Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Katër persona vdiqën të dielën, ndërsa një tjetër është zhdukur, pasi një valë e fuqishme rrëmbeu turistët ndërsa ata ndodheshin në një pishinë natyrale përgjatë bregdetit të Tenerife-s.
Siç raportohet nga CBS news, ekipet e emergjencës nxorën tre trupa të dielën, një grua 35-vjeçare, një burrë 55-vjeçar dhe një burrë tjetër, për të cilët nuk u dhanë informacione.
Një grua tjetër ndërroi jetë një ditë pas incidentit pasi u transportua me helikopter në spital nga vendngjarja. Akoma nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me identitetin e viktimave.
Four dead and one missing after a powerful wave swept a group of swimmers out to sea from a popular seawater pool on Tenerife’s rocky western coast, according to Spanish authorities.pic.twitter.com/qMu9NjChOF
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) December 9, 2025
Pse është e rrezikshme pishina natyrore në Isla Cangrejo?
Pishina në Isla Cangrejo, në bregdetin Los Gigantes të Tenerife-s, është një destinacion shumë i popullarizuar për të huajt. E rrethuar nga shkëmbinj vullkanikë nga njëra anë dhe çimento nga ana tjetër, pishina është pothuajse në nivelin e detit.
Për këtë arsye, mund të bëhet shumë e rrezikshme kur deti është i trazuar dhe valët e mëdha mund të kapërcejnë lehtësisht barrierën e betonit.
Sipas mediave lokale, ishte lëshuar një paralajmërim për det të trazuar kur notarët u futën në pishinë det. Pishina ka qenë e mbyllur për publikun që nga 3 dhjetori.
Një dëshmitar i tha El País se dy valë të fuqishme përfshinë gjithçka në rrugën e tyre. “Ne ishim shumë larg nga pishina dhe sërish valët na arritën. Shikova prapa dhe pishina nga e mbushur plot me ujë, u zbraz në sekonda”, tha ai.
Banorët vendas thanë se notarët injoruan shenjat dhe gardhet që ishin vendosur për të parandaluar hyrjen e kujtdo në pishinë për shkak të kushteve të motit.
Top Channel