Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother.
Moderatorja në një postim në Instagram ka publikuar një foto të unazës, ku shkruan se kur mori propozimin u gëzua shumë, saqë harroi çdo dhimbje e zhgënjim. Më tej, Kiara ka falënderuar publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP.
“Zemra plot! Aq shumë u gëzova dhe, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit të gjithëve për dashurisë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë ri hyrjes time në shtëpinë e Big Brother. Çdo mesazh, koment, apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua. Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja”, ka shkruar Kiara.

Kiara mori pak ditë më parë një propozim të papritur për martesë nga Luizi. Ky i fundit, e bërë të besonte se dëshiron të distancohej nga partnerja e tij. Ai gjatë ditëve të fundit i qëndroi larg madje në spektakël u dha një klip, ku thoshte se gjithçka që bëri për të e bëri vetëm për lojë. Pas kësaj, ajo kërkoi të dilte edhe nga shtëpia. Papritur këngëtari i ulet në gjunjë dhe e pyet nëse donte të bëhej gruaja e tij. Kiara duke qarë, pranoi propozimin.
Top Channel