Ka nisur këtë të shtunë në Fier procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike.
Në garë janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta. Të drejtën për të votuar e kanë 3 mijë e 800 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18:00, ndërsa më pas pritet nisja e numërimit të votave dhe shpallja e fituesit.
Procesi zgjedhor zhvillohet pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe riorganizimi brenda degës së PD-së në Fier. Gara është shoqëruar edhe me kontestime për listat e anëtarësisë dhe mënyrën e organizimit të zgjedhjeve. Ish-kryetari i degës, Rrapi Gjika, ka ngritur publikisht akuza për manipulim të listave dhe paracaktim të fituesit.
Përmes këtij votimi, demokratët e Fierit do të përcaktojnë drejtuesin e ri që do të marrë në drejtim degën lokale të Partisë Demokratike.
Top Channel