E enjte, 13 Nëntor 2025
21:50
U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan, vuante nga problemet e shëndetit mendor

Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe. Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Grupi hetimor po punon […]

21:47
Redaktuan gabim fjalimin e Trump, BBC i kërkon falje presidentit, por refuzon të paguajë kompensim financiar  

BBC i ka kërkuar falje Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për një episod të Panorama i cili bashkonte pjesë të një fjalimi të tij duke ndryshuar kontekstin e fjalëve të shefit të Shtëpisë së Bardhë, por hodhi poshtë kërkesat e tij për kompensim financiar.

21:25
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të fëmijëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, ja ku i çonin të miturit

Policia spanjolle njoftoi sot se ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar trafikimi fëmijësh, i cili dyshohet se transportonte të mitur nga Ishujt Kanarie në Francë.

21:19
Armëpushimi në Gaza, Hamasi i dorëzon trupin e një pengu tjetër Izraelit

Hamasi i dorëzoi të martën Kryqit të Kuq trupin e një prej katër pengjeve të fundit të mbetura në Rripin e Gazës, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

21:08
Zelensky vizitë në Athinë të dielën, presidenti ukrainas do të zhvillojë takime me liderët e Greqisë

Mediat greke bëjnë me dije se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë në Athinë të dielën. Vizita e tij ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Jashtme greke, por u konfirmua përfundimisht gjatë 24 orëve të fundit.

21:02
Fiks Fare/ Skandal tronditës në Shkodër, gruaja me probleme mendore abuzohet seksualisht nga i moshuari, arrestohet pas videos së Fiks Fare

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar në qytetin e Shkodrës, ku një i moshuar është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në një lulishte publike me një grua që, sipas informacioneve , vuan nga probleme të shëndetit mendor.

20:48
Sinner dhe Alcaraz, rivalë vetëm në fushë: Tashmë e takoj më shpesh se nënën time…’

Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz bëhen protagonistë të një interviste dyshe të këndshme për rrjetin CNN. Dy tenistët më të mirë të botës i dhanë jetë një interviste me shkëmbime batutash sic bëjnë edhe në fushën e lojës uduke folur në 360 gradë për raportin mes tyre

20:42
“Jetonim në të njëjtën lagje në fëmijëri”, ish-deputeti i PS-së tregon për Gilmando Danin: Ishte njeri i qetë dhe i edukuar

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku para dy ditësh afër aeroportit të Rinasit humbi jetën besniku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljani.

20:22
Gonxhe dhe ministri italian i Kulturës nënshkruajnë projektin që do të ndihmojë në përfundimin e Galerisë Kombëtare të Arteve

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Galerisë Kombëtare të Arteve dhe MAXXI – Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë.

20:11
E rëndë, gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, rreth 40 vjeçe

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes banorët e Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu.

20:09
Fëmijët mes librave dhe ekraneve/ Mbizotërojnë librat e përkthyer në panair, shkrimtarët vendas kërkojnë më shumë mbështetje

Të organizuar nga shkollat apo të shoqëruar nga prindërit, qindra fëmijë janë bërë pjesë e Panairit të Librit që në nisje të tij, por çfarë preferojnë lexuesit e vegjël dhe çfarë ofron libri shqip për ta?

20:08
I dehur në timon, inspektori i Policisë shkakton aksident në Kamëz, arrestohet nga AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë.

19:58
Më pak lekë dhe të kënaqur, buxheti i Presidencës 14 milionë lekë më i vogël se në 2025-ën

Në një kohë kur të gjitha institucionet kërkojnë pa përjashtim fonde shtesë, presidenca bëri përjashtim. Megjithëse me një buxhet prej 14 milion lekë më pak në 2026, Valbona Lusha sekretare e përgjithshme e presidencës nuk u ankua.

19:51
Norvegjia drejt Botërorit 2026, Haaland me shokë fitojnë ndaj Estonisë dhe dërgojnë Italinë në play off

Norvegjia është vetëm 90 minuta larg Botërorit 2026, me “Vikingët” që mundën 4-1 Estoninë në shtëpi.

19:48
Debati për emërimet, zgjedhja pa garë e Arta Dollanit në krye të arsimit parauniversitar, Kumbaro pyetet nga deputetët e opozitës

Emërimi pa garë i besnikes së Mirela Kumbaros, në krye të Agjencisë së Arsimit Parauniversitar shkaktoi debate në komisionin e ekonomisë.

19:47
“Kreditimi po nxit ekonominë”, kreu i departamentit të politikës monetare: Inflacioni nën kontroll, rritja ekonomike zgjerim me 3.6%

Kreditimi në rritje dhe likuiditeti po japin shtysë për rritjen e  ekonomisë shqiptare.

19:26
Perisiç refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetares: Më prekët familjen, nuk mund ta fal këtë

Një situatë e pakëndshme shënoi hyrjen e ndeshjes midis Kroacisë dhe Ishujve Faroe, dhe në qendër të vëmendjes ishte një lojtar me përvojë i ekipit kombëtar dhe një shtyllë kryesore e Kroacisë, Ivan Perisiç.

19:15
FOTOLAJM/ Për herë të parë takim bilateral mes qeverisë shqiptare dhe italiane, çfarë nuk u pa në mbledhjen e mbajtur në Romë

Për herë të parë në historinë e miqësisë mes dy vendeve, Shqipëria dhe Italia mbajtën një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, ku firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi.

19:08
Takim bilateral me Zv.Kryeministrin italian, Spiropali: Bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha fushat ku jemi partnerë strategjikë

Është mbajtur sot në Romë takimi i parë mes dy qeverive, asaj italiane dhe shqiptare, ku janë firmosur 16 marrëveshje.

19:06
Gjimshiti, 300 herë Atalanta, klubi bergamask i bën homazh mbrojtësit kuqezi

‘Jam krenar për 300 ndeshjet me Atalantën’-kështu u shpreh kapiteni i Kombëtares shqiptare, berat Gjimshiti në konferencën për shtyp, një ditë përpara sfidës së kuqezinjve me Andorrën për kualifikueset e Botërorit 2026.

18:55
Sfida në Wembley, anglezët injorojnë kombëtaren dhe trajnerin e Serbisë përpara ndeshjes

Në konferencën për shtyp të Veljko Paunoviçit, ndodhi diçka që askush nuk e priste, e drejtuar nga gazetarë anglezë.

18:52
Skandali i basteve, Federata Turke skualifikon 102 lojtarë, mes tyre edhe një prej mbrojtësve të kombëtares vendase

Skandali i përmasave gjigante të basteve ilegale në Turqi ka shënuar një tjetër kapitull. Federata Turke e Futbollit ka skualifikuar përkohësisht 102 futbollistë të përfshirë në këtë skandal që ka tronditur nga themelet këtë sport në vend.

18:46
Bellingham, Foden dhe Harry Kane nuk mund të luajnë së bashku për ekipin kombëtar

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, beson se këta lojtarë nuk përshtaten të gjithë në sistemin aktual të Anglisë në të njëjtën kohë.

18:42
VIDEO/ Kaos në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur refuzon të rrijë në vendin e tij gjatë uljes së avionit, sulmon edhe punonjësit e sigurisë

Një pasagjer i dehur refuzoi të rrinte në sediljen e tij gjatë uljes së një avioni, duke e detyruar pilotin të bënte disa xhiro rreth Aeroportit të Bristolit.

18:41
Video/ Tifozët Kuqezi i vënë “flakën” Andorrës, nis festa e tyre para sfidës së mbrëmjes

Ndërsa pritet të zbulohet formacioni që Sylvinho do të hedhë në fushë, Tifozët Kuqezi kanë nisur festën në rrugët e Andorrës.

18:30
Nga Milani, te falimentimi për borxhet e pashlyera; kurba rënëse e Yonghong Li

Ish pronari dhe presidenti i Milanit, Yonghong Li është shpallur i falimentuar pasi dështoi në shlyerjen e një borxhi prej më shumë se 250 milionë eurosh, një lajm ky që u bë i ditur nga ‘Corriere Della Sera’.

18:18
Jo vetëm histori, ja shuma financiare që përfiton Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit

Nëse futbolli do të ishte një shkencë ekzakte, ne sot do të festonim ende pa u luajtur ndeshja me Andorrën vendin e dytë në grup apo kualifikimin për në fazën e play-off-it në Botëror, sepse çdo parashikim statistikor na çon në avantazh ndaj kundërshtarit të sotëm, por edhe Anglinë përballë me Serbinë, ndeshje nga ku varet automatikisht kualifikimi zyrtar që në këtë mbrëmje.

18:14
Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, ja kush është kandidati i parë që kërkon drejtimin e PDK-së

Bedri Hamza ka njoftuar të enjten se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Konventën e partisë më 17 nëntor.

18:08
EMRAT/ SHBA sanksionon familjen shqiptare, akuza për pastrim parash në llogari të kartelit meksikan përmes ‘perandorisë’ së kazinove

Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.

18:06
Skandali me ministrat ukrainas, Merz i bën thirrje Zelenskyt të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj korrupsionit qeveritar

Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka bërë thirrje Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndërmarrë veprime kundër skandaleve të korrupsionit që kanë tronditur Kievin pas zbulimit të ryshfeteve me vlerë rreth 100 milionë dollarë në një kompani shtetërore të energjisë bërthamore.

18:01
Jo vetëm djalin e Zidane, kombëtarja afrikane kërkon të marrë në Botëror edhe vëllanë e vogël të Mbappe

Federata Algjeriane e Futbollit ka nisur bisedimet për të bindur Ethan Mbappé, vëllain më të vogël të yllit francez Kylian Mbappé, që të përfaqësojë Algjerinë në arenën ndërkombëtare.

17:51
Video/ Andorra “ngjyroset” kuqezi, tifozët shqiptarë ia nisin festës me këngë e valle

Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i “finales” mes Andorrës dhe Shqipërisë, ku kuqezinjtë do të synojnë tre pikët për t’i afruar me play off-in.

17:50
E çuditshme/ Sfida starton në orën 20:45, por UEFA anulon dy gola me VAR në ndeshjen Andorra-Shqipëri

Një situatë e pazakontë ka ndodhur pak orë para ndeshjes Andorra–Shqipëri, e cila zhvillohet sot në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

17:42
Juventus, shiko kush erdhi; Pjanic në Continassa, vizitë e thjeshtë apo ‘intervistë pune’?

Një vizitë e thjeshtë apo diçka më shumë? Kjo është pyetja që ngrihet vetvetiu kur sheh praninë e ish mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic në Continassa, qendra stërvitore e Zonjës së Vjetër.

17:37
Panik në Oklahoma pas rrjedhjes së amoniakut nga një kamion cisternë, dhjetëra persona në spital, mbi 500 banorë të evakuuar nga zona  

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qytet të vogël në Oklahoma të SHBA-së, pasi rrjedhjes së amoniakut në atmosferë nga një kamion cisternë i parkuar në parkingun e një hoteli, duke detyruar qindra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe duke dërguar dhjetëra njerëz në spital.

17:25
“Meloni, motra ime”/ Rama nga konferenca e përbashkët: Korridori i VIII ka nisur me ritme të përshpejtuara

Pas Melonit, edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e quajti historike këtë ditë ku u nënshkruan 16 marrëveshje dhe memorandume mes dy qeverive.

17:03
Habit modelja Sara Gjoka: Më kanë ndjekur me makinë për të më…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka. Ajo ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por duke zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj private…

17:02
Futbolli që sfidon logjikën/ Si vendi me vetëm 55 mijë banorë, po ëndërron Kupën e Botës 2026

Në veri të Atlantikut, një grup ishujsh të vegjël po jeton një ëndërr të madhe — kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026.

16:57
Rruga e Shqipërisë drejt BE dhe raporti me Greqinë, Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse…

Kreu i qeverisë shqiptare gjatë konferencës me homologen e tij italiane, Georgia Meloni, u shpreh se Shqipëria është e gatshme që të bashkëpunojë me Athinën zyrtare, përtej sfidave të kaluara mes dy vendeve.

16:56
Mbledhja e ministrave të Jashtëm të G7-ës, Rubio: Po na mbarojnë opsionet për sanksione ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara po i mbarojnë opsionet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas sulmit të Kremlinit ndaj gjigantëve të mëdhenj të naftës, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

16:53
Alban Bushi i kënaqur: Bëmë ndeshje të mirë, Burak Alilit i thashë…

Kombëtarja shqiptare e U21 triumfoi në miqësoren me Moldavinë 1-0 falë një goli shumë të bukur të Burak Alilit në pjesën e parë. Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi u prononcua për këtë ndeshje duke vlerësuar paraqitjen e futbollistëve të tij

16:51
Zyrtare/ Nuk ka Europë për Mancinin, tekniku italian prezantohet në Katar

Klubi i njohur nga Katari, Al-Sadd, ka zyrtarizuar sot emërimin e Roberto Mancinit si trajnerin e ri të skuadrës. Trajneri italian, 60 vjeç, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me kampionët në fuqi të Katarit.

16:42
Futbollisti surprizë nuk do të debutojë kundër Serbisë, Thomas Tuchel e lë në tribunë 22-vjeçarin

Mesfushori i Bournemouth, Alex Scott, nuk do të debutojë sot me kombëtaren angleze, pasi është lënë jashtë skuadrës që do të përballet me Serbinë në kualifikuesen e Botërorit që zhvillohet në “Wembley”.

16:40
Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit ka goditur një rast të shpërndarjes së materialeve pornografike që përfshijnë të mitur, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “STREAM”, që synon luftimin e shfrytëzimit seksual të të miturve në internet.

15:55
“Me Italinë do e bëja 100 herë”/ Rama për marrëveshjen për emigrantët: Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë të dojë

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane, nëse është ‘penduar për marrëveshjen për emigrantët’.

15:54
Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

Procedohet një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi më datë 12.11.2025, në aksin rrugor Aliban–Novoselë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë, gjithashtu të mitur, kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital, […]

15:45
“A je bashkëkryetar ti, për çfarë je?”, Rama filmohet në Romë duke kritikuar deputetin në telefon para takimit me Melonin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për një mbledhje të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni.

15:43
Mbledhja mes dy qeverive në Romë, Rama: Jemi gati për marrëveshjen me BE për të mos përdorur veton

Ditën e sotme, në Romë u mbajt mbledhja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, ku u nënshkrua marrëveshja strategjike mes dy shteteve.

15:31
“Në arenën ndërkombëtare kemi vizion të përbashkët”, Meloni: Shqipëria sillet si një vend i BE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vlerësuar marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët edhe në arenën ndërkombëtare.

15:26
“Ditë historike”/ Meloni konferencë të përbashkët me Ramën: Thellojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Ditë historike e quan kryeministrja e Italisë Gorgia Meloni këtë të enjte ku u nënshkruan 16 marrëveshje dhe memorandume mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

15:19
Mbledhja e qeverive Rama- Meloni, firmosen 16 marrëveshjet dhe memorandumet

16 marrëveshje dhe memorandume janë firmosur sot mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë.

15:14
“Depolitizoni administratën zgjedhore”, rekomandimi i ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato për partitë politike

Politika po bëhet gati të ndryshojë rregullat e lojës për zgjedhjet, ndërsa ndërkombëtarët presin një produkt të mireë dhe gjithëpërfshirës.

15:00
Emri/ Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash.

14:48
Ankimimi i Naureda Llagamit për votimin në Gjykatën e Lartë, pse vendimi i Kushtetueses është i papërfunduar dhe nuk qartëson standardet e garës

Gjykata Kushtetuese publikoi të mërkurën qëndrimet e saj për ankimimin që lidhej me procesin e përzgjedhjes së gjyqtarit të ri në Kushtetuese.

14:41
U konfliktua fizikisht me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

Kevi Muçllari është liruar, pasi arrestimi i tij u cilësua si i paligjshëm.

14:28
Analiza nga DW/ Kosova ende në udhëkryq, mungon besimi mes partive për një zgjidhje politike

Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.

14:28
“E kanë vrarë”/ Dyshohet se u vetëvra, shoku i 24-vjeçares zbulon detajet tronditëse: I dashuri i saj pasi verifikoi se ndërroi jetë, shkoi…

Daorsa Spahia dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga apartamenti në Tetovë, por kjo gjë është hedhur kategorikisht poshtë nga miku i 24-vjçares.

14:25
Burak Aliti bëhet vendimtar, Kombëtarja U21 fiton miqëroren me Moldavinë

Kombëtarja shqiptare e U21 mori maksimumin nga ndeshja e parë miqësore me Moldavinë . Të besuarit e Alban Bushit iu imponuan bashkëmoshatarëve të tyre moldavë duke i mundur me rezultatin 1-0 ku vendimtar rezultoi Burak Alili.

14:11
“Mizori, dhunë, vrasje dhe përdhunime”, Rubio bën thirrje për veprim ndërkombëtar ndaj Sudanit: Të ndërpritet furnizimi me armë

Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, ka bërë thirrje për veprime ndërkombëtare me qëllim ndërprerjen e furnizimit me armë të Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të Sudanit, të akuzuara për vrasje masive në el-Fasher.

14:08
Zgjedhjet e 11 majit/ GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për manipulim votash, i kërkon SPAK të nisë hetimet

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK që të rimarrë dosjen e zgjedhjeve në Durrës dhe të hetojë 11 majin në këtë qytet, denoncuar nga kandidati demokrat Aulon Kalaja.

14:08
Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon pavlefshmëri: Nuk është respektuar procedura

U mbajt sot seanca paraprake me dyer të mbyllura për Ervis Berberin dhe bashkëpunëtorëve te tij.

14:00
Analiza e Ancelottit: Vitin e kaluar Reali i Madridit nuk fitoi nga dëmtimet, Botërori me Brazilin, një ëndërr…

Reali i Madridit prej pak muajsh ka nisur një aventurë të re me një trajner tjetër në pankinë, Xabi Alonso që zëvendësoi një legjendë të trajningut botëror si Carlo Ancelotti.

13:55
Romë, përfundon mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen 16 marrëveshjet dhe memorandumet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kësaj here nuk pati një ulje në gjunjë nga Edi Rama përballë Georgia Melonit por vetëm një përqafim.

13:53
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK.

13:49
Refuzimi i komisioneve hetimore për McGonigal dhe 11 majin, PD dorëzon ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi u refuzua kërkesa për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

13:48
Atentati pranë Rinasit/ Berisha hedh akuza të forta: Muçi Shaljani financues i fushatës së Ervin Hoxhës, Dani ‘bodyguard’ i Blendi Gonxhes

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi atentatin pranë Rinasit, për të cilën tha se është një vepër e eksponentëve të krimit.

13:35
Koreja e Jugut fsheh drogën në qeset e çajit, si u zbulua rrjeti i trafikimit të lëndëve narkotike, pakove i vendosin gjurmues

Banorët e ishullit turistik të Jeju-së në Kore të Jugut kanë zbuluar shpërndarjen e pakove të vogla të mbështjella si çaj kinez, të cilat më vonë janë zbuluar të përmbajnë ketaminë, një drogë e paligjshme.

13:31
Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant

Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një përballje të fortë me përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ngritur alarmin për kolapsin e sigurisë kombëtare dhe inkriminimin e institucioneve.

13:26
Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, deklaroi se ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, se një bankë serbe nuk po i pranon mjetet financiare që Kosova po i dërgon për t’i ndihmuar shqiptarët në jug të Serbisë.

13:16
Norvegjia, në proces për shpërndarje videosh intime me të mitur, por futbollisti grumbullohet me kombëtaren..

Norvegjia është shumë pranë kualifikimit historik në Botëror, për këtë mjafton të mposhtë Estoninë në Oslo për të prerë biletën për në kompeticionin e vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

13:15
Horror në Itali/ Nëna vret djalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Trieste të Italisë, ku një nënë i ka marrë jetën të birit 9-vjeçar.

13:15
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë takim me të dërguarin e posaçëm të BE: Beogradi nuk pranon pagesat e Kosovës për shqiptarët në Luginë

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha të enjten se e ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, se një bankë serbe nuk po i pranon mjetet financiare që Kosova po i dërgon për t’i ndihmuar shqiptarët në jug të Serbisë.

13:02
“E martuar me një të panjohur”/ Komedia italiane është vënë në skenën e teatrit “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës

Në skenën artistike të qytetit të Gjirokastrës trupa e teatrit “Zihni Sako” shfaqi për spektatorët komedinë italiane “E martuar me një të panjohur”.

13:02
“21 Janari”, a do të paraqitet nesër në SPAK? Përgjigjet Berisha: Shkoj, por kam vetëm një kusht…

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse do të paraqitet nesër në SPAK, për dosjen e ’21 janarit’.

12:52
Rusia mohon testet bërthamore/ Lavrov i përgjigjet Trump: Mund të na kontrolloni, jemi gati për bisedime

Akuzat e presidentit amerikan Donald Trump se Rusia dhe Kina kanë kryer teste bërthamore nëntokësore në fshehtësi përveç mohimit të Pekinit nxitën edhe reagimin e Moskës.

12:50
Trump zhytet më thellë në skandalin Epstein/ Email-et e reja ‘ndezin’ furtunë politike në Uashington

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me një stuhi të re politike pas publikimit të disa email-eve që përmendin emrin e tij në lidhje me Jeffrey Epstein, miliarderin e ndjerë të dënuar për trafik seksual.

12:39
Juventus, frenohet rinovimi i Yildiz, klube angleze e spanjolle shënjestrojnë turkun

Siguria rreth të ardhmes së Kenan Yildiz ka filluar të tronditet. Ditët e kaluara u fol për frenimin e bisedimeve mes klubit torinez dhe futbollistit për rinovimin e kontratës, një situatë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

12:39
Do rrëmbenin trafikantin shqiptar, ndërhyn Interpol, arreston në Gjermani katër pengmarrësit e stërvitur ushtarakisht

Përplasja mes bandave shqiptare të drogës ndodh kryesisht jashtë vendit, aty ku edhe kanë shtrirë aktivitetin e tyre.

12:21
Afron ndeshja me Andorrën, ja si mund të rreshtohet Kombëtarja…

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme sfidën me Andorrën një përballje kjo që duke u kombinuar me rezultatin e sfidës mes Anglisë dhe Serbisë, mund të kualifikojë kuqezinjtë në fazën e playoffit të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

12:08
Buxheti i 2026, Presidenca e kënaqur edhe me 14 milionë lekë më pak. Manja- Financave: Këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetit të Dosjeve

Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës.

12:06
Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit shtrihen deri në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, ‘krahut të djathtë’ të Shullazit janë shtrirë deri në Spanjë.

11:47
Franca, probleme fizike me Camavingan, Deschamps thërret Thuramin e Juventusit

Kephren Thuram merr një suprizë, Didier Deschamps që në fillim e kishte lënë jashtë skuadre, e grumbulloi në kombëtaren franceze për të zëvendësuar Eduardo Camavinga që nuk është në gjendjen e tij më të mirë.

11:45
Krah për krah Melonit, Rama pritet me ceremoni në Romë, nis takimi mes tyre

Në Romë për herë të parë zhvillohet mbledhja e parë mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

11:44
“Ta vazhdojmë komisionin me dyer të mbyllura”/ Noka përplaset me kryetaren e SHISH: Po talleni me taksapaguesit zonjë, shifrat e buxhetit s’kanë sekrete

Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Flamur Noka është ‘përplasur’ me kryetaren e SHISH, pasi kjo e fundit kërkoi që mbledhja të kalonte me dyer të mbyllura.

11:42
Opozita paralajmëroi protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Sali Berishën.

11:37
SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve, Agim Ismailin

Prokurori i posaçëm Bledar Maksuti ka dyshime se ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve është pjesë e grupit që hakeroi kompjuterët e 3 kolegëve të tij, të cilëve ju morën informacione të dosjeve nën hetim mbasi kishin vendosur si pasword sigurie fjalëkalimin ‘spak2019’.

11:33
Kreu marrëdhënie seksuale në publik, policia reagon pas denoncimit të ‘Fiks Fare’, procedohet 70-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka proceduar për një 70-vjeçar, i cili kreu marrëdhënie në publik gjatë muajit korrik.

11:28
Gratë deputete të opozitës kërkese Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore.

11:23
Euro 2028, përcaktohet kalendari; ja ku do luhen ndeshja e hapjes dhe finalja…

Finalja e Euro 2028 që do të mbahet në Angli,Skoci, Uells dhe Irlandë do të luhet në Wembley. UEFA zyrtarizoi kalendarin e këtij kompeticioni me stadiumin Wembley që do të presë finalen në 9 korrik të 2028, ndërkohë që ndeshja hapëse do të luhet në 9 qershor 2028 në Cardiff.

11:20
“Lëre aman të keqen”/ Përplasje me tone të ashpra mes Braçes dhe zv. Ministres së Infrastrukturës: Na trembët deputet, qetësohuni

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, ka komunikuar me tone të ashpra së bashku me deputetin socialist Erion Braçe.

11:17
Buxheti i 2026, Autoriteti i Dosjeve ankohet te ‘Ligjet’: Na duhen 12.6 mln lekë, nuk kemi pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës

Në mbledhjen e radhës së komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, po diskutohet projektligji për buxhetin e viti 2026.

11:16
Sylvinho e ka grupin gati, zbulohen dy lojtarët që do ta ndjekin nga tribuna ndeshjen me Andorrën

Shqipëria është gati për “finalen” ndaj Andorrës, një ndeshje vendimtare për ëndrrën e Botërorit 2026.

11:13
“35 zonja shkojnë në një tualet”/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet për kushtet: Si sardele, nuk mban më

Në komisionin për Nismat Qytetare, kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, është ankuar për kushtet në të cilat punon ky institucion.

11:07
Sot mbledhja e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama: Krenar për këtë ditë historike, nënshkruajmë 16 marrëveshje

Sot do zhvillohet në Romë mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane.

11:04
Andorra – Shqipëri, “finalja” për Play Off-in e Botërorit 2026/ Kuqezinjtë favoritë absolutë, ja koeficientët e sfidës vendimtare

Shqipëria zbret sot në fushë për “finalen” e saj ndaj Andorrës, një ndeshje që mund t’i japë kuqezinjve biletën për në “Play Off”-in e Botërorit 2026.

10:58
“Investoni në projekte që të keni përfitime”/ Si “fallxhorja” mashtronte qytetarët në Australi, përfitoi 46 mln dollarë nga parashikimet e rreme

Policia australiane ka arrestuar një nënë dhe vajzën e saj, të cilat akuzohen për një mashtrim financiar nga komuniteti vietnamez në Australi, duke i mashtruar ata për një shumë prej 46 milionë dollarësh australianë.

10:57
“Finalja” me Andorrën, sytë janë edhe nga Wembley/ Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të arritur Play Off-in mbrëmjen e sotme

Shqipëria luan finalen e saj me Andorrën për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që futen në fushën mike me vetëm një qëllim: tre pikët.

10:57
Conte dhe pushimet ‘e akorduara’ bëjnë zhurmë; edhe futbollistët u habitën

Një mungesë edhe pse e justifikuar, që bën zhurmë. Futbollistët e Napolit që nuk janë të grumbulluar me kombëtaret u kthyen në punë në Castel Volturno por e bënë pa Antonio Conten.

10:55
Britania pritet të ekstradojë 25-vjeçaren shqiptare për në burgun e Pogracedit, nënë e tre fëmijëve

Një 25-vjeçare shqiptare, nënë e tre fëmijëve, mes tyre një foshnje, është rasti i parë që një grua ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg.

10:43
Opozita kërkoi shqyrtimin e projekt-buxhetit në praninë e Ballukut, rinis Komisioni i Ekonomisë

Pas disa minutash ndërprerjeje ka nisur Komisioni i Ekonomisë.