Baton Zabërgja vazhdon të shkëlqejë në futbollin ukrainas. Sulmuesi i Kosovës ishte protagonist në fitoren 2-1 të FC Kharkiv ndaj Livyi Bereh, në takimin e vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit.

Zabërgja zhbllokoi rezultatin në minutën e 36-të, duke përfituar nga një aksion i gjatë i skuadrës së tij dhe një rrëmujë brenda zonës. Ish-futbollisti i Dinamos tregoi saktësi në finalizim, duke dërguar topin në cepin e djathtë të portës.

Kharkiv dyfishoi shifrat në minutën e 63-të me anë të Gadzhyevit, duke siguruar tri pikë të rëndësishme. Me këtë sukses, skuadra ukrainase shkoi në kuotën e 18 pikëve, duke vijuar garën në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Kliko këtu për të parë golin

Zabërgja po kalon një periudhë shumë të mirë në Ukrainë dhe vazhdon të konfirmojë vlerat e tij pas largimit nga Dinamo, ku la gjurmë me paraqitjet dhe golat e shënuar.

Top Channel