Dëmet nga protestat në Tiranë, Tatimet identifikojnë 127 biznese të prekura, vlera arrin në 2.15 milionë euro
Profesor Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, u shpreh se “në 36 vite ne thjesht përsërisim histori, fenomene, qoftë dhe shpërblimet”.
Duke folur për shpërblimin prej 2500 euro për policët në frontin e protestës nga ana e kryeministrit Edi Rama, Karamuço tha se është një mënyrë për t’i motivuar, por sipas tij, nuk është zgjidhja.
“Ne na ka rënë goja në këtë studio, duke thënë rritni pagat. Edhe ata kanë të njëjtat probleme si protestuesit”, vijoi Karamuço.
Sipas tij, në protestë ka dhunë nga të dyja palët.
“Këtu i besojmë një shteti, shtetit të së drejtës. Ajo këmba e thyer, qoftë e policit dhe protestuesit. Janë trauma shumë të rëndë për fëmijët dhe për ne. Ne diskutonim një natë për dhunën këtu, e aty shikonim duke gjuajtur. Kam një ritual në mëngjes, në bulevard shoh dy drejtues të policisë, i them uluni, a jeni në vete, se thonë policia, jo oficeri. Policia nuk e meriton një njollë të madhe për ata që bëjnë ata”, u shpreh Karamuço.
I pyetur nga Grida Duma se “çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë?”, Karamuço u shpreh se “nuk është çështje shqiptare, por ndërkombëtare”.
“Franca po fut ushtrinë, Italia po ashtu, në Shqipëri kemi elementë Antifa-s, do t’i përngjajë”, tha ai.
Këtu ndërhyri Aulon Kalaja i cili e pyet “se ku ka Antifa?”
“Kam mendimin tim, do ti përngjajë, i shoh me maska”, u përgjigj Karamuço.
Pjesë nga debati:
Kalaja: 15-vjecarët? Ata nuk e kanë idenë ça është Antifa.
Karamuço: Zoti Kalaja ramë dakord me ca thamë pak më parë
Kalaja: 15-vjeçarë me Antifa?
Karamuço: A ka mundësi të them diçka. Duan ti përngjajnë.
Kalaja: Kush janë
Karamuço: Do ti gjejë shteti
Kalaja: Këtu nuk ka Antifa
Karamuço: Unë mbaj balanca
Kalaja: Doni të njollosni protestën, është si me fol Edi Rama.
Top Channel