Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacionin zyrtar mbi pasojat e shpërthimit të fuqishëm në një pallat banimi në Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Fatkeqësisht, nga shpërthimi ka humbur jetën një 82-vjeçae, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal i Elbasanit ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e pacientëve.
Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë personat e prekur.
Gjendja shëndetësore e pacientëve pritet të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore.
Top Channel