E martë, 25 Nëntor 2025
08:58
Përfundon mandatin si kryetare, Holta Zaçaj: Më lejoi të realizoj vizionin tim në Gjykatën Kushtetuese, për tre vite u morën vendimet më të rëndësishme

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, të cilës i përfundon mandati, ka bërë një reagim për arritjet e këtij institucioni nën drejtimin e saj.

08:32
Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

Pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024, me fjalë të tjera, një grua humbi jetën çdo dhjetë minuta, tregojnë shifrat e publikuara nga OKB-ja sot, duke denoncuar mungesën e “progresit të vërtetë” në luftën kundër femicidit.

08:25
Të paktën 9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan

Të paktën dhjetë persona, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë gjatë natës në sulmet ajrore pakistaneze në Afganistan , tha zëdhënësi i qeverisë de facto të talebanëve, mes një përshkallëzimi të vazhdueshëm të tensioneve midis dy shteteve fqinje.

08:18
Fotoja e dobësuar e Michelle Obamës ngjall reagime në rrjetet sociale, fansat: Pranoje që more Ozempic

Fotot prapa skenave të Michelle Obamës nga një set fotografik nga Annie Leibovitz kanë shkaktuar shumë reagime në mediat sociale.

08:05
‘SHBA-të zhvillojnë bisedime sekrete me Rusinë dhe Ukrainën në Abu Dhabi’, Financial Times: Propozimi i ndryshuar është në tryezë

Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, mbërriti në Abu Dhabi të hënën për bisedime paqeje me kreun e shërbimit të inteligjencës së forcave të armatosura ukrainase dhe një delegacion rus, raportoi Financial Times.

07:51
Këngëtarja latine vritet në Los Angeles, gjatë sulmit plagosen dhe dy të tjerë

Ylli në ngritje i muzikës latine dhe influencuesja DELAROSA është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm në Los Angeles.

07:40
Ukraina bën ndryshime të rëndësishme në ‘planin e paqes’ të SHBA-së

Ukraina ka ndryshuar ndjeshëm “planin e paqes” të SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit, duke hequr disa nga kërkesat maksimaliste të Rusisë, thanë njerëz të njohur me negociatat, ndërsa udhëheqësit evropianë paralajmëruan të hënën se nuk mund të arrihet një marrëveshje shpejt.

07:30
Administrata Trump nis procesin e riintervistimit të refugjatëve të pranuar në SHBA nga Biden

Administrata Trump po bën hapa për të riintervistuar disa refugjatë që u pranuan në Shtetet e Bashkuara kur drejtonte ish-presidenti Joe Biden, si pjesë e një shqyrtimi gjithëpërfshirës të rasteve të tyre, sipas një memoje të brendshme dhe një burimi të njohur.

07:13
Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

07:00
E preferuara e Vladimir Putinit në telashe, mjekët kryejnë ndërhyrjen e gabuar dhe i rrezikojnë karrierën gjimnastes

Lala Kramarenko ishte një talent i madh dhe kishte përpara një karrierë të ndritur si gjimnaste ritmike.

E hënë, 24 Nëntor 2025
23:43
Në Norvegji, shansi i fundit; çfarë duhet të bëjë Juventus për të vijuar rrugëtimin në Champions

Një fitore ndaj Bodo/Glimt në Norvegji do të rikthente Juventusin në garë për në zonën e playoffit, ndërsa një barazim apo humbje do ta vendoste Zonjën e Vjetër me shpatulla pas muri me skuadrën e Spallettit që do të ishte në një pozitë të tillë që nuk do të mund t’ia lejonte vetes të gabonte në ndeshjet ndaj Pafos, Benfica dhe Monaco.

23:25
Milani i udhëhequr nga “iç”-at e Ballkanit, Modriç, Pulisiç, Pavloviç, shkon më fortë drejt titullit në këtë sezon

Kristijan Pulisic shënoi një gol për të fituar Milani në derbin e madh, dhe shokët e tij të ekipit me mbiemrat që mbarojnë me “ić” ishin gjithashtu të shkëlqyer.

22:59
Video/ “Shtanget” Manchester United në shtëpi, ekipi i Amorim mposhtet Evertoni me 10 lojtarë

Manchester United është mposhtur në ndeshjen e fundit të javës së 12-të të Premier League nga Evertoni brenda në shtëpi.

22:57
Zelensky reagon pas përfundimit të negociatave në Gjenevë: Çështjet e ndjeshme do i diskutoj me presidentin Trump, dokumenti final…

Volodymyr Zelensky u shfaq optimist pas raundit të ri të konsultimeve të mbajtura në Gjenevë që synonin arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

22:53
Nuk do ta besoni, RB Liepzig inaguroi qendrën e re, më modernia e Bundesligës, një ndërtesë 14.500 m/2 pa mure, vetëm me dru pishe…

Pas pothuajse dy vitesh e gjysmë ndërtimi, ka ardhur koha: Rreth 200 punonjës të RB Leipzig u zhvendosën në selinë e re të klubit sot, të hënën, qendra më moderne e një klubi në Bundesligë!

22:50
Adolf Hitler drejt fitores në zgjedhjet lokale, politikani me emrin e pazakontë rrëfehet: Ma ka vendosur babai, por nuk jam…

Adolf Hitler Uunona, këshilltar lokal në Namibia, është i vendosur për një fitore të sigurt në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 nëntor.

22:50
“Kush rrënon gjuhën, nuk meriton të ardhme”/ Kim Mehmeti në ‘Top Story’: As shqiptarët, as kosovarët s’janë patriotë, mbulojnë injorancën…

Publicisti Kim Mehmeti ka folur sot për çështjen e nacionalizmit dhe patriotizmit e po ashtu për marrëdhënien e Shqipërisë me Kosovën.

22:41
E turpshme, futbollisti i Rayo Vallecano, postoi një mesazh tronditës: Të raftë kanceri dhe vdeksh në fushë…

Sulmuesi i Rayo Vallecanos, Sergio Camejo, ka bërë publik mesazhin e urryer dhe vulgar që mori pas barazimit me Oviedon.

22:30
Plas te Reali i Madridit, lojtarët kërkojnë shkarkimin e Xabi Alonsos nga drejtimi i “Los Blancosve”

Te Real Madridi ka shpërthyer kriza. Pas fitores në “El Clásico”, skuadra e Xabi Alonsos po përjeton një rënie të ndjeshme në lojë dhe intensitet.

22:17
Angli/ “Skifteri” nga Lezha tregon në TikTok 6 ora Rolex dhe një Lamborghini, “The Telegraph”: Bën karshillëk, teksa po kundërshton dëbimin në Shqipëri

“The Telegraph” i ka kushtuar një artikull shqiptarit Dorjan Puka, që sipas kësaj mediaje bën “karshillëk me ora të shtrenjta e mjeti luksi, ndërsa kundërshton dëbimin në Shqipëri”.

22:14
Ekskluzive/ Vllaznia humb gjyqin në FIFA, ja cili lojtar i ka kushtuar merkaton për 1 vit e gjysmë shkodranëve

Sezoni mjaft i mirë i Vllaznisë deri në këto momente, ku ndan vendin e parë me Elbasanin në Kategorinë Superiore, duket të jetë tronditur nga lajmi i kësaj të hëne.

22:11
Barcelona dhe dëmtimet e Raphinha, Hansi Flick: Duhet të tregojmë kujdes me të

Barcelona do të luajë këtë të martë ndaj Chelsea në Londër dhe Hansi Flick pas shumë javësh për të mos thënë muajsh, do të ketë në dispozicion të gjithë artilerinë e rëndë të sulmit për të përballuar Blutë në Stamford Bridge.

22:06
Ishin hedhur në gjyq nga Trump, gjykata federale pushon çështjet ndaj dy kritikëve të presidentit, prokurorja përgjegjëse ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme

Një gjyqtar ka hedhur poshtë çështjet penale kundër kritikëve të Donald Trump, James Comey dhe Letitia James, pasi ka evidentuar se prokurori ishte emëruar në mënyrë të paligjshme.

21:58
Video/ Çudira nga Premier League, futbollisti i Evertonit merr karton të kuq pasi goditi shokun e vetë të skuadrës

Everton përjetoi një moment të pazakontë në Old Trafford, teksa Idrissa Gueye u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi shokun e tij të skuadrës, Michael Keane, gjatë ndeshjes ndaj Manchester United.

21:53
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Pas afro 12 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Erzen Uka.

21:37
“U ngrit dhe bëri një fjalim racist për shqiptarët”, Milaim Zeka rrëfen historinë në ‘Top Story’: I prisha darkën kur i thashë që…

Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer një histori personale në marrëdhënie me shtetin grek.

21:36
14 vite non-grata nga Greqia, Marin Mema rrëfehet në “Top Story”: Nuk më lejojnë ta çojë në Strasburg, më trajtuan si terrorist

Gazetari i Top Channel, Marin Mema, ka folur në “Top Story” sa i përket non-gratës që i është vendosur nga Greqia në vitin 2012.

21:36
Chelsea, Cole Palmer u kthye në stërvitje, por nuk luan ndaj Barcelonës

Cole Palmer gëzon tifozët e Chelsea. Futbollisti anglez u kthye këtë të hënë në stërvitje me skuadrën londinez pas një dëmtimi në gishtin e vogël të këmbës në një incident në shtëpi, megjithatë ai nuk do të luajë ndaj barcelonës në sfidën e Ligës së Kampioneve.

21:23
“Qërohu nga toka greke”/ U shpall non grata në Greqi, Artan Hoxha reagon në “Top Story”: Më morën shenjat e gishtave dhe…

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, ka reaguar pas ndalimin të tij nga policia greke në Kakavijë teksa udhëtonte drejt Janinës dhe u shpall non grata në shtetin grek.

21:02
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

20:59
Como e Fabregasit dhuron spektakël, mund me “shuplakë” ekipin e shqiptarëve dhe parakalon në renditje Juventusin

Como dhuroi një performancë spektakolare në javën e 12-të të Serie A, duke mposhtur Torinon 5-1 në Olimpico Grande Torino.

20:55
Shkatërrimi i paralajmëruar i aksit Qukës – Qafë Plloçë, Fiks Fare denoncoi në kohë abuzimet me ndërtimin e tij

Fiks Fare ka denoncuar në kohë dhe vijimësi gënjeshtrat, abuzimet dhe shtesat e fondeve për ndërtimin e Rrugës Qukës – Qafë Plloçë.

20:46
“Marrëdhënia me Kinën është shumë e fortë”, Trump pas telefonatës me Xi Jingping: Pranova ftesën e presidentit për një vizitë në Pekin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se pati një telefonatë “shumë të mirë” me homologun e tij kinez, Xi Jinping, gjatë së cilës ata diskutuan, ndër të tjera, luftën në Ukrainë, trafikimin e fentanilit dhe eksportet bujqësore.

20:41
Pas 12 orësh të rrethuar nga RENEA, vetëdorëzohen dy të dyshuarit në Orosh, u bindën nga familjarët 

Pas afro 12 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Erzen Uka.

20:33
Juventus udhëton drejt Norvegjisë, Spalletti: Me Bodo/Glimt do të jetë shumë e vështirë

Juventus do të luajë ndeshjen e radhës së Ligës së Kampioneve me Bodo/Glimt në Norvegji. Është ky shansi i fundit për Zonjën e Vjetër që në 4 ndeshjet e para të kompeticionit, për të ndryshuar gjërat në këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube dhe të kualifikohet të paktën për në raundin e playoffit.

20:28
DOKUMENTI/ Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin. Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.

20:28
Hodhën bojë jeshile në lumin e Venecias, Greta Thunberg dhe dhjetëra aktivistë të tjerë gjobiten dhe ndalohen të futen në Itali për 48 orë

Greta Thunberg dhe 35 aktivistë të tjerë të “Extinction Rebellion” janë ndaluar të hyjnë në Itali për 48 orë dhe janë gjobitur me 150 euro për lyerjen e lumenjve, kanaleve dhe shatërvanëve me ngjyrë të gjelbër në dhjetë qytete italiane, përfshirë Venecian.

20:24
Video/ Ernest Muçi është magjik, sulmuesi shqiptar shënon dy gola dhe i jep fitoren Trabzonsporit në minutën e 101-të

Ernest Muçi ka shënuar dy gola në ndeshjen mes Basaksehir dhe Trabzonsporin.

20:01
FOTOT/ Protesta e PD para Kryeministrisë nuk “ndez”, pak mbështetës dhe disa deputetë demokratë e mbyllin tubimin më herët se ç’kërkuan leje

Demokratët nuk i kanë “shpenzuar” të gjitha minutat që policia u ka vënë në dispozicion, sipas kërkesës së tyre paraprake për protestën me emrin “Foltorja 2”.  

20:00
Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

Kryeministri Edi Rama është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer, me të cilin thotë se folën për hyrjen kësaj kompanie edhe me fluturime në Shqipëri.

19:59
“Kënga e Mjellmës” në TKOB/ Testamenti i fundit muzikor i Schubert ngjitet në skenën e Operas

 Krijimi i fundit artistik i Franz Schubert është Kënga e Mjellmës, një nga ciklet më prekëse të tij, kompozuar në 1828, pak muaj para ndarjes nga jeta.

19:51
Rindizet beteja për Super League, A22 nis procedurat për dëmshpërblimin prej 4.5 miliardë euro nga UEFA

A22 Sports Management, kompania që është pas projektit për Super League evropiane nisi procedurat për të kërkuar dëmshpërblim nga UEFA për një vlerë prej 4.5 miliardë eurosh. Kjo kompani doli me një komunikatë zyrtare duke konfirmuar gjithcka.

19:51
Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re

Një masiv shkëmbor u shkëput përgjatë aksit Qukës–Qafëplloçë një ditë më parë, duke bllokuar plotësisht korsitë e lëvizjes dhe duke krijuar rrezik serioz për udhëtarët.

19:23
“Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA, identifikohen dy personat që fshihen brenda shtëpisë, të armatosur rëndë

Forcat e policisë në Pukë dhe forcat RENEA kanë rrethuar sot një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.

19:20
Nuk është në krye të La Liga, por Barcelona ‘i lë targën’ Realit për golat e shënuar

Barcelona nuk e kryeson renditjen e La Liga, por diferenca me Realin e Madridit është reduktuar në vetëm 1 pikë. Megjithatë është një aspekt ku skuadra e drejtuar nga Hansi Flick i lë shumë prapa rivalët e saj historikë dhe bëhet fjalë për sulmin dhe golat e shënuar.

19:19
“90 mln e tunelit të Llogarasë, 1 e 200-ta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë”, Berisha: Si ‘Loti 4’ janë 14 lote, ‘Lubi’ Balluku dhe Rama rritën koston e unazës

Kryetari i PD, Sali Berisha, foli në protestën e mbajtur përpara Kryeministrisë.

19:14
“Maratona” e rrethimit të banesës në Orosh vijon, policia merr vëllanë e një prej të kërkuarve për t’a bindur të dorëzohet

Vijon prej më shumë se 5 orësh rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku po fshihen dy persona të kërkuar, të cilët janë të armatosur rëndë.

19:09
“Vij sot nga Brazili, kemi miq, s’jemi vetëm”, Berisha nga “Foltorja 2”: Na mbështesin nga mbarë bota në luftën kundër të keqes

Sali Berisha e ka cilësuar si një nderim për demokratët dhe sakrificën e tyre, emërimin e tij si zëvendës President i CDI.

19:01
“Jam mësuar të flas përpara hajdutëve në Parlament”/ Korreshi në protestë: Rama ik nga ai tunel i korrupsionit që të ka zhytur brenda

Partia Demokratike zhvilloi protestën e radhës përpara Kryeministrisë, e quajtur “Foltorja 2”.

18:40
Pasi fitoi Kupën dhe i çoi në Europë, drejtuesit e klubit kryeqytetas e shkarkojnë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Arsim Thaqi.

18:33
Financuar nga një kompani bastesh: ML Vitebsk, e sapongjitur në kategorinë e parë, shpallet kampione e Bjellorusisë

ML Vitebsk, i sapongjitur në kategorinë e parë, shkaktoi një sensacion këtë të diel duke u shpallur kampion i Bjellorusisë. Një arritje e rrallë, por jo krejtësisht e habitshme duke pasur parasysh burimet financiare të klubit.

18:32
Video/ Berisha duke shkuar drejt Kryeministrisë, qytetari tenton ta ndalojë, ndërhyjnë truprojat e tij

Sali Berisha i është bashkuar demokratëve para Kryeministrisë, në protestën e dytë pas të hënës së kaluar.

18:29
Bedford, “derbi” që ndan një qytet anglez: “Tradita kundër Bitcoin”….

Një përplasje kulturore lind në heshtjen e provincave angleze: Bedford Town kundër Real Bedford, komuniteti kundër financave dixhitale.

18:24
“Lëkundje” në stolin e Slot, mendohet shkarkimi i holandezit/ Nga rikthimi i Klopp te Zidane e Gerrard, ja emrat që mund të drejtojnë Liverpoolin

Arne Slot po përjeton momentin më të vështirë që nga mbërritja e tij në Liverpool. Vetëm gjashtë muaj pasi fitoi titullin e Premier League në sezonin e tij debutues, trajneri holandez është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rënies dramatike të formës së “The Reds”.

18:24
Protesta e PD para Kryeministrisë/ Berisha me makinë nga shtëpia poshtë zyrës së Ramës, Topalli largohet pa nisur tubimi

Ka nisur grumbullimi i opozitarëve dhe mbështetësve të PD para Kryeministrisë, aty ku do të mbahet për të dytën herë “Foltorja 2”.

18:09
“Mosvotimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës”, ministri i Financave: Partitë bojkotuan seancën, problemi i pariparueshëm

Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në një konferencë për mediat se arsye shtesë për mosvotimin e buxhetit për Komunë e Prishtinës është edhe nga partitë tjera të vendit.

18:07
Tre ditë pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, reagon Mamdani: Ende mendoj se ai është fashist

Nuk kanë kaluar as tre ditë që nga skena e pabesueshme në Zyrën Ovale mes Donald Trump dhe Zohran Mamdanit ku presidenti i dha atij “leje” ta quante fashist dhe kryetari i zgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut bëri pikërisht këtë.

18:02
“Isha i qetë, nuk kisha përgatitur asnjë fjalim”/ Dembele i rikthehet momentit kur fitoi Topin e Artë: Kur dëgjova emrin tim, mendova se…

Dy muaj pas triumfit të tij historik, Ousmane Dembélé ka rrëfyer prapaskenat e mbrëmjes kur u shpall fitues i Topit të Artë 2025, në ceremoninë e mbajtur më 22 shtator në Théâtre du Châtelet.

17:55
Studiuesja Diana Kastrati: Si më kapi mat im atë duke lexuar “L’amore e il sesso” në adoleshencë

Studiuesja dhe përkthyesja Diana Kastrati ka bërë sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon një rrëfim ndryshe.

17:52
Napoli në alarm para Qarabagut, Conte kërkon “helmetat” në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve: Na duhet intensitet

Napoli hyn në javën e 5-të të Ligës së Kampionëve nën presion të madh, pasi ka grumbulluar vetëm katër pikë në katër ndeshjet e para.

17:49
“SHBA ndihmon në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK

“Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.

17:47
Rrëshqitje masive dheu në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, bllokohet qarkullimi, autoritetet ndërhyjnë për pastrimin e inerteve

Një rrëshqitje masive dheu dhe inertesh ka ndodhur ne aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, ku si pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aks.

17:33
“Po shkoja në Janinë”, iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Nuk u befasova, më thanë se….

Ky është momenti kur gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në Kakavijë pasi mësoi se i është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është shpallur “non grata”.

17:30
Cristiano Ronaldo merr vendimin e bujshëm, portugezi “thyen” traditën e dasmës vetëm që mos të kurorëzohet në… Argjentinë

Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim të bujshëm për jetën e tij private: ylli portugez dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, do të kurorëzohen në Madeira gjatë vitit të ardhshëm.

17:26
Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne

Kremlini tha sot se kundërpropozimi i europianëve ndaj planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së për Ukrainën nuk është konstruktiv dhe thjesht nuk funksionon për Moskën.

17:21
Video/ Vullkani ‘zgjohet’ pas 10 mijë vitesh, dalin pamjet e shpërthimit që pushtuan rrjetin

Një vullkan në Etiopi, Afrikën Lindore, ka shpërthyer për herë të parë pas rreth 10 mijë vitesh, duke krijuar një re të madhe hiri që është ngritur mbi dhjetë kilometra në atmosferë.

17:19
Luis Vela, kampion Bote! Boksieri fill pas fitores: Jam sikur kam rënë nga ballkoni

Në një intervistë ekskluzive për ‘Ftesë në 5’, fill pas fitores, kampioni më i ri në botë për moshën 19 vjeç me titullin ‘WBC YOUTH INTERIM WORLD CHAMPIONSHIP’, Luis Vela ka treguar të gjitha emocionet e fitores përballë Bietës.

17:12
Të drejtat e reja televizive për Champions-in, ja si ndahen fitimet mes pesë ligave kryesore

Ndikimi amerikan në futbollin europian po rritet me ritme të shpejta.

17:06
“Shtyrja e Serie A gjatë play off-it nuk është opsion”/ Presidenti i Federatës Italiane i bindur: Do të shkojmë në Botëror

Këshilli Federal ka miratuar sot një masë të re të rëndësishme, e përfshirë në Manualin Kombëtar të Licencimit, që synon të nxisë punësimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj italianë.

17:03
Dalin pamjet e banesës në Orosh ku fshihen dy persona me rrezikshmëri dhe të armatosur rëndë, RENEA dhe dhjetëra forca policie rrethojnë zonën

Këto janë pamjet nga banesa në Orosh e cila është rrethuar prej orëve të paradites nga policia e Pukës dhe Forcat RENEA, pasi dyshohet se në të janë fshehur dy persona me rrezikshmëri të lartë.

16:53
Alarm te Juventus, ndeshja e Champions-it mund të zhvillohet në kushte ekstreme bore dhe acari arktik

Sfida e Juventusit në transfertë ndaj Bodø/Glimt në Champions rrezikon të kthehet në një mision të vështirë në “territor armiqësor”.

16:45
“Është në duart e gjyqtarëve”/ Specialja e Kosovës pa datë konkrete për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë një datë të saktë se kur do të shpallet vendimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

16:41
Liverpooli në pole-position për shërbimet e mbrojtësit të Anglisë, “Reds”-at nisin planin për ta transferuar që në janar

Liverpool po përgatitet t’i japë zgjidhje problemeve të fundit në mbrojtje duke ringjallur pistën e transferimit të Marc Guehi-t në merkaton e janarit.

16:40
Ukraina bën ndryshimet e fundit në planin e paqes së Trump, dokumenti i ri ka vetëm 19 pikë, ja çfarë kërkon Kievi

Ukraina ka ndryshuar ndjeshëm “planin e paqes” të SHBA-së për Ukrainën, duke hequr disa nga kërkesat e Rusisë, thanë njerëz të njohur me negociatat, ndërsa udhëheqësit evropianë paralajmëruan sot se nuk mund të arrihet një marrëveshje shpejt.

16:35
“Bashkëpunimi sjell përfitime”/ Xi Jinping dhe Trump në bisedë telefonike, fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështja e Tajvanit

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte çështja e Tajvanit, për të cilën udhëheqësi kinez theksoi rëndësinë thelbësore që ka “kthimi” i ishullit për Kinën.

16:31
E bujshme/ Nuk ka kthim pas për Viniciusin dhe Realin, braziliani nuk do të rinovoje me “Los Blancos”

Një zhvillim i papritur ka tronditur sot botën e futbollit. The Athletic raporton se ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, i ka bërë të qartë klubit se nuk do të nënshkruajë kontratë të re për sa kohë marrëdhënia e tij me trajnerin Xabi Alonso mbetet e tensionuar.

16:27
Kategoria e Parë/ Fitore me përmbysje në fund, Kastrioti mund Besën dhe i afrohet play off-it (Renditja)

Kastrioti ka dalë me tre pikë të arta nga dueli kundër Besës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë.

16:19
Gazetari Artan Hoxha shpallet non-grata nga Greqia, reagon deputeti i PS, Ardit Bido: Abuzimi më i madh i vlerave evropiane

Gazetari Artan Hoxha është ndaluar orët e para të mëngjesit të sotëm të kaloj në tokën greke, pasi sipas informacioneve ai është shpallur person non-grata dhe i është dashur të kthehet pas.

16:15
Çmimi Ndërkombëtar Oscar Wilde në Itali, mes të vlerësuarve edhe gazetari shqiptar Aleksandër Çipa

Është mbajtur në Itali Finalja e Çmimit Ndërkombëtar Letrar Oscar Wilde 2025 nën kryesinë e Barbara Lenti dhe komisionit të plotë, i cili prezantoi risitë e rëndësishme për botimet e viteve 2025 dhe 2026 të planifikuara tashmë, me një fjalim kryesor nga Profesor Luca Filipponi.

15:57
Izraeli shkarkon disa gjeneralë: Dështuan të parandalonin sulmin e 7 tetorit

Ushtria izraelite njoftoi se ka shkarkuar tre gjeneralë dhe ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë lidhur me dështimin e tyre për të parandaluar sulmin e tetorit të vitit 2023 nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e vendit.

15:48
Nuk i mbajtën nervat pas humbjes, Guardiola i kërkon ndjesë kameramanit

Në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve me Bayer Leverkusen, Pep Guardiola kërkoi ndjesë për një incident që pati me një kameraman pas humbjes me Neëcastle në kampionat, një imazh që bëri xhiron e botës.

15:47
Plani i paqes/ Putin bisedë telefonike me Erdogan: Mbështesim planin e Trumpit

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu turk Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar planin e propozuar nga SHBA-ja dhe Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

15:29
“Kujdes me kreditë për banesa”, FMN: Të shtohen monitorimet, Shqipëria të mbushë boshllëqet në reforma

Nga PPP, kreditë për banesa e deri tek tregu i punës FMN ka përgatitur një raport të zgjeruar mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare duke dhënë vlerësime specifike sipas sektorëve.

15:25
Shkaktoi vdekjen e dy të rejave tre vite më parë, 29-vjeçari thyen masën e sigurisë dhe arrestohet për vjedhje në Durrës

Një 29-vjeçar në Durrës është vënë në pranga, pasi do të kryente vjedhje në Durrës, njëkohësisht ka thyer arrestin shtëpiak.

15:24
Conor McGregor drejt altarit, irlandezi zgjedh Romën për hapin e madh të martesës

Conor McGregor dhe e fejuara e tij historike, Dee Devlin janë gati të ndërmarrin hapin e madh, atë të martesës. Sipas zërave të fundit, ylli i UFC, tashmë 37 vjecar dhe partnerja e tij do të lidhin kurorë në një ceremoni sekrete në Romë brenda këtij viti.

15:20
Nis puna për Rrjetin Kombëtar Onkologjik, Ministrja Evis Sala takon Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala është takuar sot me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Ruggero De Maria.

15:19
Berisha u zgjodh zv.president i CDI, Meta ndan urimet: Moment i rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

15:15
Napoli-Qarabag, një sfidë mes Ferrarit të zi të Maradonës dhe pistës së Formula 1

Ka takime sportive, që nëse lexon me lentet e historisë, regojnë për ndërthurje , sfida dhe legjenda. Ajo mes Napolit dhe Qarabag në Ligën e Kampioneve ka një aromë benzine, shpejtësie dhe kujtimesh sepse dita e ndeshjes përkon me 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës; për shumë vetë futbollisti më i madh, ikona më e rëndësishme e klubit të Napolit dhe vetë qytetit.

15:10
Spiropali me homologun kroat: Kroacia mbështet ambicien e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Ministrja për Europëm dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat Gordan Grlić Radman.

15:07
Nis riparimi i dëmeve nga moti i keq/ 200 banesa të prekura në Korçë dhe 3 mijë ha tokë nën ujë. Banorët në Novoselë kthehen në shtëpi

Banorët e Novoselës që i kanë shtëpitë afër lumit Vjosë dhe që përmbyten sa herë ai del nga shtrati janë rikthyer në shtëpitë e tyre, ku dëmet janë të konsiderueshme.

15:00
Investimet e huaja në filtrin e SHBA/ Ambasada amerikane: Mekanizëm i ri për të garantuar sigurinë kombëtare dhe shmangur faktorët keqdashës

Partneritetet publike private do të kalojnë në filtrin amerikan.

14:49
Jo vetëm Pulisic, edhe precedenti i 2010, bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë

Pas barazimit me Parmën përpara pauzës së ndeshjeve të kombëtares, Milani kishte nevojë për një rifillim të ri dhe fitorja në derbin e së dielës përbën mundësinë perfekte për ta bërë këtë. Sigurisht, ka shumë rrugë për të bërë, por shanset janë që kuqezinjtë të ëndërrojnë diçka më shumë se thjesht kualifikimi për në Ligën e Kampioneve.

14:35
Njoftimi për të shtënat me armë alarmon policinë në Vlorë, rezultoi se…

Policia e Vlorës u njoftua mesditën e kësaj të hëne se një person është qëlluar me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër.

14:30
Pasojat e motit të keq në Fier, 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 hektarë tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë.

14:21
Gjekmarkaj takim me nënkryetarin e Parlamentit Hungarez: PD kërkon avancimin e integrimit dhe ndaljen e deformimeve zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, István Jakab.

14:11
“Kemi marrë kërcënime nga politika dhe krimi”/ Dumani në Bruksel: Prokurorët e SPAK janë të përgatitur për…

Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave ka folur për vështirësitë gjatë punës në SPAK që prej krijimit 6 vite më parë.

14:08
Maignan dhe mrekullia ndaj Calhanoglu, detaji që zbuloi lojën e mendjes së francezit

Një prej momenteve më vendimtare për të mos thënë më vendimtari në derbin e Milanos ishte padyshim penalltia e pritur në pjesën e dytë nga Mike Maignan. Një ndërhyrje që kishte vlerën e një goli të shënuar, por që ka një shije akoma më të ëmbël për tifozerinë e Milanit.

14:04
Plani i paqes Rusi-Ukrainë/ “Nuk duhet të rrezikohet siguria e Evropës”, liderët e vendeve të BE takim në Angola

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian janë takuar në Angola për të diskutuar mbi planin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

13:52
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

Forcat e policisë në Pukë kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.

13:52
VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina fundoset në kanalin me ujë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lëzhë-Milot, pranë kryqëzimit të treshit.