
Një grup prej 40 turistësh spanjollë të ndodhur për herë të parë në Shqipëri kanë zgjedhur lumin Shkumbin për një eksperiencë të vecantë Rafting.
“Jemi shumë të kënaqur që jemi këtu duke shijuar në radhë të parë mikpritjen shqiptare, natyrën e mrekullueshme dhe këtë atmosferë të këndshme. Ne po vazhdojmë ta shijojmë këtë eksperiencë e padyshim do rekomandojmë miqtë tanë të vizitojnë Shqipërinë”, u shpreh një prej turistëve për Top Channel.
“Më pëlqen pjesa historike që ofron Shqipëria. Tashmë po shijojmë natyrën. Në Tiranë na pëlqeu ambienti, njerëzit shumë të dashur, shumë simpatikë. Natyra këtu fantastike dhe ushqimi tradicional na pëlqeu shumë”, tha një tjetër.
“Tashmë po provojmë këtë eksperiencë Rafting. Nuk e dimë nëse është shimë e sigurt, kemi pak frikë, por jemi gati ta provojmë”, pohoi një tjetër.
Mes natyrës së mrekullueshme dhe gjelbërimit pranveror në zemër në Shqipërisë, turistët përjetuan një aventurë fantastike si pjesë e një mundësie më shumë argëtimi që ofron Elbasani.
“Përpos historisë, traditës, kulinarisë së vecantë dhe mikpritjes së padiskutueshme, Elbasani po shton ofertën e tij të turizmit me sporte të aventurës si Rafting, hipizëm, hedhje me parashutë etj”, tha Artur Guni.
Top Channel