Përshkallëzohen tensionet gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Një efektiv policie raportohet se është lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital.

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Gjatë incidenteve, një efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë.

Më herët, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë.

Top Channel