E martë, 15 Korrik 2025
14:38
Berisha bën akuzë të re: Në vit elektoral qeveria u kujtua të shpërndajë 200 mln euro garanci

Akuzave për farsë elektorale Sali Berisha i bashkëngjiti edhe fondet e bujqësisë.

14:27
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e fokusuar te Kosova tani, është e rëndësishme të vazhdohet dialogu dhe të kërkohen aleatë brenda saj. “Është e dobishme të fillosh të krijosh kontakte dhe zakone komunikimi për kur të vijë momenti”, thotë […]

14:18
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, procedohen dy shtetas që ndërtuan parking privat

Edhe ditën e sotme vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës.

14:05
“130 mijë euro për kokën e Emiliano Ramazanit”/ Rrëfehet i penduari Skerdi Tasi: Ngjarjen do ia faturonim dikujt tjetër

Ka dëshmuar sot për herë të parë përpara gjykatësve të posaçëm Skerdi Tasi, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i artë”.

13:40
Reagimi i Grenell, tërhiqet Osmani? Presidentja: Serbia, dorë e zgjatur e Rusisë, por…

Vjosa Osmani e akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

13:19
Pronari i dënuar me 9 vite në Itali, sekuestrohen pasuritë me vlerë 287 mijë euro në Tiranë

Sekuestrohen 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.

13:00
Opera dhome, shfaqet për herë të parë në kishën Shën Lucia në Durrës

Në Kishën Shën Lucia në Durrës, u shfaq për herë të parë një opera dhome shqiptare, vepër e krijuar nga kompozitori Red Radoja.

12:59
Tuma ilire e Kamenicës, gërmime në sitin arkeologjik ku ndodhen 400 varre nga mijëvjeçari i dytë para Krishtit

Tuma Ilire e Kamenicës një sit arkeologjik i rëndësishëm në rajonin e Korçës ka tërhequr vëmendjen e turistëve dhe studiuesve të huaj.

12:57
Trump inkurajon privatisht Zelenskyn: Nëse ju sigurojmë raketa me rreze të gjatë do e godisni Moskën?

Donald Trump e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të shtojë sulmet më thellë në territorin rus. Presidenti amerikan madje e pyeti Volodymyr Zelenskyn nëse ai mund të godiste Moskën nëse SHBA-të i siguronin armë me rreze të gjatë veprimi.

12:50
“Boriçi ishte duke pirë kafe më vëllanë”, rrëfehet i penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi: Ishim dy ekzekutorë! Kur gjuajta, mu bllokua arma

Ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme i penduari i drejtësisë Skerdi Tasi.

12:09
“Trump do na sulmojë me flluska”, Moska tallet me presidentin amerikan: Bisedimet do i bëjnë armët

Dyshime rreth sanksioneve dytësore kundër Indisë dhe Kinës. “Uashingtoni nuk ka dokumente për të na kërcënuar.”

11:53
“I gjuajta disa herë, por u fsheh poshtë tavolinës”, vrasësi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan eliminimin e Hajredin Beharit

Vijon të dëshmojë përpara gjykatësve të posaçëm Skerdi Tasi, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i artë”, personi që akuzohet se tentoi të vriste Hajredin Beharin.

11:52
“Pse i fikët motorët?!” Britmat para përplasjes së Air India zbulojnë një të vërtetë tronditëse

Pak para rrëzimit të Boeing 787 të Air India, në kabinën e pilotit u zhvillua një “diskutim i nxehtë” mbi arsyen pse motorët ishin zbrazur nga karburanti në një fazë kritike, duke i çaktivizuar përfundimisht dhe duke shkaktuar rrëzimin e aeroplanit.

11:35
Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Danimarka do të bëjë “pjesën e saj” për të financuar dërgimin e sistemeve anti-ajrore Patriot të prodhuara në SHBA në Ukrainë, tha të martën Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, pa dhënë detaje të mëtejshme.

11:33
Zhbllokohet ‘Plumbi i Artë’, zbardhet dëshmia e të penduarit Skerdi Tasi: Mora porosi për ekzekutimin e Hajredin Beharit

Pas disa seancash të dështuara, zhbllokohet gjyqi i Plumit të Artë.

11:27
Gazetari italian Roberto Saviano shpërthen në lot teksa lexohej vendimi ku dënohej bosi i Camorrës: Me vodhën jetën

Ai nuk kishte qarë kështu, që nga funerali i mikeshës së tij, shkrimtares Michela Murgia, më 13 gusht, dy vjet më parë, në Kishën e Artistëve në Piazza del Popolo.

11:21
Situata e zjarreve në vend/ Ende disa vatra aktive, më problematike në Dibër dhe Elbasan

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.

11:07
Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Pas urdhrit të Kryeministrit Rama në Bashkinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit.

11:02
Po hapte pus uji, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

Një 55-vjeçar ka humbur jetën duke punuar sot në Koplik.

10:56
“Artistët kishin tjetër status para 90-ës”, Juli tregon kur Zef Deda hyri në Bllok: U vesh si oficer, vajzat e bukura i “kapte” Tonin Tërshana

Aktori i mirënjohur i humorit dhe moderatori i “Fiks Fare”, Julian Deda ishte i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, ku foli për statusin e artistëve para dhe pas viteve 90.

10:49
Banesa dykatëshe në Fier përfshihet nga flakët, alarmohen familjarët dhe fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Çeligrad të Fierit, duke alarmuar jo vetëm familjarët por edhe fqinjët.

10:39
Trump vendos tarifë prej 17% për domatet e importuara nga Meksika

Qeveria amerikane njoftoi të hënën vendosjen e një tarife prej 17% për domatet e importuara nga Meksika, pas anulimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë midis dy vendeve për këtë produkt.

10:27
Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth

Për herë të parë në Theth, do të përdoret shpërthimi me tritol.

10:26
Sherr i rëndë në Turqi, përplasja mes turistëve anglezë dhe punonjësve të një dyqani degradon për një kartmonedhë

Një incident tronditës ndodhi disa ditë më parë në një restorant në Marmaris të Turqisë, ku turistë britanikë, përfshirë gra u rrahën brutalisht nga punonjësit e dyqanit, pas një debati për kartëmonedhën.

10:25
Akuzohet për shpërdorim detyre, SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës

 Prokuroria e Posaçme kërkon dy vite burg për ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, konkretisht për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.

10:17
Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Që prej të shtunës ish-ministri Ilir Beqja është shtruar urgjent në QSUT, Tiranë. 

10:00
Ish-presidenti rus i përgjigjet kërcënimeve Trump, Medvedev: Nuk na interesojnë “ultimatumet teatrale” të Trump

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump të hënën.

09:58
Video/ Momenti kur një ndërtesë e braktisur shembet në Gjeorgji, dy të vdekur

Një kamera sigurie ka kapur momentin kur një pjesë e çatisë së një ndërtese të braktisur në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, u shemb, duke vrarë dy persona.

09:50
Shpërndante kokainë në Valias, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Një 26-vjeçar është arrestuar në Kamëz, nën akuzën për shpërndarjen e droave të forta.

09:45
Video/ Shira të rrëmbyeshëm në Nju Jork, përmbytet metroja, anulohen qindra fluturime

Shirat e rrëmbyeshëm që ranë të hënën në verilindje të Shteteve të Bashkuara shkaktuan përmbytje në rrugët e Nju Jorkut dhe paralizuan trafikun në rrugë dhe në aeroportet e metropolit amerikan.

09:32
‘Moskës nuk i intereson’, Medvedev komenton ultimatumin e Trump dhe ironizon: Bota po dridhet, duke pritur pasojat

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump .

09:30
Vijon zjarri në Drenovë, ushtria i shkon në ndihmë zjarrfikëses

30 forca të ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë mëngjesin e sotëm operacionit të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake, për shuarjen e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës.

09:18
Jessica Alba në një lidhje dashurie pas divorcit nga Cass Warren

Pasi finalizoi divorcin nga Cass Warren, Jessica Alba duket se po kthen faqe në jetën e saj personale.

09:09
17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Ka rënë në pranga babai i 17-vjeçares që plagosi veten ditën e djeshme me armë zjarri.

09:08
Trump paralajmëron Rusinë: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam mbaruar me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga Vladimir Putini, por ende ‘nuk e ka përfunduar marrëdhënien me të’.

08:48
Tentoi të vriste 40-vjeçarin në Korçë, arrestohet në Greqi Deni Mecolli

Ka marrë fund arratia në Greqi për 39-vjeçarin Deni Mecolli, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

08:46
Gjykata në SHBA ndalon përkohësisht përpjekjet për t’iu hequr mbrojtjen afganëve

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ndaloi përkohësisht vendimin e Qeverisë amerikane për t’iu hequr statusin e mbrojtjes së përkohshme afganëve që gjenden në SHBA.

08:30
500 dronë brenda një nate, analiza: Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

Kievi dhe Odesa janë nën sulmet më masive ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Moska po sulmon me qindra dronë dhe raketa. Po pse tani?

08:08
Gjirokastra feston 20 vite në UNESCO, kryeministri Rama: Pasuri e përjetshme e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes një mesazh urimi për Gjirokastrën, e cila sot feston 20-vjetorin e shpalljes si Pasuri Botërore nga UNESCO.

07:56
Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Policia spanjolle ka arrestuar tetë persona pas tre netësh përleshjesh midis grupeve të ekstremit të djathtë dhe emigrantëve nga Afrika e Veriut në një qytet në Spanjën juglindore, tha qeveria të hënën.

07:50
Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

Arnaud Harixcalde Logan, 35 vjeç, me banim në Sydney, u paraqit të hënën në Gjykatën e Sherifit të Perthit në Skoci, ku iu komunikua akuza e cila përngjan me vandalizëm.

07:40
Udhëheqësi rebel i Paraguait vritet në një operacion ushtarak

Një udhëheqës i dyshuar i grupit të vogël gueril paraguaian EPP, i cili vepron në lindje dhe verilindje të vendit latino-amerikan, u vra të dielën gjatë një operacioni ushtarak, ndërsa një ushtar u plagos, tha Ministri i Mbrojtjes i Paraguait, Oscar Gonzalez.

07:36
Izraeli ofron tërheqje nga pjesa më e madhe e Gazës, Hamasi refuzon propozimin

Delegacioni izraelit thuhet se ka paraqitur një propozim të ri për negociatat indirekte që synojnë shpalljen e një armëpushimi në Rripin e Gazës midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit, sipas një mediaje izraelite.

07:26
‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

U deshën shtatë muaj që nga marrja e detyrës për herë të dytë, që Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të kuptonte qëndrimin e paepur të homologut të tij rus, Vladimir Putin, i cili nuk duket i gatshëm të bëjë asnjë lloj kompromisi në frontin e Ukrainës.

07:17
Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm

Një burrë nga Pensilvania, i cili qëlloi për vdekje të atin, një punonjës federal dhe pasi i preu kokën e tregoi në një video online ku bënte thirrje për ekzekutimin e punonjësve të tjerë qeveritarë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

07:09
Mot kryesisht i qëndrueshëm dhe reshje të izoluara shiu në zonat malore, ja parashikimi për këtë të martë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

E hënë, 14 Korrik 2025
22:55
Nga libri në ekran! HBO prezanton aktorin që do të jetë Harry Potter në serialin e ri, një projekt që do zgjasë 10 vite

HBO ka nisur zyrtarisht prodhimin e serialit të shumëpritur televiziv “Harry Potter”, një adaptim i ri i sagës së njohur me autorë J.K. Rowling.

22:42
“Dritan Hoxha i vlerësoi financiarisht artistët”, vajza e Agron Llakajt në Top Story: Top Channel vendosi standard

Rrëfimi i fëmijëve të ikonave të humorit shqiptar ishte tema e kësaj të hëne në emisionin Top Story në Top Channel.

22:41
17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës/ Familjarët fshehën armën dhe gëzhojën, babai s’ishte dakord me stilin e jetesës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë.

22:40
VIDEO/ Aksioni në Theth! Prishet banesa pas disa orëve tensione! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë

Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje.

22:29
Rolet ikonike të Rita Latit dhe Behar Merës/ Roza: Më kanë quajtur vajza e Beharit në sy të familjes së tij

Moderatorja Roza Lati foli mes emocionesh gjatë diskutimit për ikonat e humorit shqiptar në “Top Story”, për nënën e saj, Rita Latin.

22:10
Urdhri i Ramës/ Paraqesin dorëheqjen krerët e njësive në bashkinë Shkodër dhe Malësi të Madhe! Krerët në Pukë dhe Fushë Arrëz nuk pranojnë

Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet në nivel lokal.

22:09
“Nëna ishte shtatzënë në filmin që shkriu shqiptarët”/ Vajza e Agim Bajkos: Do ia dal ta rikthej babanë në teatër

“Edhe kështu, edhe ashtu” është një nga filmat më të njohur humoristik në historinë e kinematografisë shqiptare.

22:08
Japin dorëheqjen 13 drejtorët e bashkisë Lushnjë dhe 15 kryetarët e njësive

Zv kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e bashkisë Lushnjë zhvilloi një mbledhje me drejtorët e kësaj bashkie.

22:04
Rrëfimi i vajzës së Agron Llakajt për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

Vajza e Agron Llakajt, Alkida Llakaj ishte pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel.

22:00
Zjarri në pyllin e Drenovës nuk neutralizohet as me ndërhyrjen nga ajri, flakët shkrumbojnë qindra pemë

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës vijon të jetë ende aktiv, edhe pas ndërhyrjes me ajri me helikopter.

21:53
“Refuzoj t’i shoh filmat sot”/ Vajza e Met Begës nostalgjike: Nuk vijnë më aktorë si ata! Tani i ka pushtuar banaliteti

Vajza e aktorit të madh, Met Bega, kujtoi me nostalgji rolet e të atit gjatë intervistët për “Top Story” këtë mbrëmje.

21:15
Një tjetër goditje në merkato nga ana e Tiranës, bardheblutë prezantojnë Etienne Tare

Klubi i Futbollit Tirana ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të ri Etienne Tare, i cili i bashkohet skuadrës bardheblu për sezonin e ri 2025-2026.

21:14
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, nis pastrimi i inerteve në Theth! Rama: Do hiqet çdo mbetje e objekteve që u bënë në dhunim ekstrem të ligjit

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, nisi sot pastrimi i inerteve.

21:06
Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan – ish-Metalurgjik.

20:42
Fiks Fare/ Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “Tik Tok”, policia nuk ndërhyn!

Fiks Fare denoncoi mosveprimet e Policisë së Sarandës për kërcënimet dhe sharjet e dy motrave në rrjetin social “Tik Tok”, të cilat thanë për emisionin investigativ se persona që fshihen pas një tastiere shkruajnë ofendime shumë të rënda.

20:37
Pas martesës, Jeff Bezos shfaqet me një ‘look’ të ri! Miliarderi ndryshon modelin e flokëve

Jeff Bezos ka një pamje të re që po tërheq vëmendje. Pas martesës me Lauren Sanchez-in, themeluesi i Amazon ka shfaqur një model të ri flokësh që nuk ka kaluar pa u vënë re.

20:30
Zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka propozuar zgjatjen e ligjit ushtarak, raportojnë mediat shtetërore ukrainase.

20:26
Zyrtare/ Tirana prezanton trajnerin e ri, ish-sulmuesi beratas merr drejtimin e skuadrës bardheblu

KF Tirana ka bërë zyrtare emërimin e Vangjel Mile si trajner i ri i ekipit të parë, duke i besuar pankinën për tre sezonet e ardhshme.

20:20
I nxehti përvëlues, 1.180 viktima nga temperaturat e larta në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës.

20:13
Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën! Ministria kineze: Thellim i bashkëpunimit

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

20:04
U ndje keq duke notuar në Ksamil, turisti turk dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një turist turk është transportuar me helikopter drejt Tiranës pasi u ndje keq ndërsa notonte në Ksamil.

20:02
Arratisja si nëpër filma në Sarandë, u hodh në det me çantën misterioze / Gjykata lë në burg tre të rinjtë nga Kamza

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar të premten mbrëma në qytetin bregdetar teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche Panamera”.

19:52
20% e punonjësve janë të huaj/ Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të huaj teksa shërbehet në shumë biznese.

19:49
“Shqipëria mes kryqit e gjysmëhënës”/ Libri i ish-ambasadorit Werner Daum, diplomati Bashkim Zeneli: I rrallë, duhet përkthyer

“Shqipëria, mes kryqit dhe gjysmëhënës” është libri i Werner Daum kushtuar Shqipërisë që pa dritën e botimit më 1998.

18:57
Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

Një proces gjyqësor i përmasave të rralla ka nisur në Berlin, ku një mjek paliativ 40-vjeçar akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve në kujdesin e tij, përmes një koktej vdekjeprurës medikamentesh dhe djegien e banesave të tyre, me qëllim fshehjen e krimeve.

18:50
“Po më vdes çupa ore”, adoleshentja niset drejt Traumës në gjendje të rëndë, policia shoqëron në komisariat babanë, momente tensioni

17-vjeçarja transportohet drejt Traumës nga spitali i Vlorës, në gjendje të rendë.

18:45
Mungesë me raport, sulmuesi çmend kampionët e Italisë dhe nuk shkon në stërvitje

Sezoni i ri ka nisur me tension për Napolin. Sulmuesi nigerian Victor Osimhen ka munguar në grumbullimin e parë të ekipit, duke dërguar një certifikatë mjekësore në vend të paraqitjes në qendrën stërvitore.

18:32
Skandal në 18-vjetorin e Yamal, festa e yllit të Barcelonës si “Game of Thrones”! Ministria ngre akuza: U përdorën persona me nanizëm për…

Festa madhështore e 18-vjetorit të yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, po përballet me polemika të forta në Spanjë.

18:26
“Mos më bëni pyetje të tilla”, çfarë e nervozoi presidentin amerikan gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Zyrën Ovale?

Nga takimi në zyrën ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump, ‘sa larg është i gatshëm të shkojë me përgjigjen e tij nëse Putin do të përshkallëzonte situatën e luftës”.

18:21
“Ukraina do të marrë pajisje ushtarake”, Rutte për marrëveshjen me SHBA-në: Vendet europiane…

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë takimit me presidentin amerikan komentoi marrëveshjen mes SHBA dhe Ukrainës.

18:07
“Arrini marrëveshjen me Ukrainën”, Trump kërcënon Rusinë me tarifa të reja gjatë takimit me Rutten, afat 50 ditë

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kërcënuar Rusinë me tarifa të reja, nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve.

18:00
“Ka filluar konfiskimi i bulmetit”/ Rama për sigurinë ushqimore: Ky është vetëm fillimi! Na duhet të përmbushim kriteret e BE

Ashtu sikurse e kishte paralajmëruar, kryministri Edi Rama tha se ka nisur konfiskimi i qusmështit dhe bulmetit pa faturë.

17:53
Zyrtarizohet transferimi i bujshëm i kryer nga Igli Tare! Modric zbarkon në Milano, mesfushori kroat flet për herë të parë si kuqezi: Më presin sfida të mëdha

Pas një pritjeje të gjatë, Luka Modric është zyrtarisht lojtar i Milanit. Mesfushori kroat, i cili sapo ka mbyllur aventurën e tij të gjatë me Real Madridin dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, ka mbërritur në Milano për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

17:41
Brenda festës “gangster” të Lamine Yamal/ Poker, VIP-a dhe zero telefona! Ylli i Barcelonës ndan pamjet nga ditëlindja e tij ‘sekrete’

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka ndarë vetë me ndjekësit një video një-minutëshe nga festa madhështore e 18-vjetorit të tij, duke ofruar një vështrim të rrallë në një mbrëmje që ngjante më shumë me një skenë filmi sesa me një festë të zakonshme.

17:33
Zelensky propozon kreun e ri të Qeverisë së Ukrainës, ja kush do të jetë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka emëruar Zëvendëskryeministren e Parë, Yulia Svyrydenko si Kryeministren e ardhshme të Ukrainës.

17:22
Parakalimet e rrezikshme të shoferëve, ‘kokë më kokë’ makinave të korsisë tjetër! 765 gjoba në një javë

765 shoferë janë gjobitur gjatë javës që lamë pas, për parakalim të gabuar.

17:17
“SHBA-të janë grabitur nga miqtë dhe armiqtë”, Trump akuzon aleatët e Amerikës: Na kanë kushtuar triliona dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish përmes platformës së tij “Truth Social”, duke akuzuar aleatët dhe kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara për përfitim të padrejtë nga SHBA ndër vite, si në tregti, ashtu edhe në aspektin ushtarak.

17:02
Goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea-t pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen/ Tekniku rrezikon dënimin drastik nga FIFA

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka thyer heshtjen pas një incidenti të bujshëm pas finales së Botërorit të Klubeve, ku Chelsea mposhti PSG-në me rezultatin 3-0. Pas përfundimit të ndeshjes, një përleshje masive shpërtheu mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ku u përfshinë emra si Cole Palmer, Joao Pedro, Gianluigi Donnarumma dhe Fabian Ruiz.

16:58
Ish-kryeministri i Kosovës shpallet fajtor për shpërdorim detyre! Agim Çeku dhe nëntë të tjerë dënohen me nga një vit burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”, ndërsa ka liruar plotësisht nga akuzat dy të tjerë.

16:46
Angli/ Tropojani kërkohet nga SPAK, Gjykata e Ekstradimeve i jep liri me kusht dhe “Rolex” elektronik në këmbë…

Një shqiptar me urdhër arresti lëshuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO,  i arrestuar në Londër do të ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht.

16:33
E PLOTË/ Zbardhen diskutimet në sallën e gjyqit, çfarë e pyeti Naim Murseli vëllanë e Liridonës?

U mbajt sot seanca e gjykimit për vrasjen makabre të Liridona Ademajt.

16:32
Publikohet formacioni më i mirë i Botërorit të Klubeve/ Dominojnë Chelsea dhe PSG! Spikat skuadra braziliane me dy lojtarë, ia del edhe talenti i Realit

Chelsea u shpall kampione e Botërorit të parë të Klubeve me 32 skuadra, duke mposhtur në finale PSG-në me rezultatin 3-0.

16:27
Parandalohet ngjarja e rëndë në Dobraç/ Kanosi fqinjin duke qëlluar me pistoletë, vihet në pranga 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Dobraç këtë të hënë.

16:19
Rama vizitë në Bavari me ftesë të homologut Söder, kryeministri: Një mik i çmuar, kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bavari.

16:06
Kur dhe kush e pret Trump në Londër në shtator!

Pallati Mbretëror Buckingham në Londër ka konfirmuar se presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania do të priten nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha në Kështjellën mbretërore në periferi të Londrës, Windsor Castle.

15:55
Nis aksioni për faturimin e detyrueshëm të produkteve ushqimore dhe blegtorale, Rama: Rrezikojnë shëndetin e njerëzve

Kjo e hënë i ka gjetur agjentët e tatimeve në terren duke kontrolluar dhe konfiskuar të gjitha produktet e qumështit që shiten pa faturë si dhe të produkteve të tjera ushqimore.

15:51
Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund të “mbytet” para se të aplikohet!

Duket sikur karma do ndjekë kryeministrin britanik në planin e tij dëshpërues për frenimin e kalimeve ilegale dhe mbërritjen deri më tani të rreth 22 mijë emigrantëve me gomone nëpër La Mansh, siç bëri ai me planin e Ruandës nga ish-kryeministri Boris Johnson.

15:43
Hagë, Apeli e ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës!

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur ta ulë në 13 vjet burg Pjetër Shalës, pasi është shpallur më herët fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999.

15:34
“Verë e Portokalle” në Tiranë, spektakli i aktorëve të humorit “Portokalli” në Top Channel në sheshin Skënderbej

Turi verë dhe protokolle pati ndalesën e radhës të dielën në mbrëmje në kryeqytet. Humor këngë e të qeshura duartrokitje të ngrohta dhe energji pozitive ndezën atmosferën në sheshin Skënderbej   

15:13
Avokati i Popullit pret denoncimet e banorëve, Ballanca: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët, mund të na dërgojnë edhe SMS

Institucioni i avokatit të popullit pret denoncimet e qytetarëve për tu aktivizuar e për të kuptuar nëse ka shkelje të procedurave dhe të drejtave të banorëve të Thethit, atu ku prej ditësh po mbahet aksioni për shembjen e objekteve pa leje

14:46
“Kërkoj ndërprerjen e terrorit në Theth”/ Berisha deklaratë: Përgëzoj banorët për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia.  

14:30
Kryebashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin.

14:16
Nata e serenatave! Pjesë e MIK Festival në Korçë, interpretimet e artistëve korçarë

Me tingujt e serenatave dhe artistë korçarë që iu rikthyen publikut për t’i dhuruar emocione, u mbyll MIK Festival në qytetin e Korçës.

14:15
Shpërthim në një ndërtesë në Iran, 7 të plagosur, incidenti mendohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi

Shtatë persona u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom të Iranit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim të paidentifikuar, e cili shtoi se shpërthimi nuk ishte rezultat i një sulmi izraelit.