Formula 1 do të kthehet në Afrikë, arrihet akordi 10-vjeçar me Ruandën duke nisur nga 2030
Peshëngritja shqiptare fitoi medaljen e parë në Kampionatin Evropian të të rinjve dhe U23 që ka nisur në Durrës.
Është pikërisht Samoel Rrasa ai që ia dhuroi këtë medalje Shqipërisë në kategorinë e peshës deri në 65 kg duke fituar të bronztën në stilin e shtytjes.
Rrasa e mbylli garimin e tij me 153 kg të ngritur në tentativën e parë me peshëngritësin kuqezi që dështoi në tentativat e tjera me 156 dhe 157 kg. Stilin e shkëputjes Samoel Rrasa e mbylli me 125 kg të ngritur në provën e parë, por më pas ai nuk mundi të ngrinte peshat 128 dhe 129 kg për t’u renditur në vendin e katërt në këtë stil.
Edhe në dygarësh, Samoel Rrasa u rendit në vendin e katërt me peshën totale prej 278 kg. Evropiani i Peshëngritjes për të rinj dhe U23 do të mbyllet në Durrës.
Top Channel