E premte, 30 Maj 2025
22:48
Zbuloni këshillat më të mira nga njerëzit që humbën 10 kilogramë në një muaj

Kur po përpiqeni të humbisni peshë, një burim frymëzimi është edhe njohja me historitë e suksesit dhe sekretet e individëve të tjerë që tashmë i kanë hequr kilogramët e padëshiruar.

22:48
Ariana Grande do të luajë në filmin e ri “Meet the Parents 4” së bashku me Ben Stiller dhe Robert De Niro

Ariana Grande ka gjetur rolin e saj të radhës në film, duke luajtur përkrah Ben Stiller dhe Robert De Niro në “Meet the Parents 4”, filmi i ri i Universal që po vjen për të ringjallur sitcom-in e njohur.

22:21
Greqia reagon ndaj garancive të Egjiptit për manastirin e Sinait

Egjipti dhe Greqia kanë kërkuan të zbusin tensionet e lindura pas një vendimi gjyqësor të debatueshëm lidhur me manastirin historik të Shën Katerinës në Gadishullin e Sinait.

22:18
Vendoset testi i gjinisë në Boksin Botëror, përjashtohet fituesja e medaljes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Imane Khelif, medalistja e artë algjeriane në peshën 66 kg në Lojërat Olimpike të Parisit, është përjashtuar nga pjesëmarrja në ngjarje të ardhshme boksimi për femra, derisa të kalojë një test për identifikimin e gjinisë.

22:13
Trump tallet me Macron pas incidentit me gruan e tij, presidenti: Sigurohuni që dera është e mbyllur

Presidenti amerikan, Donald Trump foli të premten për videon ku gruaja e Emmanuel Macron, Brigitte, godet me shuplakë presidentin francez ndërsa ai po bëhej gati të zbriste nga një aeroplan në Hanoi të Vietnamit.

22:12
Vuçiç “dorëzohet” përpara protestave të studentëve, ngre mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme që kanë tronditur pushtetin populist të presidentit Aleksandar Vuçiç.

22:01
Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, evakuohen qytetarët! Policia: Pas kontrollit, rezultoi se…

Një alarm për bombë është njoftuar në një hotel në qendër të Tiranës.

21:42
Etienne Emile Beaulieu, shpikësi i pilulës së abortit, vdes në moshën 98-vjeçare

Profesori Étienne-Émile Beaulieu, mjek, studiues dhe shpikës i pilulës së abortit, vdiq të premten në moshën 98-vjeçare, njoftoi bashkëshortja e tij Simone Arari Beaulieu për Agence France-Presse.

21:40
Akuzat e rënda ndaj yllit të NBA! Përdhunime dhe kërcënime me jetë, padi e re e ngritur në Los Angeles

Ylli i New Orleans Pelicans, Zion Williamson, është paditur për përdhunim dhe abuzim seksual, sipas një padie të ngritur këtë javë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles. Lajmi u raportua të premten nga New York Post.

21:28
“Duhet të ngremë SPAK në Kosovë”/ Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku: Le ta provojnë fatin pastaj me fondet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur sërish alarmin për nivelin e korrupsionit në vend, duke propozuar krijimin e një institucioni të specializuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të ngjashëm me SPAK-un në Shqipëri.

21:26
“DOGE do arrijë 1 trilion dollarë shkurtime shpenzimesh”, Musk në prag të largimit nga administrata: Jam gjithmonë në shërbim të presidentit nëse ai më kërkon

Miliarderi amerikan, Elon Musk, tha sot në Zyrën Ovale se ai ende pret “me kalimin e kohës” të arrijë premtimin e tij se Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë do të ofrojë një trilion dollarë shkurtime fondesh të shpërdoruara për qeverinë federale.

21:22
Shfaqja e pulave të gjalla me pelena në një katedrale në Gjermani shkakton reagime

Një shfaqje në një katedrale në Gjermani, ku u shfaqën pula të gjalla të mbështjella me pelena, ka shkaktuar një stuhi reagimesh. Kisha dhe autoritetet bashkiake u detyruan të kërkonin falje.

21:18
Video/ Përqafim si dy miq të vjetër, takim i ngrohtë mes Ramës dhe YouTube-rit të njohur: Kohë pa u parë vëllai im shqiptar, më ke munguar

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e festivalit të finales së Champions League, së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

21:08
‘E gjithë muzika që kam bërë tani më përket mua’, Taylor Swift blen të drejtat për 6 albumet e saj të para

Taylor Swift ka njoftuar se ka blerë të drejtat për gjashtë albumet e saj të para, duke i dhënë fund një beteje të gjatë mbi pronësinë e veprës së saj.

21:06
“Rusmali cenon rëndë parimin e neutralitetit”/ PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor

Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj “që të mos ndërhyjë përmes Kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve”.

20:55
E trishtë/ Zi në botën e kinemasë, ndahet nga jeta aktori i njohur për rolin e kukullës Chucky

Në Los Angeles është ndarë nga jeta aktori dhe kaskaderi amerikan Ed Gale, i njohur për interpretimet e tij unike në kinemanë e viteve 1980, përfshirë personazhin e kukullës Chucky në filmat kult “Child’s Play” (1988) dhe “Howard the Duck” (1986). Ai u shua në moshën 61-vjeçare.

20:50
Fiks Fare/ Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori që i mbuloi zhduket pa përfunduar hetimi

Rreth një muaj pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare” për mbetjet spitalore të hedhura në mënyrë të paligjshme në fshatin Mihaj të Koplikut, situata mbetet alarmante.

20:38
Macron i drejtohet Kinës: Mbajeni Korenë e Veriut jashtë luftës në Ukrainë nëse nuk doni përfshirjen e NATO-s në Azi

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi Kinën të premten se hezitimi i saj për të frenuar përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës mund ta çojë NATO-n më thellë në Azi.

20:31
Negociatat për armëpushim në Gaza, zyrtarët e Katarit: Do t’i japim fund kësaj situate të tmerrshme

Katari ka thënë se po punon ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme.

20:27
Plagosje me armë zjarri në Durrës, 36-vjeçari jashtë rrezikut

Një ngjarje kriminale është regjistruar pasditen e sotme në periferi të Durrësit, në zonën e Fllakës.

20:04
Barcelona ndërpret marrëdhëniet me Izraelin, kryebashkiaku: nuk do ketë miqësi pa rivendosur…

Këshilli i qytetit të Barcelonës votoi për të ndërprerë marrëdhëniet e tij institucionale me qeverinë izraelite dhe marrëveshjen e miqësisë me qytetin e Tel Avivit, “derisa të rivendoset respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat themelore të popullit palestinez”.

20:02
Më 2 qershor nisin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte e çerdhe në Tiranë

Më dy qershor nisin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte e çerdhe në Tiranë.

19:55
Koncerti “JALBOZ”, Rona Nishliu dhe Gent Rushi risjellin këngët tradicionale shqiptare përmes jazz-it

Rona Nishliu dhe Gent Rushi emocionuan publikun që mbushi sallën e Akademinë e Arteve me interpretimin e këngëve të vjetra nga Shkodra, Tirana dhe Korça, të risjella me një frymë të re.

19:52
“Musk drogohej në fushatën e Trump”/ Hetimi tronditës i New York Times mbi përdorimin e substancave psikoaktive nga miliarderi

Një hetim i fundit nga prestigjiozja Neë York Times ka hedhur dritë mbi dyshime serioze lidhur me përdorimin e drogës nga Elon Musk, gjatë një periudhe të ndjeshme politikisht në Shtetet e Bashkuara.

19:42
100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Të prodhosh kriptomonedha në Shqipëri përbën vepër penale.

19:16
Protesta në Venecia për dasmën 10 milionë dollarëshe të Jeff Bezos

Dasma e Jeff Bezos me Lauren Sanchez ka shkaktuar një stuhi reagimesh në Venecia, vetëm disa javë para se të zhvillohej.

19:10
Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar miliona municione, përfshirë raketa dhe raketahedhës, si dhe trupa ushtarake në Rusi gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të ri nga Ekipi i Monitorimit të Sanksioneve Shumëpalëshe (MSMT).

19:03
Trump akuzon Kinën për shkeljen e armëpushimit tarifor, presidenti: ja çfarë ndodh kur tregohesh i mirë

Donald Trump akuzoi Kinën për shkelje të një armëpushimi tarifor të rënë dakord me Shtetet e Bashkuara dy javë më parë, duke kërcënuar të “ringjallë” luftën tregtare midis dy vendeve.

18:58
Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Vuajtjet që Gaza ka përjetuar gjatë një viti e gjysmë të kaluar dhe sulmet e përsëritura nga qeveria izraelite e bëjnë çdo marrëdhënie midis dy qyteteve të paqëndrueshme, theksoi kryebashkiaku i qytetit spanjoll.

18:53
Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

18:48
Rusia këmbëngul për një zgjidhje të qëndrueshme të krizës, Ukraina dhe Perëndimi kundërshtojnë retorikën luftarake

Në një deklaratë të ashpër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori rus, Vassily Nebenzia, theksoi se një marrëveshje armëpushimi nuk do të mjaftonte për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

18:45
Një gabim i Google Maps shkaktoi kaos në rrugët gjermane

Kaosi mbretëroi në autostradat gjermane të enjten, në nisje të një prej periudhave më të ngarkuara të vitit për shkak të festave, si pasojë e një gabimi serioz në shërbimin e navigimit Google Maps, i cili shfaqi pothuajse të gjithë rrjetin rrugor të vendit si të mbyllur.

18:18
“Tatuazhet elektronike” matin stresin mendor, të dobishme për kontrollorët e trafikut ajror dhe shoferët e kamionëve

Ato duken si njolla të vogla që duhen aplikuar në ballë dhe fytyrë, janë të përkohshme dhe qarqet e tyre duken si dekorime gjeometrike, ato janë tatuazhe elektronike pa tel që tregojnë kur truri i nënshtrohet stresit të lartë.

18:18
Rrezik në ajër për Izraelin, Huthit paralajmërojnë sulme ndaj avionëve të linjave izraelite me civilë

Huthit e Jemenit planifikojnë të zgjerojnë veprimet e tyre kundër Izraelit dhe të nisin sulme ndaj avionëve civilë që i përkasin transportuesve izraelitë, raportoi gazeta libaneze Al-Akhbar, duke cituar burime brenda organizatës.

18:15
Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Kinën për shkelje të një armëpushimi të përkohshëm mbi tarifat tregtare, duke sinjalizuar se tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë mund të rikthehen me intensitet të lartë.

18:12
Kërkuan rinumërim në qarkun Tiranë dhe Durrës, KAS rrëzon kërkesën e katër kandidatëve demokratë!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksionimit në dhomë këshillimi nuk ka legjitimuar kërkesën e katër kandidatëve të PD që kërkonin rinumërim në qarkun Tiranë dhe Durrës.

17:59
Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e ‘grave të pabindura’

Imazhe të publikuara në media dhe rrjetet sociale tregojnë tmerrin që përjetojnë gratë në të ashtuquajturat “strehimore bindjeje” në Arabinë Saudite, ku ato i nënshtrohen torturës, rrahjeve dhe përdhunimit.

17:55
110,608 ushtarë rus kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës, ja rajonet me humbje më të mëdha

Shërbimi rus i BBC-së, së bashku me faqen ruse të internetit Mediazona dhe një grup vullnetarësh, kanë identifikuar emrat e 110,608 ushtarakëve rusë që janë vrarë deri më tani gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

17:53
Helmimi i fëmijëve me salmonelë, reagon AKU: Veza rezulton e infektuar, por është kontaminuar në ambientet e kopshtit

Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin, konfirmon se rezultatet kanë dalë negative te veza.

17:46
OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, thanë Kombet e Bashkuara më 30 maj, duke paralajmëruar se e gjithë popullsia e territorit palestinez tani është në rrezik nga zia e bukës.

17:40
Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025, si mund të bëheni pjesë

Janë hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025.

17:36
‘Jam i pafajshëm’, Russell Brand hedh poshtë akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj katër grave

Russell Brand është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat për përdhunim, sulm seksual dhe sulm të pahijshëm të ngritura kundër tij nga katër gra, gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër.

17:33
Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

Të tjera detaje të rënda kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre të 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra më 26 maj në Afragola, pranë Napolit, nga ish-i dashuri i saj, Alessio Tucci, 18 vjeç.

17:25
Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar administratës së Donald Trump të pezullojë një program të administratës Biden që u lejonte më shumë se 500,000 emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela të jetonin dhe punonin përkohësisht në Shtetet e Bashkuara.

17:24
Negociatat Rusi-Ukrainë, Zelensky: Moska po i nënvlerëson bisedimet akoma pa filluar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ishte takuar me Ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Udhëheqësi ukrainas shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për kontributin e tyre në përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, duke theksuar rolin e Ankarasë në organizimin e takimit që rezultoi në lirimin e një mijë ukrainasve nga robëria ruse.

17:20
Vijon lufta në distancë me Francën, Izraeli akuzon Macronin: 7 tetori për të është një ditë feste

Izraeli ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së presidentit francez Emmanuel Macron për një qëndrim më të ashpër ndaj Tel Avivit, duke e akuzuar atë për nisjen e një “kryqëzate kundër shtetit hebre”.

17:14
“Trump na ushqen, ndërsa Hamasi…”, organizata joqeveritare amerikane shpërndan mbi 2 milionë vakte për palestinezët

Organizata joqeveritare me seli në SHBA, Gaza Humanitarian Foundation, njoftoi se ka shpërndarë më shumë se dy milionë vakte gjatë katër ditëve të ofrimit të ndihmës humanitare për popullin e Gazës.

17:06
X fshin mesazhet e sigurta dhe përgatit një aplikacion të ri për biseda

Dy vjet pas lançimit, X po eliminon mundësinë që përdoruesit me një shenjë blu të shkëmbejnë mesazhe të koduara, të sigurta dhe të mbrojtura.

17:02
Përmbytje në Nigeri, mbi 110 viktima pas reshjeve të dendura

Të paktën 110 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në qendër të Nigerisë, njoftojnë zyrtarët për BBC-në.

16:59
Shakira anulon papritur koncertin e parashikuar në Boston

Koncerti i Shakirës në Boston, i planifikuar për të enjten, më 29 maj, u anulua papritur, me njoftimin që erdhi nga organizatorët e Fenway Concerts nëpërmjet rrjeteve sociale.

16:59
Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së kamionit në autostradë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes, në autostradën Brenner, midis Bressanone dhe Chiusa, ku dy të rinj shqiptarë nga Kosova humbën jetën.

16:47
Akt vandal në universitetin italian, fshihet fjala “femicid” nga pllaka kushtuar Ilaria Sulës

Një akt vandal është regjistruar në Universitetin e Salentos në Itali, ku është dëmtuar pllaka përkujtimore kushtuar Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e vrarë brutalisht në Romë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson.

16:41
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Pranoni menjëherë marrëveshjen e SHBA-së sepse Izraeli është gati për sulm

Një mesazh i qartë dhe i ashpër nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump drejtuar udhëheqjes së Iranit u dorëzua personalisht në Teheran nga Ministri i Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Princi Khalid bin Salman.

16:31
Ministria palestineze e Shëndetësisë: Më shumë se 70 të vdekur dhe 270 të plagosur në 24 orë

Sipas ministrisë së Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi, gjatë ditës së kaluar janë vrarë 72 persona dhe janë plagosur 278 të tjerë.

16:24
Në Milano fillojnë të besojnë te supersticionet, emërimi i Allegrit te Milani i jep Interit fitoren në… Champions

Interi do të zbresë nesër në fushë për sfidën më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj PSG-së në finalen e madhe të Champions League, që zhvillohet në Mynih.

16:21
Në prag të 1 Qershorit, Kuvendi i Shqipërisë hap sot dyert për fëmijët! Priten nga Elisa Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e edukative, Salla e Seancave Plenare u kthye në një vend mikpritës ku fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe rolin e tij në jetën e qytetarëve.

16:13
Mbolli drogë në fshat, arrestohet 48-vjeçari nga Kruja! Policia i kërkon ‘shokët’

U identifikua dje si autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, lokalizohet dhe kapet 48-vjeçari.

16:00
Pretendimet për “trenin bullgar” në Peqin, KQZ rrëzon opozitën

Janë rrëzuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar”.

15:55
Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e pushtuar Perëndimor.

15:53
Renée Zellweger dhe Ant Anstead përballen me krizë në lidhje, dyshohet ndarja për shkak të problemeve financiare?

Renée Zellweger dhe Ant Anstead, një nga çiftet më të komentuar të viteve të fundit në Hollywood, duket se po kalojnë një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre.

15:30
Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit”

Kryeqyteti shqiptar do të përjetojë nesër një ndër eventet më të mëdha muzikore dhe artistike në vend. Një natë, ku legjenda të muzikës elektronike do të performojnë për herë të parë në Shqipëri, në liqenin e Tiranës, si një sinonim i cilësisë dhe energjisë pozitive në skenën elektronike.

15:29
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë

Sa më tepër afrohet data e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, aq më shumë përflitet kjo përballje që për shkak të së shkuarës i tejkalon edhe kufijtë e sporti, megjithatë bashkëjetesa mes një serbi dhe një shqiptari nuk është gjithmonë e pamundur.

15:14
“Plas” në KAS/ Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin! Logu: Keni konflikt interesi, do të kërkojme përjashtimin tuaj

Mbledhja e sotme e Kolegjit të Ankimimit dhe Sanksionet u shoqërua me tensione dhe debate, teksa shqyrtohej ankimimi i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës.

15:09
Dyshime mbi kampet në Gjadër! Gjykata e Kasacionit në Itali pyet Gjykatën Europiane të Drejtësisë për ligjshmërinë

Gjykata e Kasacionit në Itali vë në dyshim projektin e qeverisë shqiptare me atë italiane për kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kërkojnë që për qendrën e pritjes në Gjadër dhe për të gjitha strukturat e tjera të operacionit, bazuar në marrëveshjen mes dy qeverive, të vendosë Gjykata Evropiane e Drejtësisë. 

14:50
Rusia sulmon Kharkivin, teksa rritet zemërimi i Trumpit ndaj Putinit

Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë në Harkiv të Ukrainës, teksa i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Keith Kellogg, tha se presidenti amerikan po “zemërohet” gjithnjë e më shumë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me vonesat e arritjes së një armëpushimi, që do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

14:49
Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Një 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy 14-vjeçarë në Elbasan.

14:46
“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, sekretari Rubio: Të vetmit njerëz që përfitojnë, janë trafikantët

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shpreh shqetësim në lidhje me pasojat negative të emigracionit masiv.

14:31
Shtatë kushtet e Francës që të njohë shtetin palestinez! Nga lirimi i pengjeve te çmilitarizimi i Hamasit

Franca do të jetë së bashku me Arabinë Saudite, kryesuese e një konference ndërkombëtare që do të mbahet nga 17 deri më 20 qershor në OKB në New York, me në fokus të ashtëquajturën zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

14:15
Jahti luksoz i Jeff Bezos furnizohet në Portin e Durrësit! Destinacion final ka Venecian, ku do të zhvillohet ceremonia martesore e miliarderit

Jahti luksoz “Abeona” i miliarderit Jeff Bezos, me një ekuipazh prej 26 marinarësh, është ankoruar sot për furnizim në portin e Durrësit.

13:45
Aleati i Berishës letër Silvinjos: Kam formulën për të mundur Serbinë, e di që s’më besoni, por…

Ish deputeti Selami Jenisheri i ka drejtuar një letër trajnerit të Kombëtares Silvinjo.

13:33
Përndoqi të renë deri te hyrja e pallatit, e më pas i vuri flakën kabinës elektrike dhe la në ‘terr’ gjithë lagjen… arrestohet 28-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin.

13:26
“Nuk mund t’i thoja jo”, detajet e frikshme në dëshminë e ish asistentes së Diddy-t: Abuzoi me mua disa herë, isha e tmerruar

Ish-asistentja e Sean “Diddy” Combs dëshmoi në gjykatë të enjten rreth abuzimit seksual dhe fizik që ajo kishte përjetuar, si dhe rreth frikës se do të vriste Casandra Ventura-n, ish të dashurën e tij.

13:08
Video/ Lindja i nis gjatë transmetimit live, momenti bëhet viral! Ja si reagoi gazetarja

Lindja i nisi gjatë transmetimit live, ndërsa gazetarja ka qëndruar sërish në krye të detyrës së saj plotësisht e qetë, këto momente bënë xhiron e rrjetit.

12:56
Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën përfundimtare me lojtarët e grumbulluar

Kombëtarja e Serbisë ka publikuar sot listën përfundimtare me 25 futbollistë që do të udhëtojnë drejt Tiranës për sfidën kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

12:55
I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO nuk zbut masën për Florenc Çapjan! E lë në burg

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi  masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i cili u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.

12:33
Skandal me gjyqin e Maradonës! Anulohet procesi në Argjentinë, gjyqtarja jep dorëheqjen pasi shfaqet në një serial

Një skandal i paprecedentë ka tronditur sistemin gjyqësor argjentinas, duke çuar në anulimin e gjyqit të shumëpritur mbi vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona.

12:32
Kandidatët demokratë kërkojnë rinumërimin e votave, Berisha: Këto nuk hedhin asgjë poshtë, i mbështesim ata që kërkojnë transparencë

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kërkesat e disa prej kandidatëve demokratë jo fitues në zgjedhjet e 11 majit për rinumërimin e votave.

12:28
Festivali i Monodramës “Flas shqip” në Teatrin “Zonja e Bujtinës”! Nis me veprën tragjikomike “I pakalluri i vdekur”

“I pakalluri i vdekur” është monodrama tragjikomike, që trajton problemet e individit dhe raporteve të tij me familjen e shoqërinë.  

12:25
Zyrtare/ Massimiliano Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord

Milani ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e Massimiliano Allegrit.

12:23
Në fshatin e qershive, fruti që i ktheu nga emigrimi! Fermerët në Godolesh të frikësuar, i druhen motit dhe rrugës

Në fshatin e qershive, në Godolesh të Elbasanit edhe pse ndodhet vetëm 4 km larg qytetit, rruga e keqe i detyron shumë fermerë që transportin e qershive për në treg ta bëjnë me kafshë, të pakët janë që posedojnë një fuoristradë.

12:12
Stoku në gjykata, 140 mijë dosje! Rekomandohen si zgjidhje, gjykimi i shkurtuar dhe marrëveshjet e fajësisë

Në këto rekomandime të miratuara nga qeveria dhe të lexuara nga ministri i drejtësisë pak ditë më parë, gjykimi i shkurtuar dhe marrëveshjet e fajësisë që aplikohen fare pak nga prokurorët konsiderohen mes dy zgjidhjeve që shpresohet të ulin stokun e dosjeve deri më tani rreth 140 mijë të tilla.

12:07
“Serbia po qëllon Rusinë pas shpine”, Moska akuza Beogradit, reagon Vuçiç: Nuk janë të vërteta ato që janë thënë

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) ka akuzuar kompanitë serbe të mbrojtjes për përdorim të dokumentacionit të rremë dhe palëve të treta për të dërguar fshehurazi armë në Ukrainë.

12:04
Alarmohet Shtëpia e Bardhë! Shefes së stafit të Donald Trump i hakerojnë telefonin, gabimi që i tradhtoi “piratët”

Këshilltarja kryesore e Donald Trump ka rënë viktimë e hakerave, që depërtuan në telefonin e saj dhe përdorën inteligjencën artificiale për të imituar zërin e saj.

11:58
500-1500 euro një armë/ Zbulohet skema e grupit kriminal, i fshihnin në motorët e makinave kur hynin në territorin shqiptar

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat dha detaje në lidhje me trafikun e armëve Kosovë-Shqipëri, ku 10 persona ranë në pranga dhe 2 teë tjerë u vunë nën hetim.

11:57
Macron sfidon Izraelin? “Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik”!

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi nga Singapori, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, se njohja e një shteti palestinez është sot jo vetëm një “detyrim moral”, por edhe një domosdoshmëri politike.

11:45
Ish-shefi i CIA-s zbulon shtetin evropian që Putin do të sulmojë më pas

Vladimir Putin do të pushtojë një vend të NATO-s nëse ka sukses në Ukrainë, u paralajmërua sot.

11:43
Kandidatët e PD në Tiranë dyshojnë te manipulimi i numëruesve të tyre: Duam rinumërim, votat tona i kaluan kandidatëve të tjerë

Kandidatët e Partisë Demokratike në Tiranë dyshojnë në manipulimet që kanë bërë numëruesit e tyre gjatë procesit të numërim të votave në Tiranë.

11:30
Shpërthim në fabrikën ushtarake në Serbi, 7 të plagosur në repartin e kapsollave

Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë.

11:20
Si CIA përdori faqen e internetit të fansave të Star Wars për të komunikuar fshehurazi me spiunët

Një faqe fansash e “Star Wars” që në pamje të parë dukej krejtësisht e thjeshtë, starwarsweb.net, me figurën e animuar të Yodës dhe reklama për sete Lego dhe video-lojëra – në fakt ka qenë një mjet sekret i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) për komunikim me spiunë anembanë botës, zbulon një studiues i pavarur.

11:06
Plani i SHBA-së për armëpushim në Gaza, reagon Hamasi: Nuk përmbush kërkesat tona kryesore!

Plani amerikan për armëpushim në Gaza nuk arrin të përmbushë kërkesat tonë thelbësore, është shprehur grupi militant Hamas për BBC-në.

11:01
1000 fidanë kanabisi të mbjella në pyje, arrestohet 63-vjeçari në Fier! Digjet e gjithë lënda narkotike

Një 63-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte mbjellë lëndë narkotike në pyje në Fier.

10:55
Shkuan për të kënduar, por u morën peng! Si u vra grupi muzikor meksikan nga karteli i drogës

Bandat kriminale po vijojnë të bëjnë kërdinë në Meksikë, teksa këtë herë viktima kanë mbetur artistët.

10:18
Puna për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës, Rama publikon pamjet: Përmirëson kushtet për fermerët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec të Korçës.

10:16
Fëmijët e infektuar me salmonelë në kopshtin në Gramsh, shkak është veza e kontaminuar

Burime zyrtare thanë për gazetaren e Top Channel, Bruna Kërçyku se infektimi i fëmijëve në Gramsh është për shkak të vezës me salmonelë.

09:55
Aulon Kalaja depoziton kërkesën në KQZ, kërkon rinumërim në Durrës: Kishte trafikim votash, dyshojmë për…

Kandidati në listën e mbyllur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës.

09:50
Studentë apo spiunë? Të rinjtë kinezë nën sitën e Donald Trump, mijëra në pasiguri

Një valë refuzimesh vizash dhe deklarata të ashpra nga autoritetet amerikane kanë futur në pasiguri mijëra studentë kinezë që shpresonin të ndjekin studimet e larta në Shtetet e Bashkuara.

09:30
Operacioni për trafikun e armëve/ Cilët janë 10 personat e arrestuar, anëtarë të grupit që i transportonin nga Kosova drejt Tiranës

10 personat e arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Puzzle” ku u godit grupi që trafikonin armë nga Kosova drejt Tiranës.

09:22
Andrew dhe Tristan Tate do të përballen me drejtësinë britanike, vëllezërit drejt ekstradimit

Andrew dhe Tristan Tate do të ekstradohen në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me 21 akuza penale, përfshirë përdhunim dhe trafikim qeniesh njerëzore, pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore ndaj tyre në Rumani, konfirmuan avokatët e tyre.

09:15
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Sekuestrohen pistoleta, automatikë dhe kanabis, arrestohen 10 persona

10 persona kanë rënë në prangat e policisë pas goditjes së trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri.

09:08
Aksident me vdekje në Lushnjë, përplaset nga makina 91-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj të Divjakës.