Peshëngritje/ Samuel Rrasa fiton medalje bronzi në Evropianin e të rinjve dhe U23
Një lojtar rugby i skuadrës Lions të Johannesburg, Hyron Andrews 31 vjeç u gjet pa jetë në dhomën e hotelit në veriperëndim të Francës ku gjendej me skuadrën për një ndeshje të Champions Cup kundër La Rochelle.
Lojtari i linjës së dytë u gjet bë gjendje arresti kardiorespirator brenda një kabine dushi e mbyllur nga brenda. Prokurori i La Rochelle, Arnaud Laraize, konfirmoi hapjen e një hetimi për të saktësuar shkaqet e vdekjes duke shtuar se pista kryesore është ajo e vdekjes aksidentale, por sidoqoftë do të bëhet një autopsi. Andrews, me një shtatlartësi 2 m, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë dhe vetëm këtë sezon u kthye në Afrikën e Jugut për të luajtuar me Lions pas një eksperience të shkurtër në Angli.
Pavarësisht eventit tragjik, ndeshja do të luhet rregullisht në nder të lojtarit, bënë të ditur drejtuesit e skuadrës Lions që marrin pjesë për herë të parë në histori në Champions Cup. Ndërkaq në fillim të çdo ndeshjeje të fundjavës në Champions Cup dhe Challenge Cup në sportin e Rugby, do të mbahet 1 minutë heshtjeje.
Top Channel