Tensionet në Kuvend/ Deputetët e PD-së tentojnë të kalojnë shkallët dhe t’i afrohen Peleshit, ndalohen nga Garda

29/10/2026 10:48

Tensione janë shënuar në Kuvend gjatë ndërprerjes së seancës plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike, Blendi Himçi dhe Gerta bardeli kanë tentuar të kalojnë shkallët për t’iu afruar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, por janë ndaluar nga Garda.

Seanca plenare është ndërprerë për herë të dytë me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka kërkuar lirimin e foltores.

Gjatë kësaj ndërprerjeje, situata është tensionuar, me deputetët e opozitës që nuk pranojnë të lirojnë foltoren.

Top Channel