Prizreni përurojnë shtatoren e Nënë Terezës më 28 Nëntor pranë Katedrales historike

27/11/2026 22:54

Shtatorja e Nënë Terezës do të përurohet të shtunën, më 28 nëntor, në orën 11:00, pranë Katedrales historike të Prizrenit.

Në të njëjtën ceremoni do të inaugurohet edhe sheshi që do të mbajë emrin e humanistes shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga Don Shan Zefi, vikar i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, i cili ka konfirmuar se janë përfunduar të gjitha përgatitjet për ceremoninë inauguruese.

Përmes një njoftimi, Don Zefi ka ftuar qytetarët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ngjarje.

“Të dashur miq, gjithçka gati për nesër (e shtunë, në 11:00) ku, solemnisht, do të bëhet inaugurimi i shtatores së Nënës Terezë dhe Sheshit që mban të njëjtin emër. Prizreni do të shikohet ndryshe nga bota e shumë civilizimeve dhe kulturave. Mirë se vini!”, ka shkruar Don Zefi.

Përurimi i shtatores bëhet në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të 28 Nëntorit.

Top Channel