Policia detyrohet të tërhiqet, protestuesit tentojnë të hyjnë në godinën e kryesisë së Kuvendit
14/10/2026 18:02
Pas sulmeve të dhunshme në Bulevard, policia është tërhequr dhe protestuesit kanë arritur të fitojnë terren dhe po tentojnë të futen në godinën e kryesisë së Kuvendit, përballë Kryeministrisë.
Ata kanë shkulur një tabelë sinjalistike rrugore dhe po tentojnë të çajnë derën.
Nga ana tjetër, edhe godina e kryeministrisë është për momentin pa mbrojtje nga ana e policisë, që ka zgjedhur të zmbrapset.
Top Channel