E martë, 11 Korrik 2023
20:20
Bardhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn të fshihet nga drejtësia

Gazment Bardhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve tha se maxhoranca mori vendimin në mënyrë arbitrare.

20:20
70 milionë City-t dhe 50 në sezon futbollistit, Al Hilal ofertë zyrtare për portugezin

Al Hilal ka njoftuar Manchester City-n se është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për kartonin e Bernardo Silvas. Sipas CBS Sports, klubi i kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad, i ofron portugezit një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh.

20:16
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Vijon nesër mbledhja e Këshillit të Mandateve

Këshilli i Mandateve vendosi që mbledhja për mandatin e Arben Ahmetajt të vijojë nesër në orën 16:00.

20:10
“Vuçiç na kërcënoi”, ​deputeti britanik: Të thërrasim ambasadorin serb të shpjegojë qëndrimin

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka reaguar ndaj kërcënimeve që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë deputetes së këtij parlamenti, Alicia Kearns, duke thënë se këto veprime janë të papranueshme.

20:03
A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin

Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare. Ajo përdoret jo vetëm për gatime të mrekullueshme por edhe për pastrimin me themel të shtëpisë.

19:47
“Vilnius”/ NATO, 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë dhe paketë të fortë për Ukrainën! Plan mbrojtje kundër Rusisë dhe terrorizmit

Aleatët e NATO-s, në sesionin e tyre të parë të punës në Samitin e Vilniusit, morën vendimin për ta afruar Ukrainën me aleancën ushtarake dhe përforcuar parandalimin dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s.

19:44
Rusia thotë se ‘Polonia kërkon të marrë territore nga Ukraina’ (fotot)

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova ka ngritur sërish teorinë e përfolur të Polonisë pa dhënë prova konkrete, ndërsa shtonte se NATO nuk po i ofron anëtarësinë Kievit pasi “e konsideron Ukrianën perëndimore si territorin e saj dhe ka ndërmend ta pushtojë”.

19:35
Tabaku: Ahmetaj, bashkëpuno/ Thirrja e ish-drejtueses së komisionit hetimor për inceneratorët

Kërkesa për të hequr imunitetin e Ahmetajt ka shkaktuar reagime të shumta mes politikanëve, të cilët i bëjnë thirrje ish-zv/kryeministrit të bashkëpunojë me drejtësinë.

19:32
E kërkuan me këmbëngulje dhe shpenzuan 1.5 milionë euro, Daku prezantohet në Rusi

Mirlind Daku është zyrtarizuar në klubin e Rubin Kazan në Rusi.

19:30
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Debate në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, avokatët: Ish-ministri nuk është në Shqipëri!

Këshilli i Mandateve vazhdon mbledhjen me dyer të mbyllura për të marrë vendimin për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.

19:24
Raportuesja e PE për Kosovën: Vulin, kukulla e Rusisë që është bërë sinonim i korrupsionit

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar pas vendimit të Departamentit amerikan të Thesarit i cili ka futur në listën e sanksioneve amerikane, Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Serbe – BIA, duke shkruar se më në fund Vulin është bërë sinonim i korrupsionit, kukullës së Rusisë dhe trafikut të narkotikëve.

19:00
Liderët e Aleancës e pranojnë njëzëri: E ardhmja e Ukrainës është në NATO

Liderët e NATO-s, njëzëri kanë pranuar se e ardhmja e Ukrainës është në Aleancën Veriatlantike.

18:58
Protestë kundër dhunës së policisë para gjykatës së Nanterre, pas mbi 3000 të arrestuarve në trazirat në Francë (fotot)

Protestues ishin mbledhur sot para gjykatës së Nanterre, në periferi të Parisit, ku në fund të muajit të shkuar policia vrau me armë një 17-vjeçar çka solli trazira masive në shumë qytete.

18:56
Samiti i NATO-s në Vilnius/ Rama takohet me delegacionin e Senatorëve Amerikanë, diskutohet veriu i Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

18:54
Faza e parë e takimit! Çfarë ndodhi në samitin e NATO-s, Ukraina në qendër të vëmendjes

Samiti i NATO-s që po mbahet në kryeqytetin e Lituanisë solli një sërë përparimesh pozitive mbi sigurinë e vendeve, teksa në fokusin kryesor mbetet Ukraina, që deri më tani ka arritur të marrë nga anëtarët e aleancës veriatlantike opinione pozitive për anëtarësimin dhe ndihma të tjera, përshirë armatimet e nevojshme për luftën.

18:49
Vetëvendosja bisedoi me Radoiçiçin/ Audiopërgjimi mes shefes së grupit të VV dhe ekstremistit serb

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, nga përgjimet e publikuara në media, del që ka komunikuar pesë herë me Milan Radojiçiç, person ky i kërkuar nga autoritetet e Kosovës.

18:41
Joe Biden merr masa pas gafave në publik/ Çfarë shkruhej në kartën që mbante në dorë

Joe Biden u detyrua sërish të mbështetej në kartat sugjeruese ndërsa zhvilloi një bisedë me kryeministrin britanik, Rishi Sunak një ditë më parë në Londër, pas gafave të shumta në publik.

18:36
Camila Cabello, poza ‘të zjarrta’ në Greqi (Fotot)

Këngëtarja Camila Cabello ka rritur edhe më shumë temperaturat në Greqi, aty ku po kalon disa ditë relaksi.

18:23
Samiti i Vilnius “show në derë” të Rusisë, Kremlini merr mesazhin: Kërcënon me përdorimin e bombave thërrmuese në Ukrainë

Në një kohë kur administrata Biden ka paralajmëruar dërgimin e bombave thërmuese në Ukrainë, dhe aleatët e NATO-së kanë vendosur t’i tregojnë “muskujt” Moskës, duke i shkuar “në derë” Rusisë për organizimin e Samitit të Vilinusit, i cili mes të tjerave nuk nguroi “të dhuronte” një show me në fokus bashkimin dhe harmoninë mes vendeve të aleancës, Kremlini ka bërë lëvizjen e parë.

18:16
Video/ Shembja katastrofike e mbikalimi rrugor lë të paktën 2 të vdekur, 11 të plagosur në Bangkok (fotot)

Pamje dramatike publikoheshin sot të rruge në ndërtim të ngritur mbi kollona të larta në kryeqytetin e Tailandës, e cila u shemb papritur pasditen e djeshme.

18:11
Stoltenberg u premtoi anëtarësimin, Zelensky i entuziazmuar: Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fortë

Në momentet e fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu është drejtuar turmave me një mesazh në koncertin #UkraineNATO33 në Vilnius.

18:03
Rama në Vilnius: NATO qëndrim më të fortë përmes KFOR-it në veri të Kosovës

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, ndërsa po merr pjesë në samitin e NATO-s i cili po zhvillohet në Vilnius të Lituanisë theksoi se duhet të ketë qëndrim më të fortë përmes KFOR-it në veri të Kosovës.

17:58
Rama në Vilnius: Jemi të mallkuar nga historia, por të bekuar që jemi në zemër të Evropës

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në Vilnius tha se pa BE-në dhe SHBA-në nuk do të kishte komb shqiptar.

17:51
Investimet kineze në Shqipëri, Rama: Kina dhe Rusia, martesa të vjetra që nuk do të donim t’iu ktheheshim

Aleatët e NATO-s i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë Kinës në Samitin e Vilniusit, e cila po sfidon gjithnjë e më shumë rregullat e rendit ndërkombëtar dhe refuzon të dënojë Rusinë, duke rënë dakord që të punojnë së bashku për t’u “mbrojtur kundër sjelljes shtrënguese të Kinës”.

17:47
Irani akuzon flotën e SHBA për ‘bashkëpunim me trafikantët e karburantit’ në Gjirin Persik (fotot)

Teherani ka akuzuar sot flotën e 5-të të SHBA për sjelle “të rrezikshme dhe jo profesionale” në lidhje me operacionet e Iranit për parandalimin e kontrabandës së karburanteve në ujërat e Gjirit Persik.

17:40
Opozita iraniane, Rama në Vilnius: I morëm të ishin të sigurt, jo ta kthenin Shqipërinë në platformë kundër regjimit

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në Vilnius tha se Shqipëria i shpëtoi jetën opozitës iraniane duke i hapur derën, por ata e kthyen vendin tonë në platformë kundër regjimit.

17:31
Përse themi “shëndet” kur dikush tështin?!

Çdo teshtimë, e heshtur apo zhurmuese, përmbyllet me fjalën “shëndet” dhe ndiqet nga urimi “shëndet paç.”

17:27
Samiti i Vilnius/ Anëtarët e NATO-s bien dakord për anëtarësimin e Ukrainës! Stoltenberg: Procesi, rrugë me një hap

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një deklarate për mediet nga Samiti i Vilnius, ka pohuar se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s në të ardhmen dhe se procesi i anëtarësimit të vendit do të kalojë nga një rrugë me dy hapa në një rrugë me një hap.

17:12
Policia paralajmëron më të keqen duke thënë se dy-vjeçari Emile i rrëmbyer në jug të Francës, është ‘i vdekur dhe trupi i tij është larguar’ (fotot)

Policia franceze tha sot se tremben se dy-vjeçari Émile i zhdukur në fundjavë nga shtëpia e gjyshërve të tij në juglindje të Francës, mund të jetë i vdekur dhe trupi i tij është larguar nga vrasësit, trafikantët apo autorë të një aksidenti të mundshëm tragjik.

16:59
​Osmani: Gjenocidi në Srebrenicë, simbol i tmerrit të krimeve serbe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, ka pritur në takim deputetin e Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnje dhe Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviç, si dhe një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit boshnjak në Kosovë, përfshirë zëvendëskryeministren Emilija Redzepi dhe deputetë të Kuvendit të Republikës.

16:57
Fotolajm/ Pamjet familjare dhe marrëdhënia e veçantë mes aleatëve të NATO-s

Pamjet e më poshtme janë disa nga fotot më të fundit që kanë ardhur nga samiti i NATO-s.

16:52
Ekzekutohet ish-komandanti i nëndetëseve ruse! Në arrati për të shpëtuar kokën, i riu qëllohet me 4 plumba pas shpine

Një ish-komandant i nëndetëseve ruse i listuar si një kriminel lufte nga Ukraina është qëlluar për vdekje teksa ndodhej në arrati mëngjesin e sotëm.

16:44
SHBA-ja sanksionon shefin e inteligjencës serbe, Aleksandar Vulin

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

16:42
Rrëzohet helikopteri turistik pranë majës së Everest, të paktën pesë viktima rekuperohen në mal (fotot)

Helikopteri u zhduk nga radarët pas nisjes nga rajoni malor Solukhumbu në lindje të Nepalit teksa mediat sinjalizonin se të gjithë të huajt në bord ishin shtetas meksikanë.

16:41
Hidhen zambakë të bardhë në lumin Neretva/ Masakra e Srebrenicës, u jepet lamtumira 30 viktimave të tjera të identifikuara

Ndërsa sot shënohet 28 vjetori i masakrës së Srebrenicës, Bosnja dhe Hercegovina  i dha lamtumirën 30 viktimave të tjera të gjenocidit të identifikuara së fundmi.

16:26
​Hovenier: Ka ende punë për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se është e vështirë të thuhet se situata në veri është afër depërshkallëzimit.

16:12
100 milionë në tre vjet, oferta “faraonike” nga Arabia për mesfushorin e Juves

Pas një sezoni me një rol të parëndësishëm (me vetëm 10 paraqitje), Paul Pogba mund të largohet nga Juventusi për herë të dytë në karrierën e tij.

16:03
Kroçerja gjigante ndalon në Sarandë, 2700 turistë shijojnë bregdetin shqiptar

Qindra mijëra turistë të huaj vizitojnë vendin tonë çdo ditë gjatë këtij sezoni, pasi vendosin bregdetin shqiptar në destinacionet e pushimeve të tyre.

15:55
Azerbaixhani mbyll kalimin kufitar të Kryqit të Kuq drejt Armenisë me pretekstin e trafikut ilegal (fotot)

Armenia raportonte sot se Azerbaixhani ka mbyllur një pikë kufitare të njohur ndërkombëtarisht si ‘Korridori Lachin’ me pretekstet e kalimit të kontrabandës, në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabak.

15:54
Kremlini: Turqia nuk duhet të ketë iluzione për anëtarësimin në BE

Turqia bën mirë të mos ketë iluzione se një ditë do të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha Kremlini më 11 korrik, teksa Moska shprehu dëshirën për forcimin e raporteve me Ankaranë pavarësisht mosmarrëveshjeve, përfshirë edhe atë për zgjerimin e NATO-s.

15:39
Amerikanët vërshojnë drejt Evropës, CNN u sugjeron Shqipërinë: Një vend i ruajtur sekret mes udhëtarëve të zgjuar

Nëse fluksi i turistëve amerikanë të verës së kaluar në pikat e preferuara të verës së Evropës ishte me përmasa epike, ky vit pritet të jetë me përmasa edhe më të mëdha, ku ndër këto vende përfshihet edhe bregdeti shqiptar sipas CNN.

15:35
Si të identifikoni cilësinë e një VAPE me pesë veprime të shpejta në dyqan

Nëse konsumoni cigare elektronike VAPE, në fillim sigurohuni për cilësinë e tyre.

15:17
31 familje protestojnë para komisariatit në Shkodër: Po na marrin shtëpitë

Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.

15:11
Restaurohet shkolla “Asim Vokshi”/ Në vitin e ri shkollor do të presë 750 nxënës

Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë vitin e ri shkollor  do të presë 750 nxënës në mjediset e reja të cilat janë drejt përfundimit.

15:04
Ushqimet më të shtrenjta! Të moshuarit dhe të varfrit po e ndjejnë më shumë

Sipas Instat-it, inflacioni në Shqipëri aktualisht po ndikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Nëse një vit më parë shkaktohej nga çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, tani vjen si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm.

15:02
Ushqimet rrisin inflacionin! Arriti në 4.5 për qind, ndikohet nga shkaqe të brendshme

Inflacioni pësoi një rënie të lehtë për muajin qershor. Ndërsa çmimet e naftës kanë rënë me 20% nga viti i kaluar, nxitësi kryesor i inflacionit mbi objektivin e bankës së Shqipërisë janë çmimet e ushqimeve.

15:01
Schmidt kërkon ndjekjen e mohuesve të gjenocidit në Srebrenicë

Zyra e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë u ka bërë thirrje zyrtarëve që të vazhdojnë të ndjekin penalisht përgjegjësit për mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, teksa shteti shënon 28-vjetorin e vrasjes së mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë.

14:52
Menaxhimi i diabetit: Çelësi për reduktimin e rrezikut të komplikimeve neurologjike

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se rreth 422 milionë individë në mbarë botën jetojnë me diabet, i cili parashikohet të rritet.

14:50
Shuhet skulptori i rrallë Agim Rada! Sëmundja i merr jetën në moshën 70-vjeçare

Është shuar sot skulptori i rrallë Agim Rada, në moshën 70-vjeçare.

14:40
7 ushqime për mëngjes që na ngrenë humorin, sipas nutricionistëve

Ka lloje të ndryshme të mëngjesit. 

14:38
Tajlandë/ Gjendet trupi i një manjati gjerman i copëtuar në frigorifer, dëshmia e gruas së tij 24-vjeçare

Kërkimi për 62-vjeçarin gjerman të pasurive të paluajtshme, Hans Peter Mak, i zhdukur që prej 4 korrikut, ka përfunduar në mënyrë tragjike, pasi trupi i tij i copëtuar u gjet në një frigoriferin e një shtëpie të marrë me qira në Tajlandë.

14:32
Lista e Shkëndijës në UEFA, sulmi i mbipopulluar

Shkëndija e Tetovës ka federuar 27 lojtarë për përballjen e dyfishtë me Haverfordwest të Uellsit, në raundin e parë kualifikues të Conference League.

14:26
Tjetërsuan procesverbalet e një aksidenti, pezullohen tre policë rrugor në Korçë

Tre punonjës të policisë janë pezulluar me masën “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në Korçë.

14:21
Pas mbështetjes për Suedinë, Turqia pret hapa konkretë për anëtarësim në BE

Turqia pret ringjalljen e një grupi reformash në Bashkimin Evropian, pasi Ankaraja të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, tha një zyrtar i lartë turk për agjencinë e lajmeve Reuters të martën.

14:17
Kush e falin tradhtinë më lehtë burrat apo gratë?

Tradhtia është një nga arsyet më të zakonshme të ndarjes së çifteve heteroseksuale, ku studiuesit që studiuan 160 kultura të ndryshme në mbarë botën, zbuluan se kjo teori është e vërtetë në të gjithë globin.

14:13
Operacioni anti-drogë/ Shkon në 51 numri i të arrestuarve në Elbasan

Shkon në 51 numri i të arrestuarve për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit policor “Rrjeti” i cili u zhvillua në qarkun e Elbasanit dhe në bashkinë e Pogradecit.

14:08
Refuzon çdo ofertë, mbrojtësi ëndërron të bëhet kapiten i Chelsea-t

Chelsea po kalon një revolucion gjatë merkatos së verës, me shumë lojtarë të cilët janë larguar nga skuadra dhe shumë të tjerë të cilët janë bërë gati të largohen.

14:06
Foto familjare/ Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s në Vilnius të Lituanisë

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, ku bënë pjesë edhe Shqipëria kanë dalë në një fotografi të përbashkët gjatë samitit të aleancës ushtarake.

14:06
Punime në mes të sezonit, qytetari denoncon nga Borshi në “Ti Raporton”

Punimet në bregdet vazhdojnë gjatë sezonit veror në vendin tonë, duke krijuar një panoramë të pakëndshme për pushuesit.

13:57
Rishi Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët po funksionon, nuk do ndalem deri në fund

Kryeministri Britanik, Rishi Sunak këmbëngul se plani i tij për të ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin ‘po funksionon’, pavarësisht numrave rekord.

13:55
Më shumë pushim? Ekspertët: Ndihmon të punohet më mirë!

Të shkëputesh ndonjëherë nga puna me qëllimin të rikarikosh veten, kjo ndihmon trupin dhe mendjen.

13:47
Ambasadori i SHBA në Kosovë komenton situatën në veri dhe audio-përgjimin e deputetes së LVV

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhje për situatën në veri, pas takimit të djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

13:44
Ti Raporton/ Qytetari: Në aeroportin Rimini të Italisë turistët shqiptarë i kthejnë mbrapsht! Racizëm i paparë

Një qytetar emigrant në Itali ka denoncuar në redaksinë e Top Channel se në aeroportin e Riminit në Itali, disa prej shqiptarëve që duan të udhëtojnë atje, i kthejnë mbrapsht, duke treguar racizëm ndaj tyre.

13:44
Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, nën hetim një 66-vjeçar

Administratori i një plazhi në liqenin e Pogradecit po ndiqet penalisht.

13:39
Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi te shëndeti dhe kujdesi që ju duhet

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin.

13:31
Zëdhënësi i Kremlini: Samiti i NATO-s në Vilnius demonstron qëndrim “anti-rus”

Përmbajtja e samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani, demonstron një qëndrim të fortë “anti-rus” midis përfaqësuesve të vendeve anëtare të NATO-s, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për gazetarët.

13:30
United arrin marrëveshjen me Onana-n, pengesë mbetet vetëm një detaj

Pas largimit të David De Gea, Manchester United ka kthyer të gjithë fokusin nga porta, me skuadrën e Ten Hag që kërkon të mbyllë sa më shpejt “çështjen” Onana.

13:26
Aksidentoi për vdekje 78-vjeçarin në aksin Elbasan-Librazhd, vihet në pranga shoferi 34 vjeç

Shoferi që aksidentoi me makinë për vdekje një 78-vjeçar në Elbasan, është vënë në pranga nga policia.

13:16
‘Future Leaders in Football’, FSHF organizon edicionin e tretë të programit të Federatës Gjermane të Futbollit

Pas organizimeve shumë të suksesshme të disa eventeve të rëndësishme europiane, që nga finalja e ‘ UEFA Conference League’ vitin e kaluar, te mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s, organizimi i CFM e turnetë e ndryshëm të moshave, Federata Shqiptare e Futbollit do të presë një tjetër event shumë të rëndësishëm në muajin tetor të këtij viti.

13:14
Protesta kundër projektligjit që kufizon autoritetin e Gjykatës së Lartë në Izrael, qindra protestues bllokojnë autostradat kryesore

Protestuesit në Izrael bllokuan autostradat kryesore dhe u përplasën me policinë të martën, teksa ndërsa koalicioni i djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu shtyu përpara një projekt-ligj të diskutueshëm që synon kufizimin e autoritetit të Gjykatës së Lartë.

13:10
Po flasim për NATO-n! Rikujtojmë çfarë është kjo organizatë/ Informacionet kryesore

Ne të gjithë jemi duke folur për NATO-n, kështu që le të përmbledhim vetëm se çfarë është, pse filloi dhe për çfarë shërben.

13:10
Gjermania, masa dhe ndaj Beogradit: Edhe Serbia duhet të kontribuojë për shtensionim

Gjermania e rriti javën e kaluar presionin ndaj Kosovës duke anuluar përkohësisht tre projektet e para të bashkëpunimit me Kosovën, në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian për masa ndëshkuese ndaj Kosovës, por ky shtet po shqyrton mundësinë edhe të masave ndaj Beogradit.

12:49
Zelensky: NATO po tregohet absurde për vonesën e anëtarësimit të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar NATO-n, duke thënë se është “absurde” që nuk po vendoset një afat kohor që Ukraina të ftohet për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

12:47
Seanca në GJK për Parkun e Butrinit, Zhupa: Qeveria ka gënjyer UNESCO-n

Deputetja Ina Zhupa i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese thirrjen e dëshmitarëve për koncensionin e parkut kombëtar të Butrintit.

12:44
Biden dhe Zelensky do të takohen në Vilnius në kuadër të samitit të NATO-s

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë samitit dy-ditor të NATO-s në Lituani.

12:41
Kërkon punëtorë për blegtori/ Blegtori në Levan prodhon 700 litra qumësht

Ardian Skënderaj, 55 vjeçari nga fshati Levan në Fier, sot është një ndër blegtorët më aktiv të zonës teksa ka filluar të mbarshtojë lopë 18 vjet më parë.

12:30
Sunak pjesë e samitit në Vilnius, çfarë kërkon ai nga aleatët e tij në NATO

Sunak sapo ka marrë pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius, por çfarë kërkon ai nga 30 aleatët e tij të NATO-s?

12:27
Lotito: Kam refuzuar 140 milionë nga Milani për Sergej, nuk jam penduar

Sergej Milinkovic-Savic do të luajë për Al-Hilal sezonin e ri, me Lazion që do të përfitojë 40 milionë euro për këtë transferim.

12:26
Partizani sot në fushë/ Kampionët përballen me Bate Borisov për Champions

Partizani është skuadra e parë shqiptare që do të startojë aventurën europiane të klubeve shqiptare mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” përball skuadrës bjellruse Bate Borisov.

12:23
Pakënaqësitë e punëtorëve/ Indeksi global: Shqipëria ua shkel të drejtat

Për të 5 vit radhazi Shqipëria qëndron në nivelin 3 që do të thotë vend me shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punonjësve.

12:21
Tiranë/ Iu gjetën silenciator dhe tre fishekë, vihen në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me një send të dyshuar silenciator dhe tre fishekë në automjet.

12:12
Bënte thirrje terroriste, dënohet me 2.8 vite ekstremisti nga Kukësi

Katër vite burg vendosi Gjykata e Posaçme e Apelit për 56-vjeçarin nga Kukësi Ibrahim El Salih i akuzuar për nxitje të terrorizmit.

12:05
Kombinat/ Një 33-vjeçare gjendet pa shenja jete nga bashkëshorti në banesë

Një 33-vjeçare është gjendur pa shenja jete nga bashkëshorti, në një banesë në Kombinat, Tiranë.

11:53
Temperaturat do arrijnë mbi 40°C! Anticikloni afrikan pushton Mesdheun Perëndimor

Anticikloni afrikan është në fuqinë e tij maksimale, aktualisht fluksi më intensiv i ajrit të nxehtë drejtohet drejt Sardenjës dhe Mesdheut Perëndimor, por në ditët në vijim i nxehti afrikan do të shtrihet drejt lindjes duke prekur më drejtpërdrejt Italinë Jugore.

11:52
5 vite me detyrim në Shqipëri, Ministrja Kushi prezanton projektligjin për studentët e mjekësisë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka prezantuar projektligjin për studentët e ekonomisë në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

11:44
Samiti i NATO-s në Lituani/ Presidenti Begaj: Moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik

Gjatë zhvillimit të Samitit të NATO-s në Vilinus të Lituanisë, presidenti Bajram Begaj e ka konsideruar këtë samit si një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik.

11:36
Stoltenberg në samitin e NATO-s në Vilnius: Nuk kam parë asnjë lëvizje të Wangerit në Bjelloruesi

“NATO nuk ka parë asnjë lëvizje të luftëtarëve mercenar të grupit Wagner në Bjellorusi”, thotë kreu i aleancës Jens Stoltenberg gjatë samitit të NATO-s në në Vilnius të Lituanisë.

11:33
Kryeministri Edi Rama mbërrin në Samitin e NATO-s në Vilnius

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në LITEXPO, Qendra e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze, në samitin e NATO-s.

11:24
Tragjedia në Potam/ Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet, Arjan Tase akuzohet për vrasje me dashje

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për ngjarjen tragjike të Himarës një vit më parë, ku vdiq tragjikisht 7-vjeçarja Jonada Avdia, pasi u përplas në det nga Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.

11:22
Stoltenberg gati të takohet me Vuçiç, në OKB, seancë urgjente për Kosovën!

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu përgjigj pozitivisht thirrjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke pohuar se është gati të takohet me të.

11:18
Jetonte mes varfërisë, Beyonce nuk interesohej për vëllanë e saj 14-vjeçar/ Vazhdon ta refuzojë

Marrëdhënia e Beyonce me vëllanë e saj nga babai, Nixon Knowles nuk është përmirësuar.

11:16
Manchester United i vë çmim, por askush s’e do kapitenin

E ardhmja e kapitenit të Manchester United vazhdon të jetë në udhëkryq.

11:13
Projektligji për studentët e mjekësisë, Rakacolli: Mendojmë për të ardhmen e qytetarëve tanë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakcolli tha në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku po diskutohej projektligji i qeverisë për studentët e mjekësisë se ligji është në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

11:07
Biden në Vilnius, “pret me padurim” pranimin e Suedisë në NATO

Presidenti i SHBA Joe Biden po “pret me padurim” pranimin e Suedisë në NATO, tha ai ndërsa filloi angazhimet në Vilnius, Lituani.

10:58
Gjimnazistja: Nuk kemi kulturën të flasim për seksin në shkollë, shpërthejnë të qeshurat

Një gjimnaziste nga Korça ka qenë në një lidhje direkte në emisionin “Wake Up” e cila ka folur lidhur me informacionin që marrin në shkollë për shëndetin seksual, sistemin riprodhues dhe si organizohet një orë e tillë mësimore.

10:56
Hungaria e gatshme të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO

Ratifikimi i aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO nga ana e Hungarisë është tani “vetëm çështje teknike”, tha të martën ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, pasi Turqia ra dakord të lejojë shtetin nordik që të bashkohet me aleancën ushtarake.

10:36
Milan/ Romero më i “lumturi” pas seancës stërvitore, shënojnë “të padëshiruarit”

Milan ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, me skuadrën që ka zbritur në “Milanello”.

10:33
Një trajner futbolli harroi telefonin në restorant, policia zbulon video ku ai përdhunonte djem të mitur pa ndjenja

Policia thotë se ka arrestuar një trajner futbolli të Tenesit pasi gjeti video në celularin e tij, djem pa ndjenja duke u përdhunuar.

10:30
Stikat ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm, sa duhet të konsumoni çdo natë

Gjumi është një ndër proceset më të rëndësishëm të jetës e të përditshmërisë. Prandaj po kaq e rëndësishme është edhe cilësia e tij përgjatë gjithë jetës.

10:19
Po përgatiste letrat e martesës, grekja zbulon se ishte e martuar me një shqiptar pa dijeninë e saj

Një 31-vjeçare nga Selaniku e cila po përgatiste letrat për dasmën e saj, mësoi se ishte e martuar dhe madje me një burrë që nuk e njeh.