Pelegrinazh tre ditor në Kapadoki, bashkëmeshojnë Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi Joan Në një kohë kur shumë tradita rrezikojnë të mbeten vetëm kujtim në fotografi apo muze, në Malësi të Madhe, gratë dhe vajzat e zonës janë ulur pranë njëra-tjetrës për të mësuar një art që për shekuj është përcjellë nga gjyshet te mbesat, punimin e xhubletës.
Me futjen e kësaj veshjeje tradicionale të veriut të Shqipërisë në UNESCO, për të mos harruar këtë dijebërje, Ministria e Kulturës ka çelur klasën e “Xhubletës” në qytetin e Koplikut.
Nxënëset kanë marrë dijet bazë se si të punohet nga fillimi e deri në fund xhubleta. Dikush nga kurioziteti, dikush nga pasioni për të mos humbur kjo traditë, e të tjera për të nisur një biznes.
Projekti “Klasa e Xhubletës” synon jo vetëm të ruajë këtë pasuri të rrallë kulturore, por edhe të fuqizojë ekonomikisht gratë dhe vajzat e veriut, duke i pajisur me një aftësi që mund të kthehet në profesion.
Top Channel