Roma, Gasperini i përgjigjet Mourinhos: E humbëm në fund, Reali i Madridit u dominua totalisht
Që ky nuk është një moment i madh për futbollin italian kjo ishte e qartë, por një start karq katastrofik në Ligën e Kampioneve nuk e priste askush. Dhe shifrat e thonë qartë; në javën e dytë u regjistruan 4 humbje me një total prej 14 golash të pësuar dhe 9 të shënuar.
Duke marrë parasysh dhe ndeshjet e javës së parë, rezulton se skuadrat italiane Inter, Roma, Napoli dhe Como kanë grumbulluar 4 pikë në 8 ndeshje, kjo falë fitores së Comos ndaj Leipzig dhe barazimit të Romës ndaj Fenerbahçe. Me një mesatare 0.5 pikë për ndeshje dhe kjo është një e dhënë e rëndësishme sepse përtej faktit që shifra 4 nuk do të thotë thuajse asgjë, lejon të bëhet një krahasim me kombet e tjera evropiane, një krahasim nga i cili skuadrat italiane dalin shumë keq.
Spanja dhe Anglia, siç dihet, po zotërojnë të gjithë Kontinentin. Më mirë se Italia janë jo vetëm Franca dhe Gjermania, që prej kohësh janë në rangun e superfuqive, por edhe vende si Norvegjia, Ukraina, Greqia. Pas Italisë janë Çekia, Sllovakia, Austria dhe Turqia, kjo e fundit e përfaqësuar nga 2 skuadra.
Klasifikimi për kombe pas dy ndeshjeve të para të Ligës së Kampioneve
SPANJA 24 PIKË (Barcelona 6, Betis 6, Real Madrid 6, Villarreal 3, Atletico Madrid 3) = mesatare 2,4
ANGLIA 24 PIKË (Liverpool 6, Arsenal 6, Aston Villa 6, Manchester United 3, Manchester City 3) = mesatare 2,4
GJERMANIA 16 PIKË (Stuttgart 6. Bayern Mynih 4, Borussia Dortmund 3, Leipzig 3) = media 2
UKRAINA 4 PIKË (Shakhtar 4) = media 2
FRANCA 9 PIKË (Paris Saint Germain 6, Lens 3, Lille 0) = media 1,5
PORTUGALIA 6 PIKË (Sporting 6, Porto 0) = media 1,5
AZERBAIXHAN 3 PIKË (Sabah 3) = media 1,5
BELGJIKA 3 PIKË (Brugges) = media 1,5
GREQIA 3 PIKË (AEK Athinë 3) = media 1,5
NORVEGJIA 4 PIKË (Bodo 3, Viking 1) = media 1
HOLANDA 4 PIKË (Feyenoord 3, PSV Eindhoven 1) = media 1
ITALIA 4 PIKË (Como 3, Roma 1, Inter 0, Napoli 0) = media 0,5
TURQIA 1 PIKË (Fenerbahce 1, Galatasaray 0) = media 0,25
AUSTRIA 0 PIKË (LASK 0 punti) = media 0
ÇEKIA 0 PIKË (Slavia Pragë 0) = media 0
SLLOVAKIA 0 PIKË (Slovan Brastislava 0) = media 0
Në klasifikimin e Fazës së Ligës, skuadra e parë italiane është Como në vendin e 12 me 3 pikë dhe në këtë moment është në zonën e playoffit. Roma është e 25 me 1 pikë dhe e eliminuar, ashtu sikurse dhe Interi e Napoli që janë në vendet e fundit. Goleada e Comos ndaj Leipzig mban ekipet italiane edhe në golavarazh që thotë 14-20, një shifër kjo që nuk është aspak e kënaqshme.
Vitin e kaluar, në Itali u konsiderua një rezultat negativ mospasja e një skuadre të kualifikuar direkt në 1/8 dhe akoma më negativ ai i Atalantës që shkoi në 1/8 e finaleve por që u shkërrmoq nga Bayerni i Mynihut në të dyja ndeshjet. Vetëm Napoli u eliminua menjëherë pas një faze të parë katastrofike. Këtë vit, vetëm Interi la rrugës 6 pikë në 2 ndeshjet e para duke marrë 0 pikë dhe shumë hidhërim. Gjithsesi janë edhe 6 ndeshje dhe 18 pikë në lojë dhe gjërat mund të ndryshojnë, kështu që mbetet për t’u parë sesi do të jetë ecuria e skuadrave italiane.
Top Channel