shkodrës

Prokuroria Speciale ka sqaruar për Top Channel rrethanat se si ka ardhur deri te arrestimi i Mefail Shkodrës në qershor dhe arsyet pse iu zëvendësua paraburgimi me masën e dorëzanisë.

16:23
Tragjike në Milano! Katër minorenë vjedhin makinën me targa franceze, përplasin për vdekje të moshuarën dhe më pas arratisen

Një grua 71-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë me targa franceze, që më pas rezultoi e vjedhur, në Milano.

16:11
Panik në stacionin austriak! Burri kapet jashtë trenit gjatë pushimit për cigare, shpëton falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit

Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme u regjistrua në Austri, ku një burrë shpëtoi duke u mbajtur jashtë një treni me shpejtësi të lartë, i cili u nis nga stacioni ndërsa ai po shkonte për një pushim për të pirë një cigare.

16:00
Turizmi, 38 mijë më shumë në korrik/ Të dhënat e agjencisë “MIA”: Fluksi ka vazhduar edhe gjatë muajit gusht

Kureshtja e turistëve të huaj për të parë nga afër Shqipërinë e vogël, për të cilën vitet e fundit po dëgjojnë kudo, ka rritur ndjeshëm numrin e atyre që vijnë për ta parë nga afër tokën e shqiponjave.

15:56
Ngjarja e pazakontë në Detin e Veriut! Kandilat e detit ‘pushtojnë’ centralin më të madh bërthamor në Francë, alarmohet industria energjetike

Një prej centraleve më të mëdha bërthamore në Francë, ai i Gravelines në veri të vendit, është detyruar të ndalojë plotësisht prodhimin pas një ngjarjeje të pazakontë: një tufë masive kandilësh deti ka bllokuar filtrat e ujit ftohës.

15:53
Operacioni izraelit në Gaza ndez alarmin në Paris, Macron kërkon ndërhyrje të OKB-së: Mund të krijojë një luftë të përhershme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër pas njoftimit të qeverisë izraelite për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, përfshirë kampet Mawasi, si dhe për planet për riokupim të territoreve.

15:38
“Plas” te PSG, të gjithë e duan “Topin e Artë”! Donnarumma kërkon pjesën e tij, Hakimi i del kundër Dembeles: E meritoj unë më shumë

Gjithçka që shkëlqen nuk është ar. Pas një sezoni historik dhe triumfit në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germain ka vendosur plot nëntë lojtarë në listën e ngushtë prej 30 emrash për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”. Por, në dhomat e zhveshjes së Luis Enriques duket se nuk ka vetëm festë – kanë nisur përplasjet mes pretendentëve.

15:35
Zjarret shkatërruese në Francë, Itali dhe Spanjë/ Si po ndikon vala e nxehtësisë ekstreme në Europën Jugore

Europa jugore po përballet me një valë të nxehtësisë ekstreme, me temperatura që arrijnë deri në 42°C, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë për një “koktej molotov” klimatik që po ushqen zjarret e mëdha në zonat e Mesdheut.