LIVE Egnatia-Midtjylland/ Egnatia befason rivalët danez, Ildi Gruda shënon golin historik për rrogozhinasit
Mbledhja e Këshillit të FIFA e zhvilluar këtë të enjte në Zyrih, reflektoi klimën e përçarjes dhe tensionin që po zotërojnë në futboll. Sektori më kritik ndaj Gianni Infantinos, me UEFA në krye doli nga kjo mbledhje me të njëjtën bindje sipas të përditshmes spanjolle AS, për nevojën e gjetjes së një kandidati për të garuar për zgjedhjet presidenciale të FIFA vitin e ardhshëm.
Megjithatë, ende nuk ka dalë një emër që të rivalizojë me Infantinon kur duhet edhe 1 muaj për të paraqitur kandidaturën dhe kjo forcon më shumë zviceranin që beson se do të ketë mbështetjen e nevojshme.
Gjatë më shumë se 3 orësh mbledhje, peshat e rënda të futbollit botëror u përballën mes tyre për të riparuar një krisje që duket se është e vështirë që të ngjitet. Infantino dha shpjegimet e tij dhe tregoi një lloj pendimi për projektin e dështuar FFE, por kjo ishte e pamjaftueshme për kritikët e tij. ‘Nuk morëm asnjë përgjigje për atë që kërkuam specifikisht’-deklaroi presidentja e Federatës Angleze të Futbollit, Debbie Heëitt.
Gianni Infantino premtoi investim për 15 milionë për secilën prej federatave për ciklin e ardhshme, por kjo nuk është e vetmja gjë që mund të heshtë kritikët më të mëdhenj të tij. Loja e shahut tadhmë vijon kur kanë mbetur pak muaj nga momenti që do të qartësojë gjithçka
Hapi i parë është që UEFA dhe CONCACAF të gjejnë kandidatin bindës që të ketë mbështetjen e duhur. Al Khelaifi dhe Montagliani janë përjashtuar dhe kështu emrat e mundshëm në këtë pikë bëhen ata të Lisa Klaveness dhe Michele Kang, por në ditët e fundit duket se është shtuar edhe ai i Arsene Ëenger, edhe pse futbolli evropian preferon një kandidat nga një konfederatë tjetër. Në 18 nëntor do të duhet të zyrtarizohet emri i kandidatit që mund të rivalizojë Infantinon në zgjedhjet e 18 marsit 2027 në Rabat.
Top Channel