E shtunë, 20 Shtator 2025
15:37
Spiropali merr telefonatën e urimit nga Gërvalla: Do të jemi krah për krah për të çuar para qëllimet tona të përbashkëta

Ministrja e Jashtme e vendit tonë ka marrë një telefonatë urimi nga homologia e saj nga Kosova, Donika Gërvalla.

15:28
Ligjvënësi amerikan paraqet amendament në Kongres: SHBA të mbështesë hyrjen e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan, Brian Mast, i cili është dhe kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, ka paraqitur një amendament në Kongres në të cilin kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

15:23
Shqetësimi i serbëve në veri të Kosovës për sistemin e shëndetësisë dhe arsimit: Integrimi i sforcuar është i dëmshëm

Shkollat dhe spitalet në komunat me shumicë serbe në Kosovë, vazhdojnë të funksionojnë me sistemin e Serbisë.

15:17
Perimet po hidhen në kanal, fermerët: Tregu nuk po i tërheq më nga frika e helmeve, shteti duhet të bëjë kontrolle

Gramoz Lima nga fshati Suk 2 i Fierit, prej 10 vitesh merret me punët e bujqësisë.

14:34
Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: Po sfidon shtetin, e mbyllëm dhe e hapën prapë

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë.

14:23
Rama publikon video nga largimi i varrezave të makinave: Vatra ndotjeje që do t’ia lenë vendin gjelbërimit

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, njoftoi se Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara ka nisur punën për ‘zhdukjen’ e varrezave të makinave në qytetet e vendit.

13:55
Mediat paraguajane raportojnë për trafikun e drogës nga vëllezërit Çopja: Rënia e klanit të fuqishëm shqiptar me lidhje të forta në Amerikën e Jugut

Mediat paraguajane raportojnë për shkatërrimin e një klani shqiptar me ndikim të madh në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë u shkatërrua muajin e kaluar dhe arrestimin e 11 anëtarëve kryesorë në Shqipëri, Belgjikë dhe Republikën Dominikane.

13:48
Ishin bllokuar në Ujvarën e Shëngjergjit, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë pas 12 orësh kërkimi

Tiranë Policia iu vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë të kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit. Shërbimet e Komisariatit të ushtrisë Nr. 4, në bllokun me Njësinë Alpine Forcës Kombëtare të Sigurisë së Tiranës, pas marrjes së njoftimeve të organizimit të informacionit për t’u ardhur në ndihmë të dy turistëve gjermanë, të gjithë […]

13:33
Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, “kap raketa, predha, avionë dhe dronë”

Izraeli njoftoi se ka nisur instalimin e një sistemi të ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, predhave, mortajave, avionëve dhe dronëve. Sistemi është mjaft efektiv dhe me një kosto shumë të ulët operative.

13:17
Të rrezikuar në rrugë, çfarë duhet bërë në rastet kur shikoni shtylla të dëmtuara?

Tragjedia e shënuar në Durrës, ku një qytetar humbi jetën në rrugë si pasojë e kontaktit me energjinë, ka zgjuar një urgjencë për vëmendje ndaj rrjetit elektrik.

12:51
Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

Mijëra të rinj kanë zgjedhur të punojnë nëpër call-center, jo se e pëlqejnë, por se nuk gjejnë një vend pune, ndonëse e kanë një diplomë.

12:28
Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e mazhorancës, Peleshi thërret konferencën e kryetareve: Të miratojmë përbërjen e komisioneve

Java politike do të nisë me tentativën e radhës të kryeparlamentarit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes demokratëve dhe socialistëve.

12:15
“Një fakt që e mora vesh shumë vonë”/ Manja ia kalon stafetën Lamallarit, Rama nuk kursen kritikat: Drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër

Stafeta e drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë kalon nga Ulsi Manja te Besfort Lamallari.

12:06
“Do shmangim mbivendosjen në legjislacion përmes AI”, Besfort Lamallari flet për herë të parë si ministër Drejtësie: Përmirësimi i infrastrukturës së burgjeve prioritet

Besfort Lamallari, foli për herë të parë sot si ministër i ri i Drejtësisë.

12:00
“Ministria t’i japë formë përfundimtare Kodit Penal”, Rama: S’është e thjeshtë të lindë krijesa e një drejtësie të pavarur në një shtrat të ndotur

Fjalën e tij gjatë prezantimit të ministrit të ri të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallarit, kryeministri Edi Rama e fokusoi te reforma në drejtësi dhe nevoja për të konsoliduar drejtësinë e pavarur.

11:59
Kontrabandonin mallra të ndryshme nga Greqia, arrestohen dy persona në Korçë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë Goditen edhe dy raste të tjera të tentativës për futje të mallrave kontrabandë Tentuan të kontrabandonin veshje, produkte ushqimore dhe konfeksione të ndryshme nga Greqia; kapen në flagrancë dhe vihen në pranga nga Policia Kufitare, 2 shtetas. Sekuestrohen veshjet, produktet ushqimore dhe konfeksionet e ndryshme të kontrabanduara. Në […]

11:49
“S’do ndërhyjmë asnjëherë te çështjet e Drejtësisë”/ Zotimi i Ramës: Largimi i duarve të pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi

“S’do ndërhyjmë asnjëherë te çështjet e Drejtësisë”, ishte zotimi i kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallarit.

11:48
Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari shqiptar pranë Kapshticës

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar dhe ka arrestuar 50-vjeçarin shqiptar që e transportonte.

11:41
“Shërbëtor shembullor i shtetit”/ Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

Kryeministri Edi Rama prezantoi Besfort Lamallarin si Ministrin e ri të Drejtësisë, ndërsa theksoi rëndësinë e kalimit të stafetës në një moment kyç për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

11:07
Korçë, ndërron jetë në hotel turisti grek

Një shtetas grek ka humbur jetë këtë të shtunë në një hotel në qytetin e Korçës.

11:04
“Universitet i ri mjekësor në Fier”/ Rama: S’duhet t’i vendosim kufi ambicies, spital ekselence për turizëm shëndetësor

Kryeministri Edi Rama tregoi planin për krijimin e një universiteti të ri mjekësor në Fier, pranë Spitalit Memorial.

10:59
Raporti i “Standard & Poor’s”, vlerëson të qëndrueshme ekonominë shqiptare

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke konfirmuar gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”.

10:45
“Këtë mandat, prioritet futja e AI në Shëndetësi”/ Rama: Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura, duhet trupë mjekësore e mirëinformuar

Futja e Inteligjencës Artificiale në sistemin e Shëndetësisë është prioritet i mandatit tonë të katërt qeverisës, u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza ministren e re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Salën

10:37
“Mjekësi me Inteligjencë Artificiale”, Evis Sala flet për herë të parë si ministre e Shëndetësisë: Do të rimbursojmë barnat onkologjike, mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Evis Sala foli për herë të parë si ministre e re e shëndetësisë në prezantimin e saj përkrah kryeministrit Edi Rama.

10:30
Vota e 11 Majit/ KQZ ndan 12 milionë lekë për Qorin, Lapajn, Shehajn dhe Bashën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shpërndarjen e kompensimit financiar paszgjedhor për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, të cilat nuk kishin përfituar fonde paradhënie.

10:26
Rama prezanton në QSUT ministren e re të Shëndetësisë: Më shumë cilësi në shërbim

Ministrja e re e Shëndetësisë, Prof. Dr. Evis Sala, u prezantua para uniformave të bardha këtë të shtunë në mëngjes në një ceremoni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

10:10
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për “kartën e artë”, një milion dollarë për investitorët që duan shtetësi amerikane

Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që krijon një kartë qëndrimi “të artë”, e cila mund të merret duke paguar një shumë prej një milion dollarësh, në imazhin e “kartës së gjelbër”, e cila lejon dikë të jetojë dhe punojë në SHBA.

10:05
“Sot fluturoj, se katër muaj kam qenë i ngrirë”/ Rrëfimi emocional i avokatit Sajmit Visha pas betejës me kancerin: U ktheva në sallën e gjyqit pa lejen e mjekëve

Avokati Sajmir Visha, në një intervistë për “Ftesë në 5”, rrëfeu betejën më të rëndësishme të jetës së tij, përballjen me kancerin.

09:49
Ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar të Fierit, bien në pranga 3 organizatorët dhe 2 shtetase nga Uganda

5 persona janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar.

09:35
Administrata Trump nuk i ndahet Harvardit: Tregohuni të përgjegjshëm financiarisht nëse doni fonde federale

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po përshkallëzon fushatën e saj kundër Universitetit të Harvardit, duke vendosur kufizime të reja në fondet federale për ndihmën studentore, duke përmendur shqetësime në lidhje me “gjendjen financiare” të universitetit më të vjetër dhe më të pasur në vend.

09:27
Kultivonte bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, bie në pranga 23-vjeçari në Kurbin

Një 23-vjeçar në Kurbin është arrestua ditën e sotme pasi kultivonte bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

09:24
Ushtria izraelite intensifikon sulmet ne qytetin e Gazës, dërgon mbi 180 dronë e robotë me eksplozive për të shkatërruar fortesën e fundit të Hamasit

Ushtria izraelite paralajmëroi të premten se do të godiste Qytetin e Gazës me “forcë të paparë” pasi gati gjysmë milioni banorë ikën nga enklava mes një operacioni në shkallë të gjerë për ta pushtuar atë, i denoncuar nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.

09:12
Erdogan flet për takimin me Trump javën e ardhshme: Biseda me mikun tim të çmuar do shërbejë për shuarjen e luftërave në rajonin tonë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkroi në rrjete sociale në lidhje me takimin e njoftuar nga presidenti amerikan më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

08:54
U kap duke transportuar pako me kokainë në autostradën “Tiranë-Durrës”, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar pako me kokainë për ta shitur në zonat e kryeqytetit Yzberisht, Kashar dhe Ali Demi.

08:53
“Ajo që po dëshmojmë në Gaza është e tmerrshme”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Nuk duhet t’i frikësohemi kërcënimeve të Izraelit

“Ajo që po dëshmojmë në Gaza është e tmerrshme”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Nuk duhet t’i frikësohemi kërcënimeve të Izraelit

08:38
Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it: Kërkonte në mënyrë aktive të sulmonte SHBA-të

Ushtria amerikane tha të premten se kishte vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS) në një bastisje në Siri që sipas saj “kërcënonte drejtpërdrejt tokën amerikane”.

08:28
Jeta e Oscar Pistorius pas burgut, ish-kampioni paralimpik shijon jetën me të dashurën e tij, ndërsa nëna e ish-gruas që ai vrau qëndron e shtruar në spital

Në një nga kafenetë më luksoze të Pretorias, Goddess Café në lagjen e pasur Waterkloof, Oscar Pistorius u pa duke drekuar me partneren e tij të re, Rita Grayling.

08:14
Ishin të akuzuar për spiunazh në parlamentin britanik për Kinën, hidhen poshtë akuzat ndaj dy politikanëve, reagon kryeparlamentari: Është e pa tolerueshme

Spiunëve kinezë u është dhënë një licencë për të vepruar në parlamentin britanik pas vendimit për të rrëzuar akuzat kundër dy burrave të akuzuar për spiunazh, paralajmëroi Kryetari i Dhomës së Komunave.

08:00
Trump tha se donte ta shkarkonte, prokurori i përgjithshëm i Virxhinias lajmëron dorëheqjen nga posti

Prokurori amerikan, Erik Siebert i tha stafit të tij të premten se do të japë dorëheqjen, pasi u përball me presion të madh nga Presidenti Donald Trump për të akuzuar Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James për mashtrim me hipotekat.

07:48
Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, vendos tarifë 100 mijë dollarëshe për vizat e punëtorëve të huaj

Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një vendim ekzekutiv të premten për të vendosur një tarifë aplikimi prej 100,000 dollarësh për vizat H-1B në një përpjekje për të frenuar atë që administrata e tij e quan përdorim të tepruar të programit.

07:35
Vijojnë sulmet ruse pranë kufirit polak në Ukrainë, Varshava alarmohet dhe ngre avionët ushtarakë

Varshava ngriti në ajër avionë polakë dhe aleatë në orët e para të mëngjesit për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Polonisë, ndërsa Rusia nisi sulme ajrore që synonin Ukrainën perëndimore, një zonë afër kufirit, sipas një deklarate nga forcat e armatosura të vendit anëtar të NATO-s.

07:23
Trump publikon tjetër video sulmi ndaj karteleve të drogës: Eliminuam 3 narko-terroristë që deshën të helmonin amerikanët

Donald Trump publikoi një video të re në Truth Social të premten për një sulm amerikan që sipas tij vrau tre “narko-terroristë” në bordin e një motoskafi që transportonte drogë të destinuar për tregun amerikan.

07:10
Publikohet videoja/ Tesla nën kritika, automjeti vetëdrejtues nuk arriti të njohë kalimet hekurudhore

Tesla po përballet me kritika për sistemin e saj të drejtimit autonom, Full Self-Driving (FSD), pasi ka pasur probleme në njohjen e sinjalizimit në kalimet hekurudhore.

07:06
Mot i kthjellët me temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

E premte, 19 Shtator 2025
22:54
“Më bën përshtypje arroganca e saj”, Braçe nxjerr sms dhe denconcon Anuela Ristanin: Kam që në shkurt që i them për një emergjencë mjedisore, ajo më kërkon…

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar për neglizhencë kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

22:49
Marrëveshja për TikTokun, Trump njofton takimin me homologun kinez, Xi Jinping

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të takohet me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë vjeshtës në samitin për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC), që mbahet në Korenë e Jugut.

22:45
Historia që preku gjithë shqiptarët/ Kryefamiljari ndërroi jetë në aksident, shqiptarët ia dalin t’i dhurojnë shtëpi

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit një muaj më parë, baba i tre fëmijëve të mitur, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve. 

22:30
Rrëfimi tronditës i Kamala Harris: Biden më zhgënjeu, gruaja e tij e tërboi burrin tim në takim

Në kujtimet e saj të reja, Kamala Harris ndan momente të forta personale dhe politike, përfshirë një telefonatë tronditëse nga Joe Biden vetëm disa orë para debatit me Donald Trump.

22:24
Sërish shkelje të hapësirës ajrore në Poloni, Rusia nuk ndalet/ Shënjestron zona të tjera strategjike

Dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë pranë platformës së naftës dhe gazit Petrobaltic në Detin Baltik, duke fluturuar në mënyrë të rrezikshme dhe shumë ulët.

22:09
Inteligjenca e Irakut zbulon komplotin, ekstremistët e ISIS-it kishin planifikuar vrasjen e presidentit sirian

Inteligjenca e Irak-ut ka informuar homologët e saj sirianë për një komplot të mundshëm për të vrarë presidentin Ahmad al-Sharaa, të cilin e planifikuan ish-luftëtarë të grupit ekstremist “Hayat Tahrir al-Sham”, tani të bashkuar me ISIS-in.

22:05
Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë, reagon Spiropali: E shqetësuar për situatën e krijuar

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarak rusë.

21:46
Orban merr shembull Trump-in, do të shpallë “Antifa”-n  një organizatë terroriste

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka deklaruar sot se do të ndjekë shembullin e presidentit Trump dhe do ta shpallë lëvizjen “Antifa” si organizatë terroriste.

21:45
“Tritoli i mafies politike, nuk na ndal”/ Iu vu eksploziv në shtëpi, reagon Mziu: Mesazh i errët politik, mendojnë se do ma mbyllin gojën

“Tritoli i mafies politike, nuk na ndal”, thotë ish-kryebashkiaku i Kamzës, sot deputet, Xhelal Mziu, në reagim e shpërndarë në rrjetet e tij sociale për tritolin që shpërtheu këtë mëngjes në shtëpinë e tij.

21:43
6 muajsh u diagnostikua me probleme në zemër, Kajani vjen në studion e “Për Shqiptarët”/ Ditari prekës i nënës: Fati na buzëqeshi

Kajani ishte vetëm 6 muajsh kur shfaqi probleme të rënda në zemër e mëlçi, dhe duhej dërguar sa më shpejt për kurim të specializuar jashtë. 

21:30
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji/ Përplasje mes të akuzuarve dhe dëshmitarëve në gjyq, Dervishaj: Ç’punë ke ti këtu? Kam hall se…

Ka dëshmuar sot në sallën e gjyqit Plarent Dervishaj, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku ky i fundit mbeti i plagosur ndërsa shoferi, Andi Maloku i tij humbi jetën.

21:11
Fushë-Krujë/ Polici, sherr me grushte me fqinjin për një vend parkimi

Një polic është përfshirë në një sherr këtë mbrëmje në Fushë-Krujë.

21:01
Fiks Fare/ Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

Fiks Fare ka ndjekur për disa muaj me radhë gërryerjet e lumit Mat, duke filluar nga Rubiku, Skuraj, Ura e Zogut për të përfunduar në Milot dhe në urën e superstradës.

20:50
Vllaznia e vajzave sfidon Interin/ Shorti i hedhur në Nion përball vajzat shkodrane me gjigantët nga Milano

Shorti i hedhur sot, në Nion të Zvicrës, ka vendosur një sfidë të madhe për Vllazninë e vajzave, e cila në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup” do të ketë përballë Interin e Milanos.

20:47
“Përballë një bote e realiteti sfidues”/ Libri i Aladin Stafës, një thirrje për angazhim kritik nga brezi i ri për botën që e rrethon

“Përballë një bote e realiteti sfidues”, është një përmbledhje esesh dhe analizash e autorit Aladin Stafa, që thirrje për angazhim kritik nga brezi i ri për botën që e rrethon

20:44
Vrasja e shqiptarit në Toronto, policia në kërkim në autorit, po hetohet raporti mes tyre

Policia kanadeze po kërkon autorin e dyshuar të vrasjes së 43-vjeçarit Paulin Harusha.

20:41
Serbët në grevë/ Kundërshtojnë integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës

Në Mitrovicë të Veriut, para spitalit, punonjësit shëndetësor nga katër komunat veriore të Kosovës protestuan të premten.

20:35
Motivi i vrasjes së Charlie Kirk/ Shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedat

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e aktivistit amerikan Charlie Kirk.

20:28
Debati për Kodin Penal/ Tryeza konsultative në Durrës, gjyqtarët: Dispozita të vështira për zbatim me këto kapacitete

Diskutime dhe debate të shumta mbi draftin e ri të Kodit Penal pati sot nga gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të profesioneve të lira ligjore të Durrësit e Fierit.

20:25
Rriten eksportet, kryeson Kosova/ INSTAT: U dyfishuan dërgesat në muajin gusht, importet pësuan rënie

Në një periudhë të vitit kur eksportet shqiptare duhet të lulëzonin për shkak edhe të sezonalitet, sasia dhe vlera u zvogëluan në gusht ndërsa korriku rezulton si muaji më i mirë për to.

20:16
Arrestohen dy punonjës ambulance në Angli, dyshohen për vdekjen e gjashtë pacientëve në Wiltshire

Dy punonjës të shërbimit të ambulancës në Angli janë arrestuar si pjesë e një hetimi madhor lidhur me vdekjen e gjashtë pacientëve në qarkun Wiltshire, kanë bërë të ditur autoritetet policore britanike.

19:56
Pas kërkesës së Ramës për shkarkimin nga detyra, reagon nga burgu për herë të parë kryebashkiaku Veliaj: Dua të jem i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka drejtuar sot një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjen e javës tjetër të Këshillit Bashkiak, në të cilën pritet të vendoset për shkarkimin e tij nga detyra.

19:53
Rrëzohet padia e Trump kundër New York Times, 28 ditë kohë që presidenti të ndryshojë ankesën

Një gjyqtar federal amerikan ka rrëzuar padinë e Donald Trump për shpifje prej 15 miliardë dollarësh kundër gazetës “New York Times”, për shkak të problemeve në përmbajtjen e saj.

19:50
Histori spiunazhi mbi kampionin italian të tenisit, Sinner: Kina po i vjedh të dhënat cerebrale për të trajnuar ushtarët e së ardhmes?

Shteti aziatik dyshohet se ka shkelur sistemet e sigurisë së FocusCalm, teknologjia e biofeedback-ut e përdorur nga kampioni nga Alto Adige për të stërvitur mendjen.

19:48
Monica Bellucci dhe Tim Burton njoftojnë ndarjen: Mes nesh ka respekt të ndërsjellë

Aktorja italiane Monica Bellucci dhe regjisori i njohur Tim Burton kanë zyrtarizuar përfundimin e lidhjes së tyre nëpërmjet një deklarate të përbashkët: Me respekt të madh dhe përkujdesje të ndërsjellë, kemi vendosur të ndahemi.

19:45
“Kalova vdekje klinike”/ Sajmir Vishaj rrëfen ‘jetën e dytë’ në ‘Ftesë në 5’: Në Itali arrita thuajse i vdekur, më operuan me robot

Avokati Sajmir Vishaj, i ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka rrëfyer betejën e vështirë që kaloi pak kohë më parë me një sëmundje të rëndë.

19:38
Tre MiG rusë ‘pushtuan’ hapësirën ajrore të Estonisë, u zmbrapsën nga F-35 italianë/ Alarm për sigurinë: Dy avionë të tjerë fluturuan mbi një platformë nafte në Baltik

Dy avionët italianë F-35 që interceptuan MiG-ët rusë në Estoni u ngritën nga Baza Ajrore e Amari-t pasi sistemet e radarëve të NATO-s zbuluan praninë e avionëve rusë, sipas Corriere della Serra.

19:38
Asllani nuk e harron Interin: Për të rinjtë e Torinos dua të jem siç ishin Çalhanoglu dhe Barella për mua

Mesfushori shqiptar entuziast për zgjedhjen granata: “Këtu të gjithë besojnë tek unë.”

19:35
Një ditë më parë u arratis nga burgu, shqiptari grabit dhe plagos me thikë ukrainasen në Greqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një banesë në Kasandra të Halkidikisë në Greqi.

19:24
Rusia provokon sërish NATO-n/ Avionë luftarakë mbi Estoni, reagon Von Der Leyen: Do të përgjigjemi

Aeroplanët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Sipas njoftimit, tre avionë MiG-31 të Rusisë “hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe kanë qëndruar aty për gjithsej 12 minuta” të premten mbi Gjirin e Finlandës.

19:23
Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione.

19:15
Palestinezët rrëfejnë sfidat e shpërnguljes në Gaza: Po shkojmë nga njëri ferr në tjetrin

Ndërsa Izraeli vazhdon operacionin e tij për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës, palestinezët e zhvendosur në “zonën humanitare” në Gazën jugore thonë se kushtet po përkeqësohen, ndërsa zonat mbipopullohen.

19:15
Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Akt terrorizmi shtetëror! Veprim i qëndrimeve të djeshëm në Parlament

Berisha e nisi fjalën e tij me shpërthimin me tritol në banesën e deputetit të PD, gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz.

19:09
Iu revokua viza nga SHBA, presidenti i Autoritetit Palestinez do të mbajë fjalim virtual në samitin e OKB-së në New York

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi të martën për të lejuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas të flasë në takimin vjetor të liderëve botërorë që fillon javën e ardhshme përmes lidhjes video, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’i jepnin atij vizë për të udhëtuar në Nju Jork, ku ndodhet selia e OKB-së.

18:49
U mbajtën të burgosur për 3 muaj nga talebanët, lirohet çifti i moshuar anglez

Një çift i moshuar britanikë, të cilët janë liruar pasi u ndaluan nga talebanët në fillim të këtij viti, janë ribashkuar me vajzën e tyre.

18:19
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të sanksioneve që shënjestron të ardhurat që Moska përdor për luftën, por edhe për të plotësuar kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump.

18:13
Telefonata Trump-Xi Jinping, presidenti amerikan: Ishte një bisedë shumë produktive

Presidenti amerikan, Donald Trump e përshkroi telefonatën e tij me homologun e tij kinez,  Xi Jinping sot si “shumë produktive”, duke vënë në dukje se u bë përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje mbi aplikacionin e rrjetit social TikTok.

17:58
Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare ish-themeluesi i PD, Abdi Baleta

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.

17:47
Zjarr i madh në një garazh në Spitallë, digjen katër automjete

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës.

17:35
4 mijë studentë të helmuar nga vaktet falas në shkollë, Indonezia ngre alarmin për sigurinë ushqimore

Rreth 4 mijë student u sëmurën si pasojë e helmimit nga ushqim, pasi konsumuan vaktet falas që i ofronte shkolla me fondet e qeverise indoneziane.

17:25
Ministri i Jashtëm i Izraelit uron Ramën dhe Spiropalin: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë

Ministri i Jashtëm izraelit uroi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e re të Jashtme, Elisa Spiropali dhe shtoi se mezi pret që partneriteti mes Izraelit dhe Shqipërisë të vazhdojë të forcohet.

16:48
KFOR ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energjetike të Kosovës

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

16:47
“Erjola Doçi më futi në sherr me gruan”, pasi postoi foton me moderatoren, ish-arbitri i FIFA-s tregon debatin me bashkëshorten

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit Wake Up, ka folur mbi raportet në çift, ndërkohë që është shprehur se në marrëdhënien me bashkëshorten e tij ka shpesh debate për shkak të xhelozisë.

16:30
Pas Polonisë, avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë, qeveria: Qëndruan për 12 minuta

Hapësira ajrore e Estonisë, anëtare e NATO-s, u shkel nga tre avionë ushtarakë rusë të premten, tha qeveria e saj, mes një atmosfere gjithnjë e më të tensionuar në krahun lindor të aleancës.

16:17
Shtohet infertiliteti, mjekët: Në Shqipëri 1 në 6 çifte hasin vështirësi të konceptojnë një shtatzëni

Numri i çifteve që hasin vështirësi për të sjellë në jetë një fëmijë sa vjen e rritet dhe ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar.

16:09
Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO lë në burg Ilir Metën

Asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve të avokatit të ish presidentit Ilir Meta.

16:04
Shega e mrekullive, historia e emigrantit nga Luzi i Vogël që tregton produktin bio në Europë

Kjo është historia e një djali të vogël i cili në moshën 13 vjeçare emigroi në Itali, pas 20 vitesh ai rikthehet në Shqipëri pranë vendlindjes në Luz të Vogël për të kultivuar 18 Ha  me shegë izraelitë

15:50
Nuk iu bindën kërkesës së policisë për të ndaluar automjetin, arrestohet 43-vjeçari në Kukës, shpallet në kërkim 18-vjeçari që e drejtonte

Një 43-vjeçar në Kukës dhe është shpallur në kërkim një 18-vjeçar, pasi nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin

15:42
Sot seanca për Metën, gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të heqë dorë nga shqyrtimi i dosjes së ish-presidentit

Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së Ilir Meta, ndërsa sot po zhvillohet seanca për ndryshimin e masës ndaj ish-presidentit.

15:41
Forumi i 12-të i BRAF në Shqipëri, Krasniqi: Mirëpritëm 9 vende anëtare, prioritet gjuha kundër urrejtjes

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka pritur dhe organizuar Forumin e 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF.

15:35
“Ministrit i dha vëmendjen e duhur”, Rama: Pasuritë e sekuestruara po administrohen me sens

Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka hyrë në një fazë funksionale pas shumë vitesh problematikash.

15:35
Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, lënda plasëse shpërtheu në murin rrethues

Zhurma tronditi gjithë banorët e Kamzës një orë pas mesnatës.

15:26
Elbasan/ U abuzua nga i dashuri i nënës, 15-vjeçarja bëri denoncimin te psikologia e shkollës

Këlcyra, qyteti i vogël që shtrihet mes maleve në jug të vendit u trondit nga një histori abuzimi me një vajzë të mitur, e cila rrëfeu gjithë dramën e saj vetëm pasi u kthye në shantazhuese.

15:22
Presionet ndaj gjykatave, gjyqtarët anti-korrupsion i kërkojnë ILD që të mos pranojë çdo lloj hetimi për gjyqtarët

Kryegjyqtari i posaçëm, Erjon Bani i parapriu përsëritjes së modelit grek për të ruajtur pavarësinë e gjyqtarëve antikorrupsion, me një mesazh drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë i cili nuk duhet të marrë në konsideratë asnjë ankesë të zyrtarëve të lartë për rastet kur ata janë në gjykim apo shpallen fajtorë në këtë gjykatë. 

15:13
Pa të gjithë atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, flet dëshmitari: Benzi më parakaloi në krah të kundërt, pashë plumbat dhe…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit ndaj Plerent Dervishajt dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos.

14:44
“Me shumë respekt e dashuri”, por çifti i famshëm vendos të ndahen

Çifti i konsideruar yll, regjisori amerikan Tim Burton dhe aktorja italiane Monica Bellucci, njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë dërguar agjencisë AFP-së.