16:22
Mizoria e një krimi që tronditi Italinë, Prokuroria e Napolit flet për vrasjen e 14-vjeçares nga ish i dashuri i saj: Ai veproi me egërsi
“Alessio Tucci veproi me mizori”. Kështu deklaroi prokurorja e Napolit Verior, Annamaria Lucchetta, gjatë një konference për shtyp, duke zbardhur detaje tronditëse nga hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra brutalisht nga ish-i dashuri i saj, 19-vjeçari Alessio Tucci, në qytetin Afragola.