Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, ndërhyjnë zjarrfikësit
26/10/2026 09:40
Një rrjedhje gazi nga një bombul gatimi ka krijuar alarm në një pallat në lagjen “1 Maj” në Fier.
Sapo kanë konstatuar rrezikun, banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për largimin e bombulës nga apartamenti.
Për arsye sigurie, familjarët janë nxjerrë nga banesa, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës, ndërsa nga ngjarja nuk raportohen pasoja në njerëz.
Top Channel