E hënë, 06 Janar 2020
11:54
“Ura ku vetëvriten qentë”, banorët e lidhin me fantazmën e një vejushe

Që prej viteve 50`, me qindra qen janë hedhur nga kjo urë gotike në Skoci, që për këtë arsye ka marrë nofkën “Ura ku vetëvriten qentë”. Shumë prej tyre kanë ngordhur në vend.

11:49
Lulja më e madhe në botë me erë të mishit të prishur

Një lule e kuqe e ndritshme që mban erë mishi të prishur ka lulëzuar në Indonezi e cila është 117 cm e gjatë, duke e bërë atë një nga lulet më të mëdha në botë.

11:49
Revolucion në Finlandë, 4 ditë në javë punë me nga 6 orë dhe rroga nuk ndryshon

Kryeministrja e re e Finlandës ka kërkuar krijimin e një programi më fleksibël i cili parashikon që të punohet katër ditë në javë dhe dita e punës të jetë 6 orë. 34 vjecarja.

11:46
Në garë për kryqin! Dita e Ujit të Bekuar edhe në Korçë

Temperaturat e ulëta nuk i kanë stepur besimtarët ortodoksë për të kryer ritualin e Ditës së Ujit të Bekuar.

11:45
Britanikja e parë që “shpërtheu në hapësirë”: Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata jetojnë në mënyrë të padukshme në Tokë

Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata mund të jetojnë në mënyrë të padukshme midis nesh në Tokë.

11:44
Grabitën me dhunë banesën e një shtetasi, arrestohen 3 persona. Në makinë u gjendet edhe kokainë

Më katër janar në Memaliaj u grabit banesa e H.R me dhunë ku ju morën një sasi parash dhe 4 aparate celularë.

11:35
Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, del nga koma babai

Osman Shaptafaj,  55 vjecari i cili qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin në 31 dhjetor në Australi, është jashtë rrezikut për jetën, e sipas “Daily Mail”, nuk do të vonojë shumë që të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.

11:30
Sa do ta përballonte Irani një konfrontim me SHBA-në? Të dhëna që tregojnë fuqinë e dy ushtrive, përmes shifrave

Pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit të lartë të Iranit, Qassem Soleimani, shumëkush ka shtruar pyetjen se sa do të mund ta përballonte ky vend një konfrontim me ushtrinë më të fortë në botë.

11:29
Makth nga palmat në Durrës! Priten 2 prej tyre, rrezikonin të këputeshin

Palmat bregdetare janë kthyer në një rrezik për njerëzit dhe automjetet e parkuara buzë rrugëve në Durrës.

11:27
Qymyri nga mbetjet bimore ndihmon në uljen e emetimit të dyoksidit të karbonit

Qymyri i bërë nga mbetjet bimore mund të ndihmojë në shkurtimin e emetimeve vjetore të dyoksidit të karbonit me më shumë se 730 milion ton deri në vitin 2030, sipas një studimi të ri nga Kina.

11:24
“Më afroi më shumë me Zotin”/ Sfidohet i ftohti, hidhet kryqi edhe në Gjirokastër

Edhe në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujërave, që përkujton sipas kalendarit ortodoks pagëzimin e Krishtit në ujërat e lumit Jordan .

11:24
Arrin Lamborghini Huracan EVO RWD

Lamborghini ka befasuar fansat në ditët e para të vitit 2020 me një version të azhurnuar me makinë të pasme të Huracan.

11:21
ROSU në Mal të Zi, arrestohet gazetarja që dha lajmin e rremë

Gazetarja e portalit FOS media Anxhela Gjikanoviç (26) është arrestuar për shkak të veprës penale shkaktim paniku dhe trazira në Mal të Zi.

11:19
138 vjet nga lindja e Fan Nolit

Fan Stilian Noli, një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, kujtohet si një figurë e madhe dhe e shumanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare. Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri të vërtetë shteti.

11:18
LDK mbledh sot kryesinë dhe grupin parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 13.00, në selinë e saj do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa gjysmë ore para takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, përkatësisht në ora 14:30 do të mbajë mbledhjen e kryesisë.

11:17
E konfirmon policia, serbët nuk shkojnë në Gjakovë

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë informatë në rrugë zyrtare se në Gjakovë do të vijnë serbë.

11:16
Kenia: Përpjekje për të hyrë në kampin ushtarak britanik, tre të arrestuar

Tre burra, të cilët u përpoqën të shpërthejnë në një kamp ushtarak britanik në qendrën Kenia, janë arrestuar, sipas një raporti policor, transmeton Reuters.

11:15
Pesë ushqimet e nevojshme për pastrimin e trupit nga yndyra

ushqimet me kalori, një sasi të madhe mishi dhe ushqime të tjera yndyrore që tradicionalisht i teprojmë në këtë kohë të vitit.

11:14
Të gjitha përfitimet e vitaminës A

Njerëzit janë më të përqendruar te vitamina B, C, ose D, dhe përfitimet që marrim nga vitamina A shpesh harrohen.

11:13
Zjarret në Australi shihen nga hapësira

Temperaturat e larta rekord në Australi kanë ndezur zjarre në të gjithë vendin, duke vrarë miliona kafshë dhe më shumë se 1200 shtëpi.

11:12
Gjakovë, protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

Ka përfunduar protesta e qytetarëve gjakovarë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë.

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë informatë në rrugë zyrtare se në Gjakovë do të vijnë serbë.

11:08
Edhe në Elbasan! Dita e Ujit të Bekuar, kryqi kapet nga një 19-vjeçar

Dita e ujit të bekuar është shënuar edhe në qytetin e Elbasanit.

11:08
QKB/ Revolucion digjital në shërbimet publike, lehtësim drastik për regjistrimin e bizneseve

Kryeminsitri Edi Rama nëpërmjet ‘facebook’-ut të tij në ER-TV pa prezantuar ditën e sotme një mënyrë shumë të thjeshtë se si bizneset tashmë mund të regjistrohen shumë thjeshtë në e-albania.

10:59
Dita e Ujit të Bekuar! Hidhet kryqi në Osum, kapet për të dytin vit nga një 42-vjeçar

Mëngjesin e sotëm, si çdo vit, në pritje të hedhjes së kryqit, të dyja brigjet e lumit Osum u mbushën me besimtarë ortodoksë, emigrantë dhe qytetarë të shumtë.

10:49
100-vjetori i Tiranës kryeqytet! Nëse ke talent dhe dëshirë, dërgo logon tënde

Ky vit shënon edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë.

10:41
Çfarë duhet të bësh më 6 janar, vendet ku duhet të përdorësh Ujin e Bekuar

Uji i shenjtë ose Uji i Bekuar, siç njihet nga të gjithë, është një nga dhuratat më të bukura të Zotit për t’i dhënë një pjesë të shenjtë jetës sonë të përditshme dhe për t’i bërë të shenjta të gjitha gjërat që na rrethojnë.

10:31
Aksident tragjik, 5 viktima dhe 60 të plagosur

Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Pensilvani, ShBA ku janë përfshirë tre trailera, një autobus turistësh dhe një makinë e vogël duke lënë të paktën 5 viktima dhe 60 persona të plagosur, bën me dije CNN.

10:08
Arrestohen katër të rinj, u kapën me kokainë

Polica e Tiranës ka arrestuar katër të rinj të cilëve u është gjetur kokainë në doza të vogla gati për shtije.

10:02
Trump kërcënon Irakun

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me sanksioneve të ashpra, nëse vihen në jetë thirrjet  e parlamentit vendas për dëbimin e trupave amerikane.“Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Do të largohemi vetëm nëse na i kthejnë mbrapsht ato para”, u tha ai gazetarëve.

09:57
Sot takimi Thaci-Kurti?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar mbi mandatimin e tij si kryeministër i ardhshëm të Kosovës.

09:45
Sadiku i abonuar me golin, shmang humbjen e Malagas

Armando Sadiku është pa dyshim një nga pikat më të forta të skuadrës në Malagas, në La Liga 2 në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i siguroi një pikë skuadrës andaluze në trasfertë me Oviedon, pasi realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 67-të me 11-m. Në pjesën e parë, për vendësit kishte shënuar Sangali.

09:22
Durrës/ Parandalohet një ngjarje kriminale, 33-vjeçari futet me kallash në lokal dhe…

Policia e Durrësit ka parandaluar një tragjedi ditën e djeshme ku një person është futur në një lokal me në armë tip kallashnikov të fshehur poshtë xhupit.

09:06
Interi për të thyer tabunë në “San Paolo”, “Djalli” prezanton Zlatanin

Viti i ri në Itali startoi si zakonisht me atmosferën festive të Epifanisë dhe kampionati italian tashmë bëhet gati për të kompletuar javën e parafundit të fazës së parë të këtij edicioni të Serisë A. Ndeshjet filluan që ditën e dielë, sidoqoftë sfidat e javës së 18-të do të mbyllen me përballjen Napoli – Inter, natyrisht dueli më i fortë, prandaj në mënyrë të kuptueshme për një takim të tillë është rezervuar pikërisht edhe orari i mbrëmjes.

09:03
2020-ta e Romës nis keq, Torino e mposht në Olimpico!

Roma e nis me një humbje në shtëpi vitin 2020. Skuadra kryeqytetase u mposht brenda në stadiumin Olimpico nga Torino me rezultatin 0-2, duke pësuar humbjen e parë në kampionat pas 5 javësh.

08:35
Kroaci/ Kolinda Kitaroviç humb zgjedhjet, president zgjidhet ish-kryeministri

Ish kryeministri Zoran Milanoviç, kandidat i partisë Social Demokrate që është në opozitë, do të jetë presidenti i ardhshëm i Kroacisë.

08:25
Vritet pronari i një karburanti

Një 47-vjeçar është vrarë mbrëmë në Tropojë ka bërë me dije policia. Ai është 47-vjeçari G. GJ i cili është ekzekutuar pranë karburantit të tij.

07:22
Java nis e acartë, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

E diel, 05 Janar 2020
22:49
Foto që të këpusin shpirtin, Australia në flakë

Prej disa ditësh Australia është përfshirë nga flakët ku deri më tani raportohet për të paktën 24 viktima duke përfshirë edhe dy zjarrfikës.

21:19
Davide Nicola debuton me fitore, Genoa prish “agjërimin” e gjatë!

Davide Nicola debuton me fitore në stolin e Genoas. Skuadra kuqeblu u rikthye te suksesi në Serie A pas më shumë se 2 muajsh duke e nisur vitin me këmbën e mbarë dhe duke iu larguar vendit të fundit të renditjes.

21:18
“Liverpooli U 19” fiton derbin me Everton e Ancelottit, kualifikohet në raundin tjetër

Një gol i 19-vjeçarit Curtis Jones kualifikoi Liverpoolin në raundin e 1/16-ave të FA Cup. The Reds edhe pse me shumë emra të ri në skuadër fituan me rezultatin 1-0 derbin ndaj Everton duke avancuar më tej.

21:17
Malaga refuzon 500 mijë euro për Keidi Baren

Malaga refuzon 500 mijë euro për Keidi Baren, duke iu referuar asaj që raportojnë mediat spanjolle. Edhe pse e ka nxjerrë në shitje klubi andaluzian nuk ka pranuar një ofertë të ardhur Rayo Vallecano skuadër që luan gjithashtu në Segunda Division, por Malaga e ka kthyer mbrapsht këtë ofertë pasi e ka cilësuar shumë të ulët.

20:57
Motër e vëlla mësojnë në hotel/ Shtëpia iu dëmtua nga tërmeti, nuk shkojnë dot në shkollë

Melina dhe Alkeo janë motër dhe vëlla dhe nxënës të klasës së nëntë dhe të gjashtë në shkollën “Bajram Curri” në plazhin e Durrësit.

20:41
Reshjet e dëborës zbardhin Malin e Tomorrit dhe Skraparin

Dëbora e parë që ka vijuar e pandërprerë prej disa orësh, ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit.

20:33
65 vite tension SHBA-Iran/ Një histori e marrëdhënieve të vështira mes të dy vendeve

Marrëdhëniet mes shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Iranit, kanë qenë gjithnjë të ndërlikuara. Nga rrëzimi i orkestruar nga CIA i kryeministrit iranian në 1953 e deri tek tensionet dhe konfrontimi nën presidentin Donald Trump, janë plot 65 vite marrëdhënie të vështira.

20:26
Stuhitë që kanë përfshirë Tiranën, Veliaj: 60 brigada në terren, qytetarët të kufizojnë lëvizjen

Rreth 60 brigada të Bashkisë së Tiranës janë në terren duke punuar që situata e pazakontë me stuhi ere që ka përfshirë kryeqytetin të kalojë pa probleme.

20:24
Berisha quan “Ogur i bardhë” rrëzimin e 100 pemëve në Tiranë, Veliaj: Hienë e plakur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar përtej çdo etike sot, kur cilësoi rrëzimin e pemës së Krishtlindjeve në sheshin “Skënderbej”, e rrjedhimisht të mbi 100 pemëve te tjera të rrezuara në Tiranë, si “Ogur të bardhë”.

20:14
Hakmarrja e Iranit/ Britania merr masa, Kryeministri kthehet nga pushimet

Kryeministri britnaik Boris Johnson, edhe pse i heshtur dhe i painformuar, siç thuhet zyrtarisht,  ndryshe nga Izraelitët, është detyruar të kthehet nga pushimet në një ishull privat në Karaibe, për të ndjekur më nga afër emergjencën e re gjeopolitike të krijuar, pas vrasjes  nga amerikanët të gjeneralit të lartë iranian ditë më parë.

20:04
Aksident i rëndë/ Autobuzi godet këmbësorin, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic, ku një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

20:01
Nesër takimi Thaçi-Kurti/ Presidenti do të mandatojë kreun e VV për formimin e qeverisë së re në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër në mesditë. Ajo e presidentit Thaçi ishte ftesa e tretë e dërguar prej tij ndërkohë që vetë Thaçi ka deklaruar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.

19:48
Dëmet në Tiranë/ Era shkuli pemë dhe dëmtoi rrjetin elektrik

Për situatën e fundit në Tiranë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur në një lidhje live nga zyra e tij për Top Channel.

19:45
Dyndje në Belsh/ Në fundjavë nuk gjen vend të lirë për parkim

Për të krijuar një ide të qartë se sa i vizitueshëm është Belshi në fundjavë mjafton t’i hidhni një sy radhës kilometrike të parkimit të automjeteve. Në fundjavë është e vështirë të gjesh një vend të lirë parkimi.

19:44
PD: Nuk ka paqe me Ramën/ Paloka: S’kemi ndryshuar qëndrim, të detyruara dy “armëpushimet”

2019 u mbyll pa zgjidhje të krizës politike, ndërsa 2020 për demokratët duhet me patjetër ti japë fund problemeve të vjetra. Rrugët mbeten të njëjta.

19:31
Shoferë të këqij, 2700 të arrestuar/ 400 mijë u gjobitën në vitin 2019, por viktimat më shumë se çdo krim tjetër

Mbi 2500 persona u arrestuan gjatë 2019 si shkaktarë aksidentesh, si drejtues automjetesh në gjendje të dehur apo si shoferë pa patentë. Por megjith faktin e dërgimit të tyre si të akuzuar në gjykatë, shtrëngimit të masave si dhe fushatave të shumta, aksidentet automobilistike vazhdojnë të vrasin njerëz më tepër se çdo lloj krimi tjetër në vend ( 2500 te arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë, 220 për aksidente rrugore, në total 2720 të arrestuar)

19:12
“Shqipëria Live”/ Nis të hënën në ekranin e Top Channel emisioni më i ri

Nis të hënën në ekranin e Top Channel, emisioni më i ri “Shqipëria Live”.

18:55
Verona e nis vitin me fitore, Rrahmani dhe Kumbulla mposhtin Berishën!

Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani fitojnë derbin shqiptar në Serie Ame Etrit Berishën. Verona ja doli të triumfonte 0-2 në fushën e Spal, duke e nisur në mënyrën më të mirë vitin 2020, dhe duke hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt mbijetesës në elitën e futbollit italian.

18:14
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Nesër dita më e ftohtë, era ka arritur deri në 108 km/h

Shërbimi Metorologjik Ushtarak na ka vënë në dijeni në lidhje me erën që ka pushtuar vendin ditës e sotme dhe gjithashtu parashikohet që nesër në mëngjes të jetë dita më e ftohtë.

18:12
Era e fortë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë

Moti i keq, me erë të fortë dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, ka shkaktuar edhe pasojat e para. Për shkak të erës së fortë, në kryeqytet janë rrëzuar disa pemë, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

17:46
Era e fortë/ Ministria e Mbrojtjes: Shmangin qëndrimet në afërsi pallateve

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me erën e pazakontë që ka kapluar vendin duke bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimet në afërsi pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

17:12
Era e fortë në Tiranë/ Reagon OSHEE

OSHEE ka reaguar në lidhje me situatën që ndodhet në këto momente në Tiranë, ku prej disa orësh era e fortë ka shoqëruar vendin dhe ka bërë mjaft dëme deri më tani, ku fatmirësisht nuk ka pasur raportime për të lënduar.

16:48
Tiranë/ Kapet me 20 mijë dollarë dhe 2 milionë lekë, rezulton i dënuar me 17 vite për vrasje

Një person është arrestuar në Tiranë nga “Shqiponjat” pasi është kapur me 20 mijë dollarë dhe 2 milionë lekë.

16:36
VIDEO/ Rrëzohet pema e vitit të ri në Tiranë

Pema e festave të fund vitit që ishte vendosur në qendër të Tiranës, është rrëzuar ditën e sotme për shkak të erërave të forta.

15:47
“Qassem Soleimani, një kriminel mizor! Përgjegjës për krime kundër njerëzimit në Iran dhe në Rajon”

Një sulm ushtarak amerikan në Irak vrau Qasem Soleimani-n, komandantin famëkeq të Forcave terroriste Quds, më 2 janar.

15:36
Angli, FA Cup/ Kalon Manchester City, United do riluajë

Manchester City kualifikohet për në raundin e katërt të FA Cup në futbollin anglez.

15:15
Mësim edhe të shtunave! Në fakultetet që u dëmtuan nga tërmeti do të zëvendësohen orët e humbura

Mësimi u ndërpre për gjatë gjithë muajit dhjetor në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të

15:12
Ngrin Shqipëria, deri në -11 gradë/ Javë e ftohtë dhe kulmi i dimrit, si do jenë temperaturat në vijim

Të hënën fillon mësimi nëpër shkolla dhe puna në institucionet e vendit.

14:37
Hakmarrja e Iranit, Britania e Madhe merr masa!

Kryeministri britanik Boris Johnson, edhe pse i heshtur dhe i painformuar, siç thuhet zyrtarisht, ndryshe nga izrealitët, është detyruar të kthehet nga pushimet në një ishull privat në Karaibe, për të ndjekur më nga afër emergjencën e re gjeopolitike të krijuar, pas vrasjes nga amerikanët të gjeneralit të lartë Iranian, ditë më parë.

14:24
Radarë dhe testues alkooli! Forcohen kontrollet rrugore në këto 5 qarqe të vendit

Janë shtuar masat e kontrollit nga ana e Policisë Rrugore në të gjitha rrugët urbane, interurbane, por edhe ato rurale për parandalimin e aksidenteve rrugore.

14:03
Dënimi për Salianjin/ PD akuzon gjyqtarin Artan Gjermeni: Asnjë provë, ka falsifikuar faktet!

Pasi Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin sa i takon Ervin Salianjit, ku ky i fundit dënohet me 1 vit burg për çështjen “Babale” ka reaguar vetë ish-deputeti i partisë Demokratike.

13:55
Tensioni SHBA-Iran, Papa Françesku: Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim

Dy ditë pas vrasjes së Gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara, Papa Françesku bëri thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje.

13:25
Moti i keq! Pezullohen lundrimet nga Bari drejt Durrësit dhe anasjelltas

Përkeqësimi i motit në ditët e para të vitit 2020 ka krijuar probleme për lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut, ndaj Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës, pas kontakteve me kapitenerinë e portit të Barit, njofton se porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit italian.

13:19
Sulmohet baza ushtarake e SHBA-së në Kenia nga terroristët Al-Shabaab

Avionë dhe mjete të tjera ushtarake të Shteteve të Bashkuara janë shkatërruar si pasojë e një sulmi të papritur nga ekstremistët e al-Shabab mbi një bazë ushtarake në Kenia.

13:07
Turqi: Me ndihmën e Libisë në thesarin e gazit

Parlamenti turk e mori vendimin: Turqia do të dërgojë ushtarë në luftën civile në Libi. Presidenti Erdogan nuk i vjen në ndihmë vetëm partnerit libian me këtë hap, ai ka para së gjithash në mendje interesat e pushtetit.

12:51
Dëborë në Korçë! Vështirësi në disa akse në juglindje të vendit

Që prej orës 7 të mëngjesit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje bore.

12:47
Tritoli trondit Shkodrën! Shpërthim në banesën e shefit të policisë dhe në një shtëpi në fshatin Grudë

Dy shpërthime me tritol kanë tronditur Shkodrën, ndërsa një nga shënjestrat ka qenë banesa e shefit të Stacionit të Policisë Theth, Prele Milani.

12:38
Nesër takimi Thaçi-Kurti/ Presidenti do mandatojë kreun e VV për formimin e qeverisë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër në mesditë.

12:32
65 vite tension SHBA-Iran/ Një histori marrëdhëniesh të vështira mes dy vendeve

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, kanë qenë gjithnjë të ndërlikuara.

12:26
Kërcënime dhe frikë për konflikt! Bush dhe Obama kishin refuzuar sulmin ndaj gjeneralit iranian

Me mijëra njerëz mbushën qytetin iranian të Ahvazit të dielën në mëngjes për të shoqëruar arkivolin e Qasem Soleimani, gjeneralit të vrarë në një sulm amerikan me dron, në Bagdad, javën e kaluar.

12:05
Aksidenti i Porcelanit/ Gjykata lë në burg 2 shoferët, njëri prej avokatëve: Do apelojmë çështjen

Ka mbaruar seanca me dyer të mbyllura sa i takon aksidentit të Porcelanit, nga ku Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për masën e arrestit me burg ndaj 2 drejtuesve të automjeteve të ngjarjes tragjike që u mori jetën 2 personave në Tiranë, 3 ditë më parë.

11:52
I morën me dhunë miliona lekë! Si ndodhi grabitja e të moshuarit në Memaliaj

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një grabitje ndodhi në fshatin Memaliaj.

11:44
Darkë “ferri”! Familja zbulon një gjarpër brenda furrës ku po piqej pica

Ajo që supozohej të ishte një darkë e këndshme familjare përfundoi në një tmerr të vërtetë. Anëtarët e në familjeje nga Karolina e Veriut kishin planifikuar të qëndronin në shtëpi dhe të hanin pica.

11:34
Gjendet i vdekur një shqiptar në veri të Mitrovicës

Një person është gjetur pa shenja jete afër një shëtitore në Suhadoll të Mitrovicës së Veriut.

11:26
Arrestohet shqiptari në një hotel me 5 yje! Armë, drogë/ 32-vjeçari, super i kërkuar nga policia!

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për krime të ndryshme është deportuar nga shteti Italian këtë të shtunë.

11:08
A po e humbet BE-ja Ballkanin?

Me „lodhjen nga zgjerimi“, BE po humbet mjaft nga influenca e saj në rajonin e Ballkanit. Aktorë të tjerë duan t‘i joshin këto vende, shkruan dpa. Por a mundet ta zëvendësojnë ata BE-në? Pyesni rininë, thotë një ekspert.

10:55
Grabitet i moshuari në Memaliaj! 2 persona i futen në banesë

Një grabitje ka ndodhur në fshatin Memaliaj.

10:46
Aksidenti në Porcelan/ Humbën jetën 2 këmbësorë, prokuroria kërkon burg për shoferët

Prokuroria pritet të japë masën e arrestit me burg për 2 drejtuesit e automjeteve të aksidentit tragjik që u mori jetën 2 personave në Tiranë, 3 ditë më parë.

10:28
Ngricë në Qafën e Qarrit! Drejtuesit e automjeteve të pajisen me zinxhirë

Reshjet e dëborës në qarkun e Korrcës kanë shkaktuar prezencë ngricash në Qafën e Qarrit.

10:12
Nellie Tayloe Ross, guvernatorja e parë grua në SHBA

Më 5 janar të vitit 1925, Nellie Tayloe Ross bëri betimin si guvernatore e shtetit Wyoming, duke u bërë kështu guvernatorja e parë grua në Shtetet e Bashkuara.

10:07
Sherr në Burrel! Plagosen me thikë 2 vëllezër, një 28-vjeçar arrestohet dhe 2 të rinj shpallen në kërkim

Një 28-vjeçar ra në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi plagosën me thikë dy vëllezër në Burrel.

09:50
6 të vdekur dhe 11 të plagosur! Shoferi i dehur përplas grupin e turistëve në buzë të rrugës

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit në Lutago të Italisë, ku për pasojë humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

09:40
Drogë e ndarë në 37 doza të vogla, arrestohen 2 vëllezër në Lezhë

Një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është goditur në Lezhë.

09:24
Korça përfshihet nga dëbora, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!

Prej orës 7 të mëngjesit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët.

09:16
Pa hezitim! Trump kërcënon Iranin: Për 52 pengjet amerikane, ju sulmojmë në 52 vende

Përmes një postimi në Twitter, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar se forcat e vendit të tij kanë vënë në shënjestër 52 lokacione iraniane dhe do t’i sulmojnë shpejt e fuqishëm në rast se Irani sulmon amerikanët apo asetet e tyre.

09:06
Goditi vëllanë me thikë pas një konflikti, arrestohet 16-vjeçari në Durrës

Një 16-vjeçar ka rënë në pranga pasi goditi me thikë vëllanë e tij.

08:54
Vrasja e Soleimanit/ Ministri i Jashtëm i Iranit shpërthen ndaj homologut amerikan: Kloun arrogant!

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Jawad Zarif e cilësoi homologun amerikan, Mike Pompeo si “kloun arrogant”, referuar komenteve të tij se irakianët “vallëzuan” në rrugë nga gëzimi, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

07:51
Rikthehen vranësirat dhe reshjet, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gjatë pasdites mund të sjellin reshje të izoluara.

07:24
Arrihet akordi me Todibon, Milani pranë një tjetër afrimi

Jean Clair Tobido i thotë po Milanit por tashmë mbetet për t’u bindur Barcelona.

06:54
Buka e thekur për shëndetin e stomakut dhe tretjen e mirë

Kush nuk e adhuron bukën e thekur, e sidomos në ditët e ftohta. E shoqëruar me gjalpë të freskët apo djathë, një mrekulli për çdo vakt të ditës. Por përveç shijes së saj, buka e thekur sipas të dhënave është zgjidhja e duhur për sistemin tretës.

06:29
Lëng molle me karrotë/ Ja përfitimet që merr organizmi menjëherë pas konsumimit

Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karrotës dhe mollës. Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme.

06:18
Gjermanët – optimistë megjithë sfidat për ekonominë e tyre

Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjermanisë në vitin 2020. Por rreziku i recesionit për ekonominë më të madhe të BE nuk është eliminuar, shkruan Auron Dodi.

05:40
Demokratët dhe republikanët të ndarë mbi sulmin ajror

Sulmi ajror amerikan që vrau Komandantin e Forcave Quds të Iranit, gjeneralin Qassem Soleimani, ka ndarë në vija partiake ligjvënësit amerikanë. Presidenti Donald Trump urdhëroi të enjten kryerjen e sulmit, pas protestave të mbështetësve të milicive pro-iraniane ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdat. Urdhëri i presidentit u përshëndet nga ligjvënësit republikanë, por demokratët thanë se ai mund të sjellë pasoja serioze për stabilitetin në Lindjen e Mesme.