Dyshohet se ishin nisur nga Saranda, kapen me 36 kg marijuanë tre shqiptarët në Greqi
Dy persona janë vënë nën hetim gjatë 24 orëve të fundit në Fier.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin J. T., 23 vjeç, banues në fshatin Suk, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar cannabis sativa.
Specialisët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F. S., 68 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar në biznesin e tij, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sips policisë.
Top Channel