Një automjeti tip “Benz”, në pronësi të Beqir Devollit, i është vendosur lëndë plasëse në Gjirokastër.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, ndërsa makina ishte në lëvizje.

Si pasojë, mbetën të dëmtuar Beqir Devolli dhe Rigers Mela, të cilët u transportuan në spital.

Sipas korrespondentes së Top Channel, Entjola Budo, Rigers Mela është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Beqir Devolli ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

 

Top Channel