Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake
20/10/2026 07:55
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë.
Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake, duke shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.
Top Channel