21/11 19:34
CNN ka siguruar imazhe të mbetjeve të raketave ruse të lëshuara në Ukrainë gjatë natës.
Në foto shihen mbetje të sulmit në qytetin e Dnipro. Kievi ka akuzuar Rusinë për lëshimet e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) në Ukrainë, e cila ka të ngjarë të shënojë herën e parë që Moska ka përdorur një armë të tillë në më shumë se 1000 ditë lufte.
Fragmentet e fotografuara nuk i përkasin domosdoshmërisht të gjitha një rakete të vetme, shkruan CNN.
Top Channel