E hënë, 06 Shkurt 2023
11:45
Tjetër lëkundje tërmeti e fuqishme në Turqi, magnituda 7.7

Turqia nuk po gjen qetësi nga tërmetet këtë të hënë.

11:44
Drejtoresha e një kolegji në Angli gjendet e vdekur me burrin dhe vajzën e saj në ambientet e shkollës

Drejtoresha e shkollës private Epsom College në Angli është gjetur e vdekur së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj shtatëvjeçare në një pronë në mjediset e shkollës.

11:29
Akuzohet për përdhunim, por modelja nuk e lë në baltë!

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alvesit, e vizitoi brazilianin në burgun Brians 2, ku ai po mbahet pa kusht, i akuzuar që nga 20 janari për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate, në Barcelonë, më 30 dhjetor.

11:23
“Kosova, Republikë” në faqen e qeverisë serbe, reagon Bërnabiç: Gabim përkthimi!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç u përpoq të shfajësonte publikisht atë që e quajti “një gabim përkthimi”, pasi në njërin prej raporteve të publikuara në website-n e Qeverisë serbe ishte shkruar Republika e Kosovës.

11:22
Tërmeti në Turqi/ Forcat e armatosura hapin një korridor ajror për ekipet e kërkim-shpëtimit

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë hapur një korridor ajror për të transferuar ekipet e kërkim-shpëtimit në rajonet e goditura nga tërmeti në jug të vendit.

11:10
Përpjekjet për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti takim me ambasadorët

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po zhvillon paraditen e sotme një takim me ambasadorët e QUINT, para se të kryejë takimin e tij me të dërguarin e posaçëm të BE-së për marrëdhëniet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

11:10
Tjetër tragjedi në Egje/ Humbin jetën pesë emigrantë, mes tyre katër fëmijë

Një tragjedi e re detare me emigrantë është regjistruar përsëri në Greqi, kësaj here pranë brigjeve të ishullit Lero në Egjeun juglindor.

11:04
Greqia përkrah Turqisë, Micotakis: Greqia po mobilizon burimet e saj për ndihmë

Në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka theksuar se Greqia ndodhet në krah të Turqisë dhe Sirisë pas katastrofës biblike dhe qindra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm në këto dy shtete.

11:04
Grammy Awards 2023/ Si u shfaqën të veshur yjet në tapetin e kuq! (foto)

Shfaqja e 65-të vjetore e çmimeve Grammy u mbajt të dielën Los Angeles dhe ja si u shfaqën yjet në tapetin e kuq.

11:01
Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga 31-vjeçari në Vlorë! Goditi me thikë edhe ish-bashkëshorten

Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë, pasi tentoi në vriste me armë zjarri kallashnikov një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

11:00
Epiqendra e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, Gaziantepi me numrin më të lartë të viktimave

Epiqendra e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes ishte afër qytetit të Gaziantep, ndërsa qytetarët në të gjithë Turqinë, Sirinë, Libanin, Qipron dhe Izraelin ndjenë lëvizjen e tokës nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë.

10:54
Tërmeti në Turqi/ Shkollat pezullohen për një javë në zonat e prekura

Shkollat në 10 qytetet dhe provincat në të gjithë Turqinë të goditura nga tërmeti do të mbyllen për një javë, tha zëvendëspresidenti i vendit, Fuat Oktay.

10:52
Video/ Ende ka shpresë! Një grup fëmijësh nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit të rëndë në Turqi

Tërmeti i rëndë 7.8 ballë që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm ka shkaktuar rreth 670 viktima dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

10:44
Ish-i i Liverpoolit: Haaland zgjodhi gabim, City është bërë skuadër më e vogël

Jamie Carragher, ish-futbollit i Liverpoolit deri në vitin 2013, tashmë opinionist në studiot televizive në Angli, ka deklauar se Erling Haaland ndoshta ka bërë zgjedhjen e gabuar duke iu bashkuar Manchester City-t.

10:42
Gjermania e gatshme të ndihmojë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit

Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi rajonin herët të hënën, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë.

10:33
“U zgjova i tmerruar”, banorët e Turqisë ende të frikësuar nga lëkundjet e tërmetit

Banorët e Turqisë kanë përjetuar tmerrin gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi zonën jugore.

10:28
Gabimi që të gjithë po bëni me ushqimet e konservuara, po rrezikoni shëndetin!

Kur hapim një konservë ne sërish e fusim në frigorifer.

10:24
Normalizohet situata në Greqi/ Meteorologët bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë natës

Stuhia e dëborës “Barbara” ka kaluar mbi territorin e Greqisë dhe duhet se nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, pasi i gjithë mekanizmi shtetëror ishte në gatishmëri të plotë.

10:24
Shqipëria ndihmon Turqinë! Kryeministri Rama: Niset sot misioni i solidaritetit

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën qindra persona.

10:15
Ngricat pushtojnë zonat malore në qarkun e Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike

Ngricat pushtojnë zonat malore në qarkun e Elbasanit.

10:14
Temperatura të ulëta në Shkodër/ Ngrica në zonat malore, po punohet për pastrimin e rrugëve

Moti i keq në Shkodër ka sjellë borë dhe ngrica në zonat e thella malore.

10:13
Siguria kibernetike! Mijëra servera nëpër botë sulmohen nga hakerat

Një sulm masiv i llojit ransomware ka përfshirë këtë fundjavë dhjetëra mijëra servera në të gjithë botën duke filluar nga Italia, Franca, Finlanda deri në SHBA dhe Kanada.

10:02
Ceremonia e 65-të e ndarjes së çmimeve Grammy/Lista e plotë e fituesve!

Ceremonia e 65-të e ndarjes së çmimeve Grammy ishte një natë e veçantë, e mbushur me momente historike.

10:00
Tërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur solidaritetin me të gjithë familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

09:59
Temperaturat nën zero, Veliaj: Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë telefononi 112

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë javë kur temperaturat parashikohen të jenë nën zero.

09:57
Përpjekjet për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, Lajçak sot në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë të hënën në Prishtinë dhe në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

09:53
Tërmeti me qindra të vdekur, Xhaçka: Të gatshëm të ndihmojmë Turqinë! Nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se vendi ynë është i gatshëm të ndihmojmë Turqinë në këtë moment të vështirë.

09:46
Tragjedia në Turqi/ Qytetarët e mbetur jashtë nuk favorizohen as nga moti, zona pritet të përfshihet nga dëbora

Tragjedia e ndodhur në Turqi ditën e sotme ku humbën jetën qindra persona, nuk ka përfunduar vetëm me tërmetin. Qytetarët e Turqisë përveç tmerrit të përjetuar nga tërmeti po përjetojnë edhe temperaturat ekstreme.

09:43
Grammy Awards 2023/ Beyoncé bën histori ndërsa Harry Styles fiton albumin e vitit

Beyoncé fitoi një çmim rekord të 32-të Grammy, ndërsa Harry Styles fitoi albumin e vitit, në ceremoninë e këtij viti në Los Angeles.

09:28
Pamje nga kamerat e sigurisë, lëkundjet zgjasin më shumë se dy minuta

Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë.

09:22
Temperaturat -12 gradë në Korçë, policia thirrje drejtuesve të mjeteve: Kini kujdes, përdorni gomat e dimrit

Reshjet e dëborës kanë munguar gjatë natës në qarkun e Korçës ndërsa temperaturat kanë pasur vlera të ulëta nga -7 deri në -12 gradë celcius.

09:08
Tërmeti me qindra viktima në Turqi, Begaj: Qëndrojmë pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për tërmetin me qindra viktima në Turqi.

09:05
Rusia: Kemi biseduar me SHBA-në për traktatin e armëve bërthamore

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se ka diskutuar për traktatin e kontrollit të armëve bërthamore, me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara, Lynne Tracy.

09:03
Masa për Alda Klosin/ Ish-bashkëpunëtorja e Ahmetaj pret t’i caktohet në spital

Organi i akuzës ka kryer hetime në lidhje me burimin e shumave të deklaruara nga personi nën hetim Alda Klosi, referuar faktit se ajo ka qenë subjekt i deklarimit të pasurive, duke qenë me detyrën e këshilltarit të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin në vitin 2020 dhe drejtor i kabinetit të ministrit të Shtetit për Rindërtimit dhe programin e reformave në vitin 2021.

08:50
Tmerri në burgjet e Iranit, thyerje kockash dhe kamxhikë

Thyerje kockash, kamzhikë, dhunë psikike. Ish të burgosurit iranianë dhe një roje burgu i arratisur u tregojnë NDR, WDR dhe SZ se sa brutalisht vepron regjimi iranian kundër protestuesve të burgosur.

08:41
“O Zot!”momentet e lëkundjeve të tërmetit në Turqi! Zhurmë e madhe, ndërtesat shemben në pak sekonda

Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë. 

08:30
Përse gratë jetojnë më shumë se burrat: A e shkurton jetën kromozimi “Y”?

Zyra gjermane e statistikave tregon se jetëgjatësia për burrat dhe gratë është rritur në mënyrë konstante gjatë dekadave të fundit, por një ndryshim mbetet – burrat ende vdesin mesatarisht rreth pesë vjet më herët se gratë.

08:20
Orteqet “shkundin” Austrinë e Zvicrën: 10 të vdekur, mes tyre turistë!

Dhjetë persona kanë humbur jetën prej orteqeve në malet austriake e ato zvicerane përgjatë fundjavës.

08:11
Lajçak viziton sot Kosovën dhe Serbinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë të hënën Kosovën dhe Serbinë.

07:59
Parashikimi i motit/ Kthjellime, por temperatura nën 0 gradë C

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

E diel, 05 Shkurt 2023
23:16
Stuhia “izolon” Greqinë! “Mbyllet” Athina, ndalohet qarkullimi në disa akse të vendit

Stuhia e dëborës Barbara ka shkaktuar problemet e para në Greqi. Policia greke ka njoftuar se ka vënë në jetë planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të territorit helen.

23:00
Stuhi dëbore në Ballkan, dëmtohen rrjetet elektrike dhe bllokohet rrugë

Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më shumë se 25,000 familje në Serbi pa energji elektrike të dielën, ndërsa si pasojë e pemëve të rëna nga moti i keq në vendet fqinje, Kroaci e Mal të Zi u ndërpre trafiku rrugor.

22:47
Gol për manual i Barcelonës, festë në “Camp Nou”

Barcelona gjen më në fund golin në sfidën me Sevillan në “Camp Nou”. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, në minutën e 58-të Jordi Alba përmbylli me gol një aksion perfekt të “blaugranave”.

22:35
Mes lotësh e puthjesh dalin çift Laura dhe Arbi nga “Përputhen”, përlotet Arjani

Sot ishte dita e fundit në studion e Për’puthen për Laurën dhe Arbin, çiftin e parë të deklaruar për këtë sezon.

22:23
Papa Françesku mbyll turin në Afrikë, bën thirrje për paqe në Ukrainë

Papa Françesku mbylli turin e tij një-javor në Afrikë. Mesha e tij përfundimtare ishte në Sudanin e Jugut, ku bëri thirrje  që njerëzit të dorëzonin “armët e urrejtjes”.

22:14
“Para hienave, vijnë luanët!”/ Efi Dhedhes jep mesazhin pas përfundimit të rrugëtimit në “BBV2”

Efi ishte banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme, edhe pse shikohej si një lojtare e fortë nga komentuesit. 

22:02
Nuk po rinovon kontratën, Chelsea josh sulmuesin e Milanit

Edhe pse Chelsea ishte skuadra që investoi më shumë në merkaton e dimrit, blutë vazhdojnë të rindërtojnë skuadrën dhe të mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm.

21:51
Roli i kënetave në thithjen e karbonit

Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe prej mbi 250 hektarësh, është një prej zonave të pakta moçalore të vendit. Shtresat e bimësisë së kalbur dhe lëndët organike në ujë krijojnë atë që quhet torfë.

21:40
Italia jep alarmin, sulmi kibernetik godet Francën, Finlandën dhe SHBA!

Një sulm masiv i llojit ransomware ka përfshirë këtë fundjavë dhjetëra mijëra servera në të gjithë botën duke filluar nga Italia, Franca, Finlanda deri në SHBA dhe Kanada.

21:24
Provokimi i Vinicius në Mallorca, i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” kapiteni Raillo

Pasdite e zjarrtë në Mallorca, ku Reali i Madridit u mposht 1-0 falë autogolit të Nacho Fernandezit, i detyruar nga Muriqi të çojë topin në portën e tij.

21:12
Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir Putin i kishte premtuar se nuk do ta vriste presidentin ukrainas.

21:02
Formacionet e Barça – Sevilla, Xavi rikthen titullar Jordi Alban

Barcelona ka një mundësi të artë për ta çuar në 8 pikë diferencën me Realin e Madridit në përfundim të javës së 20-të të La Ligas.

20:53
Presidenti Biden mban më 7 shkurt fjalimin mbi gjendjen e vendit

Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të martën në Kongres fjalimin e dytë të përvitshëm mbi gjendjen e kombit.

20:44
Shtëpitë operistike italiane ‘shpëtojnë’ shtëpinë e kompozitorit Giuseppe Verdi

Shtëpitë e operistike në të gjithë Italinë janë bashkuar për të ndihmuar qeverinë në një përpjekje për të shpëtuar vilën ku kompozitori i njohur italian Giuseppe Verdi, ka jetuar për gati 50 vjet.

20:31
Shtypi francez e ngre Messin në piedestal: Askush si ai te PSG

Të gjithë tifozët e PSG-së po ndezin qirinj që të mos i ndodhë asgjë “Zotit” të tyre, Leo Messi.

20:19
Intensifikohet lufta në lindje të Ukrainës, Ministri i Mbrojtjes: Armët e aleatëve nuk do përdoren për të goditur territorin rus

Lufta po intensifikohet në lindje të Ukrainës.

20:01
Zgjedhjet lokale/ PD rrezikon regjistrimin për shkak të gjyqit

Teksa demokratët prisnin një datë gjyqi mbi pronësinë e  partisë, për Gjykatën e Apelit dosja e PD ishte barabartë me çdo qytetar të thjeshtë, por jo për të djathtët.

19:53
Lufta virtuale e Iranit/ Si funksionon “ekosistemi” izraelit i sigurisë kibernetike

Irani ka shpeshtuar sulmet kibernetike kundër Izraelit.

19:47
Çmimet e perimeve/ Rritja e çmimit të preshit nuk shton fitimet për fermerët

Fermerët janë gjithnjë në kërkim të tregut, ose të një çmim të drejtë, ku shpesh ata që abuzojnë janë tregtarët e mëdhenj të cilët prodhimet bujqësore i blejnë shumë lirë të bujku dhe i shesin tepër shtrenjtë për konsumatorin.

19:37
Zhdukja e fëmijëve të huaj/ Në Shqipëri humbën 36 të mitur nga Siria dhe Irani

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri ka shprehur publikisht shqetësimin e saj pas raporteve të bëra publike në media nga Policia e Shtetit, se vetëm gjatë 6 muajve të fundit 36 fëmijë të huaj, të pashoqëruar janë zhdukur në drejtim të paditur.

19:29
Harry Kane, rekordmeni absolut në historinë e Tottenhamit, mposhtet City

Harry Kane, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Tottenhamit (267 gola).

19:13
Kërcitja e dhëmbëve, shkaqet e rrezikshme dhe zgjidhjet natyrale që mund t’i provoni

Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura.

19:00
Bayerni “uragan”, tre gola për 19 minuta në “Wolkswagen Arena”

Bayernit të Mynihut i mjaftuan më pak se 20 minuta lojë për të “hipotekuar” në njëfarë mënyrë suksesin në fushën e Wolfsburgut në javën e 19-të të Bundesligës.

18:42
Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e disa ortekëve në malet austriake dhe ato zvicerane përgjatë fundjavës.

18:31
Drejtori i Bayern Munich flet pa doreza për Cancelon: 70 milionë euro janë shumë

Një nga lëvizjet më të bujshme, por edhe më të papritura të merkatos së janarit ishte transferimi i Joao Cancelos nga Manchester City te Bayern Munich.

18:13
Përfshihet nga flakët kati i 9-të i një pallati pranë Gjykatës në Tiranë, evakuohen banorët

Pasditen e së dielës një zjarr ka përfshirë një pallat në rrugën Asim Vokshi.

18:02
Goditje për Kremlinin! BE zbaton sot vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse

Bashkimi Evropian ka filluar të zbatojë një vendim për ndalimin e importit të naftës që vjen nga Rusia.

17:53
Shtatë raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve, vetëm një person i shtruar në spital

Shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend nga 208 testime të kryera.

17:44
Zaniolo drejt Turqisë, por vendos një kusht për të ardhmen

Nicolo Zaniolo duket se është i destinuar të transferohet në Turqi tek Galatasaray, si pasojë e faktit se sulmuesi ka mbyllur çdo raport me Romën dhe trajnerin Jose Mourinho.

17:32
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, shkak bombola e gazit

Është përfshirë nga flakët ballkoni i një apartamenti në lagjen “Vullnetari” në Elbasan pasditen e kësaj të diele.

17:12
“Njeriu më i lig aty brenda”/ Debat i fortë mes Efit dhe motrës së Oltës: Ti ishe ushtarja e Luizit

Një ditë pas eliminimit nga Big Brother Vip, Efi është përplasur ashpër në studion e “Fan Club” me Gerta Gixharin, motrën e Oltës.

17:02
Rashford po “kopjon” Wayne Rooney tek United, zbulohen “sekretet” e sulmuesit në formë “vrastare”

Komplimenti më i madh që mund të thuash ndaj Marcus Rashford deri më tani është që sa herë ai zbret në fushën e lojës, duket sikur do të shënojë.

16:46
Sudani Jugor: Papa bën thirrje që njerëzit të refuzojnë “helmin e urrejtjes”

Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës.

16:35
SHBA rrëzoi balonën kineze, Pekini paralajmëron pasoja

Ushtria amerikane rrëzoi dje balonën kineze, e cila dyshohej se shfrytëzohej nga Pekini për përgjim.

16:29
Lajm i keq për Inter/ Correa humbet derbin me Milan, në rrezik Champions League

Joaquin Correa ngriti “flamurin e bardhë” pikërisht në prag të derbit me Milan.

16:19
Frontex: Emigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE

Pas njoftimeve nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së, se imigrantët dhe azilkërkuesit po përdorin kryesish Ballkanit për të kaluar në Evropën Perëndimore, grupet kërkimore argumentojnë se kjo po ndodh për shkak se rrugët detare po bëhen më të rrezikshme.

16:02
Muriqi protagonist ndaj Real Madrid, Mallorca mposht kryeqytetasit

Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren e Mallorcas ndaj Real Madrid me rezultatin 1-0.

15:56
Lufta në Ukrainë/ Raketat plagosin 5 persona në Kharkiv

Moska lëshoi dy raketa në drejtim të qytetit ukrainas të Kharkivit të dielën, një prej të cilave goditi një ndërtesë banimi. Kievi njoftoi se u plagosën 5 persona.

15:44
“Stuhia Barbara” paralizon Greqinë/ Mbyllen akset rrugore që lidhin Athinën me Selanikun dhe rrugët periferike të Atikës

Policia greke na njoftuar se ka vënë në zbatim planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë Barbara, e cila ka prekur pjesën më të madhe të territorit helen.

15:30
Veliaj: Rijetëzuam hapësira historike, si Pazari i Ri, Kalaja, Sheshi Skënderbej! Teatri i Ri, simbol i së ardhmes

Në rubrikën javore për informimin e qytetarëve me fakte, në të cilën sot preku çështjen e identitetit historik të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në shumë ndërtesa ikonike janë ndërthurur hapësirat historike me ato bashkëkohore, për t’i kthyer në funksionale.

15:18
Vinçi gjigant do të transportohet nga Durrësi drejt Elbasanit gjatë natës, pengesa në qarkullimin e mjeteve

Transportimi i një viçi me përmasa të mëdha nga porti i Durrësit drejt Elbasanit do të ngadalësojë qarkullimin në rrugë mbrëmjen e sotme.

14:59
Protesta e Bërxullit/ Banorët bllokuan për disa minuta rrugën e Rinasit

Edhe pse në temperatura të ulëta, banorët e Bërxullit kanë protestuar sërish duke kërkuar shpronësim të tokave që prekën nga koncesioni Thumanë-Kashar.

14:44
“Nxitën incidente në kufi”/ Shkupi gjobit dhe u ndalon hyrjen disa bullgarëve

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se tre shtetas bullgarë, që kanë fyer pjesëtarët e policisë maqedonase në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë, janë dënuar me nga 300 euro, si dhe u është ndaluar për tre vjet hyrja në Maqedoninë e Veriut.

14:23
Euro 2025/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U21

Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeç, i hedhur këtë javë në Nyon të Zvicrës, e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

14:10
Pogradec/ Makina rrëshqet nga akulli dhe bie disa metra poshtë rrugës, plagosen katër pasagjerët

Një aksident me pasojë katër të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

14:05
Lajçak viziton të hënën Kosovën

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt, derisa, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ai mund të vazhdojë vizitën në Serbi.

13:52
“Olta dhe Xhoni kanë qenë të lidhur”/ Ish-banori i “BBV” sqaron komentet: E turpshme, më preku….

Xhonatan Islami është konkurrenti që u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, mbrëmjen e kaluar.

13:31
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, arrestohen në Rinas dy persona

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike janë kapur në aeroportin e Rinasit, pas kërkimeve të intensifikuara.

13:14
60-vjeçari gjendet i vdekur në anë të rrugës në Shkodër

Një person është gjetur i vdekur në anë të rrugës në fshatin Kuç të Shkodrës.

12:58
“Shndërrimi i universiteteve”, sonte në Exclusive

Universitetet po ndryshojnë fytyrën vit pas viti, për shkak të emigrimit masiv.

12:52
Veliaj: Kemi ruajtur identitetin historik të Tiranës, s’kemi dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente kulture

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sot për identitetin historik të Tiranës, ku është shprehur se si ky identitet është ruajtur duke rijetëzuar vlerat më të mira të qytetit, por edhe se si investimet e reja po i japin frymë Tiranës së të ardhmes.

12:44
Presion i opozitës kosovare: Asocacioni po na prish marrëdhëniet me SHBA-në

Presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shtohet çdo ditë e më shumë nga ndërkombëtarët, ndërsa ekzekutivi i Kosovës së fundmi ka dalë me gjashtë kushte për formimin e tij.

12:37
Studimet albanologjike/ Miratohet buxheti për kërkimet dhe botimet gjatë 2023

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike nën drejtimin e rektorit Luan Përzhita ka miratuar buxhetin dhe programin për aktivitetet shkencore dhe botimet e vitit  2023.

12:31
Baresha 80-vjeçare ende ruan dhentë, ndihmon çdo ditë familjen në Kolonjë

Boshatisja e fshatrave dhe largimi i më të rinjve ka bërë që barra e punë e të bjerë mbi moshën e tretë. 

12:26
Turizmi pa punëtorë/ Sondazhi: Në pikun e sezonit, 75% e hoteleve jo me personel të plotë

Sezoni i shkuar turistik nxori në pah dëmet që po shkakton hemoragjia e emigrimit të fuqisë punëtore.

12:19
Shtohen divorcet! Në Vlorë, rritet dhe mosha e çifteve që ndahen

Në Vlorë numri i çështjeve për zgjidhjen e martesës është rritur. Të dhënat nga Gjykata e Vlorës tregojnë se në 2022-in ishin 530 çifte në proces divorci, rritje e ndjeshme nga një vit më parë.

12:15
Efekti “Big Brother VIP”/ Gjatë kohës që transmetohet reality-show, nuk ka krime, as aksidente

Jeta në shtëpinë e “Big Brother VIP”, është më e ndjekura dhe më e komentuara në rrjetet sociale por edhe në jetën e përditshme.

12:08
U arrestua për pastrim parash, Alda Klosi shtrohet në spital

Teksa është vendosur në pranga si e dyshuar për 3 vepra penale si “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, ish-drejtoresha e Ministrisë së Financave Alda Klosi nuk e ka mbajtur dot presionin dhe ka përfunduar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

12:03
Lojëra fati të paligjshme, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar në Krujë, pasi u kapën duke zhvilluar lojëra fati, aktivitet i jashtëligjshëm në vendin tonë.

11:49
Scholz reagon pas deklaratave të Johnson: Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka kërcënuar as atë, as Gjermaninë.