E mërkurë, 01 Tetor 2025
09:27
Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Shërbimet e pasaportave dhe vizave…

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.

09:24
“I padrejtë dhe i anshëm”/ Hamas reagon sërish pas propozimit të Trump për paqe në Gaza: Do ta shqyrtojmë me pozitivitet

Lëvizja palestineze Hamas ka reaguar ndaj propozimit të fundit të paqes të paraqitur nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si “të padrejtë dhe të anshëm” në favor të Izraelit.

09:16
“Nuk mund të punoj 13 orë në ditë”/ Orët shtesë të punës, grevë e përgjithshme në Greqi

Greqia është paralizuar sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e shpallur nga sindikatat më të mëdha, GSEE dhe ADEDY, të cilat kundërshtojnë ligjin e ri të punës.

09:06
Muaji i ndërgjegjësimit i kancerit të gjirit, Presidenti Begaj: Inkurajojmë gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje

Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

09:05
E bujshme nga Spanja/ Milani synon supertransferimin e verës, Igli Tare kontakton personalisht yllin e Barcelonës

Ndërsa afati kalimtar i janarit po afrohet dhe AC Milan vijon kërkimin për një mbrojtës qendror dhe ndoshta një sulmues anësor, klubi italian po përgatitet gjithashtu për verën e ardhshme me një objektiv madhor: Robert Lewandowski.

08:57
Tragjedia në Itali/ I mori jetën në mënyrë makabre bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur, 58-vjeçari pranon krimin, vajza në gjendje të rëndë

Salvatore Ocone, i arrestuar për vrasjen e gruas dhe djalit të tij 15-vjeçar, si dhe për lënien pranë vdekjes të vajzës së tij 16-vjeçare, ka pranuar fajin.

08:43
Tetori Rozë, kryeministri Rama thirrje vajzave dhe grave: Kujdesuni për veten, bëni momografinë falas

Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

08:41
Tragjike në Gjermani/ Shpërthime me eksploziv në një banesë, autori i merr jetën vetes

Një operacion i madh policor dhe zjarrfikës po zhvillohet që nga orët e para të mëngjesit në Mynihun verior, pas disa shpërthimeve dhe një zjarri në një ndërtesë banimi në zonën e Lerchenauer Straße.

08:31
Parlamenti kufizon të drejtat e komunitetit LGBTQ+, The Guardian: Ditë e errët për Sllovakinë

Të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në Sllovaki kanë pësuar një goditje të rëndë, pasi parlamenti miratoi një ndryshim kushtetues që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, si dhe vështirëson thuajse plotësisht birësimin për çiftet e të njëjtit seks.

08:27
Flotilja me Greta Thunberg në bord drejt Gazës, Italia dhe Izraeli përgatiten për ndërhyrje/ Çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim?

Italia njoftoi se do të ndalojë flotiljen ndërkombëtare “Globale Sumud”, e përbërë nga mbi 40 anije civile dhe më shumë se 500 aktivistë, përfshirë Greta Thunberg, që po përpiqet të dërgojë ndihma humanitare në Gaza.

08:22
Qeveria gjermane nis konsultimet dyditore për reformat ekonomike dhe modernizimin e shtetit

Qeveria gjermane ka nisur konsultimet për disa tema të rëndësishme.

08:13
Mbyllja e qeverisë në SHBA, çfarë do të thotë kur ndalet shteti më i fuqishëm në botë dhe cilat janë pasojat

Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka hyrë zyrtarisht në mbyllje administrative, pasi mesnatës e së martës nuk u arrit asnjë marrëveshje buxhetore mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres.

08:07
“Kur u ndava, u tregova e sinqertë me vajzën”/ Sara Hoxha flet për raportin me Ledrin: Lidhja e tij me Xhensilën? Dua që të jetë i lumtur

Në puntatën e parë të sezonit të ri të “Goca dhe Gra” ishte e ftuar influncerja e njohur, Sara Hoxha.

07:55
“Nuk më mungon jeta e trajnerit”/ Jurgen Klopp habit me deklaratën e bujshme: Udhëtoja shumë për të parë vetëm hotele dhe stadiume

Ish-trajneri legjendar i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka shuar përfundimisht spekulimet për një rikthim të shpejtë në stol.

07:46
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë që goditi Filipinet, të paktën 60 viktima të konfirmuara

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë ka tronditur rajonin qendror të Filipineve, duke shkaktuar të paktën 60 viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

07:28
“Çfarë ndodhi me MC Kreshën?”/ Rozana Radi shmang pyetjen: Është një super artist

“Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi: Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu, Ema Andrea.

07:14
Kaos në SHBA/ Qeveria amerikane mbyllet pas përplasjeve të Trump dhe demokratëve, shkak dështimi i marrëveshjes mbi financimin në Kongres

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.

07:04
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të fillim muaji

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara pas mesditës.

E martë, 30 Shtator 2025
23:02
Champions/ Inter, Bayern e Atletico dhurojnë spektakël, Liverpooli “shtanget” në Turqi, Mourinho rikthehet me humbje në ‘shtëpi’ (Rezultatet)

Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e parë të javës së dytë, me golat dhe surprizat që nuk munguan.

22:59
“Goca dhe Gra”/ Videot me vajzën i shkuan virale, Sherina Spahiu tregon si është jeta e një “content creator” në rrjetet sociale

Ka nisur sezoni i ri i “Goca dhe Gra” në Top Channel, me një panel prej 5 moderatoresh. Ndër to është, Sherina Spahiu, një figurë shumë e dashur në rrjetet sociale, ka ndarë në këtë episode të gjithë eksperiencën e saj si një “content creator”.

22:59
Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Është gjetur në Tiranë 15-vjeçari Mateo Kalemi, i cili ishte shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh nga familja e tij në Gjirokastër.

22:53
Katari, Egjipti dhe Turqia i kërkojnë Hamasit të pranojë planin e paqes të Trumpit

Pas shpalljes së planit të paqes nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington, një numër vendesh arabe dhe islame kanë dalë në mbështetje të tij.

22:47
Moti, pritet furtunë në Shqipëri/ Meterologu grek jep alarmin: Priten përmbytje dhe reshje bore

Një valë e re e motit të keq pritet të godasë Shqipërinë në ditët e para të tetorit me rënie të ndjeshme temperaturës, reshje intensive shiu dhe stuhi.

22:38
“Nuk kërkoj mëshirë, por të vërtetën”/ Prej 50 ditësh në burgun e Fierit, reagon profesori italian: Shpresoj te drejtësia shqiptare

Michele D’Angelo, profesori universiteti nga L’Aquila, ka dërguar një mesazh falënderimi dhe reflektimi nga paraburgimi i Fierit, ku ndodhet prej gati 50 ditësh pas një aksidenti rrugor më 8 gusht.

22:32
11 vite pa Doriana Hakën/ Vdiq dy javë pasi lindi djalin, familja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës shpërthejnë në gjyq: Dori im do drejtësi

Familja e Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, vijon betejën për drejtësi edhe pas 11 vitesh nga humbja e saj tragjike, vetëm dy javë pas lindjes së djalit të tyre.

22:26
“Kam fjetur 40 ditë në një hotel afër aeroportit”/ Ish-ylli i United tregon ‘makthet’ të Djajtë e Kuq: Më mungoi respekti

Ish-ylli i Manchester United, Antony, ka treguar periudhën e vështirë që kaloi përpara largimit nga “Old Trafford”, duke zbuluar se qëndroi mbi 40 ditë në një hotel pranë aeroportit në pritje të finalizimit të transferimit të tij.

22:24
Dodik konfirmon kandidatin për president të Republikës Sërpska. Sinisha Karan, në listën e zezë të SHBA-së

Sinisha Karan do të jetë kandidat i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Sërpska në Bosnje-Hercegovinë, ka konfirmuar kryetari i partisë, Millorad Dodik.

22:00
Skandali në koncertin e Coldplay, CEO i “Astronomer” ribashkohet me gruan e tij pasi e tradhëtoi në sytë e gjithë botës

Një moment i vetëm dhe një përqafim në kamer gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, mjaftoi për të përmbysur jetët e disa personave dhe për të ndezur një stuhi të vërtetë në internet.

21:59
“U merrte burrat të tjerave”/ Reagon Parashqevi Simaku: Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku më njeh prej vitesh

Pas deklaratës të Shqipe Hysenaj, gjatë intervistës në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio, e cila e akuzoi këngëtaren e njohur shqiptare Parashqevi Simaku se “u merrte burrat grave të tjera”, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga artistja.

21:54
Netanyahu pranoi propozimin për paqe/ Lufta në Gaza vijon, 59 viktima nga sulmet e fundit izraelite me dron

Të paktën 59 palestinezë humbën jetën sot gjatë sulmeve izraelite në gjithë Rripin e Gazës, raportoi Al Jazeera. 20 prej tyre u qëlluan teksa kërkonin ndihmë në zonat jugore dhe qendrore të enklavës së rrethuar.

21:50
Gara për bashkinë e Tiranës/ Ish-deputeti i PD sfidon Berishën: Nxirr kandidat Nokën ose Vokshin. Do të them ‘më fal’ nëse…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një komunikim të drejtpërdrejtë për Top News, komentoi garën për bashkinë e Tiranës dhe kandidatin nga opozita.

21:33
“Një plan, dy versione”, BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet: Mungesa e detajeve, dobësia e tij

Plani i presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar po fiton gjithnjë e më shumë momentum në arenën ndërkombëtare.

21:31
Probleme me avionin, skuadra e njohur europiane ngec në aeroport përpara ndeshjes së Champions-it në transfertë

Sporting Lisbon përballet me vështirësi logjistike para ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, pasi një problem teknik me avionin ka shkaktuar vonesë të konsiderueshme në udhëtimin drejt Italisë.

21:21
Ish-deputete, aktore, këngëtare dhe një influencere/ Kush janë 5 moderatoret që do të na shoqërojnë këtë sezon në “Goca & Gra”

“Goca & Gra” ka nisur sezonin e ri këtë të martë, duke nisur me një surprizë të papritur, pesë burra të njohur në moderim.

21:12
Foto/ Zhduket 15-vjeçari nga Gjirokastra, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij: U nis pa para drejt Tiranës, mund…

Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.

21:07
Rikthehen “Goca dhe Gra” në Top Channel, emisioni moderohet nga… 5 burra

“Goca dhe Gra”, rikthehen në ekranin e Top Channel, çdo të martë ora 12:00.

20:58
U shpall fajtor për prostitucion, prokurorët kërkojnë dënim maksimal për Diddyn/ Ja sa vite rrezikon producenti i njohur

Sean “Diddy” Combs mund të përballet me një dënim deri në 11 vjet e tre muaj burg, pasi prokurorët federalë i kërkuan gjyqtarit të martën të vendosë këtë masë pas shpalljes së tij fajtor këtë verë për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni.

20:48
Angli/ Vetëvrasja e Leonard Farrukut në anijen-hotel, zbardhet dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur

Në qytetin Dorset në Anglinë jugore po shkon drejt fundit marrja e dëshmive të atyre që e njihnin dhe e dërguan në anijen hotel Leonard Farrukut.

20:46
Skandali në Fiks Fare/ 1.1 milionë lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë pazaret e ryshfetit brenda Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, e cila është themeluar në vitin 2017 dhe synonte rregullimin e profesioneve të lira në gjithë Shqipërinë.

20:43
Thellohet tragjedia në Itali/ Jo vetëm gruan, 58-vjeçari vret edhe një nga dy fëmijët e tij me të cilët u arratis, bie në pranga pas orësh kërkim

Pasi goditi gruan disa herë me gur në kokë dhe u arratis me dy fëmijët, autori 58-vjecarë akuzohet edhe për vrasjen e djalit të mitur, i cili humbi jetën pak pas së ëmës.

20:38
Champions/ Mbappe shënon tripletë në fitoren me 5 gola të Realit në Kazakistan, Gjimshiti me shokë hakmerren ndaj ekipit belg

Liga e Kampionëve ka nisur javën e saj të dytë, teksa katër ekipe zbritën në fushë në orën 18:45 këtë të martë.

20:37
Autorja e “Harry Potter” “sulmon” Emma Watson: Injorante dhe pa përvojë

J.K. Rowling ka kritikuar ashpër aktoren britanike Emma Watson, duke e quajtur “injorante” për shkak të qëndrimeve të saj në mbështetje të personave transgjinorë.

20:15
COVID, shqiptarët ndikohen nga Trump/ Rezultojnë mbi 500 të infektuar çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Në Shqipëri po qarkullon masivisht COVID-19. Në Institutin e Shëndetit Publik raportohen 500 raste çdo javë, por shqiptarët nuk testohen mjaftueshëm.

19:53
U akuzua për krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë dhe abuzime seksuale/ Dënohet me vdekje ish-presidenti

Një gjykatë ushtarake në Republikën Demokratike të Kongos ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin Joseph Kabila, për një sërë akuzash të rënda që përfshijnë krime kundër njerëzimit, tradhti, vrasje, torturë, sulm seksual dhe kryengritje.

19:50
Arsimi larg digjitalizimit/ Mungon infrastruktura në gjysmën e shkollave, trajnohen vetëm 34% e mësuesve

Një nga prioritetet e mandatit të katërt është transformimi digjital i arsimit. Por duket se sfidë mbetet infrastruktura dhe aftësia e stafit pedagogjik.

19:45
Paqja në Gaza/ “Nder” nga SHBA, UEFA shtyn vendimin për përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet europiane

UEFA ka vendosur të shtyjë planet për një votim mbi pezullimin e Izraelit nga garat europiane, për t’i dhënë një shans planit të ri të paqes, të shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

19:41
Analiza nga ‘The Guardian’: Pas viteve nën hijen e Moskës, Lukashenko kërkon ‘një dritare’ drejt Perëndimit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i njohur si “diktatori i fundit i Europës”, ka filluar të dalë nga izolimi diplomatik shumëvjeçar, duke shfrytëzuar rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

19:24
Dyshohet se vendosi eksploziv në tubacionet e gazit Nord Stream, Gjermania kërkon ekstradimin e shtetasit ukrainas

Gjermania ka kërkuar ekstradimin e një shtetasi ukrainas, i arrestuar në Poloni, me akuzën se ishte pjesë e grupit që vendosi eksplozivë në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 në Detin Baltik në shtator 2022.

19:18
Trump paralajmëron mbyllje të mundshme të qeverisë: Ka shumë gjasa të ndodhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një mbyllje e qeverisë federale është “shumë e mundshme”, ndërsa negociatat me Kongresin kanë mbetur në ngërç për shkak të mosmarrëveshjeve me demokratët mbi shpenzimet dhe sistemin shëndetësor.

19:09
Ultimatumi i Trump për paqen në Gaza, Hamas i përgjigjet Presidentit amerikan: Po injoron popullin palestinez

Donald Trump ka hartuar një plan paqeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe ka caktuar një afat prej “tre deri në katër ditësh” për Hamasin që të përgjigjet.

19:03
Trump “shumë i zhgënjyer” nga Putini: Mendova se do ta mbaronte këtë punë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin për vazhdimin e luftës në Ukrainë.

18:53
1 trilion dollarë për ushtrinë amerikane, Trump: Forcat e armatosura do të shndërrohen në një “makinë luftimi dhe fitoreje”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se forcat e armatosura nën drejtimin e tij “nuk do të jenë politikisht korrekte” dhe do të shndërrohen në një “makinë luftimi dhe fitoreje”.

18:45
Kryebashkiaku i Çikagos kritikon Trump: Po terrorizon qytetarët me ndërhyrje ushtarake

Kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson, ka kritikuar presidenti amerikan, Donad Trump dhe në mbrojtje të komuniteteve lokale duke kritikuar ashpër operacionet e shtuar të imigracionit dhe planet për të dërguar Gardën Kombëtare në qytet.

18:40
Rekordmen absolut në Champions, Berat Gjimshiti bëhet futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare që…

Berat Gjimshiti do të ketë një ndeshje të veçantë sot, teksa Atalanta përballet me Club Brugge në kuadër të Champions League.

18:33
BE ndalon vulat në pasaportë, ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë: Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i sistemit të hyrje/daljes (EES) në kufijtë e Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të kontrolleve kufitare.

18:28
Tragjedi në Francë/ Ambasadori i Afrikës së Jugut hidhet nga kati i 22-të i hotelit, çfarë thonë hetimet

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, Nathi Mthethwa, humbi jetën pasi ra nga kati i 22-të i një hoteli luksoz në Paris

18:24
Të shtënat në kufirin me Malin e Zi, Kosova nis hetimet për incidentet

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë i Kosovës, Përparim Kryeziu i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se autoritetet i kanë nisur hetimet paraprake për identifikim të autorëve të mundshëm për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, për çka autoritetet malazeze i kanë dërguar notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë.

18:19
“Feja dhe Inteligjenca Artificiale mund të kenë pika të përbashkëta”, mesazhi i Kryepeshkopit Johani në konferencën ndërkombëtare në Selanik

Shekulli XXI me zhvillimet e tij të shpejta teknologjike sjell sfida të mëdha për njeriun dhe shoqërinë, por Kisha Ortodokse nuk i frikësohet teknologjisë, në se çdo gjë duhet të përdoret me masë dhe urtësi.

18:11
Merr fund arratia e 9 viteve/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është Genti Krasniqi, bosi i heroinës që vinte nga Tirana?

Autoritetet kolumbiane kanë identifikuar dhe arrestuar në qytetin Tunja, shtetasin shqiptar Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine.

18:07
Vodhi 5 miliardë £ Bitcoin në Kinë dhe bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet “perëndesha e pasurisë”

Një shtetase kineze është shpallur fajtore në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirje në një nga mashtrimet më të mëdha me kriptomonedha të regjistruara ndonjëherë.

17:47
E rëndë në Beograd/ Një person qëllon me breshëri drejt një lokali, pesë persona mbeten të plagosur, zbardhen detajet

Këtë të martë, rreth orës 14:23, në një lokal ushqimor në Višnjička Banja të Beogradit, një person i panjohur sulmoi me armë zjarri, duke lënë të plagosur pesë persona, tre burra dhe dy gra, sipas asaj që njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

17:43
Deklarata e bujshme nga Moska: Kievi po planifikon të provokojë NATO-n për të nisur luftën / Në Poloni arrestohet një ukrainas për…

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) ka akuzuar shërbimet ukrainase për përgatitjen e një “provokimi sensacional” në territorin e Polonisë, i cili sipas Moskës do të përfshinte një sulm komando dhe përdorim të dronëve ndaj infrastrukturës kritike.

17:34
Tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë Krujë/ Flet Ilir Loci: Po darkoja me miqtë…

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në automjet, në parkingun e një restoranti mbrëmjen e së hënës.

17:33
Lufta në Ukrainë, Trump: Mund t’i kishte dhënë fund brenda një jave

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi aftësitë e tij paqeruajtëse në një fjalim para udhëheqësve ushtarakë të martën, por tha se konfliktet në Gaza dhe Ukrainë ishin ende duke u zhvilluar pavarësisht ndërmjetësimit të administratës së tij.

17:29
“Netanyahu në krizë politike”/ Analiza e BBC: Shmangia e një marrëveshje për paqe, më e keqe sesa të biesh dakord për një të tillë

Ai premtoi “fitore të plotë” për Izraelin, por pranë Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të hënën, ishte Benjamin Netanyahu që dukej i mundur.

17:19
“Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë”, zbardhen dëshmitë e Erjon Alibej: I thashë Nuredinit, bëje me thikë se s’ka zhurmë, por…

Vijon dëshminë në GJKKO i penduari drejtësia Erjon Alibej.

17:14
“Qëlloi me armë në ajër”/ Zbardhet ngjarja pranë liqenit të Tiranës, incidenti rezultoi…

Zbardhet ngjarja e raportuar në fillim si të shtëna me armë në ajër në zonën e liqenit në Tiranë.

17:13
U futën ilegalisht në Shtete e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, Teherani njofton deportimin e 120 iranianëve

Shtetet e Bashkuara do të deportojnë 120 iranianë në Iran gjatë dy ditëve të ardhshme, raportuan mediat shtetërore të Iranit, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Jashtme.

17:11
Turqia sfidon Izraelin, rrethon me dronë flotiljen e nisur drejt Gazës

Duke sfiduar hapur Izraelin, Turqia i është bashkuar Spanjës, Italisë dhe Greqisë në mbrojtjen e flotiljes ndërkombëtare me ndihma për Gazën, të cilën e monitoruan teksa lundronte në lindje përmes Detit Mesdhe pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli për të ndaluar misionin, tregojnë të dhënat e fluturimit.

17:08
“Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, “ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.

17:07
Ahengu shkodran, artistë të rinj interpretuan në edicionin e 13-të me këngët popullore të qytetit

Tradita e bukur e muzikës qytetare shkodrane, e ruajtur ndër shekuj, i rezervoi Shkodrës një mbrëmje të veçantë për qytetarët dhe turistët që mbushën pedonalen kryesore të qytetit.

17:06
“Të gjithë duan të jenë me ne”, Trump paralajmëron zgjerimin e ushtrisë: Qytetet e rrezikshme do të përdoren si terren stërvitje

Presidenti Donald Trump ka sugjeruar që Departamenti i Mbrojtjes të përdorë “qytetet e rrezikshme” si vende stërvitjeje për ushtrinë dhe Gardën Kombëtare, duke përmendur veçanërisht Çikagon si një qytet që do të kërkojë ndërhyrje të fuqishme ushtarake.

17:01
Tërmet i fuqishëm 6.9 ballë godet Filipinet, paralajmërohet rrezik për një cunami

Një tërmet i fortë me magnitudë paraprake 6.9 ka goditur Filipinet Qendrore rreth orës 22:00 me orën lokale, sipas njoftimit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

16:57
U ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë, UEFA jep dënimin e “pavlerë” për yllin e dëmtuar të Realit

Dani Carvajal ka marrë një dënim zyrtar nga UEFA pas kartonit të kuq të drejtpërdrejtë në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League kundër Olympique de Marseille.

16:53
Tragjedi në futbollin spanjoll, portieri 19-vjeçar nuk i mbijeton dot dëmtimit të rëndë në kokë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll. Portieri i ri Raul Ramirez Osorio, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën pas një goditjeje të fortë në kokë gjatë ndeshjes mes Colindres dhe Revilla, e vlefshme për ligën e pestë spanjolle.

16:52
“Ushtria amerikane duhet t’iu japë fund ‘dekadave të kalbjes’”, shefi i Pentagonit: Politikanët e pamatur…

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën në një takim të rrallë me shefat ushtarakë të mbledhur nga të gjitha bazat ushtarake amerikane në botë se ushtria amerikane do të reformohet për t’iu dhënë fund atyre që i ka përshkruar si “dekada të kalbjes”.

16:50
SHBA tjetër “goditje” Kosovës, DASH: Përpjekje, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit

Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 në raportin e fundit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

16:48
Pensionet indeksohen me 2.5%, Ibrahimaj: Kompensim i rritjes së çmimeve, ndalemi edhe tek paraja cash, gati plani 3-vjeçar

Nga data 1 tetor pensionistët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre.

16:44
Foto/ Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit

Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.
Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30.

16:42
U arrestua në Serbi, protestë masive në Prishtinë për policin Kosovar

Në Prishtinë u protestua me kërkesën për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu i cili po mbahet tash e katër muaj në paraburgim në Serbi.

16:40
Interi dhe Milani harrojnë ndasitë, klubet lëshojnë deklaratën e përbashkët për shitjen e “San Siros”: Një hap historik për të ardhmen e qytetit

Milano po përgatitet për një epokë të re futbolli dhe arkitekture. Këshilli i Qytetit miratoi shitjen e stadiumit legjendar San Siro dhe zonës përreth, duke i hapur rrugën ndërtimit të një impianti të ri modern nga AC Milan dhe FC Internazionale Milano.

16:39
Sean “Diddy” Combs në pritje të vendimit të gjykatës/ Do të dënohet me burg apo do të lirohet?

Gati tre muaj pas përfundimit të gjyqit të tij, reperi i njohur Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, pritet të mësojë këtë të premte vendimin përfundimtar të gjykatës.

16:32
Ambasadori Tarran takim me kreun e SPAK: OSBE e vendosur të mbështesë luftën kundër korrupsionit

Ambasadori Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut.

16:22
“Po presim Hamasin, vetëm një firmë mungon”, Trump paralajmëron: Do të ketë një fund të hidhur nëse…

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse Hamasi refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar për paqe, duke e cilësuar situatën si të afërt me “një fund shumë të trishtueshëm”.

16:12
Gjykata Kushtetuese e Kosovës del me njoftim: Seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

16:03
SPAK dërgon në GJKKO Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, zbardhen akuzat

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj.

15:54
Revolta e vlonjatit të zemëruar: Prej 5 vitesh jetojmë në shtëpi të rrënuar në pritje të kompensimit nga bashkia

Ndërhyrja me forcë e dy të rinjve brenda sallës ku po mbahej mbledhja e këshillit bashkiak të Vlorës një ditë më parë, tregoi revoltën për mosveprimin e institucioneve.

15:43
Zgjedhjet në Tiranë në dorë të Begajt, konstitucionalisti: Presidenti duhet të dalë me dekret brenda 48 orëve

Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi paraditen e kësaj të marte njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme.

15:33
Konstituohet shoqata “Tirana”, Shkëlqim Hajdari zgjidhet kryetar i Asamblesë: Do të jem zëri i tironsve autoktonë

Shoqata Tirana ka një histori 34-vjeçare në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.

15:13
Diplomohen 1200 juristë të rinj, në ceremoni mori pjesë edhe ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari

1200 juristë të rinj i shtohen Shqipërisë.

15:10
Dronët rusë në shtetet e Europës, Von der Leyen: Duhet të përgjigjemi së bashku

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli me gjuhë të ashpër nga Brukseli, duke theksuar se Evropa duhet të japë një “përgjigje të fortë dhe të bashkuar” ndaj shkeljeve të dronëve rusë në kufijtë e saj.

15:04
Tronditet Fushë-Kruja, i vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative

Rreth 100 gram tritol i aktivizuar me fitil dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në parkingun e një restoranti në zonën e Fushë-Krujës mbrëmjen e së hënës.

14:43
Bashkë me foshnjën në mbledhjen e Komisionit, deputetja e PS për ‘Shqipëria Live’: Është vetëm 38 ditësh, do vijoj ta marr me vete

Deputetja e PS Ilva Gjuzi u shfaq sot në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën së bashku me foshnjën e saj.

14:42
Tragjedi në Itali, 27-vjeçari gjendet pa jetë në pishinën e hotelit ku punonte

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 28 shtator, në hotelin “Minerva” në Paestum të Italisë, ku Taras Yanyshyn, një 27-vjeçar me origjinë ukrainase, u gjet i vdekur, në pishinën e hotelit ku punonte.

14:29
Lufta në Gaza/ Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën, grupi palestinez do përgjigjet zyrtarisht të mërkurën

Hamasi dhe grupe të tjera palestineze po e mirëpresin planin e presidentit, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pritet t’ua paraqesin përgjigjen e tyre ndërmjetësve egjiptianë dhe atyre të Katarit të mërkurën, thanë burime për CBS News.

14:28
Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve.

14:16
Detajet e reja nga vrasja e 33-vjeçares që tronditi Italinë, autori që pranoi krimin nuk veproi i vetëm. Policia: Bashkëpunoi me…

Emanuele Ragnedda është vrasësi i vetërrëfyer i Cinzia Pinna-s, gruas 33-vjeçare që u zhduk më 11 shtator në Palau.

13:52
Me foshnjën e saj në krahë, deputetja e PS merr pjesë në mbledhjen e Komisionit

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi është shfaqur këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me një “pamje të ëmbël”.

13:40
Goditi me grusht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve pasi iu ndërpre kontrata e punës, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë

Një 48-vjeçar në Kavajë është arrestuar pasi goditi me grusht drejtorin e institucionit ku iu ndërpre kontrata e punës.

13:35
Ylli amerikan i filmave për të rritur dënohet me 19 vjet burg për shfrytëzim seksual të të miturve

Ylli i pornografisë Austin Wolfe , emri i vërtetë i të cilit është Justin Heath Smith, u dënua me 19 vjet burg. Gjykata e shpalli atë fajtor për dy akuza që lidhen me shfrytëzimin seksual të të miturve.