Deklarata shokuese e Dritanit në studion e Për’puthen i habiti të gjithë. Ai tha se është kërcënuar nga Kristo në prapaskena, pas afrimitetit që ai ka pasur me Rrushen në takim.
Sipas Dritanit teksa kishin qenë duke folur dhe bërë shaka në prapaskena, Kristo ka filluar t’i kundërvihet atij duke i thënë fjalë të nënkuptuara me tendencë kërcënuese.
“Kristo më ka kërcënuar, jo më larg se sa dje. Më ka thënë shprehimisht, kujdes se po rrezikon shumë me veprimet që po bën me Rrushen se do të bëjnë ndonjë pritë dhe do të të godasin”, u shpreh Dritani.
Studioja mbeti e habitur nga kjo situatë, ndërsa përgjigja sqaruese nuk mungoi nga Kristo, i cili thotë se nuk e ka kërcënuar.
“Këtë ta kam thënë për të mirën tënde, se ajo vajzë që ti tenton ta puthësh pa dëshirën e saj ka shumë njerëz jashtë”, u përgjigj Kristo.
Sipas Dritanit kjo gjë ka ardhur si pasojë e konkurrencës midis tyre, ndërsa e këshillon të merret me Rrushen dhe jo të merret me të
Top Channel