E enjte, 15 Maj 2025
12:51
“Njerëzit meritojnë një sistem emigracioni të drejtë”/ Starmer pas takimit me Ramën: Kemi përveshur mëngët për të frenuar paligjshmërinë

Kryeministri Keir Starmer ka mbajtur një konferencë të përbashkët mediatike, krah homologut shqiptar Edi Rama.

12:46
Takimi i Ramës me homologun britanik, Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar  Keir Starmer, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, e cila zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

12:42
Shokët e burgut votojnë Metën, kreu i PL fiton me diferencë të thellë në Burgun 313

Kreu i PL, Ilir Meta rezulton më i votuari në burgun  ‘313’.

12:37
Spiropali pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Sinirlioğlu: Samiti, tregues i prestigjit të lartë të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot paradite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Hadi Sinirlioğlu, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran. Znj. Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së […]

12:32
Vajza qëllon me thikë babanë pas sherrit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku vajza ka goditur me thikë babanë.

12:27
Sfida e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, FSHF hap aplikimin për biletat e ndeshjes

Aplikimet për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi kanë filluar dhe mund të realizohen përmes platformës e-bileta.al.

12:15
Bisedimet për armëpushim Rusi-Ukrainë/ Zelensky mbërrin në Ankara: Kievi do të vendosë pas takimit me Erdoganin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mbërriti në Ankara ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk, Tayyip Erdogan, tha se Ukraina është në kontakt me delegacionet amerikane për çështjen e bisedimeve me Rusinë.

11:59
Mandatet e Tiranës, ja sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin partisë së Shehajt

Në Tiranë mbeten më pak se 8 mijë vota të diasporës për t’u numëruar teksa është ende në lojë një mandat që deri tani e ka Partia Mundësia, por e pretendojnë edhe demokratët.

11:53
E uroi në shqip për fitoren në zgjedhje, Rama i përgjigjet në gjermanisht kancelarit Merz: Privilegj të punojmë për Europën tonë të përbashkët

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar Edi Ramën për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare, pak ditë para mbajtjes së samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet në Tiranë.

11:52
Veliaj reagon pasi PS fitoi në zgjedhje: Jam pa fjalë përpara kësaj vale të jashtëzakonshme që fshiu çdo helm që iu hodh socialistëve

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare.

11:45
Ministri Hoxha takohet me kryeministrin e MB, zbardh diskutimin: Folëm për rezultatet e…

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë, së bashku me Kryeministrin Britanik Starmer, në Portin e Durrësit.

11:39
Zyrtare/ Vllaznia gjen zëvendësuesin e Brdaric, kuqeblutë rikthejnë në stol një emër të njohur të futbollit shkodran

KF Vllaznia ka zyrtarizuar emërimin e Edi Martinit si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin 2025-2026.

11:32
Skandal te Real Madridi! Ylli i “Los Blancos” akuzohet për shpërndarje të pornografisë me të mitur

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, është vënë nën hetim penal në Spanjë pas akuzave serioze për shpërndarje të pornografisë me të mitur. Një gjykatë në Gran Canaria ka hapur procedurat penale ndaj 22-vjeçarit, së bashku me tre ish-shokë skuadre nga ekipi i të rinjve të klubit.

11:25
“Ça i ke bërë vetes”, PD denoncon kërcënimin që iu bë komisionerit të saj: Dy burra e paralajmëruan pasi nxori videon që dëshmon blerjen e votave

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, zhvilloi sot një konferencë për shtyp.

11:05
Samiti europian/ Pas pritjes në Presidencë nga Begaj, Starmer takohet me kryeministrin Rama

Pas pritjes nga presidenti Bajram Begaj në Presidencë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuara, Kier Starmer është takuar me Edi Ramën.

11:05
SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

11:03
Asgjë e re nga Kuvendi i Kosovës! Dështon përpjekja e 16-të për konstituim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

10:57
“Je babai i fëmijës tim”/ Tentuan t’i merrnin miliona, arrestohet çifti që shantazhoi yllin e Premier League

Futbollisti i njohur korean dhe kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-min, ka kontaktuar autoritetet në Korenë e Jugut pas një përpjekjeje për shantazh ndaj tij nga një burrë dhe një grua, sipas raportimeve nga agjencia koreane Yonhap News.

10:53
SPAK mbyll hetimet dhe kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës, Ervis Martinajt dhe Florenc Çapjes

SPAK ka përfunduar hetimet dhe kërkon gjykimin për anëtarët e bandës së Suel Çelës, përfshirë dhe atë.

10:50
Trump nuk heq dorë nga plani për Gazën: SHBA duhet ta marrë nën kontroll Gazën dhe ta bëjë një zonë të lirë!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ripropozoi idenë që SHBA-të të marrin kontrollin e Gazës, duke ofruar idenë e një “zone lirie”.

10:38
Kryeministri britanik takohet me Begajn, presidenti: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për Britaninë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

10:38
Avioni luftarak rus ‘shkel’ territorin e NATO-s

Një avion luftarak rus shkeli territorin e NATO-s për gati një minutë, ndërsa përpiqej të kontrollonte një anije nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilën Estonia u përpoq ta ndalonte, tha ministri i jashtëm i vendit të Evropës Lindore.

10:38
Masakër në Gaza, 74 të vrarë nga bombardimet izraelite/ Reagon Katari: Po pengohet armëpushimi

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, e cila ka përfshirë edhe aktorë rajonalë si Libani, Siria, Irani dhe Jemeni, ka hyrë në ditën e saj të 587-të.

10:21
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner vizitë në Shqipëri më 17 Maj, mban fjalim në Tiranë

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të vizitojë Tiranën më 17 Maj.

10:15
Fitorja në zgjedhjet e 11 majit, kancelari gjerman uron në shqip Ramën: Mezi pres takimin tonë të parë në Tiranë të premten

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen e tij, përmes një mesazhi në platformën X.

10:06
I dehur në timon përplaset me një motomjet, plagosen dy persona, arrestohet shofer

Një aksident ka ndodhur në lagjen Leshaj, Belsh, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

10:00
Everton apo Chelsea? Armando Broja në kryqëzim për sezonin e ri, BBC zbulon të ardhmen e sulmuesit shqiptar

E ardhmja e Armando Brojës mbetet e paqartë, teksa raportimet e fundit sugjerojnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të qëndrojë as te Chelsea dhe as te Everton pas përfundimit të sezonit.

09:58
Erion Braçe mesazh të koduar rivalëve në listën e hapur të PS në Tiranë: Do i përgjigjem urimeve kur të…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka dërguar një mesazh të koduar rivalëve të tij në listën e hapur të PS në Tiranë.

09:57
Fotot ekskluzive/ Kryeministri Keir Starmer në portin e Durrësit. Zbulohet qëllimi i vizitës

Vizitën në Shqipëri kryeministri UK Keir Starmer e ka nisur në portin e Durrësit.

09:57
Djali 3-vjeçar u dëmtua gjatë kohës që ishte në çerdhe, nëna bën denoncimin

Një denoncim është bërë në polici nga nëna e një fëmije të mitur.

09:55
Vota e diasporës/ Numërohen 62% e fletëve të votimit, përfundon procesi për Kukësin dhe Beratin

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave nga Diaspora, ku deri më tani janë numëruar 62% e fletëve të votimit.

09:50
Përplaset për vdekje këmbësori në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, shoqërohet në komisariat shoferi

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, me pasojë në jetë njerëzish.

09:45
Përfundon numërimi në 10 qarqe për votat preferenciale, vijon në Tiranë dhe Fier

Vlerësimi i votave për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur” ka përfunduar në 10 qarqe.

09:41
Disfata në Kupën e Italisë dhemb shumë, Milani merr vendimin përfundimtar për trajnerin Conceiçao

Trajneri i Milanit, Sérgio Conceição, pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit, pas humbjes zhgënjyese të kuqezinjve ndaj Bolonjës në finalen e Kupës së Italisë, e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Romë.

09:33
Bisedimet për paqe në Turqi, Trump për mosparaqitjen e Putin: Pse do të shkonte ai kur unë nuk jam?

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi mosparaqitjen e homologut të tij rus, Vladimir Putinin në Turqi.

09:23
Rubio nga Turqia: Trump është i hapur për çdo mekanizëm që do të çojë në armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se presidenti amerikan Donald Trump është i hapur për çdo mekanizëm që do të çonte në paqe midis dy palëve.

09:22
“Një stilolaps, një palosje…”/ Noka dhe Balla pranë njëri-tjetrit, ‘thumbime’ teksa ndjekin nga afër numërimin e votave të Diasporës: O Flamur, vetëm sherr do

Numërimi i votave të Diasporës për qarkun e Fierit vazhdon, teksa gjatë darkës, Taulant Balla dhe Flamur Noka kanë ndjekur pranë njëri-tjetrit se si ka vijuar procesi.

09:07
Kryministri Starmer në Tiranë, 10 Downing Street tregon detajet

10 Downing Street ka treguar detajet për vizitën e kryeministrit britanik Keir Starmer në Tiranë.

08:56
Putin mungon në bisedimet për paqe në Stamboll, Zelensky refuzon të negociojë pa të

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet për paqe në Ukrainë që do të zhvillohen sot në Stamboll, pavarësisht thirrjeve të drejtpërdrejta nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për një takim ballë për ballë.

08:15
Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët e kontinentit vijnë në Tiranë, zbulohet programi i plotë

Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 Maj.

08:12
Mbajti fjalimin e fitores një ditë më parë, Rama publikon fotot: Falenderimet që s’mjaftojnë kurrë…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e shkrepura gjatë fjalimit të tij të fitores, të mbajtur një ditë më parë.

08:09
Kthjellime dhe vranësira, çfarë premton moti për këtë të enjte? Temperaturat arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Kjo e enjte do të jetë me mot të alternuar, mes kthjellimeve dhe vranësirave.

07:48
Lezha numëron të gjitha votat për kandidatët, ja emrat e PD dhe PS nga lista e hapur që futen në Kuvend

Në qarkun e Lezhës, KQZ-ja raporton se janë numëruar totali i të gjitha votave preferenciale (245).

07:35
Votat në Tiranë/ Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD! Tabaku kalon afro 1000 vota para Alimehmetit

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 815 nga 1282 kuti votimi.

E mërkurë, 14 Maj 2025
23:01
Një gol në Olimpico mjafton për të shkruar historinë, Bologna mund Milanin dhe fiton Kupën e parë të Italisë pas 55 vitesh

Në një mbrëmje historike për futbollin italian, Bologna ka shkruar një kapitull të ri në historinë e klubit duke fituar Kupën e Italisë pas më shumë se gjysmë shekulli.

22:56
Drejt ‘finishit’! PS ‘mbërthen’ 83 mandate, PD ‘stacionohet’ te 50! Cila parti renditet e treta

KQZ-ja bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave të partive në të gjithë Shqipërinë, ndonëse në faqen zyrtare janë pasqyruar vetëm 5215 nga 5225 kuti.

22:55
“Fiksohen” deputetët e listës së hapur në qarkun e Vlorës, Gjiknuri më i votuari, PD humbi dhe nga lista e mbyllur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përfundimin e numërimit të votimit për votat preferenciale të hedhura në kuti në 11 maj në qarkun e Vlorës, ndërkohë që ende nuk janë numëruar votat e Diasporës.

22:54
“S’futem në Kuvend pa dy mandate”, a do ta mbajë fjalën Lapaj? Ja si përgjigjet bashkëkryetari i koalicionit, Endri Shabani

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet deri më tani ka siguruar një mandat, dhe në Kuvend futet Adriatik Lapaj, ndërsa bashkëkryetari i koalicion Endri Shabani nuk ka arritur që të marrë mandat.

22:52
Negociatat për armëpushimin Ukrainë-Rusi/ Pas Putin, edhe Trump nuk do të marrë pjesë në bisedime

Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të shkojë në Turqi për t’u bashkuar me bisedimet Rusi-Ukrainë, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

22:50
Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

Qarku i Shkodrës ka përfunduar numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.

22:47
Trump nga Katari: Nuk dua që bisedimet bërthamore me Iranin të marrin një rrjedhë të dhunshme!

Presidenti Donald Trump nuk dëshiron që bisedimet bërthamore në Iran të marrin një “rrjedhë të dhunshme”, duke u përpjekur t’i shtyjë iranianët të pranojnë një marrëveshje.

22:35
Vota preferenciale në Korçë, ndryshon emri i deputetit fitues të PD. Mbeten jashtë Spaho dhe Mano. Rezultatet në listën e PS

Në Qarkun e Korçës janë numëruar 422 nga 422 kuti për votat preferenciale duke përcaktuar kështu edhe ata që kryesojnë nga PS-ja dhe PD-ja.

22:23
Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

Presidenti rus Vladimir Putin ka përcaktuar përbërjen e delegacionit rus që do të marrë pjesë në negociatat e ardhshme me Ukrainën në Stamboll, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

22:16
Lidhjet e presidentit amerikan me Lindjen e Mesme/ Demokratët tallen me Trumpin, valëvisin banderolën me shkrimin ‘Qatar-a-Lago’ në Florida

Demokratët kanë valëvitur sot një banderolë mbi rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida, duke tallur lidhjet e tij me Katarin dhe Lindjen e Mesme.

22:14
Edmond Spaho pranon humbjen dhe largohet nga politika: Jam i shokuar nga 11 Maji, ishin të fundit e karrierës sime

Vendosja në listën e hapur në Korçë e kanë lënë jashtë kuvendit të ri demokratin Edmond Spaho.

22:00
Lëvizjet e para në kampin blu pas humbjes së thellë, Berisha rreth dy orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve

Teksa kryeministri Edi Rama po përgatitet për fjalimin e fitores, mbrëmjen e kësaj të mërkure kreu i PD Sali Berisha mblodhi në selinë blu drejtuesit e qarqeve.

21:54
VIDEO/ U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin italian, pasi një deputet u shfaq i veshur si fantazmë, dhe për pasojë u përjashtua.

21:53
A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

Enkelejd Alibeaj komentoi në “Shqipëria Vendos” në Top Channel rezultatet e zgjedhjeve për partitë e vogla.

21:34
“Si u intimidua diaspora?”, Klosi komenton humbjen e opozitës: Berisha pati vetëm një meritë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se mbështetja e emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit ishte masivisht për PS.

21:28
Presidenti i Këshillit Evropian: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të Kosovës, në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

21:12
Ekskluzive/ Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

Kryeministri Anglisë Sir Keir starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë.

21:08
Partitë e reja nuk e rritën pjesëmarrjen as edhe në të vetmin qark që i është rritur popullsia…

Nga Eduard Zaloshnja

20:53
“Grabitja më e madhe e votës në histori”/ Berisha mbledhje me drejtuesit politikë: Vota u shndërrua në krim

Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes së zgjedhjeve, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kjo ishte vjedhja më e madhe e votave në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik

20:36
“Ramën do e ha të gjallë”, përgjigja epike e Alizotit pas humbjes së thellë: Jam bërë vegjetarian

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

20:27
Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

13 persona, përfshirë 4 fëmijë, u plagosën nga rrufeja që goditi një kopsht zoologjik në Francën jugore sot.

19:21
Rama për partitë e reja: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta! Uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të katërt për të qeverisur vendin, fitore me një diferencë me mbi 250 mijë vota PD.

19:18
“Jam krenar për Rean dhe Gregun”, kryeministri: Të vetmen opozitë kam Linda Ramën, ajo mban shtyllat…

Gjatë fjalimit falenderues për fitoren e thellë të 11 majit, kryeministri Edi Rama i shprehu mirënjohjen familjes.

19:15
“Ime më s’më ndoqi dot para TV”, Rama dedikim prekës për babanë dhe nënën e ndjerë: I tërhoqën nga varri ata, ma bëni hallall

Në fjalimin e tij të parë pas fitores së mandatit të katërt, Edi Rama ka bërë një dedikim prekës për nënën dhe babanë e tij të ndjerë, duke thënë se në fushatën e PD ‘u tërhoqën jashtë nga varri’, duke thënë ‘uroj të ma bëni hallall’.

19:07
Fjala e parë e Ramës pas fitores së thellë: Shqiptarët ditën kë të besonin

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e fitores me një falenderim për të gjithë ata që i dhanë mandatin e katërt.

19:04
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi, REL: Joshje për Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, nëse kjo do ta bindte homologun e tij rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për paqe mes Kievit dhe Moskës – për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

19:01
Pas fitores së thellë, Rama në shesh bashkë me Lindën dhe tre fëmijët e tyre

Pas një fitoreje të thellë ndaj kundërshtarëve të tij, Edi Rama këtë mbrëmje po mban një takim falënderues në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku të pranishëm janë mbështetësit e tij.

18:50
Shpërthen në flakë një depo kimike në Spanjë, 80 mijë banorëve u jepet urdhër të mbyllen në shtëpi

Ka shpërthyer në flakë një depo kimike pranë Sevijës në Spanjë.

18:46
Zelensky flet për takimin me Rusinë në Stamboll: Putin ka frikë të takohet me mua

Një takim personal me Vladimir Putinin nuk do t’i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të jetë një fitore politike në gjetjen e një formule për afrimin e paqes, tha Volodymyr Zelensky në një intervistë me revistën gjermane Spiegel.

18:46
Vota e Greqisë “mollë” sherri, PD padit KQZ pasi KAS shfuqizoi vendimi për mosnumërimin e zarfeve nga ky shtet

Votat e ardhura nga Greqia duket se janë kthyer në ‘fushëbetejën’ e re mes palëve politike, PD dhe PS, si dhe mes KQZ, KAS.

18:17
Paraqituni në aeroport 3 deri në 4 orë para fluturimit! TIA këshillon udhëtarët, rrugët që mund të përdorni për të shkuar në Rinas

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të ngjarjes, do të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth.

18:11
Numërohet kutia e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1281 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 28364 zarfe të diasporës nga 42384 në total.

18:09
Votimi nga diaspora, Celibashi: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaron se deri tani janë numëruar dhe vlerësuar 98.186 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre nga diaspora.

18:07
Shifrat/ PS kryeson edhe votat e diasporës, ndiqet nga PD dhe Shqipëria Bëhet. Sa janë të pavlefshme

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.

18:04
4 kutitë e fundit në Durrës! PS vijon kryesimin, socialistët mbrojnë mandatin e 8-të, PD merr 6

Kanë mbetur vetëm 4 kutitë e fundit për t’u numëruar në qarkun e Durrësit.

17:24
Bisedimet e paqes Moskë-Kiev në Turqi, gazeta ruse: Lavrov nuk do të marrë pjesë!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, sipas gazetës ruse ‘Kommersant’, ndërsa Kremlini nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me përbërjen e delegacionit rus.

17:16
“France24” jehonë fitores së Ramës në zgjedhjet e 11 majit: Rezultat edhe më i thellë se në 2021

Edhe “France24” i ka bërë jehonë fitores së mandatit të katërt të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

17:08
Ekskluzive/ Rikthehet “Goca dhe Gra” në Top Channel, njihuni me moderatoret e këtij sezoni

Programi “Goca dhe Gra” starton në prime time në orën 21:00 çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.

17:02
Sulmet e Izraelit në Gaza, 50 viktima, mes tyre 22 fëmijë dhe 15 gra

Të paktën 50 palestinezë, përfshirë 22 fëmijë dhe 15 gra, u vranë gjatë bastisjeve izraelite në Rripin verior të Gazës.

16:50
Lufta në Ukrainë/ OKB paralajmëron për ‘kaos’: Nëse nuk arrihet paqja që respekton integritetin territorial…

Shefi i OKB-së paralajmëron për ‘kaos’ nëse nuk arrihet paqja që respekton integritetin territorial të Ukrainës.

16:32
“Po kalojmë në një nivel tjetër të marrëdhënieve”/ SHBA dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje për aviacionin dhe mbrojtjen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një marrëveshje për aviacionin dhe mbrojtjen me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani

16:22
Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik dhe kyç për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin, dhe se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i bllokut deri në vitin 2028.

16:11
Apeli rrëzon GJKKO-në! Nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçka dhe Artan Gaçin

Apeli i Posaçëm vendosi të prishë vendimin e GJKKO-së dhe të mos nisë hetimet për ish-ministren e Jashtme Olta Xhacka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

15:42
Takim historik në Riad, Trump përkrah presidentin e ri të Sirisë: Djalë i ri, i fortë e luftarak

“Djalë i ri, i fortë e luftarak”: Donald Trump nuk i kurseu lavdërimet për presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, njeriu i cili u vendos në krye të rebelimit që solli përmbysjen e Bashar al Assadit.

15:36
Presidenti i KE-së viziton Kosovën, një ditë më parë “sfidoi” me ndalesën në Serbi…

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, viziton sot Kosovën, një ditë pas ndalesës në Serbi e Bosnjë që ngjalli jo pak diskutime.

15:29
“Ne ndryshuam botën”/ 16 vite në opozitë, çfarë u thotë sot demokratëve? Berisha: Së pari, të mbrojmë votën, pastaj…

Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, vijoi pretendimet se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar.

15:19
“Asnjë dyshim, diaspora votoi Ramën”/ Gazeta greke për zgjedhjet e 11 majit: Mbizotëroi perspektiva europiane!

Përfundimisht Diaspora votoi për Edi Ramën është titulli i artikullit që gazeta greke “TA NEA” i kushton fitores së socialistëve duke e konsideruar atë së një triumf në shumicën e “bastioneve” minoritare, në fshatrat e Dropullit, të Sarandës, Finiqit , zonat malore të Himarës ndërsa ka sjellë rezultate të përziera në Sarandë.

14:49
Pse mbeti Meta jashtë Parlamentit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi në një deklaratë për mediat lënien jashtë Kuvendit të Ilir Metës.

14:34
Pas Shkodrës, BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore, sekuestrohen telefona dhe pamje filmike

Pas Shkodrës, BKH po zhvillon aksion edhe në Fier.

14:31
“Në Parlament do të flas si juriste”, kush është Zegjine Çaushi, kandidatja socialiste e njohur për mesazhet e saj ndaj Gazment Bardhit në Fier

Kandidatja më e re e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit duket se është surprizë në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit pasi me votë preferenciale me 150 kutitë e para të votimit të cilat janë numëruar deri më tani renditet ndër më të preferuarat me votë preferenciale.

14:31
“Numëruesit dhe vëzhguesit janë terrorizuar”/ Berisha: Kemi filmime mbi dhunimin masiv të zgjedhjeve, do ua dorëzojmë ndërkombëtarëve

Sali Berisha: Në këtë kuadër, dënoj me forcën më të madhe terrorin e policisë ndaj numëruesve e komisonerëve. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina, e gjithë ngjarja është një kurth policesk, i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës. Dënoj aktet e tjera që kanë terrorizuar […]

14:25
“Duhet të mbrojmë çdo votë të shqiptarëve”, Berisha thirrje numëruesve: Kryeni detyrën gjer në fund

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat u bëri thirrje numëruesve që ta kryejnë detyrën gjer në fund pavarësisht presionit.

14:11
BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër/ Dyshohet për disa persona të ndaluar për krime zgjedhore

BKH dhe Policia e Shtetit e përfaqësuar nga forcat operacionale dhe FNSH po zhvillon aksion në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe.

13:58
Lapaj ka paralajmëruar lënien e mandatit në Tiranë, Endri Shabani mund të futet në Kuvend: Ne çfarë themi, e bëjmë

Endri Shabani në një lidhje live për emisionin maratonën në Top Channel “Shqipëria Vendos” komentoi deklaratën e bashkëpunëtorit të tij Adriatik Lapaj se nëse do të merrte vetëm një madat në Tiranë, nuk do të hynte në Kuvend, por do ta pasonte.

13:58
Edhe shkencëtarët më të guximshëm nuk guxojnë ta hapin, varri i mallkuar që ruan një sekret

Jo, ky nuk është një film i Indiana Jones, por realitet. Në Provincën Shanxi, në zemër të Kinës, thellë nën një kodër, ndodhet varri misterioz i perandorit të parë kinez, Qin Shi Huangdi.

13:55
Urimi i Antonio Costas për fitoren, Rama falënderon Presidentin e Këshillit Europian: Privilegj të punoj krah një lideri si ti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me mirënjohje ndaj urimit të ngrohtë të ish-kryeministrit portugez António Costa, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.