Viktima nga aksidentet automibilistike si një bilanc lufte në vendin tonë. 90 humbje jete në 5 muajt e parë të vitit. Vetëm për 2021 në Urgjencën Kombëtare ku raportohet në kohë reale për çdo aksident pasi kërkohet ndihmë, janë regjistruar 1477 aksidente, nga të cilat 810 kanë qenë me makinë, 344 aksidente me motorr, 166 aksidente makinë me këmbësore dhe 157 me biçikletë.
Banorët e Panajasë, Kërkovës, Bestrovës dhe Bunavisë, Oshtimës pas protestës të zhvilluar pak ditë më parë në fshatin Panaja, sot i kanë zënë derën bashkisë së Vlorës.
Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj do të vijojë detyrën edhe pse ishte i dënuar me 3 vite burg në Greqi për rrahje. Si varkë shpëtimi Kryebashkiku përdori argumentin e Prokurorisë se dënimi për rrahje në Greqi në vendin tonë cilësohet si kundravajtje penale që parashikon vetëm gjobë.
Kryeministri Edi Rama, nga Ohri, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, është ndalur sërish tek vendimi i fundit i Këshillit Europian për të mos i hapur negociatat.
Pas muajsh të tërë e mbyllur pika e kalimit kufitar të Kapshticës është hapur plotësisht për lëvizjen e të gjitha kategorive të udhëtarëve, por pavarësisht këtij lajmi lëvizjet janë të pakta.
Autoblinda “Vuran 4×4”, e zhvilluar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes do të eksportohet për herë të parë në Kosovë.
Dy kritere të rëndësishme sa i përket regjimit të qarkullimit në Kakavijë kanë ndryshuar që prej ditës së sotme. Kuota prej 1500 personash që po vijonte prej muajsh është tashmë një numër pasagjerësh dhe udhëtarësh pa limit ndërsa edhe qarkullimi që ishte i limituar në 12 orë tashmë është 24 orë.
Një trafikant kanabisi i punësuar si shofer i prokurorit Maksim Sota, por i zbuluar një vit më parë nga përgjimet italo-shqiptare e dërgoi edhe prokurorin para drejtësisë së bashku me 28 të tjerë. Të përzier me trafikantët janë edhe dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët që prej 2017 nuk janë më në polici.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Igor Zorčič, pasi Sllovenia mori Presidencën e Këshillit Europian.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Lushnje, ku ka bërë me dije se javën e ardhshme, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të nisin vaksinimin ndaj COVID19 në terren, në territore ku ende qytetarët nuk janë vaksinuar.
Arkitekti italian Stefano Boeri, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan ecurinë e punimeve në lagjen e re “5 Maji”, aty ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Pamjet janë tmerruese dhe u regjistruan nga “Seabird”, mjeti fluturues i Sea Watch.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, në Forumin e prespës, ku kritikoi BE-në pas përgjigjes negative për hapjen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
200 forca policore morën pjesë në operacionin “Shpirti” me qëllim goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Temperaturat e larta të stinës së verës bëhen shkaktare për djegin e qindra pemëve, çdo vit, në vendin tonë.
Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin ndërkombëtar të realizuar nga bashkëpunimi i SPAK dhe Antimafias Italiane.
Operacioni “Bregdeti ynë” është shtrirë edhe në Kune, Shëngjin ku janë kontrolluar 20 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.
Ndërsa edhe në Pishë Poro, Darzezë, vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Policia ka proceduar penalisht administratorin e 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabricio Bucci nga Shkodra, në prezencë edhe të kryebashkiakes, Voltana Ademi, ka shprehur keqardhjen për faktin se as kësaj here Shqipërisë nuk iu çelën negociatat me BE-në.
Nga Forumi i Prespës, që po mbahet prej dy ditësh në Ohër, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Kryeministri Edi Rama, nga Forumi i Prespës në Ohër foli për nevojën e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.
Policia është duke vijuar aksionin për lirimin e hapësirave bregdetare nga zaptuesit jo konform ligjit. Policia njofton se janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa leje.
Gjykata nuk ka vonuar për të marrë vendimin për 25 shqiptarët e përfshirë në rrjetin kriminal të zbuluar nga bashkëpunimi i SPAK dhe antimafias Italiane.
Kryeministri Rama ndodhet në Ohër, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, së bashku me kryeministrat e tjerë të rajonit.
Komanda e operacioneve special e SHBA do të nisë vitin që vjen testimin e një pilule kundër plakjes, raporton Breaking Defense në një artikull të publikuar së fundi.
Dosja Gërdeci është rihapur dhe GJKKO, me short, ka vendosur që gjyqtar i politikanit, Fatmir Mediut të jetë caktuar Erjon Çela.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që Qerim Ismailaj të vazhdojë mandatin e tij në krye të bashkisë Mallakastër.
Në super operacionin e trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që po zhvillohet mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, janë arrestuar edhe dy ishoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
OSHEE njofton se po punon sot në linjat e tensionit të mesëm dhe rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet.
Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me Antimafian Italiane në 4 shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim.
Spanja dhe Zvicra çelin fazën çerekfinale të Europianit me sfidën që zhvillohet në Rusi.
Pas ditëve të pushimit që ndajnë raundin e 1/8 me fazën çerekfinale tetë ekipet kombëtare, që kanë mbetur akoma në garën për titull, bëhen gati për t’u afruar akoma më tepër me objektivin më të lakmuar të Kontinentit të Vjetër në rang përfaqësuesesh.
Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj ishte mes të dyshuarve që u arrestuan sot, në super operacionin antidrogë, që po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.
Një 27-vjeçar është arrestuar ost në Berat, pasi u kap duke shkarkuar pllaka guri dekorativë nga një kamion.
Për herë të parë, këtë vit nxënësit do te regjistrohen në klasën e dhjetë nëpërmjet portalit e-Albaia.
Këngëtarja Rita Ora ka njoftuar se sot publikohet kënga e e saj e re.
2 raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë goditur në Tepelenë.
Superoperacioni në 4 shtete nga SPAK dhe Antimafia italiane ka goditur edhe institucionet e drejtësisë në Vlorë.
Rritja e temperaturave ka bërë që çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit të ketë një fluks të pacientëve të vegjël që paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore.
Qeveria greke ka zyrtarizuar hapjen e kufijve me Shqipërinë.
Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se fuqizimi i shpejtë bërthamor i Kinës përbën shqetësim dhe i bënë thirrje Pekinit të angazhohet në dialog për “masa praktike për të reduktuar rrezikun e një gare destabilizuese armatimesh”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg bëri të qartë gjatë një vizite në Prishtinë se në bazë të marrëveshjes NATO-FSK, kjo e fundit nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa koordinim me trupat e KFOR-it.
Qeveria e Danimarkës do të dhurojë një milion vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit për katër vende të Ballkanit Perëndimor.
Super operacioni i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që po zhvillohet mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, ka sjellë arrestimin e prokurorëve dhe drejtuesve të policisë shqiptare.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania lëshuan një tjetër alarm rreth aktivitetit rus në hapësirën kibernetike, duke akuzuar Kremlinin se vazhdimisht po përpiqet të futet në sistemet kritike të agjencive qeveritare, kontraktorëve të mbrojtjes, universiteteve dhe madje partive politike.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë- Berat ku një furgon tip Benz me targa AA 057TU pranë fshtatit Stan Karbunare ka përplasur shtetasin Kostandin Verushi i cili udhëtonte me karrocë me gomar.
Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë. I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut.
Marramendja ose ndryshe humbja e ekiulibrit është një fjalë që përdoret shpesh si nga mjekët ashtu edhe pacientët. Ju ndodh të rriturve ashtu edhe fëmijëve fare të vegjël, për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet. Këto shkaqe mund të fillojnë që nga dëmtimet e jashtme që trupi mund të pësojë, e deri tek problemet e brendshme shëndetësore.
Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike. Sipas të dhënave, konsumimi i xhenxhefilit është një metodë e zgjuar dhe e thjeshtë parandaluese e shumë problemeve.
Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën tha se kombi është “vonuar” dhe duhet të “veprojë shpejt” për të luftuar kërcënimin në rritje nga zjarret teksa shtetet perëndimore përballen me një valë historike të nxehtësisë.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong-un tha se vendi i tij i cili ndodhet përballë vështirësive ekonomike në periudhën e koronavirusit të ri (COVID-19) do të bëjë përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet me Kinën.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 604.718, prej të cilëve 242 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins
Në Holandë pezullohen 6 ushtarë të cilët postuan pamje raciste dhe diskriminuese. Në një deklaratë nga Ministria holandeze e Mbrojtjes thuhet se fundjavën e kaluar morën informacione rreth pamjeve lënduese dhe poshtëruese të ndara në grupin Whatsapp të lidhur me ushtrinë.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe disa liderë indigjenë deklaruan se zjarrvënia dhe vandalizmi që kanë në objektiv kishat katolike pas gjetjes së varreve pa emër në ish-shkollat konviktore të kishave, nuk janë rruga për të siguruar drejtësinë.
“Të dhënat tona tregojnë se dy doza nga katër vaksinat e miratuara nga EMA të mbrojnë kundër variantit Delta, këto të dhëna janë qetësuese. Është e rëndësishme të vazhdoni vaksinimin me fokus të veçantë ndaj më të rrezikuarve dhe të moshuarve”.
Një rënie 10-javore e infeksioneve të reja të koronavirusit në Evropë ka marrë fund dhe një valë e re e infeksioneve është e pashmangshme nëse qytetarët dhe politikanët nuk qëndrojnë të disiplinuar, tha sot shefi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Avullojnë brenda pak orësh të gjitha 14 500 biletat që ishin nxjerrë në shitje për sfidën e kësaj të premteje mbrëma, Belgjikë-Itali, një ndër çerekfinalet më të pritura të këtij Europiani.
Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Italisë nuk ka zbuluar nëse Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard janë rikuperuar dhe do të jenë në fushë ndaj të kaltërve duke lënë gjithçka në dorë të mjekëve të kombëtares.
Një gabim për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Penalltia e humbur nga Kylian Mbappe në 1/8-at e Euro 2020-ës me Francën e tij, që i kushtoi eliminimin nga Zvicra, mund të jetë edhe hapi u parë i një progresi që mund ta bëjë atë më të mirin. Në këtë linjë është mendimi i mbrojtësit Francez Adil Rami, në një intervistë të fundit të dhënë nga mbrojtësi francez.
Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, foli për situatën e klubit në këtë merkato verore, duke konfirmuar largimin e Achraf Hakimit te PSG. Ish-futbollisti i Realit të Madridit tani është një hap klubit parizien.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden vizitoi familjet e viktimave të cilët humbën jetën në shembjen e një pallati në Miami duke u kujtuar eksperiencën e tij në humbjen e njerëzve të afërm.
Luis Enrique në konferencën për shtyp para ndeshjes çerekfinale të Euro 2020 ndaj Zvicrës i doli në mbrojtje edhe njëherë portierit Unai Simon për gafën ndaj Kroacisë.
Kjo verë me sa duket do të jetë trazuar për Kylian Mbappénë. Pas gabimit nga pika e bardhë e penalltisë kundër Zvicrës, që e detyroi Francën t’i thoshte lamtumirë Kampionatit Europian para kohe, po flitet gjithnjë e më shumë për të ardhmen e ish-sulmuesit të Monacos.
Atdheu ishte i ftuar në “Top Arena”, ku foli për ndarjen nga Sara dhe imazhet që i kanë mbërritur për një lidhje të re që spekulohet të ketë nisur ish konkurrentja e Për’puthen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdim të intervistës për RTK-në, është pyetur për akuzat që lidhën me nepotizmin në qeverinë e tij, duke thënë se nuk mund të emërojnë këshilltarë që nuk përputhen me programin e tyre.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e mbrojti vendimin e vendit të tij për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit – një traktat ndërkombëtar për parandalimin e dhunës ndaj grave.
I dënuari i fundit i “Agimit të Artë”, Christos Papas është arrestuar, bëjnë me dije burime nga mediat greke.
Organizata Trump dhe shefi i financave deklaruan të enjten pafajësinë ndaj akuzave për evazion fiskal pas një hetimi dyvjetor lidhur me transaksionet e kompanisë së ish-Presidentit Donald Trump.
Wally Funk, një pilote 82-vjeçare, do të fluturojë me themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos, në hapësirë.
Të paktën 7 kisha janë djegur deri tani në Kanada që prej nisjes së zbulimit të varreve masive të fëmijëve të popullsisë indigjene, pranë shkollave famëkeqe “të asimilimit”.
Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey ndodhen në Greqi ku po shijojnë pushimet e tyre në këto ditë të nxehta.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 5 raste të reja të koronavirus duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend në 155.689.
Duke qëndruar mbi portretin gjigand të Mao Cedong që dominon sheshin qendror Tiananmen ne Pekin, presidenti kinez Xi Jinpin drejtonte sot celebrimet e 100 vjetorit të themelimit të partisë komuniste kineze.
Autoritetet shëndetësore në Rusi nisën të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit.
Sergio Ramos do të jetë goditja e radhës e bujshme e Paris Saint Germain
Melinda Gates bëri dje paraqitjen e parë publike pas divorcit shokues nga bashkëshorti miliarder themelues i gjigandit Microsoft, duke treguar qartësisht se nuk mbante më unazën e martesës.
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së enjtes një rast unik mbi mënyrën se si trajtohen pacientët në poliklinikën e Lushnjes.
Kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas është hapur me orar të plotë dhe tashmë qytetarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë drejt fqinjit.
Kreu i zjarrfikësve në shembjen katastrofike në Florida tha sot se punonjësit e emergjencës kishin dëgjuar zërin e një gruaje të bllokuar nën rrënoja, por nuk kishin arritur dot te ajo para se thirrjet të shuheshin dhe një zjarr të shpërthente në rrethinat.
Forumi i Prespës për Dialog mblodhi në Maqedoninë e Veriut politikbërës, ambasadorë, drejtues institucionesh dhe të rinj e të reja të Ballkanit Perëndimor.
Pasditen e sotme, në sheshin “Nënë Tereza”, është organizuar eventi “Auto Drift”.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diksutua për marrëdhënien e shumë përfolur mes nuseve dhe vjehrrave, nisur nga një kritikë që këngëtarja e njohur Shakira i kishte adresuar nënës së bashkëshortit të saj pak ditë më parë.
Departamenti i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021.
Kryeministri britanik, Boris Johsnon, ka deklaruar sa vaksinimi me dy doza do jete elementi çlirimtar qe do u mundësojë britanikeve te udhëtojnë pa pasur nevoje te karantinohen ne kthim.
Për të pestën herë radhazi, në Prishtinë është mbajtur parada dhe njëkohësisht protesta për mbështetjen e komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual.
Emida Qafa lexon shumë libra, i pëlqen gjithashtu të luaj piano si dhe di 4 gjuhë të huaja.
Bisedat intensive në telefon të të afërmve të një të riu që u kap me një cigare hashash, por që rezultuan se ishin nën përgjim i kanë kushtuar karrierën dhe lirinë prokurorit Edmond Karriqi, i cili është njeriu i tretë i drejtësisë që për pak kohë bie në prangat e SPAK, mbas gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe Sali Hasa, dhe ata nën hetim nga SPAK.
E dëgjojmë shpesh shprehjen “Punë ka, por nuk ka profesionistë”. Se sa e vërtetë është kjo, kemi ardhur të pyesim në një kompani që merret më rekrutim stafi.
“Ai ishte një djalë, ajo ishte një vajzë”, reciton Avril radhën e parë të hitit të saj autobografik ‘Skater Boi’, të publikuar në vitin tashmë të largët 2002.
Mbrëmë Sheshi Skënderbej është ndezur nën ritmet e muzikës dhe energjisë së të rinjve në natën finale të Tirana Art Fest, festivali i talenteve të reja i cili organizohet për të gjashtin vit radhazi, duke synuar promovimin e të rinjve të talentuar.
Etrit Berisha mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Torinos. Numri 1 i përfaqësueses shqiptare ka mbërritur në qytetin kryesor të Piementos dhe ka zhvilluar vizitat mjekësore, një ritual që i paraprin firmës mbi kontratë.
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja Denisa Kulemani, e cila së fundmi përfaqësoi vendin tonë në “Miss Eurasia 2021”, nga ku u shpall fituese e çmimit “Miss Beauty”.
Top Channel ka siguruar një rast që vërteton se si funksionon mashtrimi kibernetik dhe kërkohen para nga mashtruesit, të cilët i thonë viktimave se persona të ndryshëm në botë kanë lënë pasuri për ta.