Policia e Pogradecit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale D.H., 40 vjeç.
Nga Nju York-u, Edi Rama i dërgoi mesazh Lulzim Bashës se nuk pranon asnjë strukturë të huaj ekstra parlamentare për zgjedhoren.
Nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar mund të realizohen foto mahnitëse të tokës, dhe këtë e kanë vërtetuar astronautët.
Një debat gjysmë orësh do ti dedikohet sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE.
Ishte e ftuar në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, në kuadër të aktiviteteve të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, por sapo nisi fjalimin, deputetja Rudina Hajdari u ndërpre nga një i ri, anëtar i Forumit Rinor i Partisë Demokratike të qytetit, i cili e akuzoi si bashkëpunëtore te kryeministrit Edi Rama.
Minarja e një xhamie në Avcilar të Stambollit është rrëzuar pas tërmetit që goditi vendin mesditën e sotme. Pamjet tregojnë se një pjesë e strukturës është rrëzuar në tokë, por fatmirësisht pa lënduar njerëz.
Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore sollën në muzeun etnografik të Elbasanit nxënësit e shkollës Onufri.
Këtë të mërkurë, Pekini përuroi aeroportin më të madh në botë.
INSTAT ka publikuar të dhënat për aksidentet gjatë muajve të parë të 2019-s. Sipas të dhënave ka një rënie të numrit të aksidenteve.
Shërbimi stomatologjik publik konsiston në shërbimin e shëndetit oral për gupmoshat 0-18 vjeç
Artizanja Fjorza Mullaji në studion e emisionit “Në shtëpinë tonë” ka treguar rreth mineraleve dhe gurëve gjysmë të çmuar, përmbajtjes së tyre, karakteristikave por edhe kërkesave në bazë të shenjës së horoskopit apo fenomene të çuditshme.
Në lagjen kombinat të Tiranës sapo ka përfunduar ndërtimi i një kopshti të ri. Ndërtesa e vjetër e shkatërruar ishte e papërshtatshme. Një nga bizneset private mori përsipër riparimin dhe sot kopshti është gati për përurim.
Në kryeqytetin shqiptar, Tirana, po zhvillohet Festivali i Filmit. Për filmat që do të prezantohen sot na ka njohur gazetarja e Top Channel, Jetona Koçibelli, në lidhjen direkte me edicionin informativ të orës 12:00.
Reali i Madridit rikthehet në krye të Ligës Spanjolle. Skuadra Merenges mundi Osasunën 2-0 në Santiago Bernabeu, ndërkohë që përfitoi edhe nga barazimi i Atletik Bilbaos 1-1 me Leganes për të rimarrë këtë vend të parë në klasifikim.
Përmes një deklarate për shtyp, prefekti i qarkut Tiranë ka bërë me dijeni “marrjen e masave të nevojshme për evidentimin e dëmeve, vlerësimin e tyre, ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës në ndihmë të këtij proçesi dhe banorëve në nevojësi dhe shpërndarjen e ndihmave në qëndrat sociale përkatëse.”
Tym i zi ka mbuluar qytetin verior të Francës, Rouen, pasi një zjarr spektakolar shpërtheu në një fabrikë lëndësh kimike, duke bërë që autoritetet të mbyllin shkollat dhe duke i kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Një tërmet me magnitutë 5.7 është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Stambollit në Turqi. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Marmara, me thëllësi 2 km dhe 66 km në perëndim të Stambollit.
Demi Mur thotë se ish bashkëshorti i saj, Brus Uillis, donte që ajo të ishte nënë shtëpiake ndërkohë që ai bënte çfarë të donte.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka vazhduar replikat me homologun kosovar, Hashim Thaçi, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Vuçiç ka theksuar se Serbia është anëtare e OKB-së dhe do të bëjë çdo gjë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatë.
Qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion 150 mijë euro, për të gjithë ata studentë ekselentë, që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “Fullbight”.
FMN zgjodhi zyrtarisht bullgaren Kristalina Georgieva si të dytën grua në krye të institucionit me 189 vende anëtare.
Vendimin e Parlamentit gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë pasi të plotësohen 9 kushtet, zv/kryetari i LSI, Luan Rama e konsideron mesazh për reflektim në politikën shqiptare.
Një nga rrëshqitëset më të gjata është inauguruar në Malajzi, me një gjatësi prej një kilometri, që fillon në majën e një kodrine dhe dredhon përmes një xhungle të dendur, për të përfunduar në një pishinë.
Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar një tjetër vendim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe këtë herë lidhur me procedurën që lidhet me rehabilitimin e një loti të Unazës së Madhe.
Me pëlhura të marra nga hotelet e mëdha, fustane të blera në tregjet e dorës së dytë apo xhaketa të bëra me mëndafshe të vjetra të blera në Indi, marka luksoze e modës së riciklueshme, “The Ethiquette” do të prezantojë koleksionin e parë të saj në Paris, në kuadër të javës pariziene të modës.
Betani Marchant, nënë e një djali, thotë se i dashuri e torturoi për tri orë dhe pastaj kërcënoi ta mbyste.
Jacques Chirac, ish presidenti francez vitet e fundit të të cilit u shënjuan nga skandalet e korrupsionit, është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij.
Amazon ka prezantuar një linjë të re produktesh që mund të përdoren duke filluar nga shtëpitë, tek makinat dhe aparatet celulare si edhe një opsion të ri vokal për ndihmësin popullor dixhital, Aleksa.
Një astronaut nga Emiratet e Bashkuara arabe ka shkruar historinë duke u bërë i pari arab që arrin në stacionin hapësinor ndërkombëtar, pas nisjes nga Kazakistani.
Shkolla 9-vjeçare Allgjatë është një nga dy shkollat e mbyllura për shkak të tërmetit të së shtunës. E cilësuar nga Ministria e Arsimit, kjo shkollë dhe shkolla e Bërxullës janë të pasigurta për nxënësit.
Një familje shqiptare e përbërë nga 3.7 vetë shpenzoi mesatarisht 75 mijë e 935 lekë në muaj për konsum gjatë vitit të kaluar.
Princi i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Salman ka marrë përsipër përgjegjësinë në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Ngjarja ndodhi vitin e kaluar brenda Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë.
Gjykata e Apelit në Shkup pas 19 viteve ka sjellë vendimin final për lirimin nga aktakuza të Ramiz Asanit, Muca Bajrami, Emrula Emrullai dhe Lirim Dinarica, të cilët ishin akuzuar për vrasjen e tre policëve maqedonas në vitin 2000 në hyrje të Haraçinës.
Marka “Maqedoni”, është markë e mbrojtur dhe ka sjellë tani konflikte të reja midis Athinës dhe Shkupit.
“Mjaft show-t me kod zgjedhor!” Kështu e nis akademiku Artan Fuga letrën e hapur për elektoratin dhe politikanët dhe për të cilën kërkon edhe vëmendjen e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë.
Në fshatin Shetaj në Kepin Rodonit janë edhe shtëpitë e para të cilat kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit, epiqendra e së cilit ishte në detin Adriatik, pak kilometra larg nga këtu.
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar para pak minutash një motoskaf, në brigjet e Mitilinit në detin Egje, i cili transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Turqi.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestoi 48 orët e fundit në Mallakastër dhe Kukës, 2 punonjës policie dhe 6 persona të tjerë të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
Në Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj tha se të gjithë banesat, të cilat janë të pabanueshme prej goditjes së tërmetit do të rindërtohen, ndërsa të tjerat me dëme më të vogla do të rimbursohen.
Deputetja Rudina Hajdari beson se do të jenë SPAK dhe BKH, dy institucione të reja që pritet të ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi, që do të ndërmarrin hapa ndaj atyre politikanëve që kanë manipuluar në të kaluarën zgjedhjet në Shqipëri.
Shamina Begum, e cila u mor në Siri nga burri i saj ekstremist i ISIS, i cili vdiq në luftë, kërkon të kthehet në Britani por vazhdon të refuzohet.
Në rendin e ditës të seancës plenare të Bundestagut gjerman janë parashikuar diskutimet dhe votimet për dy propozimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se do të jepet shpërblim për zjarrfikësit, të cilët kanë qëndruar në gatishmëri në tre ditët e tërmetit dhe përmbytjeve që pasuan. Veliaj tha se punonjësit e zjarrfikëses kanë qëndruar 72 orë pa gjumë për të qenë në gatishmëri ndaj çdo emergjence.
Intetri nuk ndalet në Serinë A italiane.
Një 26-vjeçar, banues në Tiranë u arrestua në Pogradec,, në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, teksa po transportonte 24 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Një 41 vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se shpërndante kokainë. Policia e Tiranës ka marrë informacion në rrugë operative se një shtetas u shiste personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në qytetin e Tiranës, lëndë narkotike droga të forta, kryesisht kokainë, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.
Shkolla e fshatit Bestrovë në Vlorë, e rikonstruktuar pesë vite më parë ende nuk i ka hapur dyert për fillimin e shkollës.
Banorët e fshatit Kalush në Rrogozhinë vuajnë mungesën e ujit.
Prej një viti rruga që lidh Peqinin me Belshin dhe më pas shkon drejt Kuçovës e Beratit ka pësuar rrëshqitje, të cilat kanë përfshirë pothuajse njërën korsi.
Ka rënë në pranga nga policia e Fierit, 44-vjeçari M(Dh).R., i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit Mehmet Aliraj, rreth moshës 60-vjeçare, i cili doli në orën 9 të paradites së djeshme në vendin e quajtur Raguza e Parë në gadishullin e Karaburunit për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji. Këto pamje të Top Channel janë gjatë momentit të kërkimit të viktimës.
Përmes një njoftimi, ambasada amerikane ka bërë me dijeni datën e fillimit të regjistrimeve për programin e lotarisë DV-2021 si dhe ka shpërndarë disa udhëzime.
21 emigrantë shqiptarë u strukën në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar duke sjellë panik të ekuipazhit, i cili i përbërë nga vetëm 10 marinarë lëshoi thirrje për ndihmë përmes radios, raporton “The Sun”.
Êshtë gjetur trupi i pajetë i peshkatarit Mehmet Aliraj, rreth moshës 60-vjeçare, i cili doli në orën 9 të paradites së djeshme në vendin e quajtur Raguza e Parë në gadishullin e Karaburunit për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.
Është zbardhur ngjarja e mbrëmshme, ku në zonën e Yzberishtit, Tiranë mbeti i plagosur në dorë me armë zjarri 24-vjeçari D.V.
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.
Një 22-vjeçar, banues në Vlorë dhe një 30-vjeçar, banues në Delvinë janë arrestuar për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Kina është eksportuesja më e madhe e mallrave të konsumit dhe po shton ndërkohë praninë edhe në fusha të tjera.
Një peshkatar është mbytur në Karaburun.
Në një ceremoni të veçantë, që mbahet prej orës 11:00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”në Prishtinë, do të promovohet sot, fjalori i parë online shqip-serbisht-shqip.
Pas disa minutave të diskutuara në Dortmund dhe Granada, Lionel Messi u rikthye si titullar me Barcelonën në sfidën e dy ditëve më parë, atë ndaj Villarealit, por ishte i pafat, pasi pësoi një tjetër dëmtim.
Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar masakrën e 75 viteve më parë në Buzëmadhe nga forcat komuniste duke u shprehur se ky përvjetor duhet të shërbejë si një moment reflektimi kombëtar.
Giada Gianni ka komunikuar në profilin e saj në Instagram fundin e lidhjes së dashurisë me pilotin e Formula 1 dhe më konkretisht të Ferrarit, francezin e talentuar, Charles Leclerc.
Rojet Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kapur një nëndetëse e cila kishte brenda 6 tonë drogë e llojit kokainë.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot me vranësira të cilat do sjellin reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin, por do të ketë edhe intervale kohe me diell.
Gazetarja e njohur Ilva Tare ishte e ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, e cila përpos rrugetimit të saj profesional u pyet edhe në lidhje me bashkëshortin, Eduard Selamin.
Edi Rama foli për takimin e shkurtër me presidentin Trump, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se Gjykata Supreme “ka bërë gabim kur është deklaruar në një kohë kur ekziston polemikë e madhe kombëtare”.
Para disa muajsh presidenti i SHBA deklaroi zhvendosjen e trupave brenda Europës. Tani marrëveshja është e plotë, Trump dhe homologu i tij polak Duda e nënshkruan atë.
Presidenti i Izraelit i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahu që të nisë përpjekjet për formimin e një qeverie të re në kushtet kur asnjë forcë politike nuk ka fituar shumicën e nevojshme për ta formuar qeverinë, situatë që ka paralizuar vendin.
Rezarta Shkurta është bërë jo pak herë protagoniste në media, për shkak të zhvillimeve në jetën e saj private apo profesionale. Shumë thashetheme kanë qarkulluar për të në media, të cilat ajo disa prej tyre edhe i ka përgenjshtruar.
Ilva Tare sot në mbrëmje është shfaqur për herë të parë në Top Channel.
Koha e fluturimit nga Londra në Sidney mund të shkurohet me 80% në vitet 2030, nëse një motor rakete hipersonik që po zhvillohej në Mbretërinë e Bashkuar.
Përpos aktrimit, Gaz Paja tanimë është angazhuar edhe në politikë. Ai është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës duke përfaqësuar Partinë Socialiste.
Një shtetas është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 22:45.
Reali i Madridit ka arritur të marrë fitoren e katërt në kampionat, që është njëkohësisht e treta radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 kundërshtarët modestë të Osasunës në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Interi i Antonio Contes nuk ka ndërmend të ndalet, sepse vetëm 4 ditë pas triumfit në derbin e Milanos, ka mposhtur Laion në “San Siro” me rezultatin minimal 1-0, duke regjistruar kështu fitoren e pestë, në po kaq takime të Serisë A.
Aktori i mirënjohur i humorit Gaz Paja do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ira Seferi është në një pritje të ëmbël. Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë vetëm pak muaj më parë.
Kategoritë e Çmimit ishin të pamjaftueshme për Jakob von Uexkell për t’iu përgjigjur si duhet sfidave të njerëzimit. Shkrimtari gjermano-suedez dhe një koleksionist profesionist pullash si rrjedhojë themeloi “Right Livelihood Award”, i njohur edhe si “Çmimi Nobel Alternativ”.
Një çift në Indiana të SHBA-ve u arrestua sepse kishin neglizhuar vajzën që kishin birësuar, një 8-vjeçare nga Ukraina, duke e lënë vetëm në mes të rrugës pa pranuar ta fusin në shtëpi.
Për herë të parë, “Mattel”, prodhuesi i Barbie, ka zbuluar një kukull uniseks.
Një grua 26-vjeçare punësoi një DJ 23 vite më në moshë, 49-vjeç, që të ishte DJ i dasmës. Por nuk priste që të dashurohej me të.
Një raport i posaçëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se një pjesë e madhe e njerëzimit kërcënohet nga ndikimi shkatërrues i ngrohjes globale në oqeane dhe në pjesët e ngrira të tokës.
Ministri i Jashtëm në detyrë , Behgjet Pacolli ka vlerësuar se është i përkushtuar që të angazhohem me SHBA-në në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kylie Jenner është shtruar në një spital në Los Anxhelos.
Kanë dalë pamjet e skafit në të cilin u raportua fillimisht se u gjet drogë në brigjet e Mitilinit në detin Egje.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer
Subjektet politike kanë rinisur përpjekjet për t’i bindur qytetarët që të votojnë për ta.
Të drejtosh automjetin më telefon në dorë je po aq i rrezikshëm sa kur je i dehur.
Koreja e Veriut ka hedhur në treg një lojë të re në celular që ka legjendën e futbollit, Kristiano Ronaldo.
Fiks fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës, të cilat kanë pushuar hetimin e një aksidenti të qëllimshëm.
Në episodin e radhës i ftuar në emisioni “Diaspora” solisti i trupës së baletit në Athinë Danilo Zeka ka rrëfyer jetën e tij në Athinë, dhe si rastësisht vajti gjatë luftës në vitin 1997.
Qentë Labradudëll (Labradoodle) janë të bukur e smpatikë, por origjinën e kanë të njëjtë me atë të përbindëshit Frankeshtajn.
Në galerinë e mëposhtme do të njiheni me destinacionet ideale për të bërë pushimet në muajin tetor, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit:
Kryeministri Edi Rama ashtu siç u paralajmërua në një intervistë nga SHBA foli për: Prezantimi me Kryeministrin Mitsotakis; Rikthimi i idesë së Shengenit rajonal; PO-ja e Bundestagut për çeljen e negociatave BE-Shqipëri dhe Reforma Zgjedhore si hap drejt Konferencës Ndërqeveritare të Shqipërisë me shtetet anëtare.
“Soire” rikthehet sonte në mbrëmje në orën 21.00 në ekranin e Top Channel.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, profesoresha “Emeritus”, Luljeta Bozo, ndau kujtime nga rinia e saj, por edhe nga koha kur bashkëshorti i ndjerë, kineasti Todi Bozo”, ishte ende në jetë.
Ismet Sijarina pati një sukses të madh me filmin e tij “Cold November”, “Nëntori I Ftohtë”, kur e shfaqi atë si premierë ndërkombëtare në San Sebastian FF, një ndër pesë festivalet më të mirë në botë.