LIVE – Kuvendi/ “Buxheti 2027” dhe “Paketa fiskale” sot për votim, opozita 40 amendamente! Debate për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për gjobat ndaj protestuesve
Kreu i PD, Sali Berisha, kundërshtoi sot në Kuvend aktin normativ për protestat i cili pritet të votohet në seancën e sotme plenare.
Gjatë fjalimit të tij kryedemokrati tha se asnjë akt normativ nuk i kufizon dot të drejtat e qytetarëve që janë të garantuara nga Kushtetuta dhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut.
Më tej ai i bëri thirrje kryeparlamentarit, Niko Peleshi, që të heqë votimin e aktit normativ nga rendi i ditës duke thënë: “Mos ja lini edhe këtë turp të madh këtij Kuvendi”.
“Akte që dhunojnë të drejtat më themelore të qytetarëve, të sanksionuara në Kushtetutë dhe në konventën e të drejtave të njeriut, nuk mund të ketë
Me asnjë akt ju nuk mund të kufizoni të drejtën e protestës së qytetarëve. Ky veprim që bëni pas qëndrimeve shtazarake ndaj protestuesve paqësor dhe ju dhe shqiptarëve, asnjëri prej atyre që ka marrë plumba, që i janë thyer kockat nuk ka qenë në asnjë akt të dhunshëm. Nga 600 të ndaluar gjykatat i kanë shpallur që të gjitha të paligjshme përveç 4, edhe ato me ndërhyrje politike. Do hysh në histori, anuloje. Të pritet vendimi i Kushtetueses. Mos i lini këtë turp të madh këtij parlamenti, dhe hiqeni nga rendi i ditës këtë akt normativ.
Ky është cinizmi më i madh ndaj të rinjve që u trajtuan në mënyrë shtazarake për interesat jetike të çdo qytetari shqiptar. Nuk kanë faj qytetarët se jeni ju parti krimi, se ju keni tmerr nga krimet tuaja, se ju votoni masa kundra tyre për të mbrojtur vjedhjet tuaja. Fundi juaj është i afërt, i fundit flet sovrani”, tha Berisha.
Top Channel