Deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë reaguar gjatë diskutimeve në mbledhje ku kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS. 

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko nuk kanë bërë shpjegim vote, por kanë thënë se “thelbi është se nuk duhen masa ekstreme”.

Ata i kanë dhënë të drejtë shqetësimeve të Ramës për Spiropalin.

Po ashtu në Asamblenë e PS-së, pavarësisht kërkesës së Ramës për përjashtimin Spiropali-Ndreca, nuk pati asnjë votim.

Këtë e pohoi edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pas përfundimit të mbledhjes, duke deklaruar se “Spiropali është anëtare e PS”.

Top Channel