“S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”/ Elisa Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook

23/10/2026 20:55

Elisa Spiorpalit i është rikthyer llogaria në Facebook, pas disa ditësh bllokim.

Me anë të një reagimi në këtë rrjet social, ajo shkruan:

“Mbrëmje të qetë dhe mos harroni, s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.

*Faqja u kthye dhe mund të më shkruani si gjithmonë”.

Ndërkohë, në seancën plenare të së enjtes, të zhvilluar mes tensioneve dhe protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare.

Top Channel