Foto familjare/ Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s në Vilnius të Lituanisë

11/07/2023 14:06

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, ku bënë pjesë edhe Shqipëria kanë dalë në një fotografi të përbashkët gjatë samitit të aleancës ushtarake.

Ata janë mbledhur sot në Vilnius të Lituanisë. Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.

Në samit nuk pritet të diskutohet fare për Kosovën, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Një ditë pasi Turqia njoftoi se ishte e gatshme të ratifikonte pranimin e Suedisë në NATO, Hungaria sinjalizoi se është gjithashtu e gatshme të japë dritën jeshile për ofertën e saj, një arritje kjo e samitit.

Top Channel