12:12
Dhëndri i Donald Trump, plan për investime 1 miliard dollarë në Sazan dhe Zvërnec/ Ivanka i pa nga helikopteri verën e kaluar
Korrikun e vitit 2021, Ivanka Trump ndaloi për një vizitë 6 ditore në jugun e Shqipërisë, një vizitë private e cila u njoftua vetëm më vonë, gjatë të cilës sikurse u tha, së bashku me të shoqin Jared Kushner kishin përshkuar me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, vizituan në Përmet kishën e Leusës, ndërsa ndaluan edhe në Butrint.