Trump dhe Putin gati të takohen, Pekini: Jemi të kënaqur që SHBA-të dhe Rusia po përmirësojnë marrëdhëniet

08/08/2025 16:40

Presidenti, kinez Xi Jinping i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin në një telefonatë të martën se Pekini është i kënaqur që sheh që Moska dhe Uashingtoni po punojnë për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre, raportuan mediat shtetërore.

“Kina është e kënaqur që sheh që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po mbajnë kontakte, duke përmirësuar marrëdhëniet dhe duke promovuar një zgjidhje politike të krizës ukrainase”, i tha Xi Jinping homologut të tij rus, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua.

Presidenti kinez “theksoi se çështjet komplekse nuk kanë përgjigje të thjeshta” dhe shtoi se “Kina do të mbështesë gjithmonë paqen dhe promovimin e bisedimeve”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Sipas Kremlinit, Putin, nga ana e tij, e informoi Xi-në për atë që diskutoi me të dërguarin special të Trump, Steve Witkoff, si dhe për situatën në Ukrainë.

Vërehet se Vladimir Putin dhe Donald Trump pritet të zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Të dyja palët kanë konfirmuar se përgatitjet për një samit janë duke u zhvilluar dhe kanë lënë të kuptohet se një takim mund të zhvillohet javën e ardhshme.

Për momentin, as koha dhe as vendi i takimit nuk janë caktuar.

Top Channel