Humbi jetën në krye të detyrës/ Hita i dorëzon familjes së Enea Mekollit medaljen e mirënjohjes, djali i tij merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’ Prej dy ditësh familja Zito në fshatin Strelcë të Maliqit ka mbetur në qiell të hapur pasi një zjarr shkrumboi banesën ku jetonin 5 anëtarët e saj.
Sipas policisë dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ndërsa për kryefamiljarin barra që i mbeti mbi supe është e madhe.
Pas largimit të bashkëshortes ai së bashku me nënën e moshuar kujdeset për fëmijët e mitur, por tani ka humbur të gjitha rezervat ushqimore, strehën dhe mjetet e punës që i shërbenin për të siguruat jetesën.
Duke treguar gjendjen dëshpëruese në të cilën ka mbetur familja e tij ai ngre dyshime se zjarri mund të mos ketë qenë aksidental ndërsa apelon për ndihmë.
Nga ana e saj Bashkia Maliq, ka bërë me dije se do merren masat e nevojshme për ti ardhur në ndihmë kësaj familje.
Përkohësisht është menduar që familja Zito të strehohet në ambulancën e fshatit derisa bashkia të rindërtojë banesën, ndërsa nuk do mungojnë as paketat ushqimore.
Top Channel