Risia në futbollin uruguajan, aplikohet ndëshkimi me kartonë elektronikë
Sapo kanë rinisur me të vërtetë kampionatet dhe kupat dhe alarmi për dëmtimet është ndezur sërish. o luhet shumë, ndoshta më shumë seç duhet, udhëtohet shumë dhe pasojat praktikte të kalendarëve të ngjeshur janë të dukshme duke nisur që nga mungesa e futbollistëve.
Raundi i dytë i Ligës së Kampioneve ka lënë shumë shenjë te klubet italiane, psh, me Romën që humbi Kone dhe Dybalan, Inter humbi Lautaro Martinez dhe Pavard. Më pas Como i Fabregas është pa Diao, Juventus me 14 futbollistë të ndryshëm që kanë munguar në 34 ndeshje dhe Atalanta që do të duhet të bëjë pa Scalvinin, Kessié e Raspadori.
Nuk është vetëm një ndjesi
Klubet po përballen me një emergjencë të vërtetë dhe këtë e tregojnë edhe të dhënat e publikuara nga ‘La Gazzetta Dello Sport’; në krahasim me 6 javët e para të Serie A në sezonin 2025/26, ndeshjet e humbura për shkak dëmtimi, ka kaluar nga 302 në 345, një rritje me 14.2%. Super pauza për ndeshjet e kombëtareve supozohej të kufizonte spostimet ekstra dhe të reduktonte ngarkesën e udhëtimeve. Por për momentin, ky aset i ri bashkëjeton me një rritje të numrit të mungesave edhe pse nuk është e mundur që të vendoset një raport direkt
Duke parë vitet e fundit, mbeten shqetësuse të dhënat e studimit të grupit ndërkombëtar Hoëden; nga 2020 në 2025 janë shënuar 22 596 dëmtime në 5 Ligat më të rëndësishme evropiane për një kosto në pagë për ditët e munguara nga futbollistët 3.45 miliardë euro që ka rënduar bilancet e klubeve. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka vënë shpesh në shënjestër FIFA dhe UEFA për organizimin dhe administrimin e impenjimeve ndërkombëtare, ndërkohë që nuk është diçka e re që të dëgjosh Maurizio Sarrin të protestojë kundër kalendareve të çmendur për klubet. Presidenti i Shoqatës së Futbollit, Umberto Calcagno, iu është përgjigjur duke shpjeguar se AIC është bashkuar me FIFPro, sindikatën e futbollistëve profesionistë në një padi kundër FIFA në lidhje me këtë temë.
Pikërisht FIFPro paraqet një kuadër shqetësues me raportin e sezionit 2024/25. Vetëm 14% e futbollistëve të monitoruar pas Evropianit dhe 9% të atyre të impenjuar në Copa America kishin pasur 28 ditët e pushimit që rekomandohet. Këtyre, sipas mjekëve dhe përgatitësve, iu shtohen 4 javët e përgatitjes. Pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG patën respektivisht vetëm 13 dhe 7 ditë kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri. Më pas vijnë të palodhurit; Enzo Fernandez që udhëtoi për rreth 150 mijë km në sezon, Pedri me 67 ndeshje të zhvilluara, 80% e të cilave me 5 ditë distancë nga një ndeshje në tjetrën
Kalendarët e ngjeshur dhe dëmtimet. Si ndodh me sportet e tjera? Tenisi kërkon revolucion
Edhe në sportet e tjera gjërat nuk shkojnë më mirë. Duke nisur nga tenisi, që është nën lupë për dëmtimin që do të mbajë Jannik Sinner jashtë fushave për më shumë se 3 muaj deri në fillim të 2027. Përpara tij, mes më të mirëve të këtij sporti në 12 muaj janë ndalur për një kohë të gjatë edhe Alcaraz e Rune. Edhe këtu është propozimi i presidentit të ATP, Andrea Gaudenzi, për një revolucion duke nisur nga 2028; më shumë pikë dhe më shumë shpërblime në turnetë madhorë, duke rritur hendekun me turnetë më të vegjël. Në këtë mënyrë, tenistët më të mirë mund të organizojnë kalendarin e tyre duke vënë në plan të marrë pjesëmarrjen në turnete Grand Alam dhe Turnetë Masters 1000, pa u ndjerë të detyruar që të marrin pjesë në turne të dorës së dytë vetëm për të rikuperuar pikë në renditje.
Betejat sportive, ligjore dhe ekonomike që shoqërojnë edhe disiplinat e tjera
Në NBA, sezoni i rregullt mbetet me 82 ndeshje, por në kalendartin 2026/27 nuk janë parashikuar 4 ndeshje në 5 ditë dhe 8 ndeshje në 12 ditë. Ndërsa në EuroLeague, klubet evropiane duhet të bëjnë llogaritë me një sezon të rregullt me 38 raunde, që menaxhohet nga një event të ndryshëm në krahasim me kampionatin, siç ndodh në futboll. Nëse në NFL, nuk kanë munguar protestat për kalimin e kalendarit nga 16 në 17 ndeshje që nga 2021, në bejzboll po diskutohet për lehtësimin e kalendarit; MLB ka propozuar që të kalohet nga 162 në 154 ndeshje në sezonin e rregullt duke nisur 2029, me një ditë pushimi në javë të përbashkët për shumicën e skuadrave. Ndërkaq në futboll, kalendari mbetet me takime për të mos u humbur, edhe për kampionët që janë të detyruar të mungojnë.
Top Channel